Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Roberti në lidhje, e Nora me kë është?

ShowBiz
Dikur çifti më i njohur, më i bukur e më i përfolur i shoubizit shqiptar, ama më nuk ka mbetur asgjë nga marrëdhënia e Nora Istrefit dhe Robert Berishes. Dyshja e njohur, prej vitesh i kanë ndarë rrugët mes vete, por te adhuruesit kishte një fije shprese për ribashkim. Me konfirmimin e lidhjes së re të Roberit, ish çifti më nuk ndiqen në rrjete sociale dhe tashmë e vetmja gjë që i lidh është vajze e tyre, Rene, shkruan “Kosovarja”. Ndërkohë që Roberti tashmë është në lidhje, për Noren nuk thuhet se ka diçka të re në aspektin sentimental./Kosovarja ...
Komentet te Roberti në lidhje, e Nora me kë është? Janë të Mbyllura

Dëmtoi provat, arrestohet një zyrtar policor

Dëmtoi provat, arrestohet një zyrtar policor
Një zyrtar policor nga Njësia e Reagimit të Shpejtë – Veri, është arrestuar për shkak të dëmtimit të provave nga aksioni i djeshëm për shkatërrimin e laboratorit të drogës në Izvor të Zveçanit.   Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se arrestimi i zyrtarit policor është kryer nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe ai është dërguar në mbajtje. “Zero tolerancë ndaj krimit, posaçërisht atij brenda radhëve të policisë! Për polici të pastër në shërbim të ligjit e qytetarëve! Për polic të ndershëm e profesional!”, ka shkruar Sveçla në Facebook. ...
Komentet te Dëmtoi provat, arrestohet një zyrtar policor Janë të Mbyllura

Bërlloku ‘pushtoi’ Prishtinën: Problemi te do borxhe e do kamionë apo te kultura e qytetarëve?

Lajme
Në fushën mediale të Kosovës përsëri hyri bërlloku i Prishtinës. Pamjet e mbeturinave të dala jashtë kontejnerëve shqetësuan qytetarët dhe partitë politike kryeqytetase. Por, kjo krizë bërlloku është më shumë sesa thjesht e kufizuar në kohë vetëm në ditën e sotme.  Për fat të keq, pamjet e kontejnerëve të stërmbushur e bëjnë problemin të duket sikur është i izoluar në ditën e sotme. S O T Kompania për menaxhimin e deponive ka marrë vendim që mos ta lejojë Kompaninë Regjionale “Pastrimi” që të bëjë zbrazjen e mbeturinave. Arsyeja për një gjë të tillë është borxhi që kompania e lartpërmendur i ka kompanisë së papërmendur. “Pastrimi” kishte shkruar në Facebook gjatë ...
Komentet te Bërlloku ‘pushtoi’ Prishtinën: Problemi te do borxhe e do kamionë apo te kultura e qytetarëve? Janë të Mbyllura

Nushi: Nëse vizita në SHBA ishte dasmë, Albinin e kanë ulur te muzika dhe WC

Lajme
Nëse ndonjëherë keni qëlluar në dasmë afër muzikës, mund ta kuptoni për çfarë e ka fjalën Nol Nushi, kur këtë ndjenjë e krahason me vizitën e Kurtit. Zhurma e madhe afër muzikës dhe frekuentimi afër tavolinës sate për të shkuar drejt WC-së tregon se nuk je edhe i pëlqyer në një dasmë. Nushi i PSD-së thotë se sikur kjo vizitë e Kurtit në SHBA do të ishte dasmë, Ablini do të ishte i ulur afër muzikës dhe WC-së./Nacionale ...
Komentet te Nushi: Nëse vizita në SHBA ishte dasmë, Albinin e kanë ulur te muzika dhe WC Janë të Mbyllura

Dalin pamjet e momentit kur polici shqiptar vret kolegun e tij brenda stacionit – VIDEO

Lajme Rajoni dhe Bota Video
Euronews Albania ka siguruar videon ekskluzive të momentit kur Ludian Zaimi qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi, 55 vjeç. Nga pamjet shihet se si në ambientet e Komisariatit nr.3 ku ndodhi ngjarja e rëndë ndodhen disa efektivë policie të ulur nëpër karrige, në pritje të ndërrimit të turnit. Autori del jashtë, ndërkohë që pak para tij ka dalë edhe viktima, i cili shihet i ulur në shkallët e komisariatit. Në ambientet e jashtme të komisariatit, pranë viktimës shihet edhe një efektiv tjetër dhe në pamje të parë situata duket e qetë. Në një moment, 25 vjeçari Ludian Zaimi kthehet me fytyrë nga 55-vjeçari Çaush Saliasi, duke ...
Komentet te Dalin pamjet e momentit kur polici shqiptar vret kolegun e tij brenda stacionit – VIDEO Janë të Mbyllura

‘Shpifës je vet’: Përplasje në mes deputetit të PDK’së dhe VV’së në komision parlamentar

Lajme
Hajdar Beqa i PDK-së dhe Halil Thaçi i VV-së, janë përplasur në Komisionin për Financat Publike. Në atë komision po shqyrtohej raporti i auditimit të performancës “Prokurimi në Korporatën Energjetike të Kosovës 2018-2020”. Thaçi i ka thënë Beqës se po shpif në rastin e drejtorit financiar në KEK që është zgjedhë nga qeveria Kurti. “Ti po shpif. Drejtori dhe kryetari i bordit munden mos me qenë në dijeni, por unë e di që drejtori i auditimit nuk është e vërtetë që është zgjedhë drejtor në qeverinë e tanishme”, i ka thënë Thaçi. Më pas deputeti i PDK-së, Beqa i ka thënë atij se është shpifës dhe të mos flas kur ...
Komentet te ‘Shpifës je vet’: Përplasje në mes deputetit të PDK’së dhe VV’së në komision parlamentar Janë të Mbyllura

Sara Hoxha shfaqet provokative pa sutjena në imazhet e fundit

ShowBiz
ara Hoxha,vazhdon të jetë aktive me postime në rrjetet sociale. Shpesh herë ajo ndan imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj, shkruan lajmi.net Së fundi, Sara ka ndarë disa imazhe nga pushimet ku është shfaqur mjaft provokative. E veshur me një komplet veshje verore ngjyrë të gjelbër ku edhe shfaqej pa sytjena.     View this post on Instagram   A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxha) “Confession: I kam zili gocat qe i kanë gjithmonë flokët e rregulluara në pushime plazhi”, ishte mbishkrimi i saj. /Lajmi.net/   ...
Komentet te Sara Hoxha shfaqet provokative pa sutjena në imazhet e fundit Janë të Mbyllura

Kërcet dajaku në një familje në Ferizaj: Babai rrah djalin e tij 34-vjeçar pasi ia prishi gjumin

Lajme
Një rast jo fort i zakontë i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmë, pak para mesnatës, në fshatin Bardhosh të Ferizajt, ku një person ka sulmuar fizikisht djalin e tij për shkak të zhurmës në shtëpi, raporton Gazeta Sinjali. Rasti ka ndodhur në rrugën “Ekrem Dili”, kur djali i të dyshuarit ishte kthyer në shtëpi me gruan dhe fëmijët dhe për një moment babai i tij kishte filluar debatin se “pse po ma prish gjumin duke bë zhurmë”, me ç’rast situata ka eskaluar në konflikt fizik. Djali 34-vjeçar i cili pësoi lëndime si pasojë e sulmit nga babai ka marrë trajtim mjekësor, teksa dy palët e përfshira janë intervistuar në ...
Komentet te Kërcet dajaku në një familje në Ferizaj: Babai rrah djalin e tij 34-vjeçar pasi ia prishi gjumin Janë të Mbyllura

Detaje ekskluzive/ Si ua bëri Policia ‘gropën’ dillerëve në Ferizaj dhe në cilat shtëpi u kryen bastisje

Lajme
Prokuroria Themelore në Ferizaj bashkë me Policinë e Kosovës ka zhvilluar dje një aksion kundër drogës, të koduar si “Gropa”, që ka rezultuar me konfiskimin e 73 kilogramë heroinë dhe ndalimin e 15 personave. Grupi i të arrestuarve dyshohet se që nga muaji nëntor 2021 deri më 23 maj 2022, duke bashkëvepruar, kanë poseduar drogë me qëllim të shitjes, të cilën fillimisht si lëndë të parë e kanë marrë në Iran e pastaj përmes Turqisë e kanë sjellë Kosovë. Gjatë aksionit në tri lokacione që rezultoi me kapjen e 73 kilogramë drogë të llojit heroinë, janë konfiskuar edhe para të gatshme, telefona dhe vetura. Sinjali ka mësuar se lokacionet ku ...
Komentet te Detaje ekskluzive/ Si ua bëri Policia ‘gropën’ dillerëve në Ferizaj dhe në cilat shtëpi u kryen bastisje Janë të Mbyllura

Është publikuar një parashikim i madh për verën: Ja çka e pret Kosovën

Lajme
Nëse parashikimi i shërbimit meteorologjik më të famshëm në botë, AccuWeather del i saktë, atëherë vapa do të jetë me temperatura rekorde në pjesën jugore të Evropës dhe mund të priten stuhi. Në parashikimin e verës për Evropën, AccuWeather thekson se gjatë verës do të mbizotërojnë temperatura të larta ndërsa më të ngrohtat do të jenë në Ballkan. Ngjashëm me verën e kaluar, qytetet në të gjithë Ballkanin do të kenë shumë ditë me temperatura mbi 32 gradë celcius këtë vit. Në rajonin tonë, siç parashikon AccuWeather, stuhitë do të ndërpresin vapën e verës. Rreziku i thatësirës do të rritet gjithashtu, megjithëse meteorologët besojnë se do të jetë më pak ...
Komentet te Është publikuar një parashikim i madh për verën: Ja çka e pret Kosovën Janë të Mbyllura