Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Vela: Daçiq dëshmoi se Serbia dhe Rusia janë një

Lajme
Shefi i stafit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeparlamentarit serb, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se ata që i kërkojnë Serbisë t’i vendosë sanksione Rusisë, janë kundër Serbisë. Vela, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Daçiq me këtë deklaratë ka dëshmuar se Rusia dhe Serbia janë një. “Kryeparlamentari i Serbisë Daçiq e ka thënë të vërtetën e hidhur se Serbia dhe Rusia janë një. Një deklaratë e tillë duhet të mjaftojë që institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare të rishqyrtojnë pranimin e Serbisë në BE. Një ‘kalë i Trojës’ rus nuk mund të pranohet në BE”, ka shkruar Vela, transmeton Telegrafi. ...
Komentet te Vela: Daçiq dëshmoi se Serbia dhe Rusia janë një Janë të Mbyllura

Daçiq: kush dëshiron që t`i vendosim sanksione Rusisë, është kundër Serbisë

Rajoni dhe Bota
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot se Serbia nuk ka interes të ndjekë një politikë në përputhje me interesat e Perëndimit dhe Lindjes, por në përputhje me interesat e veta dhe se ata që kërkojnë nga Serbia të imponojë sanksionet ndaj Rusisë nuk janë kundër Rusisë, por kundër Serbisë.   Daçiq ka thënë për RTS se Serbia tani është në një situatë ku pritet të zgjedh një anë dhe sipas tij, secili niset nga interesat e veta, ndaj është i logjikshëm qëndrimi i Serbisë. “Ne nuk kemi interes të ndjekim një politikë në përputhje me interesat e Lindjes dhe Perëndimit, por me interesat tona. Unë e ...
Komentet te Daçiq: kush dëshiron që t`i vendosim sanksione Rusisë, është kundër Serbisë Janë të Mbyllura

Thesari i Kosovës hap llogari bankare për fondin e sigurisë

Ekonomi
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se Thesari i Kosovës ka hapur një llogari zyrtare bankare për pranimin e fondeve të cilat dedikohen për siguri – Fondi i Sigurisë.   “Përmes këtij Fondi mundësohet pranimi i donacioneve të mërgatës sonë, si dhe çdo qytetari që është i interesuar të kontribuoj”, njofton Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve. Llogaria do të jetë funksionale që nga sot 2 Mars 2022, dhe transferet mund të realizohen sipas detajeve në vegëzën në vijim: https://mf.rks-gov.net/desk/inc/media/C2242F93-1846-4D93-9326-78A181AFC813.pdf?fbclid=IwAR0QCUUIpBk_Jt4Xf2RTgTqaCXfC1asQPjg8QzQTth8tz1cRydJv37Szb98   ...
Komentet te Thesari i Kosovës hap llogari bankare për fondin e sigurisë Janë të Mbyllura

Kuvendi i Kosovës shpenzoi mbi 8 milionë euro gjatë vitit 2021

Lajme
Kuvendi i Kosovës ka shpenzuar Rreth 6 milionë prej këtyre shpenzimeve kanë qenë në kategorinë për paga, meditje dhe shtesa.   Këtë e bëri të ditur sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Financa. Shqetësime për rritje të shpenzimeve në dreka dhe karburante ngriti deputeti i PDK-së, Ferat Shala, i cili tha se në vitin 2020 ka pasur më pak shpenzime. Mirëpo, sekretari, Krasniqi tha se dallimi ndërmjet viteve është vetëm 7 mijë euro, pavarësisht se në vitin 2021 ka pasur më shumë aktivitete. ...
Komentet te Kuvendi i Kosovës shpenzoi mbi 8 milionë euro gjatë vitit 2021 Janë të Mbyllura

Qeveria zbut masat anti-COVID, hiqet ora policore

Lajme
Pas rënies së rasteve me coronavirus, Qeveria e Kosovës ka vendosur të lehtësojë masat anti-COVID, duke hequr kufizimin e lëvizjes. Në njoftimin e Qeverisë thuhet se “në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ministritë e linjës, palët e interesit dhe ekspertët përkatës, në këtë mbledhje u vendos për masat kundër COVID-19”. Ndonëse vendimi i Qeverisë për masat e reja ende nuk është bërë publik, Telegrafi mëson se është hequr kufizimi i lëvizjes (ora policore). Me vendimin e ri lehtësim të masave do të ketë edhe për sektorin e gastronomisë. Sipas Qeverisë, vendimi për masat e reja hyn në fuqi nga dita e sotme, ...
Komentet te Qeveria zbut masat anti-COVID, hiqet ora policore Janë të Mbyllura

Qeveria merr vendim t’i përcaktojë çmimet maksimale për derivatet e naftës

Ekonomi
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme elektronike ka bërë të ditur se do të përcaktojë çmimet maksimale për naftë dhe derivate të naftës.   Në komunikatën për media thuhet se kjo po bëhet me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve nga lëvizjes e mëdha të çmimeve. “Me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve nga lëvizjet e mëdha të çmimeve dhe eliminimit të çrregullimeve në treg me naftë dhe derivate të naftës në Republikën e Kosovës, Qeveria mori vendim që të përcaktojë çmimet shitëse maksimale/marzhat tregtare me shumicë dhe pakicë”, thuhet në komunikatë. Qeveria ka bërë të ditur po ashtu se në mbledhjen e sotme u miratuan edhe masat e reja kundër ...
Komentet te Qeveria merr vendim t’i përcaktojë çmimet maksimale për derivatet e naftës Janë të Mbyllura

Vrasja e 14 vjeçarit në Prishtinë, Haxhiu: Tronditës fakti që e humbëm një të mitur pranë ambienteve të shkollës

Lajme
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka quajtur lajm të trishtë vrasjen e 14 vjeçarit në Prishtinë, duke thënë se është tronditës fakti që tashmë kemi humbur një të mitur pranë ambienteve të shkollës. Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se institucionet tona duhet edhe më tej ta rrisin efikasitetin në të gjitha drejtimet, nga njëra anë duhet të veprojnë organet e rendit, e në anën tjetër duhet forcuar institucionet arsimore. Postimi i plotë i Haxhiut: “Lajm i trishtë vrasja e nxënësit 14 vjeçar në Prishtinë. Ndaj dhimbjen me familjen për humbjen e më të dashurit të tyre. Është tronditës fakti që tashmë kemi humbur një të mitur ...
Komentet te Vrasja e 14 vjeçarit në Prishtinë, Haxhiu: Tronditës fakti që e humbëm një të mitur pranë ambienteve të shkollës Janë të Mbyllura

Deputetja Duda Balje duke lëvizur me karrocë… (Video)

Lajme
Falemnderit deputetes që u bë pjesë e eventit “Sot lëvizim bashkë!” Video në link https://fb.watch/btSd4OeRpQ/ ...
Komentet te Deputetja Duda Balje duke lëvizur me karrocë… (Video) Janë të Mbyllura

“Handikos”: mungon qasja në institucione për personat me nevoja të veçanta

Lajme
Shoqata “Handikos”, së bashku me disa organizata të tjera, kanë organizuar aktivitetin me moton “Sot lëvizim bashkë!”, për nderë të 1 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës.   Duke qenë në fokus shpallja e vitit 2022 si vit i Personave me Aftësi të Kufizuara në Kosovë, “HANDIKOS”, këtë sivjet ndërgjegjësimin për qasje  dhe gjithëpërfshirje e kanë bërë përmes vendosjes së karrocave nëpër ambiente të dy lokaleve të frekuentuara në sheshet e Prishtinës. Kaltërina Misini nga Shoqata “Handikos”, foli për sfidat në të cilën gjenden këta persona. Ajo ka thënë se Kosova vetëm 6.7 për qind Kosova i përmbush standardet ndërkombëtare për këta persona. “Ne edhe në bazë të një ...
Komentet te “Handikos”: mungon qasja në institucione për personat me nevoja të veçanta Janë të Mbyllura

Terapi e sjelljes për uljen e peshës pa dieta dhe sport

Lifestyle
Kush lufton për të ulur peshën, e di mirë sa e mundimshme është që të heqësh kilogramët e tepëra: Sporti është rraskapitës dhe dietat shpesh kanë sukses afatshkurtër. Sapo i ke ulur disa kilogram duke mos ngrënë, ato kthehen sërish pas pak kohe. Mbipesha e madhe, pra obeziteti, ndikon mbi cilësinë e jetës dhe shkurton jetëgjatësinë e të prekurve.   Mjekët nga Osijeku, Mario Curkoviç dhe Drazhen Gorjanski janë duke folur për suksesin që kanë pasur në ndihmën që i kanë dhënë 130 personave me mbipeshë, që të ulin dukshëm peshën që kanë. Këta dy mjekë nuk përdorin ndonjë terapi ose ndonjë dietë, por i trajtojnë pacientët me mënyra të ...
Komentet te Terapi e sjelljes për uljen e peshës pa dieta dhe sport Janë të Mbyllura