Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Aksion kundër drogës në Ferizaj: Kapen 70 kg heroinë dhe ndalohen 10 persona

Lajme
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, në koordinim me Policinë e Kosovës, sot ka zhvilluar një aksion kundër drogës, të koduar si “Gropa”, që ka rezultuar me konfiskimin e dhjetëra kilogramëve heroinë dhe ndalimit të 10 personave. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se “janë kontrolluar dhe bastisur disa lokacione të ndryshme në Ferizaj dhe janë sekuestruar rreth shtatëdhjetë (70) kg substancë e dyshuar narkotike e llojit Captagon- (heroinë) dhe disa paisje për përpunimin e saj, ku me ç’rast janë arrestuar dhjetë (10) persona”. Të ndaluarit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. ...
Komentet te Aksion kundër drogës në Ferizaj: Kapen 70 kg heroinë dhe ndalohen 10 persona Janë të Mbyllura

Inspektori i AKI ftohet nga Specialja për të dëshmuar për kohën e fëmijërisë

Lajme
Agjencia e Kosovës për Inteligjencë në faqen e saj në internet ka lëshuar një komunikatë që ka të bëjë më ftesën që i ka dërguar Zyra e Prokurorit të Specializuar, Burim Ramadanit – inspektor i përgjithshëm në AKI. AKI njofton opinionin publik se Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka dërguar fletëthirrje për dëshmitar për Inspektorin e Përgjithshëm të AKI, Burim Ramadani. Në fletëthirrje precizohet se Ramadani urdhërohet të paraqitet si dëshmitar për t’u marrë në pyetja nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në datën e caktuar, dhe në fletëthirrje nga ai është kërkuar që “të ofrojë detaje në lidhje me lokacionin e tij fizik dhe gjeografik gjatë kohës se luftës, ...
Komentet te Inspektori i AKI ftohet nga Specialja për të dëshmuar për kohën e fëmijërisë Janë të Mbyllura

Shtesat prej 100 euro/ Ministri Murati jep lajmin e fundit

Lajme
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka mbajtur sot një konferencë para mediave, ku ka treguar se kur do të dalin 100 eurot e premtuara, për punëtorët e sektorit privat. Ministri Murati e pohoi, se së shpejti këto të holla do të procesohen, por që nuk tregoi një datë fikse rreth kësaj çështje, shkruan Gazeta Sinjali. “Komisioni është formuar, afati i aplikimit ka qenë deri javën e kaluar dhe ka krijuar më shumë telashe sesa që ka zgjidhur probleme me pas fillu me i trajtu të gjithë 1 nga 1, është dashur të përmbyllet afati dhe po besoj që shumë shpejt do ta kryejnë punën“, tha Murati. Ministri Murati mbajti konferencë ...
Komentet te Shtesat prej 100 euro/ Ministri Murati jep lajmin e fundit Janë të Mbyllura

Cili nga 3 çiftet në foto mendon se është më i lumturi?

Lifestyle
Me këtë test psikologjik do të arrish të zbulosh disa tipare të personalitetit tënd në raport me personat që ke pranë. Ka çifte që e bazojnë marrëdhënien e tyre mbi ndjenjën, të tjerë mbi pasionin. Por ka edhe çifte që marrëdhënien e bazojnë mbi përputhjen intelektuale. Dashuria është një ndjenjë universale që të gjithë ne mund ta provojmë të paktën një herë në jetë, është një mekanizëm kompleks që funksionon në mënyrë të ndryshme tek secili nga ne. Ama nuk ka dyshim që marrëdhëniet afatgjata janë ato që ndërtohen nga dy persona që arrijnë ta ruajnë me kohën dashurinë. Me këtë test psikologjik mund të zbulosh se si sillesh në ...
Komentet te Cili nga 3 çiftet në foto mendon se është më i lumturi? Janë të Mbyllura

Aktivisti jep ‘prova’ se Bideni shtrëngoi duart me Albin Kurtin (Video)

Rajoni dhe Bota
Afrim Haliti është një prej aktivistëve më mendjeshtendosur në rrjetet sociale, dhe këtë e ka dëshmuar edhe me anë të videos së fundit të publikuar në rrjetet sociale.  Pasi vizita e kryeministrit Kurti në Shtetet e Bashkuara ka përfunduar, mungesa e takimeve me zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë apo Departamentit të Shtetit po kritikohet. Aktivisti ka gjetur një video që ishte bërë virale më herët nga presidenti Joe Biden, që i hutuar mendon se po i shtrëngon dorën një personi, i cili në fakt, nuk ekziston. “Albin? Albiiiiin? Ku shkoi more? A u kthy a? Qysh more po m’kalon ka dera e s’u ktheve??”, ka shkruar z. Haliti në ...
Komentet te Aktivisti jep ‘prova’ se Bideni shtrëngoi duart me Albin Kurtin (Video) Janë të Mbyllura

MKRS shpërblen me 14 mijë euro Donjeta Sadikun pas suksesit në botërorin e boksit

Sport
Pas suksesit të madhe që e arritur në Kampionatin Botëror të Boksit për femra që u mbajë në Turqi ku e fitoi medaljen e bronztë, boksierja Donjeta Sadiku ka pranuar sot edhe shpërblimin nga Ministria e Kulturrës, Rinisë dhe Sportit. Për suksesin e saj, Sadiku u shpërblye me 14 mijë euro, kurse trajnerja e saj Mariola Sallauka me 7 mijë euro. Më këtë rast ministri Hajrulla Çeku tha se kjo është një e arritur shumë e madhe jo vetëm për boksin por edhe për të gjithë Kosovës sepse puna e tyre po bënë që flamuri i Kosovës po ngritet në organizimet më të mëdha ndërkombëtare në sport. Lexo po ashtu: ...
Komentet te MKRS shpërblen me 14 mijë euro Donjeta Sadikun pas suksesit në botërorin e boksit Janë të Mbyllura

KESCO: Kemi pranuar vendimin e ZRRE-së, ka paqartësi se si duhet të veprojmë

Lajme
KESCO njofton konsumatorët se ka pranuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) vendimin për shtyrjen e ekzekutimit të tarifave të energjisë elektrike të marrë më 8 shkurt 2022. Sipas KESCO, ky vendim që është dërguar nga rregullatori ka paqartësi se si duhet të veprohet. “Për të shmangur keqkuptimet të cilat potencialisht mund të prekin konsumatorët, ne kemi kërkuar sqarime nga ZRRE. Sapo të marrim një përgjigje dhe sqarim nga rregullatori se si të veprojmë, ne do të ndjekim udhëzimet në tërësi. Pavarësisht nga zhvillimi në këtë proces që ka ardhur si rezultat i vendimit të fundit të gjykatës dhe udhëzimeve të pritshme që do të marrim si operator nga ...
Komentet te KESCO: Kemi pranuar vendimin e ZRRE-së, ka paqartësi se si duhet të veprojmë Janë të Mbyllura

Kush ishte japonezi që luftoi në radhët e UÇK-së, kishte përdorur teknika të luftës tradicionale japoneze

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, shumë të huaj kishin marrë pjesë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Italia e Franca kishin ardhur për ta ndihmuar UÇK-në. Por pak janë ata që e dinë se në ndihmë UÇK-së i doli edhe një Japonez. Japonezi, i cili njihej vetëm me emrin Kokimura, kishte përdorur teknika të luftës tradicionale japoneze, duke përdorur thika e shpata. E kështu e kujton edhe Asllan Shala. “Briska, shpata, thika. Këto i ka pasur. Në atë kohë nuk i interesojke kallashi, e unë si i ri e marak në kallash”, tha Shala. Fillimisht, Kokimura kishte ...
Komentet te Kush ishte japonezi që luftoi në radhët e UÇK-së, kishte përdorur teknika të luftës tradicionale japoneze Janë të Mbyllura

‘Diva’ shndërrohet në ‘tigër’, Adelina Ismaili i lë gojë hapur të gjithë me këtë veshje!

ShowBiz
Adelina Ismaili, është ikonë e ekranit shqiptarë. Ani pse shumica e audiencës e njeh atë si këngëtare, tani bukuroshja nga Prishtina, po e praktikon një profesion tjetër. Ekranit nuk i ka ikur, po që së fundmi atë jemi duke e parë si modetore në emisionin e saj, “ “8à8”, program ky që trajton tema të ndryshme me mysafirë të ndryshe. Pasi që është pjesë e televizionit, është një ekip i tërë që kujdeset për paraqitjet e saj, pasi në çdo emision ajo duket me një stil ndryshe. Ajo se fundmi ka publikuar një video ku shfaqet duke ecur rrugëve të Prishtinës e veshur si ‘tigër’. E rregulluar me shije dhe ...
Komentet te ‘Diva’ shndërrohet në ‘tigër’, Adelina Ismaili i lë gojë hapur të gjithë me këtë veshje! Janë të Mbyllura

Zhgënjehet ish-kandidati i VV-së: “Ndryshimi nuk nënkupton vetëm fjalë të mira”

Lajme
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje njeherit ish-kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës, Ajet Potera është zhgënjyer me partinë të cilës i përket. Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Potera mes tjerash shkruan se “ndryshimi nuk nënkupton vetëm fjalë të mira, por edhe vepra të mira”. Ish-kandidatit të VV-së për Podujevën nuk po i pëlqen qeverisja nga bashkëpartiaku i tij, Shpejtim Bulliqi. Sipas tij qeverisja në Llap është kthyer ‘prapë në binarët e vjetër’ . “Kemi shpresë ende me nivelin qendrorë dhe nuk kisha dashur kurrë që kjo të ndodh njëjtë me qeverisjen Qendrore”, ka shkruar ai. Reagimi i plotë: Kur u ndryshua qeverisja në Komunën e Podujevës ...
Komentet te Zhgënjehet ish-kandidati i VV-së: “Ndryshimi nuk nënkupton vetëm fjalë të mira” Janë të Mbyllura