Ish-deputeti i Vetëvendosjes, tashmë i pavarur, Haki Abazi ka reaguar pas përfshirjes nga zjarri të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Ai hedhur akuza se objekti i IML-së është djegur nga vet pushteti pas marrjes në pyetje të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. “Njëherë e vjedhën e tani e dogjën”, ka shkruar Abazi në Facebook duke aluduar në ish-partinë e tij. Tutje ai ka shkruar se kjo që po ndodhë nuk është ndryshimi por vetëvazhdimi, duke i quajtur edhe komunista. Një vit më parë u zhdukën mostrat e ish aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, tashmë i ndjerë, Astrit Dehari, nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore ku po ruheshin tash e ...
Komentet te “E vodhën dhe e dogjën” – Abazi shpërthen ndaj VV-së pas rastit në IML, i quan “komunista” Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Në kohën kur çështja e sigurisë është kthyer në temë pas sulmit terrorist të një grupi serbësh në Banjskë, aktiviteteve ushtarake të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën dhe ndërtimit të bazave ushtarake po vijnë edhe reagimet e zyrtarëve të Kosovës. Këto lëvizje të ushtrisë serbe, sipas Bekë Berishës, kryetar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes nuk janë të reja dhe se Serbia në vazhdimësi ka bërë veprime të tilla provokuese dhe presion ndaj Kosovës. Në intervistën e dhënë për Telegrafin, Berisha tha se në Serbi ka njerëz që duan vetëm luftë. “Lëvizja e trupave apo ndërtimi i bazave ushtarake përreth kufirit me Kosovën nuk është risi, këto kanë ...
Komentet te Lëvizjet e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën, Berisha: Në Serbi ka kriminelë që duan luftë dhe të zbatojnë planet e Rusisë Janë të Mbyllura
Mbi 20 organizata të shoqërisë civile në Kosovë sot i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të tërheq Propozimin që i lejon udhëtim pa viza bartësve të pasaportave të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë. Në një letër drejtuar Ylva Johansson, Komisionere Evropiane për Çështje të Brendshme, organizatat e shoqërisë civile theksojnë se propozimi i Komisionit Evropian vjen në një kohë ku ka shumëfishim të numrit të qytetarëve serbë që kërkojnë të pajisen me dokumente të Kosovës, përfshirë pasaportat dhe targa të veturave dhe kjo sipas tyre është një zhvillim tejet pozitiv dhe jashtëzakonisht premtues për kthim të normalitetit në veri të vendit. Ndryshe, ditë më parë Komisioni Evropian, duke ...
Komentet te Mbi 20 organizata nga Kosova letër Komisionit Evropian: Tërhiqeni propozimin që i lejon udhëtim pa viza serbëve të Kosovës me pasaporta të lëshuara nga Serbia Janë të Mbyllura
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reguar pas zjarrit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Lideri i PDK-së ka thënë se mungesa e mbrojtjes së Institutit të Mjekësisë Ligjore, edhe pas dështimeve të kaluara, nuk mund të quhet më as papërgjegjësi dhe as rastësi. Sipas tij, tashmë, dyshimet janë edhe më të mëdha se, për qëllime të caktuara të pushtetit aktual, ky Institut është rikthyer në cak dhe në instrument politik. Reagimi i plotë i Memli Krasniqit: Për të dytën herë brenda një viti, Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë po dëmtohet nga zjarre të dyshimta. Pas zhdukjes së mostrave të rastit të Astrit Deharit në dhjetor të vitit ...
Komentet te Krasniqi për zjarrin në IML: Nuk mund të quhet rastësi – kërkoj urgjentisht të zbardhet rasti Janë të Mbyllura
Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare e gjykimit të parë në mungesë për krime lufte, ndaj të akuzuarit Çedomir Aksiq. Ai akuzohet për krime lufte të kryera gjatë periudhës janar-maj të vitit 1999 në Kosovë. Në seancën e drejtuar nga kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra, si mbrojtës i Aksiqit është paraqitur Zharko Gajiq. Sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës, i akuzuari, në periudhën kohore janar-maj 1999, duke bashkëvepruar me një grup njerëzish kriminal, të organizuar, të veshur me uniforma policore, paramilitare, ushtarake, ka kryer veprën penale ‘Krim i luftës kundër popullsisë civile.Prokurorja Habibe Salihu tha se kanë shfrytëzuar të gjitha mundësitë ligjore me qëllim ...
Komentet te Nis gjykimi i parë në mungesë për krime lufte në Kosovë Janë të Mbyllura
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, sot në Komisionin për Integrim Evropian, ka thënë se Kosova duhet sa më parë të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, derisa ka thënë se shteti i Kosovës ende nuk i ka hapur negociatat për anëtarësim. Bislimi e pranoi se si pasojë e sanskisoneve të vendosura nga BE-ja,si pasojë e politikës së Albin Kurtit, Kosova pësoi rreth integrimit evropian, shkruan Demokracia.com. Bislimi gjatë fjalës së tij, tha se “Bashkimi Evropian duhet sa më shpejtë t’i heqë masat sanksionuese ndaj Kosovës”. /Demokracia ...
Komentet te Pasojat e politikës së Kurtit | Bislimi e pranon për herë të parë se masat e BE-së ndikuan negativisht në integrimin evropian të Kosovës Janë të Mbyllura
Mëngjesin e së dielës një person ka refuzuar t’ia prezantojë policisë kufitare në Bërnjak dokumentet identifikuese dhe patentë shoferin. Sipas raportit 24 orësh, thuhet se i njëjti ka tentuar të largohet me veturë, por Policia ka arritur ta ndalojë dhe e ka shoqëruar atë për në stacion policor për intervistim, derisa njërin nga zyrtarët policorë e kishte sulmuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Njoftimi i policisë: Fsh. Bërnjak, Zubin Potok / 19.11.2023 – 09:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, kishte refuzuar t’i prezantoj dokumentet identifikuese dhe lejen e qarkullimit të veturës, duke tentuar të largohet me veturë. Zyrtarët policor kanë ...
Komentet te Sulmohet polici në Bërnjak, shoferi i një veture refuzoi t’ia prezantojë dokumentet dhe tentoi të ikë Janë të Mbyllura
“U ritheksua se qytetarët serbë të Kosovës me dyshtetësi do ta kenë të drejtën të votojnë në përputhje me standardet dhe praktikat ndërkombëtare, pra nëpërmjet postës dhe në Zyrën Ndërlidhëse, institucionet bënë të qartë se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në territorin e Kosovës përbën shkelje të qartë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, si dhe praktikave ndërkombëtare”. Ky është qëndrimi i tre drejuesve shtetërorë, presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca, i shprehur bashkarisht para ambasadorëve të QUINT-it (ShBA, Britani, Gjermani, Francë dhe Itali) më 14 janar 2022, të cilët po i kërkonin atyre që shteti i Kosovës të lejojë mbajtjen e referendumit serb ...
Komentet te Kurti në kundërshtim me Kushtetutën, shprehet i gatshëm të lejojë hapjen e qendrave të votimit të Serbisë në territorin e Kosovës, para një viti e kundërshtonte fuqishëm Janë të Mbyllura
Teksa deputetët e opozitës kanë ndezur tymuese në Kuvendin e Shqipërisë është përfshirë në flakë një tryezë. Gardistët kanë shpejtuar për të fikur zjarrin, ndërsa salla është mbuluar nga tymi i tymueseve të hedhura nga deputetët e Rithemelimit. Pavarësisht kontrollit nga ana e Gardës, deputetët kanë arritur të fusin tymuese. /Demokracia ...
Komentet te Deputetët e opozitës ndezin tymuese në Kuvendin e Shqipërisë, merr flakë tryeza – Video Janë të Mbyllura
Divizioni Civil i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka aprovuar pjesërisht padinë e paditësit M.S, në rastin ku i njëjti ka paditur vëllain e tij B.S, nga i cili po kërkon vërtetimin e pronësisë. Përmes aktgjykimit të datës 10 nëntor 2023, Themelorja ka aprovuar pjesërisht kërkesëpadinë e paditësit- kundër paditurit M.S, duke vërtetuar se i njëjti në bazë të kontributit dhe ndarjes së pasurisë së përbashkët është pronar me 1/1 i pasurisë së paluajtshme në pronat e cekura në aktgjykimin e gjykatës, raporton “Betimi për Drejtësi”. Sipas këtij vendimi është refuzuar kërkesëpadia e paditësit- kundër të paditurit M.S përmes së cilës ka kërkuar që të vërtetohet se në bazë të kontributit dhe ...
Komentet te Gjykata aprovon pjesërisht padinë e paditësit përmes të cilës ka kërkuar vërtetimin e pronësisë nga vëllai i tij Janë të Mbyllura