Në tre vjet qeverisje nga Albin Kurti, Kosova nuk ka mundur të sigurojë asnjë njohje ndërkombëtare, duke u bërë kështu qeveria e parë që dështoi të siguroi qoftë edhe një njohje shtetërore. Që nga 4 shtatori i vitit 2020, kur Izraeli pranoi pavarësinë e Kosovës, numri i njohjeve vazhdon të mbetet 117. Ndonëse drejtuesit e shtetit kanë paralajmëruar lëvizje në drejtim të sigurimit të njohjeve të reja, deri më tash mbetet Qeveria më e dështuar në këtë drejtim. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diaporës, Donika Gërvalla, sot ka çuditur me një deklaratë, duke thënë se Kosova është duke i kthyer çnjohet, ndonëse praktikat nderkombëtare nuk e njohin konceptin e ...
Komentet te Nuk ia siguruan shtetit asnjë njohje, Qeveria i pranon çnjohjet që i mohuan më herët Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur pas sondazheve të fundit, të UBO Consulting, sipas të cilës, AAK-ja në zgjedhjet e ardhshme do të mund t’i marrë vetëm shtatë ulëse në Kuvend. Pra më pak se në zgjedhjet e fundit. Haradinaj, në një intervistë për Telegrafin, i ka quajtur fabrikime për favorizime të caktuara, duke shtuar se megjithatë nuk do të kenë mundësi t’i mashtrojnë qytetarët përmes këtyre sondazheve. “Sondazhet po kushtojnë, më i zakonshmi 25 mijë euro, kush po i porosit sondazhet po i ka mënyrat me llojet e pyetjeve, me renditjen e pyetjeve, mostrat, marzhën e gabimit, kuptohet me favorizu veten. Ne si Aleancë ...
Komentet te Dyshime për financimin e sondazheve, Haradinaj: I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë prejardhjen e parave Janë të Mbyllura
Kompania kosovare për furnizim me energji elektrike përmes një postimi në Facebook ka thënë se 400 mijë konsumatorëve deri me tani u janë lexuar njehsorët. Sipas KESCO-s 86% prej tyre kanë pranuar fatura nën 100€. “Pra, nga numri total i leximeve, del që vetëm 14% e konsumatorëve kanë fatura 100€ ose më tepër”, thuhet në njoftim. “Ato fatura që janë në shpenzim më të madh, bëhet fjalë për dy shërbime në një, pra për furnizim me energji elektrike dhe për ngrohje”. Sipas KESCO-s, ngrohja është shpenzues i madh i energjisë elektrike dhe në bazë të analizave që ekspertët e kompanisë i kanë bërë, në Kosovë konsumatorët që ngrohen me energji ...
Komentet te KESCO: Vetëm 14% e konsumatorëve kanë fatura mbi 100 euro Janë të Mbyllura
Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, ka thënë se rritja e çmimit të rrymës në këtë kohe krize është edhe një goditje shtesë nga Kurti dhe njerëzit e tij, pikërisht kur pritet largim masiv i të rinjve pas 1 janarit. Xhemaili ka kujtuar anulimin e ndërtimit të termocentralit Kosova C. “Vendimin e parë që Kurti e mori si kryeministër ishte anulimi i ndërtimit të Termocentralit Kosova C. Ky vendim pasoi me ndëshkim në vlerë prej 26 milionë për Kosovën nga ana e Arbitrazhit. E sot, Kosova e varfër është edhe e vjedhur nga po të njëjtët njerëz, nga ata që ndikuan në anulimin e projektit të ndërtimit të termocentralit të ri, ...
Komentet te Zëdhënësi i AAK-së: “Albin babadimri” i dhuroi KEDS-it miliona euro për fundvit Janë të Mbyllura
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar qeverinë Kurti duke thënë se hoqën dorë nga kushti që dikur ishte gjerman dhe pastaj u bë i BE-së, për “marrëveshje ligjërisht të detyrueshme” me Serbinë. Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se një dekadë më parë, Kosova humbi një mik të madh, ish-ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Guido Westerwelle, i cili, sipas Hoxhajt, i dha mbështetje të jashtëzakonshme Kosovës së pavarur dhe luajti një rol kyç në vendosjen e kushtit gjerman në marrëveshjen e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë. Por, Hoxhaj tutje kritikoi qeverinë aktuale që kanë hequr dorë nga ky kusht, ...
Komentet te Hoxhaj: Qeveria hoqi dorë nga kushti gjerman “marrëveshja ligjërisht e detyrueshme” me Serbinë Janë të Mbyllura
Një ditë më parë Avokati i Popullit, Naim Qelaj në një konferencë për media sërish paralajmëroi se Ligjin për zgjedhjet do ta dërgojë për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese. Një deklaratë e tillë ishte bërë “mollë sherri” disa ditë më parë në një konferencë, ku në një video të publikuar vërehej “tensionim” në diskutimin ndërmjet presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti. LEXO MË SHUMË: Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu përmes një postimi në Facebook, kishte sqaruar “tensionin” ndërmjet Osmanit dhe Kurtit, gjatë diskutimit të tyre në mbledhjen e Këshillit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut. Kryeziu kishte shkruar se kryeministri Kurti ishte duke folur me presidenten Osmani për Avokatin ...
Komentet te Tensinohet edhe më shumë marrdhënia Kurti-Osmani| Presidentja e pret në takim Avokatin e Popullit pasi ai tha se do ta dërgoj në Kushtetuese Ligjin për Zgjedhjet Janë të Mbyllura
Qytetarët e Kosovës kanë mbetur të shokuar me faturat e larta të energjisë elektrike. Kompania KEDS-KESCO, dje ka reaguar nëpërmjer dy njoftimeve. Në njërën prej tyre, e veçanta ishte që kompania thotë se ‘qytetarët po ngrohen me rrymë’ ndërkaq në një reagim të mëvonshëm, kompania bën thirrje ‘për dialog konstruktiv mes palëve’ – një fjali – që jemi mësuar ta dëgjojmë më shpesh nga Brukseli. Tarifat e shtrenjta të energjisë elektrike, kanë ngjallur reagimin e shumë qytetarëve të Kosovës, të cilët, kanë ngelur të befasuar për të keq, me pothuajse dyfishimin e çmimit të rrymës. Lidhur me këto reagime, kompania KESCO, ka lëshuar dje dy njoftime. Në të parën, kjo ...
Komentet te “Po nxehni me rrymë” – Çka tha dje KEDS e KESCO për çmimin e lartë të rrymës? Janë të Mbyllura
Gjykata Kushtetuese është duke e zvarritur kërkesën e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për sqarime lidhur me aktgjykimin e Supremes, përmes të cilit iu dha të drejtë qytetarëve për të kërkuar kompensim për faturimin që u është bërë për disa vite për rrymën e shpenzuar në katër komunat veriore. Por, se kur do të dalë më aktgjykim nuk dihet, meqë s’ka ndonjë afat të vendimmarrjes në këtë rast, shkruan Demokracia.com. Të gjitha institucionet ligjore në Kosovë kanë vendosur që qytetarëve duhet t’u kthehen paratë e tyre të cilat u shpenzuan për disa vite për t’i mbuluar faturat e energjisë elektrike në veri të Kosovës. Por, Qeveria e Kosovës dhe Zyra ...
Komentet te Kompensimi për rrymën në veri, Kushtetuesja vonon kërkesën e ZRrE-së në favor të Qeverisë Janë të Mbyllura
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë sot rekomandimin për pezullimin e Partisë Socialdemokrate. Kjo gjë është konfirmuar tashmë nga zyrtarët e Partisë Socialdemokrate. Zyrtarja e kësaj partie Natyre Kuçi ka se çështja e rekomandimit të pezullimit të kësaj partie ka të bëjë me disa procedura teknike që sipas saj do të rregullohen në afat prej 45 ditësh. Tutje ajo paralajmëroi se në janar PSD-ja do të mbajë Kuvendin e saj sipas afatit dhe se do të monitorohet nga KQZ-ja. “Ka të bëjë me disa procedura teknike të cilat gjate afatit 45 ditësh do t’i rregullojmë. Nuk ka vend për shqetësim. Ne janar PSD do ta mbajë Kuvendin e saj, ...
Komentet te KQZ-ja ka në rend dite pezullimin e PSD-së, Kuqi: S’ka vend për shqetësim Janë të Mbyllura
Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu ka përgatitur një tekst në të cilin flet në shkallën superlative për bashkëshorten e tij, presidenten, Vjosa Osmani. Krenohet se Serbia s’arriti t’i bind shtetet që na njohën të na ç’njohin. Por s’përmend askund debaklin e vërtetë. Atë që Kosovën se njohu asnjë shtet as këtë vit. Zotëriu i parë po konsideron se bashkëshortja e tij ka thyer të gjitha rekordet brenda këtij viti sa i përket takimeve të zhvilluara, shkruan Insajderi “Një agjendë ndërkombëtare, e cila theu të gjitha rekordet brenda këtij viti kalendarik, brenda së cilës Presidentja zhvilloi rreth 𝟐𝟎𝟎 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦𝐞 dhe diskutime me krerë shtetesh dhe qeverish, duke përfshirë 𝟑𝟕 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐚 ...
Komentet te 200 takime dhe 37 vizita – Zotëriu i Parë krenohet me dështimin e Vjosa Osmanit në politikën e jashtme Janë të Mbyllura