Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Ai së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të jenë sot në të njëjtin panel. Kurti e Vuçiq po marrin pjesë në tryezën e quajtur “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor” i cili ka nisur sot në orën 07:30. Foto nga takimi i Kurtit dhe Vuçiqit në Davos të Zvicrës/ Foto: Qeveria e Malit të Zi-Twitter Fotografi nga ky takim janë publikuar nga qeveria e Malit të Zi, ku prezent është edhe kryeministri Dritan Abazoviq. “Nis takimi i kryeministrit në nivel të lartë Dritan Abazoviq , së bashku me liderë rajonalë ...
Komentet te Kurti e Vuçiq përballë njëri-tjetrit në Forumin Ekonomik në Zvicër Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Shefi i Grupit të Miqësisë me Amerikën i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ia ka huqur për pesë ditë datës së shënimit të “Ditës Përkujtimore” në SHBA. Edhepse është shef dhe pritet që të ketë njohuri për Amerikën, Basha e ka uruar këtë ditë për pesë ditë më herët. Pasi e kuptoi se ka gabuar, Basha reagoi menjëherë duke e fshirë shkrimin. Ai ka shkruar në Facebook se sot festohet kjo ditë, mirëpo “Dita Përkujtimore” në Amerikë shënohet më 30 maj çdo vit. “Sot në SHBA festohet Memorial Day, që është festë kombëtare për t’i nderu të gjithë ushtarët e rënë. Edhe ne sot nderojmë popullin amerikan që sakrifikuam bijtë dhe bijat ...
Komentet te Shefi i Miqësisë me Amerikën ia huq për gati një javë Ditës Përkujtimore në SHBA Janë të Mbyllura
Modelja shqiptare, Aurela Hoxha është shfaqur plot glamur në festivalin e filmit në Cannes sot. Modelja shqiptare është aktive në botën e modës dhe showbizit kurse sot ajo ka treguar së është duke marrë pjesë në Edicionin e 75-të të Festivalit të Filmit në Cannes. E veshur me një fustan të gjelbër Aurela duket bukur në këtë parakalim, nuk dihet së a është në këtë festival Aurela në cilësinë e të ftuarës apo ka blerë ndonjë biletë për ta përcjellë njërin nga eventet e këtij festivali. Kjo është paraqitja e dytë e Aurelës në këtë festival, pas paraqitjes së parë para tri dite. /Express/ ...
Komentet te Aurela Hoxha i kthen të pasmet ‘gjigante’ kameres Janë të Mbyllura
Mbrëmja e së martës ishte tragjike për 32-vjeçarin Arlind Ibrahimi. Ai u gjet pa shenja jete në një banesë te ‘Kullat e arabëve’ në lagjen Kalabria (ish-Emshir). Pas konstatimit të vdekjes nga ekipi mjekësor, në vendin e ngjarjes doli edhe Policia, raporton Gazeta Sinjali. Njësitet policore posa morën informatën se një person është gjetur pa shenja jete në lagjen Kalabria, dolën menjëherë në vendin e ngjarjes për të bërë ekzaminimet e nevojshme. Sinjali mëson se gjatë kontrollit të vendit se ku ndodhi ngjarja, Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar edhe substancë të dyshuar narkotike. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i 32-vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore ...
Komentet te Në banesën ku gjeti vdekjen i riu nga Gjilani, Policia sekuestron edhe substancë narkotike Janë të Mbyllura
Shtete e Bashkuara të Amerikës janë tronditur nga masakra në Teksas, ku gjatë të shtënave me armë në një shkollë fillore mbetën të vdekur 19 nxënës dhe dy të mësues. Autori i ngjarjes tragjike është 18-vjeçari Salvador Ramos. Ai hapi zjarr në shkollën fillore Rob në qytetin e Uvalde para se të vritej nga forcat e rendit, thanë zyrtarët. Autoritetet vendase kanë publikuar foton e 18-vjeçarit. Ramos, i cili u qëllua dhe u vra nga policia, para sulmit në shkollën fillore kishte qëlluar gjyshen e tij, e cila po trajtohet në spital në gjendje kritike. Tre ditë para ngjarjes 18-vjeçari kishte publikuar në rrjetin social Instagram foto me armë automatikë ...
Komentet te 19 nxënës mbetën të vdekur, 18-vjeçari para masakrës qëlloi edhe gjyshen Janë të Mbyllura
Për ta miratuar Projektligjin për Trustin në Kuvend, duhen 31 vota për, por që në votim duhet të marrin pjesë me doemos 61 deputetë, shkruan Gazeta Metro. Projektligji për Trustin do të jetë sot para anëtarëve të Komisionit për Buxhet, ndërkaq javën tjetër pritet të jetë në rend dite në seancën e Kuvendit të Kosovës. Ky Projektligj ishte dorëzuar nga deputeti Bekim Haxhiu, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), më 9 mars në Kuvend, ku kërkohej tërheqja e 30% të mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale. Qeveria e Kosovës e ka kundërshtuar tërheqjen e 30 % të mjeteve nga Trusti. Në mbledhjen e mbajtur më ...
Komentet te Projektligji për Trustin: Kaq vota duhen në Kuvend që të marr dritën jeshile Janë të Mbyllura
Stafi shëndetësor i angazhuar në menaxhim të pandemisë COVID-19 sot ka protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë pasi që gati 3 muaj nuk janë paguar. Me pankartat në duar që mbanin mbishkrimet “Ministër na ktheni përgjigje deri në ora 16:00 se kemi kurs në gjermanisht në orën 17:00”, “Ju të gjithë krenoheni për menaxhim të pandemisë, ne ishim arsyeja”, “Heronjtë e pandemisë të harruar nga Qeveria e Kosovës”, ata kanë kërkuar një përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë për pagat e tyre dhe po ashtu rreth kontratave që iu skadojnë në qershor. Nurije Ukaj tha se kërkesë te vetmen kanë pagesat e pagave të tyre. Ajo tha se vazhdimisht kanë bërë kërkesa ...
Komentet te Pa paga qe tre muaj, infermierët dhe stafi mbështetës protestojnë para MSH’së Janë të Mbyllura
Beniada Nishani po shfaqet shpesh herë pa sytjena. E sigurisht kjo e bën të duket edhe më atraktive duke treguar asetet e bujshme. Me buzëqeshje në fytyrë ajo duket kaq e ëmbël. Edhe pëlqimet nga ana e ndjekësve të saj të shumtë në numër ishin të mëdha./InfoKosova/ ...
Komentet te Si gjithmonë pa sutjena, Beniada ekspozon gjoksin Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një rast të sulmit ndaj personit zyrtar, ku një polic u kërcënua dje në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë. Zyrtari i cili ishte jashtë detyrës zyrtare është kërcënuar dhe ofenduar me fjalë të rënda nga një person i cili po qëndronte i ulur në një kafene. Sinjali mëson se pas denoncimit të rastit në Polici, njësitet policore kanë arrestuar personin e dyshuar i cili është Veton Kelmendi, 30-vjeçar. Sipas burimeve Kelmendi i ishte drejtuar policit me fjalët ‘ty kam me ta q* krejt familjen dhe krejt një nga një kam me iu pre’, e më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Burimet ...
Komentet te Ky është 30-vjeçari i cili e kërcënoi policin “Ka me ta q* familjen, një nga një ka me iu pre” Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi për një ngjarje e rëndë që ndodhi në Prishtinë, ku një i ri rreth moshës 25-vjeçare u gjet pa shenja jete në një banesë te ‘Kullat e arabëve’ në lagjen Kalabria (ish-Emshir). Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë njoftuar se personi i cili u gjet pa ndjenja e që më pas u konstatua vdekja e tij, është Lind Ibrahimi nga Gjilani. Sinjali mëson se për identitetin e të ndjerit kanë mësuar nga shoku i tij i cili i njoftoi për rastin, pasi që viktima nuk kishte asnjë mjet identifikues me vete. Burimet thonë se shoku i Lindit kishte thirrur për ndihmë në Emergjencë, pasi këtij ...
Komentet te Zbulohet identiteti i të riut që u gjet pa shenja jete mbrëmë në Emshir Janë të Mbyllura