Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Pse fëmija bie lehtësisht në gjumë në makinë?

Lifestyle
Kjo nuk ndodh pa arsye pasi makina është një ambient i këndshëm për fëmijën. Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se pjesa e brendshme e një makine i ngjan një mjedisi të sigurt, të ngrohtë dhe të qetë në mitër.   Makina në lëvizje krijon tinguj dhe lëvizje të ngjashme që e ndihmojnë fëmijën të relaksohet. Makinat ofrojnë të njëjtin lloj lëkundjeje që ndjeu fëmija juaj kur ishte në mitër kur ju po ecnit, për shembull. Zhurma e vazhdueshme e motorit të makinës është një lloj zhurme që qetëson bebin. Një motor makine është një lloj “zhurmë e bardhë” që mund të imitojë tingujt e njohur që fëmija dëgjon në barkun ...
Komentet te Pse fëmija bie lehtësisht në gjumë në makinë? Janë të Mbyllura

BE pret nga Serbia që të mbështesë sanksionet ndaj Rusisë

Lajme Rajoni dhe Bota
Bashkimi Evropian ka ripërsëritur thirrjen ndaj të gjitha shteteve kandidate, përfshirë edhe Serbinë, që të përshtaten me vendimet e bllokut sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të nisjes së pushtimit të Ukrainës. Zëdhënësja e Komisionit Evropian për Çështje të Zgjerimit, Ana Pisonero, tha të hënën se “nga vendet kandidate, siç është Serbia” presin që “t’u bashkohen qëndrimeve të BE-së në politikën e jashtme dhe të sigurisë”. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer, tha se në rastin e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, nga të gjitha vendet partnere dhe mike të bllokut evropian, presin që të mbështesin sanksionet. “Mendoj se kjo vlen për të gjithë miqtë, fqinjët dhe vendet ...
Komentet te BE pret nga Serbia që të mbështesë sanksionet ndaj Rusisë Janë të Mbyllura

Detajet e fundit nga bisedimet Ukrainë-Rusi

Lajme
  Edhe pas katër orësh, po vazhdojnë bisedimet mes delegacionit të Rusisë dhe të Ukrainës. Një zyrtar i Presidencës ukrainase sapo ka thënë se ekipet janë gati për “rundin e tretë të bisedimeve”, transmeton Gazeta Express. Bisedimet Rusi-Ukrainë, të cilat kanë nisur sot “pa parakushte”, nuk kanë përfunduar akoma. Pas pak minutash pauzë, pritet që negociatorët të kthehen në tavolinë, ka njoftuar Mykhailo Podoliak, këshilltar i Shefit të Stafit të Presidentit ukrainas. Negociatat po zhvillohen në kufirin me Bjellorusinë. Ndërsa, ngjarja më signifikante e këtyre orëve në Ukrainë, është një sulm i kryer nga Rusia në qytetin e dytë më të madh ukrainas, Kahrkivin, derisa po zhvilloheshin bisedimet. Raportet se ...
Komentet te Detajet e fundit nga bisedimet Ukrainë-Rusi Janë të Mbyllura

Raporti ditorë i ikshpk-së!

Shëndetësi
Në 24 orët e fundit janë dhënë 177 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.812.751 doza të vaksinës. Deri më sot 815.796 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 97.367 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 1.581 testime, 55 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 235 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.257. Në total numri i rasteve aktive është 1.877. Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën! ...
Komentet te Raporti ditorë i ikshpk-së! Janë të Mbyllura

Vuçiq viktimizohet: Në 3 ditët e fundit jam plakur më shumë se në 10 vitet paraprake

Rajoni dhe Bota
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar për mediat atje se në tri ditët e fundit është plakur më shumë sesa në 10 vitet paraprake, kjo sipas tij për shkak të “presionit” për situatën Rusi-Ukrainë. Sipas Vuçiq, ai po përballet me presion të madh për t’i vënë sanksione Rusisë për shkak të sulmit mbi Ukrainën. !“Nuk mbaj mend që të ketë pasur një situatë të tillë kaq të vështirë. Në tre ditët e fundit jam plakur më shumë se në 10 vitet paraprake”, ka deklaruar Vuçiq. Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, u është drejtuar BE-së dhe SHBA-së ta kenë parasysh veprimin e presidentit serb ...
Komentet te Vuçiq viktimizohet: Në 3 ditët e fundit jam plakur më shumë se në 10 vitet paraprake Janë të Mbyllura

Qytetarët në Tiranë mbajnë radhën të furnizohen me miell, frikë nga përkeqësimi i konfliktit në Ukrainë (Video)

Shqipëri
Këtë fundjavë banorët e kryeqytetit u dyndën për t’u furnizuar me miell për shkak të frikës nga konflikti Rusi-Ukrainë. Euronews Albania vëzhgoi dy pikat e tregtimit të miellit ne Tiranë ku radhët ishin të gjata. Qytetarët shprehen se janë duke u furnizuar jo vetëm me miell, por dhe me ushqime sepse presin që gjendja e luftës të përkeqësohet dhe të përfshihemi nga një krizë. Krahas rritjes së kërkesës për blerje, një nga tregtarët theksoi dhe rritjen e çmimit në ditët e fundit, ndërsa shtoi se ka pasur dhe mungesa. “Është rritur me 10-15 % deri tani. Këtu e mbrapa nuk e di, është thënë që do rritet, të vërtetën nuk  ...
Komentet te Qytetarët në Tiranë mbajnë radhën të furnizohen me miell, frikë nga përkeqësimi i konfliktit në Ukrainë (Video) Janë të Mbyllura

Dy seanca plenare mbahen këtë javë

Lajme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbajnë dy seanca plenare gjatë kësaj jave.   Të zgjedhurit e popullit do të mblidhen të enjten në seancën e rregullt dhe të shtunën në seancë solemne për nder të Epopesë së UÇK-së. Gjithashtu, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se janë duke harmonizuar me gjitha grupet parlamentare miratimin e një rezolute, pas agresionit rus në Ukrainë.   ...
Komentet te Dy seanca plenare mbahen këtë javë Janë të Mbyllura

Takimi Ukrainë – Rusi, Kievi kërkon armëpushim të menjëhershëm

Rajoni dhe Bota
Skena është vendosur për një takim midis Rusisë dhe Ukrainës të hënën në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripyat. Takimi nuk është një samit midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit rus Vladimir Putin. Është një takim ndërmjet delegacioneve nga të dyja palët. Zyra e Zelensky tha se presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko e telefonoi presidentin ukrainas të dielën dhe i ofroi garanci sigurie, duke thënë se Lukashenko ka marrë përgjegjësinë për t’u siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin bjellorus do të qëndrojnë në tokë gjatë takimit dhe gjatë vajtje-ardhjes. Por a mund të pranojë Ukraina ndonjë garanci nga Lukashenko, pyet CNN, përcjell Gazeta Express. Ky ...
Komentet te Takimi Ukrainë – Rusi, Kievi kërkon armëpushim të menjëhershëm Janë të Mbyllura

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Ferizaj (Video)

Lajme
Dy persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë – Ferizaj. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Telegrafin se në aksident janë përfshirë dy vetura. “Sot rreth orës 09:30 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, deklaroi ajo. Ahmeti theksoi se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. /Telegrafi/ Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm ...
Komentet te Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Ferizaj (Video) Janë të Mbyllura

MSH së shpejti propozon lehtësimin e masave antiCOVID, pritet të hiqet ora policore dhe të hapen klubet e natës

Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë ditëve në vijimi pritet të propozojë lehtësimin e masave antiCOVID. Siç mëson Telegrafi, Ministria e Shëndetësisë pritet të propozojë largimin e orës policore e po ashtu edhe do të lejohen së funksionuari edhe klubet e natës. Lehtësimi i masave pritet të ndodhë pasi në vend ka pasur rënie të personave të infektuar me COVID-19. Qeveria e Kosovës kishte ashpërsuar masat më datën 5 shkurt, ku pas orës 24:00 ndalohet lëvizja e qytetarëve. Po ashtu, kufizime ka pasur edhe në sektorin e gastronomisë, ku ky sektor nuk është lejuar së vepruari pas orës 23:00. /Telegrafi/   ...
Komentet te MSH së shpejti propozon lehtësimin e masave antiCOVID, pritet të hiqet ora policore dhe të hapen klubet e natës Janë të Mbyllura