Debati mbi anëtarësimin e Kosovës në NATO ka trazuar Serbinë. Mediat serbe janë interesuar dhe kanë pyetur NATO-n nëse Kosova mund të anëtarësohet në aleancën ushtarake. Një zëdhënës i NATO-s i ka thënë portalit serb KosovoOnline, se për t’u anëtarësuar Kosova në NATO duhet të njihet nga të gjitha shtetet anëtare. “Të gjitha vendimet për çështjen e pranimit bëhen ekskluzivisht dhe unanimisht me pranimin e të gjitha shteteve anëtare”, ka thënë një zyrtar i NATO-s, transmeton Gazeta Express. Zyrtari i NATO-s theksoise janë të përkushtuar ndaj misionit të KFOR-it në Kosovë, se kriteret për anëtarësim “përmbahen në nenin 10 të Traktatit të Uashingtonit”, dhe kur bëhet fjalë për vetë procesin ...
Komentet te Serbinë e trazon debati për anëtarësimin e Kosovës në NATO, mediat atje çojnë pyetje në Bruksel Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Në 24 orët e fundit janë dhënë 535 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.814.540 doza të vaksinës. Deri më sot 816.688 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 97.857 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 1.552 testime, 69 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 99 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.778. Në total numri i rasteve aktive është 1.567. Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën! ...
Komentet te RAPORTI DITORË I IKSHPK-SË Janë të Mbyllura
Çmimi i naftës ka shënuar rritje edhe në Kosovë. Sot në vendin tonë çmimi i naftës ka arritur deri në 1 euro e 50 cent, ndërsa çmimi i benzinës është 1 euro e 52 cent. Kështu thotë, Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani. Ai thotë se, derivatet janë duke u rritur në një mënyrë ekstreme, por kjo është duke ndodhur në tërë botën “Në këtë trend të rritjes së derivateve vlerësojmë se janë duke u rritur në një mënyrë ekstreme derivatet, me këto çmime për jetën e qytetarëve ekonomike ne e kuptojmë që janë të shtrenjta por ky është trend ndërkombëtarë botërorë”, thotë ai. Sipas tij, është ...
Komentet te Paralajmërohet rritje ekstreme e çmimit të karburanteve në Kosovë Janë të Mbyllura
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka mirëpritur miratimin e Rezolutës në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj dhe në kundërshtim të agresionit rus, shkruan Gazeta Express. Haradinaj tha se kjo dëshmon që Kosova është e përcaktuar qartë për paqe, liri dhe demokraci. “Kuvendi i Kosovës ka treguar edhe një herë se Kosova është përkrah partnerëve e mbarë botës demokratike dhe kundër çdo agresioni. Miratimi i rezolutës në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj, dhe në kundërshtim të agresionit rus, dëshmon se Republika e Kosovës është përcaktuar qartë për paqe, liri dhe demokraci”, shkruan Haradinaj në Facebook. /Gazeta Express/ ...
Komentet te Haradinaj pas miratimit të Rezolutës në mbështetje të Ukrainës: Kosova dëshmoi se është për paqe, liri dhe demokraci Janë të Mbyllura
Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se të shtunën do të bëjë testimin e radhës së sistemit të alarmit publik në Prishtinë. Testimi do të bëhet në orën 12:05, me tingull të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda. “Këtë të shtunë, më 5 mars, në orën 12:05 Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës së Sistemit të Alarmit Publik me tingull të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/ ...
Komentet te Të shtunën testohet alarmi publik në Prishtinë Janë të Mbyllura
Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka thënë se bilanci i luftës në Ukrainë është i dhimbshëm, shkruan Gazeta Express. Ajo tha se Rusia në Ukrainë nuk ka kursyer as spitalet e kopshtet e fëmijëve “Sot kur kemi hyrë në ditën e tetë të agresionit rus ndaj Ukrainës sipas Shërbimit të Emergjencës të këtij vendi, bilanci i luftës tregon për mbi 2 mijë civilë të vrarë, dy mijë refugjatë, goditje dhe shkatërrime të spitaleve, kopshteve të fëmijëve dhe shtëpi rezidenciale. Raketat goditen edhe spitalet për lindje, memorialin përkujtimor të Holokaustit, kullën televizive në Kiev dhe shumë institucione dhe objekte të tjera qeveritare”, deklaroi Kusari-Lila. Pamjet e luftës nga Ukraina, Kusari-Lila i ka krahasuar ...
Komentet te Kusari-Lila: Vladimir Putin sot sikur dikur Sllobodan Millosheviq Janë të Mbyllura
Që në dhjetor të vitit të kaluar, Policia e Kosovës se bashku me Prokurorinë Themelore të Ferizajt kanë nisur aksionin “Brezovica”, ku deri tani nën pranga janë vënë rreth 30 persona, përfshirë këtu ish kryetarin e komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, zyrtarë tjerë të kësaj komune, e po ashtu zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës, nën pranga u vënë edhe pronar të kompanive të ndryshme ndërtimore. Prokuroria Themelore e Ferizajt ka njoftuar se personat që janë arrestuar dyshohen për për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje, dhënie të ryshfetit, si dhe ushtrim i ndikimit, transmeton Telegrafi. Aksioni “Brezovica” kishte filluar më 21 dhjetor të vitit 2021, ku nga aksioni i parë ...
Komentet te Aksioni “Brezovica”, rreth 30 të arrestuar deri tani, zyrtarë e ish zyrtarë të ministrive – të sekuestruara para dhe prona Janë të Mbyllura
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot janë vënë në mbështetje të shtetit të Ukrainës, pas situatës së krijuar nga agresioni rus, me përjashtim të deputetëve nga Lista serbe, të cilët kanë kthyer mbrapsht pankartat në mbështetje të Ukrainës. Në seancën e Kuvendit të Kosovës deputetët janë parë me pankarta “Ne qëndrojmë me Ukrainën”, ndërkaq pritet të miratohet edhe një Rezolutë. Një ditë më parë grupet parlamentare ranë dakord që në seancën e Kuvendit të Kosovës, pikë e rendit të ditës të jetë edhe “Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj në rezistencë ndaj agresionit rus”. Ndryshe, në ditën e tetë, ukrainasit po ...
Komentet te Deputetët e Kosovës në mbështetje të Ukrainës, por jo edhe ata nga Lista serbe Janë të Mbyllura
Një 18-vjeçar dhe një 20-vjeçar janë arrestuar nga Policia nën dyshimin se kanë tentuar të kryejnë grabitje në një market në Fushë-Kosovë. Sipas Policisë, te njëri prej të dyshuarve është gjetur dhe sekuestruar një revole e tipit TT. Në raportin e Policisë është thënë se të dyshuarit kanë tentuar të kryejnë grabitjen nën kërcënimin e kësaj arme. Gjithmonë duke iu referuar njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tahir Zemaj” rreth orës 11:00. “Sot, rreth orës 11:00, është raportuar për një tentim grabitje në një market në rrugën “Tahir Zemaj”, në Fushë Kosovë, ku dy persona të dyshuar kanë tentuar të kryejnë një grabitje nën kërcënimin e armës”, ka ...
Komentet te Arrestohen dy persona për tentim grabitje në Fushë-Kosovë, njëri nga ta ishte i armatosur Janë të Mbyllura
Këshillari i presidentit Zelensky, Jehor Cherniev i tha RTK-së se Federata Ruse mundohet ta vrasë Zelenskin por se ai ende gjendet në Kiev. Derisa ka folur në `Imazhi i ditës`, ai tha gjendja në Ukrainë është tejet e rëndë me sulmet e kohëpaskohshme të Rusisë. Sa i përket njohjes së Kosovës nga Ukraina ai tha se nuk është momenti i duhur për të folur për këtë. “NATO-ja dhe shtetet e saj mund të na ndihmojnë në një gjë shumë të rëndësishme të mbyll qiellin, që i bie që çfardo fluturake apo raketë nuk do duhej të ishte në qiellin ukrainas sepse dëmtimet më të mëdha i kemi nga raketat ...
Komentet te Cherniev për rtk-në: federata ruse po mundohet ta vrasë Zelenskyn (Video) Janë të Mbyllura