Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Tërmet në Kosovë

Lajme
Një tërmet me magnitudë 2.8 shkallë Rihter e ka goditur sot fshatin Gjinoc të Suharekës. Kjo sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mediterane, thuhet se ndodhi rreth orës 10:03./Kosovarja ...
Komentet te Tërmet në Kosovë Janë të Mbyllura

Deputeti i LDK’së thotë se Kurtin s’po e pret askush në Amerikë: Nuk po di kë ta vendos në agjendë

Lajme
Ish-zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ka thënë se për një vit sa është në pushtet Lëvizja Vetëvendosje krijohet përshtypja se vendi nuk ka pasur Qeveri të mirëfilltë. Kjo ngase sipas tij, ndonëse për herë të parë Kosova pas zgjedhjeve, është formuar një Qeveri që e vetme e ka shumicën, por që nuk ka bërë thuajse asgjë. Deputeti i LDK-së, thotë se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti nuk ka qartësi për zhvillim ekonomik, politikë të jashtme dhe dialog. “Për herë të parë në historinë e Kosovës kemi pasur një rezultat të zgjedhjeve që ka nxjerrë një Qeveri të fuqishme. Kjo ishte dashur të përkthehet me shumë lehtësi për qeverisjen, për të kryer ...
Komentet te Deputeti i LDK’së thotë se Kurtin s’po e pret askush në Amerikë: Nuk po di kë ta vendos në agjendë Janë të Mbyllura

Arrestohet prishtinasja, rrahu nënën e saj

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës që ka ndodhur ditën e hënë në Prishtinë. Siç njofton Policia, një femër ka sulmuar fizikisht nënën e saj. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht nënën e saj, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/ ...
Komentet te Arrestohet prishtinasja, rrahu nënën e saj Janë të Mbyllura

Mbërrijnë delegacionet, Ukraina dhe Rusia takohen sot në Turqi

Rajoni dhe Bota
Përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë mbajnë të martën bisedimet e paqes. Delegacionet kanë arritur në Stamboll të Turqisë. Delegacioni i Ukrainës udhëhiqet nga ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, dhe këshilltari presidenciali, Mikhail Podolyak. Kievi tha se prioritet i tyre është arritja e një armëpushimi. Takimi sy më sy midis delegacionit ukrainas dhe rus do të zhvillohet në prani të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Takimi është planifikuar të nisë në ora 10:00 sipas kohës lokale. Ndërkaq, delegacioni i Rusisë po kërkon që Ukraina të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO, një çështje që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se është i gatshëm të bëjë kompromis. Çështje të tjera ...
Komentet te Mbërrijnë delegacionet, Ukraina dhe Rusia takohen sot në Turqi Janë të Mbyllura

Ministrja Hajdari raporton në Komisionin për Ekonomi

Lajme
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari do të raportojë këtë të martë para deputetëve anëtarë të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.   Në këtë komisioni ministrja Hajdari do të raportojë për punën e ministrisë për vitin 2021 dhe planin e punës për vitin 2022. Komisioni pritet të mblidhet në ora 10:00. Rendi i ditës: 1. Miratimi i rendit të ditës; 2. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura më datë 17-22.03.2022 dhe 22.03.2022; 3. Shqyrtimi i raportit me amendamente të Projektligjit nr.08/L-076 për mbrojtjen e sekreteve tregtare; 4. Shqyrtimi i raportit me amendamente të Projektligjit nr.08/L-075 për markat tregtare; 5. Raportimi i ministres së industrisë, ndërmarrësisë ...
Komentet te Ministrja Hajdari raporton në Komisionin për Ekonomi Janë të Mbyllura

Mbi 62 % e popullatës mbi 12 vjeç u vaksinuan me dozën e parë antiCOVID-19

Lajme
Ministria e Shëndetësisë (MSH) thotë se kur kanë kaluar një vit prej fillimit të vaksinimit antiCOVID-19, Kosova ka dalë që të ketë shkallën më të lartë të vaksinimit krahasuar me shtetet e rajonit. Ani pse siç thonë, Kosova ishte e fundit në rajon që filloi me procesin e vaksinimit.   MSH njofton se 62.7 për qind e popullatës mbi 12-vjeç janë vaksinuar me një dozë, ndërsa sfidë mbetët vaksinimi me dozën e tretë, meqë vetëm rreth 7 për qind e popullatës mbi 12-vjeç kanë marrë dozën e tretë antiCOVDI-19. “Një vit nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19 (29 mars 2021), ndonëse e ka filluar e fundit në rajon vaksinimin, Kosova ia ...
Komentet te Mbi 62 % e popullatës mbi 12 vjeç u vaksinuan me dozën e parë antiCOVID-19 Janë të Mbyllura

Osmani ka takuar komunitetin e biznesit në Katar

Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Katar, ka takuar edhe udhëheqësit e Odës Ekonomike të Katarit dhe udhëheqësen e Fondacionit të Katarit, si dhe iu drejtua audiencës së Qendrës Arabe për Hulumtime dhe Studime Politike.   Në takim me kryetarin e Odës Ekonomike të Katarit, Khalifa bin Jassim Al Thani dhe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit në Katar, Presidentja diskutoi mundësitë e rritjes së investimeve në fusha të ndryshme, duke përfshirë bujqësinë, turizmin dhe infrastrukturën, thuhet në komunikatë. Osmani gjithashtu u prit nga kryeshefja ekzekutive e Fondacionit të Katarit, Sheikha Hind Bint Hamad Al Thani, ku u diskutua për avancimin e arsimit dhe sistemit shëndetësor si ...
Komentet te Osmani ka takuar komunitetin e biznesit në Katar Janë të Mbyllura

Will Smith vetëm i shtohet listës: Skandalet më të mëdha ndër vite që kanë tronditur shfaqjen e çmimeve “Oscars”

ShowBiz
Will Smith e la publikun të tronditur pasi sulmoi në mënyrë dramatike në skenë aktorin e komedisë Chris Rock, për shakanë që ai bëri në lidhje me gruan e tij. Por kjo nuk është hera e parë që fansat mbeten të tronditur nga sjellja e një aktori të listës A, me një sërë momentesh tronditëse që rrethojnë historinë 93-vjeçare të shfaqjes së çmimeve. Një nga skandalet më të fundit përfshin shpalljen e gabuar të filmit “La La Land” në vend të “Moonlight” si “Filmi më i mirë” në vitin 2017, shkruan DailyMail. Momente të tjera përfshijnë një lojtar që vrapoi nëpër skenë në vitin 1974 dhe kur Adrien Brody e kapi ...
Komentet te Will Smith vetëm i shtohet listës: Skandalet më të mëdha ndër vite që kanë tronditur shfaqjen e çmimeve “Oscars” Janë të Mbyllura

Kriza e çmimeve prek turizmin në Shqipëri

Shqipëri
Kontratat e parapaguara nga turistët e huaj, që në një kohë normale përbëjnë një garanci për turizmin vendas, janë vënë në rrezik nga shtrenjtimi i çmimeve. Kreu i unionit turistik shqiptar Rrahman Kasa, thotë se kostot e shërbimit janë rritur me rreth 40% që nga koha kur këto kontrata janë nënshkruar, duke sjellë vështirësi për zbatimin e tyre nga operatorët në Shqipëri. “Ne jemi në kushtet kur 50% e këtyre pagesa janë paguar tek partnerët tanë dhe çmimet janë fiksuar në këto kontrata. Rritja e kostos së hoteleve shkon deri në 40% nëse një hotel është paguar për shërbimin 50 Euro, i bie që kostoja është rritur ne 70 Euro. ...
Komentet te Kriza e çmimeve prek turizmin në Shqipëri Janë të Mbyllura

23 vjet nga masakra e Izbicës ku u vranë 147 civilë, ende ka të zhdukur

Lajme
23 vjet më parë, në Kosovë, përkatësisht në fshatin Izbicë të Skenderajt, ngjau një ndër masakrat më të mëdha të kryera nga forcat serbe gjatë luftës. Forca të shumta ushtarake e policore të Serbisë, pas një rrethimi të fshatit, ekzekutuan duke i masakruar 147 burra. Në këtë ndërmarrje kriminale, nuk u kursyen as të rinjtë e as të moshuarit e fshatit. Pas masakrës, forcat serbe provuan të krijojnë mjegulli duke u munduar ta fshehin e mohojnë krimin e bërë ndaj qindra civilëve. Në kuadër të planit për ‘zhdukjen’ e gjurmëve të krimit, të masakruarit u zhvarrosën e më pastaj u varrosën në lokacione të ndryshme në Kosovë e Serbi. Megjithatë ...
Komentet te 23 vjet nga masakra e Izbicës ku u vranë 147 civilë, ende ka të zhdukur Janë të Mbyllura