Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj veprimit të mbrojtjes së afërt të kryeministrit për të penguar gazetaren Blerta Dalloshi-Berisha. Ajo ka bërë me dije se indiferenca e kryeministrit Albin Kurti ndaj këtij veprimi është më i rrezikshëm se vet sulmi. Në profilin e saj në “Facebook”, zyrtarja e PDK-së ka shkruar se kjo mendësi e rrezikshme nuk duhet të ketë vend në demokraci. “Një gazetare në detyrë sulmohet nga mbrojtja e afërt e Kryeministrit Kurti, në praninë e tij. Indiferenca e Kryeministrit karshi sulmit ndaj Blertës, është më i rrezikshëm se vet sulmi. Kjo mendësi e rrezikshme nuk duhet të ketë vend në një demokraci”, ka shkruar Çitaku. ...
Komentet te Sjellja e truprojës së Kurtit ndaj gazetares, Çitaku: Indiferenca e kryeministrit, më i rrezikshme se vet sulmi Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Gazetarja kosovare, Blerta Dalloshi, e cila punon për televizionin shqiptar Klan Tv ka reaguar sot në profilin e saj në ‘facebook’ duke denoncuar mbrojtjen e afërt të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti për pengim të kryerjes së detyrës. Dalloshi ka publikuar një video, në të cilën shihet teksa largohet në mënyrë skandaloze nga mbrojtja e afërt e Kurtit, dhe thotë se ende ka dhimbje në dorën e djathtë. Dalloshi ka thënë se sjellja e sotme e truprojave të Kurtit është një turp. Reagimi i plotë i gazetares Dalloshi: Ka mëse 22 vjet që punoj si gazetare. I kam prit e percjellë të gjitha qeverisjet e kryeministrat duke nis ...
Komentet te Mbrojtja e afërt e Kurtit me sjellje skandaloze ndaj gazetares – Video Janë të Mbyllura
Hotel ‘Venus’ në magjistralen Prishtinë – Lipjan në orët e para të ditës së sotme u shndërrua në skenë krimi. Njëra nga mysafiret që po qëndronte në këtë hotel, Artila Kameri, 34-vjeçare, ka humbur jetën tragjikisht, pasi e njëjta dyshohet se ka kërcyer nga ballkoni në katin e dytë. Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, teksa Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit, raporton Gazeta Sinjali. Për rastin ka folur edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës. Zëdhënsja e saj, Laureta Ulaj, ka thënë se rasti është iniciuar “hetim mbi vdekjen”. “Pas pranimit të informatës nga policia, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve ...
Komentet te Vdekja tragjike e 34 vjeçares, Prokuroria: Po ndërrmarrim veprimet hetimore për zbardhjen e rastit Janë të Mbyllura
Këngëtarja Linda Halimi dhe humoristi Gani Gërmia, kanë vazhduar me debate brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Ata fillimisht kanë pasur një debat në dhomën e gjumit, e cila ka qenësi pasojë e debatit të nisur të premten në spektakël. Teksa Linda i është drejtuar me fjalët “homofob dhe fundërrinë”, Ganiu më pas e ka ofenduar duke e prekur edhe në familje. “A ti s’flet me kushërinj? Unë të paktën te familja shkoj për Bajram, e ti s’ke ku shkon”, i ka thënë Ganiu-Lindës. Me këtë ai i është referuar rrëfimit që vet Linda ka bërë, e cila ka thënë se ka familjarë që nuk i flasin për shkak ...
Komentet te “Unë shkoj te familja për Bajram, ti s’ke ku shkon”, Linda Halimi shpërthen në lot pas ofendimeve të Gani Gërmisë -Video Janë të Mbyllura
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është shprehur pro zgjedhjeve të parakohshme. Por, përveç tij, edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, të mërkurën deklaruan se janë të gatshëm për zgjedhje dhe u shprehën të bindur se do t’i tejkalojnë rezultatet e 14 shkurtit. Për gatishmërinë e VV-së për zgjedhje, deputeti Fatmir Humolli, thotë për Gazeta Blic, se nëse shkohet në zgjedhje është në interes për vendin, pasi VV është kundër veprimeve të bëra në zgjedhjet e fundit. “Secila parti deklarohet se jemi të gatshëm për zgjedhje, edhe VV-ja. Për mendimin tim, nëse shkon në zgjedhje të reja është interes i vendit në shumë drejtime. Në rend të parë për arsye demokratike ...
Komentet te Humolli: Qeveria Kurti ka shkelur premtimet, i ka vënë në lajthitje votuesit – është dorëzuar para miqve të Serbisë Janë të Mbyllura
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se përgjatë vitit 2023, janë gjithsej 87 zyrtarë policorë të dorëhequr. Në një konferencë për media, Hoxha ka theksuar se 28 zyrtarë policorë futen në listën e atyre që kanë ndërprerë marrëdhënien e punës. Ai e konsideron si një prej sfidave ripërtrirjen e Policisë së Kosovës. “Një prej sfidave është edhe ripërtërija e policisë së Kosovës, dihet se e kemi një moshë goxha të shtyrë të policisë, përveç moshës edhe ruajtja e kuadrove të veçanta sepse tregu sot është goxha i hapur dhe ofron kushte shumë më të mira sesa brenda policisë dhe do të synojmë që cilat janë ato mundësi ...
Komentet te 87 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje gjatë 2023-tës Janë të Mbyllura
Dj Dagz dhe Dj Pm ishin mysafirët e mbrëmjes së kaluar në Big Brother VIP Kosova. Ata të dy përmes muzikës disponuan banorët e shtëpisë të cilët e shijuan maksimalisht atmosferën. Buci dhe Santiana ndonëse për një kohë janë distancuar nga njëri tjetri, gjatë vallëzimit janë parë shumë të afërt. Vallëzimi mes tyre ka qenë shumë sensual dhe është komentuar shumë nga ndjekësit e tyre. Demokracia ...
Komentet te Skena të nxehta: Buci e Santiana me kërcim sensual -Video Janë të Mbyllura
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka qenë cak i sulmeve të pushtetit, pasi ai e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për Fondin Sovran. Zëvendësministri Avni Zogiani doli me një postim propagandues kundër Shalës, duke thënë se familjarët e deputetit janë të vendosur në pozita të larta në ndërmarrje të ndryshme, shkruan Demokracia.com. Në fotografinë e publikuar thuhet se gruaja, vajza, djali, dhëndri dhe një mik i tij janë punësuar në ndëmarrjet Ferronikel, KEK, BQK, KOSTT, KRPP, Komisionin e Minierave, etj. Ndaj këtyre pretendimeve, reagoi Shala duke i demantuar dhe paralajmëruar padi ndaj Zogianit, nëse s’kërkon falje. POSTIMI I PLOTË: /Demokracia ...
Komentet te Shala paralajmëron padi për shpifjet e Avni Zogianit: Nëse s’ka kërkimfalje publike, me shpifësin takohemi në gjykatë Janë të Mbyllura
Në organizimin për fundvit me gazetarët, presidentja Vjosa Osmani me paraqitjen e saj edhe si imazh, e ka vendosur pikën mbi “i” në temën për ‘identitetin’ e saj politik. Presidentja e Kosovës për një moment harroi të gjitha paralajmërimet dhe deklaratat e saj se Republika e Kosovës mund të përballet me sulme të reja që po përgatiten në Serbi dhe u shfaq jo më si një komandante supreme, por si një hajgaregjike. U shfaq si një kopje e keqe e presidentëve amerikanë, të cilët në konferencat e fundvitit zakonisht tallen në llogari të tyre për t’i neutralizuar efektet politike dhe relaksuar raportet reciproke me të ftuarit, shkruan Demokracia.com. Nga kopjimi ...
Komentet te Vjosa Osmani në kërkim të identitetit | E nisi si “Sherife e re në qytet” përfundoi në “Barbie” Janë të Mbyllura
Këshilli Drejtues i SBASHK-ut ka mbajtur takimin përmbyllës duke analizuar aktivitetet e zhvilluara e duke bërë planifikime të veprimtarive sindikale në vitin 2024. Sipas njoftimit të lëshuar për media, Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar “se fatkeqësisht edhe në vitin 2023 Qeveria Kurti e në këtë kuadër edhe Ministrja Nagavci kanë vazhduar me qasjen e gabuar ndaj sindikatave dhe i kanë ikur dialogut të mirëfilltë”. “Jasharaj ka kujtuar edhe tendencën e Qeverisë për shuarjen e sindikatave përmes pengesave të regjistrimit në e-Kosova, por u ka shkuar huq, siç tha Jasharaj, sepse shumica e të punësuarve në arsim kaloi këto barriera duke dëshmuar se janë bashkë e në SBASHK. Ai ...
Komentet te Rrahman Jasharaj shpallet sindikalist i vitit, kritikon Kurtin e Nagavcin për qasjen ndaj sindikatave Janë të Mbyllura