Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Sërish alarm për bombë, policia bllokon rektoratin

Lajme
Policia e Kosovës po qëndron tek ndërtesa e Rektoratit të Prishtinës, pas një informacioni të marrë për bombë. Njëjtë ka ndodhur edhe javën e kaluar, por se informacioni doli të jetë i rremë. Pamje nga vendi i ngjarjes: Alarme të tilla për bomba ka pasur edhe në të kaluarën për pjesë tjera të Prishtinës, si te shkolla “Xhevdet Doda” dhe te Stacioni i Autobusëve, por të gjitha kanë rezultuar të rreme. ...
Komentet te Sërish alarm për bombë, policia bllokon rektoratin Janë të Mbyllura

Rriten pagat në Zvicër, sa paguhen punëtorët e ndërtimit atje

Lajme
Pagat e punëtorëve të ndërtimit u rritën mesatarisht me 1.5% në vitin 2022 krahasuar me një vit më parë, sipas një sondazhi nga Shoqata Zvicerane e Ndërtuesve të Ndërtuesve (SSIC). Këto shifra u publikuan ndërkohë që negociatat për LKK-në e re janë në ecje të plotë. Në Ticino, paga mesatare është më e ulët se shifra kombëtare, shkruajnë mediat zvicerane. “Të gjitha kategoritë e pagave regjistrojnë rritje”, vëren shoqata tregtare duke komentuar anketën e publikuar në prag të raundit të tretë nga shtatë negociatat me sindikatat. Rritja e përgjithshme prej 1.5% nuk ​​është për shkak të një rritjeje të përgjithësuar, por të shpërblimeve individuale të bazuara në performancë, thotë SSIC. ...
Komentet te Rriten pagat në Zvicër, sa paguhen punëtorët e ndërtimit atje Janë të Mbyllura

“Dil protesto për paratë e tua!” – Organizohet protestë për tërheqjen e 30% të trustit

Lajme
Të enjten organizohet protestë për tërheqjen e 30% të parave prej trustit. Këtë protestë e kanë organizuar persona që kanë formuar një grup në Facebook, për ta shtyrë përpara këtë agjendë, ndërkohë që momentalisht janë bërë 26 mijë persona pjesë e grupit. Protesta do të mbahet në ora 12:00 para Kuvendit të Kosovës. “Të nderuar anëtarë, në cilësinë e organizatorëve të PROTESTËS “PRO TËRHQJES 30% TË TRUSTIT”!  Sot i ftojmë të gjitha bizneset nga mbarë Kosova që ta mbështesin PROTESTËN sepse pas qytetarëve, bizneset do të jenë përfitues nga tërheqja e mjeteve nga Trusti. Ftojmë bizneset që të ju japin pushim punëtorëve për të enjten në ora 12:00 dhe të ...
Komentet te “Dil protesto për paratë e tua!” – Organizohet protestë për tërheqjen e 30% të trustit Janë të Mbyllura

Ideja e madhe: A kemi qenë duke e bërë gjumin krejt gabim?

Lifestyle
Ky artikull është përkthyer prej Nacionales nga The Guardian. Autori i tij është Russell Foster. “Gjumi: këto rriska të vogla të vdekjes, sa i përçmoj”; “gjumi është humbje kriminale e kohës dhe një trashëgimi nga ditët tona nëpër shpella.” Thënie të tilla, që disi në mënyrë të dyshimtë i atribuohen Edgar Allen Poe-së dhe Thomas Edisonit, e reflektojnë marrëdhënien e vështirë të shoqërisë me gjumin. Qëndrimet po ndryshojnë, por mbetet një përbuzje e tejzgjatur dhe mbetet mosbesimi. E dimë se na vyen, por na mërzit fakti që duhet ta bëjmë, dhe shpesh mashtrohemi për mënyrën se si ta bëjmë. Ajo që e dimë me siguri është se gjumi është kritik ...
Komentet te Ideja e madhe: A kemi qenë duke e bërë gjumin krejt gabim? Janë të Mbyllura

Ekskluzive/ Këta janë 15 të arrestuarit në aksionin ku u kapën mbi 70 kg heroinë në Ferizaj

Lajme
Prokuroria Themelore në Ferizaj, sot njoftoi se në koordinim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar një aksion kundër drogës, të koduar si “Gropa”, që ka rezultuar me konfiskimin e 73 kilogramë heroinë dhe ndalimin e 15 personave, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali ka mësuar se kush janë personat që u ndaluan gjatë këtij aksioni dhe ju sjellë listën me emrat e të dyshuarve për shitblerje dhe shpërndarje të drogës. Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ekskluzive/ Këta janë 15 të arrestuarit në aksionin ku u kapën mbi 70 kg heroinë në Ferizaj Janë të Mbyllura

Bëhen “copash” mes vete në Vetëvendosje-Aktivisti i dorëhequr denoncon Besnik Bislimin

Lajme
Blerim Saramati, të shtunën dha dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje, duke publikuar në Facebook shumë arsye që e bënë atë ta lë këtë subjekt politik pas shumë vitesh. Në T7, Saramati përmendi këto arsye, ndërsa theksoi një rast kur tani zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, sipas tij, e kishte akuzuar një aktivist se kishte shkuar i përgatitur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. “Bile-bile, kryetari i një pikës, një fshati, të Vërmicës, gjatë fjalës së tij në Këshill të Përgjithshëm, akuzohet se ka ardhur i përgatitur. Do të thotë, sipas tyre, aktivisti duhet të vijë i papërgatitur, vetëm për të duartrokitur. Në këtë rast e ka akuzuar Besnik Bislimi. I ka thënë ‘ju ...
Komentet te Bëhen “copash” mes vete në Vetëvendosje-Aktivisti i dorëhequr denoncon Besnik Bislimin Janë të Mbyllura

Këto janë sjelljet që bën një femër, kur patjetër dëshiron seks

Lifestyle
Femrat çlirojnë aromën, së cilës meshkujt nuk mund t’i rezistojnë dot. Por kanë edhe ditë të caktuara gjatë të cilave joshen nga meshkujt e pashëm dhe dominues. Gjatë ovulacionit femrat bëhen nga pak më të egra, të gatshme për joshje, ndërkaq më shumë kujdesen për pamjen e vet dhe janë shumë xheloze ndaj konkurrencës. apo dalin nga shtëpia fillojnë gjuetinë e pavetëdijshme ndaj meshkujve. Ecin më ngadalë, më shumë dredhin kërdhokullat, nxjerrin gjoksin para, fytyra u shkëlqen dhe ndihen më tërheqëse dhe me vetëbesim më të madh se kurrë më parë. Mashkullin, i cili u pëlqen gjatë kësaj periudhe, do ta mbrojnë fuqishëm nga konkurrenca, përkatësisht nga femrat e tjera ...
Komentet te Këto janë sjelljet që bën një femër, kur patjetër dëshiron seks Janë të Mbyllura

“Më bullizonte”, ky është polici i ri që vrau me 7 plumba kolegun e tij që shërbente tash e 30 vite në polici

Lajme
Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në Shqipëri, ku një punonjës i policisë, u vra brenda komisariatit numër 3 në Tiranë, duke u qëlluar 7 herë nga kolegu i tij, pas një sherri të çastit mes tyre. Sipas mediave në Shqipëri, autori i kësaj ngjarje është efektivi Ludian Zaimi, i cili prej pak më shumë se një viti ishte në radhët e policisë së shtetit, ndërkohë që viktima Caush Saliasi, hynte në radhët e veteranëve, pasi kishte afro 30 vite nën uniformë. Së fundi Saliasi ishte në prag pensioni. Dyshimet e para janë se arsyeja e acarimit të të riut ishte se viktima e bullizonte prej kohësh. Ai fillimisht e ...
Komentet te “Më bullizonte”, ky është polici i ri që vrau me 7 plumba kolegun e tij që shërbente tash e 30 vite në polici Janë të Mbyllura

Si u shkatërrua laboratori i drogës me vlerë 6 milionë euro në veri të Kosovës

Lajme
Një aksion i Policisë së Kosovës në Izvor të Zveçanit ka rezultuar me gjetjen e një laboratori të drogës, në të cilin ndodheshin rreth 11 mijë fije marihuanë. Paraprakisht në atë zonë ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri, por nuk pati të lënduar. Në vendngjarje u gjetën gëzhoja plumbash. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se vlera e drogës së konfiskuar rezulton në vlerë 6 milionë euro. “Pas shkatërrimit të laboratorit në veri të vendit, Izvor, vlera e drogës së konfiskuar e cila tashmë po shkatërrohet ka rezultuar në vlerë 6 milionë euro ndërsa vlera e pajisjeve 1.5 milionë euro”, ka shkruar Sveçla. Ministri Sveçla shkruante ...
Komentet te Si u shkatërrua laboratori i drogës me vlerë 6 milionë euro në veri të Kosovës Janë të Mbyllura

Lia e Majmunëve edhe në Ballkan, konfirmohet rasti i parë në këtë shtet

Shëndetësi
Është konfirmuar rasti i parë i lisë së majmunëve, njofton portali N1 në Slloveni. Sipas N1, bëhet fjalë për një burrë, shtetas slloven, të kthyer nga Ishujt Kanarie. Instituti Kombëtar Slloven i Shëndetit Publik pritet të shpalos sot më shumë informata për rastin. Shpërthimet e fundit të raportuara janë atipike, sipas OBSH-së, pasi ato po ndodhin në vende ku virusi nuk qarkullon rregullisht. Shkencëtarët po përpiqen të kuptojnë origjinën e rasteve aktuale dhe nëse ka ndryshuar ndonjë gjë në lidhje me virusin. Shumica e rasteve të raportuara deri më tani janë zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë dhe Portugali. Ka pasur, gjithashtu, raste në Kanada dhe Australi dhe një rast ...
Komentet te Lia e Majmunëve edhe në Ballkan, konfirmohet rasti i parë në këtë shtet Janë të Mbyllura