Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Von Cramon: Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim

Lajme
Eurodeputetja dhe raportuesja e përhershme për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel, e cila ndodhet në një vizitë “fakt-mbledhëse” në Kosovë, ka thënë se ajo njihet si avokuesja më e madhe për liberalizimin e vizave për kosovarët.   Eurodeputetja dhe raportuesja e përhershme për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel, e cila ndodhet në një vizitë “fakt-mbledhëse” në Kosovë, ka thënë se ajo njihet si avokuesja më e madhe për liberalizimin e vizave për kosovarët. “Shpresoj që në do të shohim në lehtësimin dhe hapjen e këtij procesi. Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim dhe jemi 4 vite me vonesë”, tha ajo, në një konferencë për shtyp, të mbajtur në Mitrovicën e ...
Komentet te Von Cramon: Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim Janë të Mbyllura

Zelensky njofton se foli me Erdoganin për terrorin e Rusisë

Lajme Rajoni dhe Bota
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njofton se edhe sot ka pasur biseda telefonike me liderë të shteteve të ndryshme. Në postimin e fundit ka treguar se foli me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan. Zelensky thotë se sot ka vazhduar kontaktin e rregullt me Erdoganin, e me të ka folur për sulmet që forcat ushtarake ruse po i kryejnë në territorin e Ukrainës. “Pata bisedimet e rregullta me Presidentin Erdogan. Jam falënderues për mbështetjen e palëkundur të Turqisë. E informova për agresionin e vazhdueshëm dhe terrorizmin nuklear nga Federata Ruse. Ne duhet t’i japin fund armiqësive”, ka shkruar Zelensky, transmeton Gazeta Express. Presidenti ukrainas është shumë aktiv në profilet e tij në ...
Komentet te Zelensky njofton se foli me Erdoganin për terrorin e Rusisë Janë të Mbyllura

Bllokimi i një rruge në veri, deklarohen nga Policia e Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës është deklaruar pasi Express raportoi sot se një rrugë në afërsi të pikëkalimit kufitar në Bërnjak është bllokuar nga persona të panjohur. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Bube të komunës së Zubin Potokut, e ku një patrullë policore ka vërejtur se në rrugë ishin vendosur disa pengesa me dru, që sipas tyre ishin vendosur për të penguar qarkullimin e automjeteve. Policia sipas njoftimit ka larguar drunjtë dhe e ka hapur rrugën për qarkullim. Njoftimi i plotë: Policia Kufitare nga Stacioni  i Zubin Potokut kanë intensifikuar patrullimet dhe aktivitetet patrulluese e hetimore me qëllim parandalimin e dukurive të kundërligjshme në kufi. Më  datën  03.03.2022 në orën ...
Komentet te Bllokimi i një rruge në veri, deklarohen nga Policia e Kosovës Janë të Mbyllura

Pas dy vitesh, IKSHPK ndërprenë marrjen e mostrave dhe testimin për COVID-19 gjatë të dielave

Shëndetësi
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se për shkak të uljes së rasteve me coronavirus, ka ndërprerë marrjen e mostrave dhe testimin COVID dhe  lëshimin e rezultateve të testimit gjatë të dielave. IKSHPK njofton se kjo po ndodhë pas dy vitesh përballje me coronavirus. “Për shkak përmirësimit të theksuar të gjendjes epidemiologjike me SARS-CoV-2 në Kosovë, përkatësisht uljes së dukshme të rasteve me COVID 19 si dhe uljes të kërkesave për testim për SARS-CoV-2, IKSHPK njofton që pas një periudhe dy vjeçare të punës intenzive, ndërprenë marrjen e mostrave dhe testimin për SARS-CoV-2 si dhe lëshimin e rezultateve të testimit gjatë të dielave”, thuhet në njoftim. IKSHPK bën ...
Komentet te Pas dy vitesh, IKSHPK ndërprenë marrjen e mostrave dhe testimin për COVID-19 gjatë të dielave Janë të Mbyllura

Gjatë shkurtit janë shqiptuar 6,858 gjoba në trafik në rajonin e Pejës

Lajme
Gjatë muajit shkurt nga njësitet dhe Stacionet Policore në Pejë janë shqiptuar gjithsejtë 6,858 fletgjoba, për kundërvajtësit të cilët nuk kanë respektuar ligjin mbi komunikacionin rrugor. Policia bën apel të mos drejtoni automjetin kur jeni të lodhur apo pa gjumë dhe mos të vozitni nën ndikimin e alkoolit. “Përdorimi i telefonave mobil gjatë vozitjes vlerësohet të jetë mjaft i rrezikshëm dhe ndalohet rreptësishtë gjatë drejtimit të automjetit. Policia e Kosovës me njësitet e saj po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa rigoroze ligjore ndaj të gjithë pjesëmarrësve në rrugë që shkelin ligjin e trafikut dhe zero tolerancë do të aplikohet ndaj tyre, me të vetmin qëllim që të kemi sa ...
Komentet te Gjatë shkurtit janë shqiptuar 6,858 gjoba në trafik në rajonin e Pejës Janë të Mbyllura

Vishaj: 21 pacientë me covid-19 trajtohen në infektivë

Shëndetësi
Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 21 pacientë me Covid-19, prej tyre një është në gjendje të rëndë kritike, ka thënë drejtori i Klinikës, Arben Vishaj.   Vishaj për Ekonomia Online thotë se vaksinimi masiv duhet të vazhdojë në mënyrë që ta kemi situatën nën kontroll. “Në 24 orët e fundit nuk kemi pasur ndonjë pacient që ka përfunduar me vdekje. Për momentin i kemi 21 paciente në klinikë dhe 1 pacient në gjendje të rëndë dhe kritike. Ne kemi një numër të vogël të pacientëve. Faktikisht i kemi vetëm 21 pacientë të shtirë kur dihet se klinika infektive ka kapacitete për 125 pacientë. Vaksinimi duhet të vazhdojë dhe ...
Komentet te Vishaj: 21 pacientë me covid-19 trajtohen në infektivë Janë të Mbyllura

Prokuroria kërkon paraburgim për tetë të arrestuarit në rastin “Brezovica 3”

Lajme
Prokuroria Themelore e Ferizaj ka kërkuar që t’u caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh tetë të arrestuarve dje për rastin “Brezovica”.   Ata aktualisht gjenden në masën e ndalimit 48 orësh. “Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurve  A.I., I.M., F.H., R.A., M.Sh., A.X., Z.G., dhe H.A, të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh”, thuhet në komunikatë. Komunikata e plotë: Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës ...
Komentet te Prokuroria kërkon paraburgim për tetë të arrestuarit në rastin “Brezovica 3” Janë të Mbyllura

Konjufca: Kosova e ka vendin nën ombrellën e Nato-s

Lajme
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se Kosova kurrë nuk duhet të përjashtojë mundësinë e një agresioni serb mbi territorin e Kosovës. Në raport me Serbinë, kryeparlamentari tha se duhet shikohet gjithmonë skenari më i keq, prandaj duhet kujdes dhe ngritje e nivelit të artilerisë së FSK-së.   Pas takimit me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Talat Xhaferi, Konjufca tha se faza 10 vjeçare e FSK-së duhet të reduktohet në mënyrë që ecja drejtë NATO-s të jetë më e shpejtë. “Relacioni në kuptimin shtetëror dhe institucional të fjalës i Serbisë ndaj Republikës së Kosovës është relacion më i keq se i Federatës Ruse e ka pasur me ...
Komentet te Konjufca: Kosova e ka vendin nën ombrellën e Nato-s Janë të Mbyllura

Sulmohet një i mitur në Istog, arrestohen tre persona

Lajme
Një i mitur është sulmuar fizikisht nga tre persona në Istog. Rasti ka ndodhur të mërkurën në orën “Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj pasi që të njëjtit kishin kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull i mitur. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. Nga të dyshuarit janë konfiskuar dy mjete të mprehta (brisqe)”, thuhet në raport. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/ ...
Komentet te Sulmohet një i mitur në Istog, arrestohen tre persona Janë të Mbyllura

Momenti kur forcat ruse qëllojnë me breshëri plumbash veturën, brenda të cilës ishin babë e bir nga Ukraina (Video)

Rajoni dhe Bota
Një video amatore e realizuar nga një i ri ukrainas, shfaq momentin kur trupat ruse e sulmojnë derisa ai ishte me babanë e tij në veturë dhe po largoheshin nga qyteza Ivankiv në rajonin e Kievit. Derisa dyshja po bisedonin brenda makinës për ndërtesat e shkatërruara nga sulmet ajrore ruse, në një moment dëgjohen disa të shtëna që babanë e tij e detyrojnë të ndalet në mes të rrugës, transmeton Telegrafi. Duke menduar se përfundoi me aq, ata nuk ndërmarrin ndonjë veprim – por më pas fillojnë sërish të shtënat në drejtim të mjetit të tyre, ku disa plumba e godasin babanë e tij e ai vazhdimisht i bënte thirrje ...
Komentet te Momenti kur forcat ruse qëllojnë me breshëri plumbash veturën, brenda të cilës ishin babë e bir nga Ukraina (Video) Janë të Mbyllura