Pas dakordimit midis grupeve parlamentare, në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës, pikë e rendit të ditës do të jetë edhe “Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj në rezistencë ndaj agresionit rus”. Seanca e Kuvendit të Kosovës do të fillojë në orën 10:00, thuhet në njoftim. Kosova ka dënuar agresionin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës dhe ka dalë në mbështetje të popullit ukrainas. ...
Komentet te Në seancën e nesërme, në rend dite rezoluta në mbështetje të Ukrainës Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar sot një zyrtar policor me gradën e rreshterit, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “fajde” dhe “detyrim”. IPK është njoftuar sot nga Policia e Kosovës (policia kufitare) në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ku gjatë procedurave të kalimit kufitar në hyrje ishte paraqitur një i dyshuar, zyrtari policor, i cili ka rezultuar si person i kërkuar. Zyrtari i dyshuar është arrestuar nga hetuesit e IPK-së kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Arrestimi i sotshëm është vazhdimësi e hetimit dhe operacionit të datës 22.02.2022 të ...
Komentet te Ipk arreston një zyrtar policor për fajde Janë të Mbyllura
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka shprehur shqetësim lidhur me situatën aktuale në Shërbimin Spitalor Klinik Univeristar të Kosovës, duke thënë se në vitin 2021 janë kryer 20 mijë operacione më pak në ShSKUK. Por, nga ShSKUK i kanë demantuar pretendimet e deputetit Haxhiu. “Pra, 20 mijë operacione janë më pak në sektorin publik dhe janë 20 mijë operacione më shumë në sektorin privat dhe kjo ka kosto miliona euro, dikush ka përfituar”, ka thënë deputeti Haxhiu në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Ndaj konstatimeve të Haxhiut ka reaguar ShSKUK, duke njoftuar opinionin se në nivel të SHSKUK gjatë vitit 2021 janë realizuar gjithsej 33, ...
Komentet te ShSKUK tregon sa operacione janë kryer në vitin 2021 Janë të Mbyllura
Një 37 vjeçare është gjetur pa shenja jete sot në afërsi të Fakultetit Teknik në Prishtinë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 14:00. “Rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete, në afërsi të Fakultetit Teknik në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 37 vjeç”, ka deklaruar ajo. Ahmeti shtoi tutje se policia ka nisur hetimet për rastin si vdekje e dyshimtë. “Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur një hetim për rastin si ...
Komentet te Gjendet e vdekur një 37 vjeçare te Fakulteti Teknik në Prishtinë Janë të Mbyllura
Agresioni rus mbi Ukrainë ka pasur ndikim të menjëhershëm në tregjet ndërkombëtare. Krizë e ka goditur edhe Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës-Trust-in, si rrjedhojë e investimit të këtij fondi në tregjet ndërkombëtare financiare në Evropë dhe në SHBA. Zyrtarë të Trustit kanë konfirmuar se si pasojë e kësaj krize në tregjet ndërkombëtare financiare, Trusti ka pësuar rënie prej 90 milionë euro, shkruan Periskopi.com. Paratë janë të investuara në disa korporata financiare. Por cilat nga to u goditën që quana në humbjen fondeve të qytetarëve të Kosovës? Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, në mbledhjen e jashtëzakonshme të 21 shkurtit 2022, e mbajtur për shkak të luhatjeve ...
Komentet te Trust-i humbi paratë nga fondet që investoi kryesisht për herë të parë në to Janë të Mbyllura
Çmimi i thëngjillit ka arritur në nivel rekord, pas luftës në Ukrainë, raporton Express. Sipas “The Spectator Index”, çmimi i thëngjillit aktualisht është 400 dollarë. “Çmimi i thëngjillit arrin në 400 dollarë, rritje rekorde”, thuhet në postim. Ndryshe, Ukraina më herët ka qenë prodhuesja e tretë më e madhe e thëngjilit në Evropë./ Express ...
Komentet te Çmimi i thëngjillit arrin rritje rekorde Janë të Mbyllura
Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, gjatë shqyrtimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Shëndetësi, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Sigurimin Shëndetësor, kanë ngritur disa shqetësime sa i përket operacioneve të kryera në ShSKUK. Anëtarët kërkuan edhe shkarkimin e Bordit të ShSKUK-së, me theks të veçantë kryesuesen e Bordit, Agreta Gecaj-Gashin, për të cilën thanë se skandali më i madh është se kryesuesja e Bordit është edhe kryesuese e Komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve të klinikave. Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se në vitin 2021 janë bërë afro 20 mijë operacione më pak në kuadër të SHSKUK-së për dallim ...
Komentet te Deputetët kërkojnë shkarkimin e bordit të shskuk-së Janë të Mbyllura
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se komandot e Forcës së Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimin në shkathtësitë luftarake nga instruktorët e forcave aleate amerikane. Trajnimi i komandove po bëhet në Aeroportin e Gjakovës. “Sot isha në Aeroportin e Gjakovës ku vizitova komandot tona të Regjimentit të Parë të Këmbësorisë të cilët janë duke realizuar, me instruktorët ushtarak amerikan, trajnimet specialistike për avancimin e shkathtësive taktike në operacionet speciale. Nga afër pashë, nivelin shumë të lartë të përgatitjes së komandove tona për t’u përballur suksesshëm në secilën sfidë”, ka shkruar Mehaj në Facebook. ...
Komentet te Komandot e fsk-së po trajnohen nga amerikanët Janë të Mbyllura
Një politikan opozitar në Rusi ka shpërndarë fotografi të cilat thotë se paraqesin fëmijët e ndaluar nga policia ruse, pse morën pjesë në protesta kundër luftës në Ukrainë. Të paktën 7,000 qytetarë rusë janë ndaluar deri tani ose janë burgosur nga regjimi i Putinit, pasi po demonstrojnë kundërshtimin ndaj agresionit dhe ndërhyrjes në Ukrainë. Fotografitë më poshtë, janë publikuar nga politikani opozitar rus, Ilya Yashin dhe ato tregojnë se tre fëmijë që besohet se janë në shkollë fillore, janë ulur në stacionin e policisë në Moskë dhe në duar mbajnë mesazhe kundër luftës. /dailymail/periskopi ...
Komentet te Putini arreston fëmijë të shkollës fillore për mesazhet kundër luftës në Ukrainë Janë të Mbyllura
Kryeministri britanik, Boris Johnson, para gazetarëve tha dje se është i vetëdijshëm që Britania e Madhe s’është duke bërë mjaftueshëm për të ndihmuar ukrainasit nga agresioni rus. Johnson i është përgjigjur aktivistes ukrainase e cila u përlot dje në konferencën për media, duke i kërkuar Britanisë që ta ndihmojë ushtarakisht Ukrainën pasi civilët po vdesin nga bombardimet ruse. Kryeministri Johnson është shprehur se nëse merret vendimi për ndalim fluturim në qiellin e Ukrainës do të nënkuptonte direkt luftë me Rusinë. “Implikimi në zonën për ndalim fluturim do të thoshte që Britania të rrëzonte aeroplanët rusë, kjo do të ishte luftë direkte me Rusinë. Kjo s’është diçka që mund të bëjmë ...
Komentet te Të gjithë e dëgjuan dje aktivisten ukrainase, por çfarë iu përgjigj asaj kryeminstri britanik Janë të Mbyllura