Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë vizituar sot Telekominin e Kosovës. Këtë vizitë e ka përcjellur edhe mediat, për t’ia shtruar një pyetje që, në fakt, nuk lidhet me Telekomin, por me temën më të diskutueshme në vend në 4-5 ditët e fundit, atë të faturave të shtrenjta të energjisë elektrike. Në pyetjen e gazetares së Nacionales, për shumën e faturës, Kurti deklaroi se ende nuk i ka ardhur fatura e muajit dhjetor. Por, Kurtit duket se nuk i pëlqeu pyetja e Nacionales, pasi deklaroi se vizita ishte në Telekom dhe jo në KEK. “Fatura e energjisë elektrike për muajin dhjetor nuk më ka ...
Komentet te Arrogant Kurtit i përfundojnë premtimet mashtruese, tani nuk i pëlqejnë pyetjet për faturat e larta të energjisë elektrike: Ky është Telekomi, nuk është KEK-u -Video Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se Dogana po bën punë të shkëlqyer në mbushje të buxhetit dhe luftimin e kontrabandës e korrupsionit. Në konferencën përmbyllëse të Doganës, ministri Murati u pyet edhe për dërgimin e shumë ligjeve në Gjykatën Kushtetuese. Ai tha se do të respektojnë çdo vendim nga ky institucion. “Nuk kam dyshim në Kushtetuese, por çmime tavan ka e gjithë Evropa. Nuk ka probleme me kushtetutshmëri, përkundër faktit dhe propagandës që është bërë në qeverinë tonë”, tha Murati, raporton EO. Përderisa për ankesat për rritje të çmimit të rrymës, tha se nuk ka rritje të çmimit, por shtoi se mund të ketë “ndoshta kilovatë ...
Komentet te Faturat e fryera të rrymës| Murati ia “gjuan” fajin qytetarëve: S’ka ndryshim të çmimit të rrymës, por ndoshta kilovatë më shumë për familje Janë të Mbyllura
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit SH.K, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale ‘’Ushtrim i ndikimit’’ nga neni 424 paragrafi 1 të Kodit Penalë të Republikës së Kosovës. Siç njofton Prokuroria Speciale, i pandehuri ka vepruar gjatë vitit 2022 dhe 2023 duke kërkuar dhe pranuar përfitim pasuror për vete me premtimin se do të ushtrojë ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e personave zyrtar të një Ministrie. PS tregon gjatë aplikimit të masave të veçanta të simulimit të veprës së korrupsionit i pandehuri arrestohet nga Policia e Kosovës në flagrancë derisa ...
Komentet te Premtonte kryerje punësh në një Ministri, Policia e Kosovës e kap të dyshuarin SH.K teksa merr para Janë të Mbyllura
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, sot ka refuzuar t’i përgjigjet kritikave të kryeministrit Albin Kurti se s’po ngritën aktakuza për rastin e sulmit terrorist në Banjskë. Në konferencën e fundvitit, Isufajt iu kërkua t’iu përgjigjet deklaratave të kryeministrit, por ai tha se s’mund t’i tregojë askush se kur duhet të ngritën aktakuza e kur duhet pushuar hetimet. “As që dua të komentoj sepse s’është çështje e tij [kryeministrit Kurti] ngritja e aktakuzave, është çështje e sistemit të drejtësisë. Ne aktakuzat i ngrisim kur i kryejmë hetimet, kur kemi prova dhe nuk mund të na tregoj kurrkush se kur ne duhet të ngrisim aktakuzë ose kur duhet të pushojmë hetime. ...
Komentet te Kritikat e Kurtit, Isufaj: Kurrkush s’na tregon se kur duhet të ngrisim aktakuzë apo të pushojmë hetimet Janë të Mbyllura
Pushteti majtist, i cili udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti, ka vendosur që për disa miliona euro ta rrisë pasurinë e aseteve publike. 6.9 milionë euro janë planifikuar që këto ditë të shkojnë në blerjen e veturave zyrtare. Pos kësaj, mbi 10 milionë euro të tjera janë bërë gati për marrjen me qira të veturave, shkruan Demokracia.com. Fiks 10,645,800.00 euro është vlera e mjeteve të ndara nga shteti për marrjen e veturave me qira për një periudhë prej 60 muajsh. Siç ka parë Demokracia.com, tenderi është hapur sot dhe bëhet fjalë për marrjen me qira të 576 vetura për 38 institucione publike, komuna, ndërmarrje, agjenci e ministri. Vlera e parashikuar për ...
Komentet te DOKUMENT | Shtatë milionë euro për blerje të veturave, shteti i bën gati edhe 10 milionë për marrjen me qira të tyre Janë të Mbyllura
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në një konferencë për medie tha se Parlamentin e Kosovës e ka karakterizuar një kaos i vërtetë me dhjetra seanca që kanë dështuar si mungesë e kuorumit. Ai tha se partia në pushtet nuk ka votuar një serë rezolutash të propozuar nga kjo parti që do të kishin ndikim në jetën e qytetarëve. “Me tri vendime që i kemi kundërshtuar si GP i PDK dhe këto tri vendime e kanë renduar jetën e secilit qytetar të vendit tonë. Kemi kundërshtuar dhe kemi kërkuar shkarkimin e bordit të ZRrE-së që ka rritur çmimet dhe kemi kërkuar një rezolutë përmes së cilës kemi kërkuar ...
Komentet te Tahiri: Kosova rrezikon të ndahet, Osmani e Kurti po ia hedhin fajin njëri-tjetrit për Asociacionin Janë të Mbyllura
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, e ka pranuar sa i rrezikshëm ishte draftstatuti i Zajednicës, të cilin e pranoi kryeministri Albin Kurti. Në një intervistë më 27 dhjetor 2023, kryeparlamentari Konjufca ka shpërfaqur fakte tronditëse për përmbajtjen e draftstatutit që kryeministri Kurti ishte vetëofruar ta nënshkruajë më 26 tetor 2023, shkruan Demokracia.com. Konjufca e ka parë këtë draft të rrezikshëm për shtetin e Kosovës. Megjithatë, ai ka falënderuar BE-në për ‘këshillat miqësore’, por ka thënë se Kosova nuk do ta implementojë këtë draft. “Ky draft-statut i BE-së, unë i them faleminderit shumë që na keni këshillu në këtë mënyrë kaq miqësore. Jo more, nuk implementohet ai draft. Nëse ...
Komentet te “Jo more, nuk zbatohet ai draft…” | Konjufca zbulon rrezikun e statutit për Zajednicën që Kurti u vetëofrua ta nënshkruajë Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se grupi i ushtarëve që ka diplomuar sot, është më i madhi në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Kurti, mes tjerash potencoi se 325 ushtarët do të nisin detyrën për t’i shërbyer atdheut në mbrojtje dhe ruajtje të paqes. “Jemi bashkë këtu për të kurorëzuar suksesin tuaj të treguar në muajt dhe javët në trajnimin bazik, grupi i juaj është shumë veçantë, sepse jeni grupi më i madh që ka diplomuar ndonjëherë në ushtrinë tonë, 325”, ka thënë Kurti. “Nga sot ju filloni detyrën fisnike po aq edhe sfiduese, për ti shërbyer atdheut në mbrojte dhe ruajte së paqes. U zotuam se ushtria ...
Komentet te Pasi braktisi dhe i ofendoi policët heronjë të Banjksës, Kurti gjen fjalë të mira për ushtarët e FSK-së Janë të Mbyllura
Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, kishte pasë shqetësime se ishte parë si shumë i afërt me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, sipas disa dokumenteve të Arkivit Kombëtar britanik të zbuluara të premten, shkruan sot The Guardian. Tony Blair u këshillua të punonte me militantë në Kosovë, disa prej të cilëve më pas janë gjykuar për krime lufte, pavarësisht se thuhet se besonin se ata nuk ishin “shumë më të mirë se serbët” krimet kundër njerëzimit të të cilëve ai po kërkonte t’i jepte fund. Blair, asokohe kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, kishte shqetësime të mëdha se dukej se ishte shumë i afërt me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e ...
Komentet te Hapen arkivat britanike – çfarë këshillohej Tony Blair për UÇK’në dhe si u propozua që organizata të futej në zgjedhje Janë të Mbyllura
Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj ka ironizuar me situatën pas faturave me çmimeve të larta që qytetarët kanë marrë gjatë këtij muaji. Ai ka porositur qytetarët “të marrin mësime”. “Ndryshoni strategji, rrymën trajtone si relikt dhe mos e përdorni, përkundrazi gjatë netëve të ftohta bisedoni dhe mbani ligjerata se si duhet të kursehet rryma.” – tha ai. Madje, Miftaraj ka shkruar se rryma mund të shfrytëzohet vetëm në rastë të jashtëzakonshme, si kur “shkelqësia e tij del në media”. “Rryma mund të shfrytëzohet vetëm në raste të jashtëzakonshme, dhe atë vetëm kur lideri suprem i Kosovës, shkelqësia e tij Albin Kurti del në media dhe na tregon se si po lulëzon ...
Komentet te Miftaraj ironizon: Rrymën shfrytëzojeni vetëm kur shkelqësia e tij, Albin Kurti del në media Janë të Mbyllura