Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), ka reaguar ndaj shqetësimeve të qytetarëve për ngritje të çmimit të rrymës. ZRrE ka bërë me dije se nuk ka ngritje të re të çmimit të rrymës. Sipas këtij institucioni, çmimet janë duke u aplikuar sipas vendimit të marr me datë 30 mars të këtij viti. “Çmimet e energjisë elektrike janë duke u aplikuar në te gjitha faturat e energjisë elektrike për energjinë e konsumuar sipas çmimeve te vendosura me datë 30 mars 2023 përmes vendimit V_1713_2023 nga Zyra e Rregullatorit për Energji, rrjedhimisht nuk ka ngritje të çmimit”, është thënë në një përgjigje të ZRrE-së ./Demokracia ...
Komentet te ZRrE thotë se s`ka ngritje të çmimit të rrymës: Po aplikohen çmimet e vendosura më 30 mars 2023 Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Qytetarët të shumtë janë ankuar pasi rryma në këtë muaj i është faturar shumë më shtrenjte në krahasim me muajt e kaluar. Lidhur me këtë ka reaguar edhe Besnik Tahiri nga AAK, ai tha se kjo situatë është alarmante dhe se qytetarët janë duke paguar fatura të energjisë të barabarta me ato që i paguajnë shtetasit e Belgjikës e Luksemburgut. “Në vendin me të ardhurat më të ulëta për kokë banori në rajon dhe Evropë, qytetarët e Republikës së Kosovës paguajnë fatura ekuivalente me shpenzimet që paguajnë qytetarët e vendeve më të pasura si Belgjika e Luksemburgu. Po shkojmë drejt një situate alarmante ku faturat mesatare të familjeve me pak ...
Komentet te Tahiri për rrymën: Babadimri i llojit të vet, i cili shpërndanë me një dorë, e grabitë me të dy duart Janë të Mbyllura
BE-ja e mirëpret vendimin e Serbisë për t’i njohur zyrtarisht targat e automjeteve RKS dhe tash pret nga Kosova të bëjë një hap. Pasi emisari Miroslav Lajçak u paraqit më i kënaqur së fundmi duke përmendur progresin në normalizimin e marrëdhënieve, vendimi i fundit i Beogradit e hedh topin te kryeministri Albin Kurti, nga i cili ndërkombëtarët presin që të lëvizë urgjentisht drejt formimit të Asociacionit. Prej 1 janarit, Serbia do t’i lejojë të qarkullojnë në territorin e saj automjetet me targa të Republikës së Kosovës dhe pas këtij vendimi të Beogradit, Bashkimi Europian pret një lëvizje nga Kosova. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano i tha Gazetës Express se BE-ja ...
Komentet te Serbia i njeh targat e Kosovës, BE tash pret lëvizje nga Kurti, Asociacioni mbetet “çështje urgjente” Janë të Mbyllura
Analisti politik Fitim Saliu është tallur me kryeministrin Albin Kurti për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka ironizuar duke shkruar se të pasurit kryeministrin gjeni ka një çmim. “Qysh mendut ju?! Liderin gjeni e knej mi pagu faturat lire, a?! Qefi paguhet…”, ka shkruar Salihu. /Demokracia ...
Komentet te “Qefi paguhet”, Salihu tallet me Kurtin: Liderin gjeni e këndej m`i pagu faturat lirë, a? Janë të Mbyllura
Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se nuk e ka dëgjuar diskutimin mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, ku në në një moment ata patën një përplasje teksa ky po fliste. Ata duket se nuk pajtohen me njëri-tjetrin lidhur me një çështje në ligjin për zgjedhjet parlamentare. Qelaj tha në një konferencë për media se s’është shumë me rëndësi se për çfarë kanë folur krerët e shtetit në atë moment të enjten e javës së kaluar. “Të them të drejtën, unë nuk kam arritë me i dëgju çfarë kanë bisedu dhe për Avokatin e Popullit është pak e ...
Komentet te Përplasja Kurti-Osmani, Qelaj: S’kam dëgju çka kanë diskutu, ju kam dhënë mundësi ta korrigjojnë ligjin për zgjedhjet Janë të Mbyllura
Meqenëse na ndajnë vetëm pak ditë deri në liberalizimin e vizave për Kosovën, në faqen e Integrimit Evropian për Kosovën, janë dhënë detaje rreth asaj se cilat do të jenë pasojat në rast të shkeljeve të rregullave të udhëtimit pa viza. Nëse ju qëndroni në zonën Shengen për më shumë se 90 ditë (pa leje qëndrimi ose vizë qëndrimi afatgjatë) atëherë ju jeni i/e pranishme në mënyrë të paligjshme, gjë që mund të rezultojë në një ndalim të udhëtimit në zonën Shengen. Të punohet në zonën Shengen pa leje pune është gjithashtu e paligjshme (edhe nëse është më pak se 90 ditë) dhe gjithashtu mund të rezultojë në një ndalim ...
Komentet te “Protesta është pak për këtë dëm. As dorëheqja nuk mjafton. Hetim për importin e energjisë multimilionëshe dhe ndalimin e projekteve energjetike prej ‘Kosovës së Re’, e deri te projektet euro – amerikane të gasit duhet të fillojnë. Pra nga Martin Berisha e Nagip Krasniqi i burgosur e deri te Ministrja Rizvanolli, Murati dhe Kryeministri Kurti. Nginu Vetëvenedosje se na patet lodhë me kopalla. Rrenca dhe Llaskuca”, ka shkruar Syla. Janë të Mbyllura
Gazetari dhe analisti Valon Syla ka bërë një postim pas ankesave të qytetarëve se fatura e këtij muaji u ka ardhur shumë më e lartë se ajo e muajit paraprak. Syla ka thënë se qytetarët paguajnë 300 përqind më shtrenjtë energjinë elektrike që nga viti 2021. Ai ka thënë se për këtë duhet të fillojnë hetimet, “nga Martin Berisha e Nagip Krasniqi i burgosur e deri te Ministrja Rizvanolli, Murati dhe Kryeministri Kurti”. “Protesta është pak për këtë dëm. As dorëheqja nuk mjafton. Hetim për importin e energjisë multimilionëshe dhe ndalimin e projekteve energjetike prej ‘Kosovës së Re’, e deri te projektet euro – amerikane të gasit duhet të fillojnë. ...
Komentet te Faturat e larta të rrymës, Valon Syla kërkon të hetohen Berisha, Krasniqi, Rizvanolli, Murati e Kurti Janë të Mbyllura
Deputeti i PDK-së, Xhevat Haliti, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se betejën më të madhe Kosova e ka për paqe. “Mendoj që të gjitha përpjekjet politike, kultorore do të duhej të bënin përpjekje që të mbretërojë paqja dhe raportet mes dy vendeve tona (Kosovës dhe Serbisë) të normalizohen. Mbi të gjitha, të drejtat e serbëve në Kosovë të realizohen në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës që ata të mos kenë asnjë ankesë”, ka thënë Haliti. Haliti, deklaratën e Kurtit se Serbia po përgatit sulme të reja në Kosovë, e ka cilësuar si të papërgjegjshme. “Me këto deklarata po i frikësojnë qytetarët dhe besoj që për këtë fundvit ...
Komentet te Haliti: S’besoj që Serbia ushtarakisht po përgatitet të sulmojë Kosovën Janë të Mbyllura
Një veturë është përfshirë nga zjarri pak momente më parë në autosdradën “Arben Xhaferi”, në afërsi të Ferizajt. Pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se një golf VI është përfshiarë nga zjarri. Nuk dihet nëse ka ta lënduar. Policia e Kosovës, ende nuk ka dhënë detaje përkitazi me këtë rast. Lojtës Videosh 00:00 00:12 Demokracia ...
Komentet te Pamje duke u djegur një veturë në autosdradën “Arben Xhaferi” -Video Janë të Mbyllura
Pronari i fabrikës së ujit, “Juniku” në këtë qytet, Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij kanë humbur jetën tragjikisht në bjeshkët e kësaj komune. Faqja “Deçani” në Facebook njoftoi se ata vdiqën si pasojë e plasjes së një bombole gazi. “LAJM TRAGJIK:Ky është Mic Tofaj (pronarë i fabrikes së ujit JUNIKU) i cili ka humbur jeten tragjikisht, bashkë me bashkëshorten e tij, në bjeshkët e Junikut, si pasoj e plasjes së një bumbole gazi.Ngushëllime familjes Tofaj, miqëve, shokëve dhe gjithë atyre që e kan njohur Micin dhe bashkëshorten e tij”, thuhet në njoftimin e kësaj faqeje./Demokracia ...
Komentet te Pronari i fabrikës së ujit në Junik dhe bashkëshortja e tij vdesin tragjikisht në bjeshkë Janë të Mbyllura