Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Konjufca: Drejtësia të ndëshkojë ata që kryen krimet në Lybeniq të Pejës

Lajme
Ushtruesi i detyrës së presidentit Glauk Konjufca, ka bërë sot homazhe në 22- vjetorin e masakrës në Lybeniq të Pejës. Ai me këtë rast tha se në këtë fshat të Kosovës janë vrarë mizorisht prej forcave policore njerëz të pafajshëm e të paarmatosur. Konjufca tha se asgjë nuk është bërë nga ana e drejtësisë për këtë masakër, që thotë se ka qenë një nga më mizoret. Konjufca: Asgjë nuk është bërë nga ana e drejtësisë që familjarët të zhdëmtohen “Lybeniqi është një fshat i Kosovës, i cili vetëm gjatë luftës së fundit ’98 dhe ’99 gjatë këtyre viteve nuk e ka përjetuar vetëm një masakër, po i ka përjetuar tri ...
Komentet te ​Konjufca: Drejtësia të ndëshkojë ata që kryen krimet në Lybeniq të Pejës Janë të Mbyllura

Mbyllet takimi i Raiolas me Laportan, këto janë zhvillimet e reja

Sport
Ka dalë pozitiv takimi mes Mino Raiolës, babait të Erling Haaland dhe presidentit të Barcelonës Joan Laporta. Ishte ky kontakti i parë për të diskutuar rreth projektit të ri të Barcelonës. Padyshim që nuk ka asgjë të bërë ose të avancuar, gara do të jetë e gjatë për sa kohë që janë përfshirë shumë klube përveç Barcelonës, përcjellë KosovaPress. Raiola do të takohet dhe të bisedojë edhe me top klubet e tjera në javët e ardhshme. Raiola u takua edhe me Borussia Dortmundin këtë javë për të diskutuar rreth çmimit pasi klauzola e Haaland do të jetë e vlefshme deri në muajin korrik të vitit 2022./KP ...
Komentet te Mbyllet takimi i Raiolas me Laportan, këto janë zhvillimet e reja Janë të Mbyllura

Mehaj takohet me Federicin: FSK do të vazhdojë avancimin e kapaciteteve operacionale

Lajme
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga inspektori i Përgjithshëm i FSK-së, gjeneral major Bashkim Jashari priti sot në një takim komandantin e KFOR-it, gjeneral major Franco Federici. Gjeneral Federici shprehu vlerësimin e tij të lartë për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, profesionalizmin e dëshmuar si dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit të deritashëm në shumë fusha në mes të KFOR-it dhe FSK-së. Nga ana e tij, ministri Mehaj shprehu falënderimin për vizitën si dhe mirënjohjen e për misionin e KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit po edhe në sigurinë rajonale. Ministri Mehaj siguroi gjeneralin Federici se Ministria e Mbrojtjes do të jetë ...
Komentet te Mehaj takohet me Federicin: FSK do të vazhdojë avancimin e kapaciteteve operacionale Janë të Mbyllura

​Dybala, Arthur dhe McKennie përplasen me policinë, nuk ua hapin dyertë e shtëpisë

Sport
Juventus thuhet se do të gjobisë treshen Ëeston McKennie, Paulo Dybala dhe Arthur pasi morën pjesë në një aheng pa respektuar kufizimet për Covid-19 në shtëpinë e mesfushorit amerikan. “La Stampa” raporton se ish – lojtari i Schalke 04 organizoi një aheng në shtëpinë e tij me dy shokët e tij të skuadrës dhe miqtë e tjerë. Problemi është se është e ndaluar të organizosh ndeja private në Itali sipas rregullave aktuale të Covidit, përcjellë KosovaPress. Fqinjët thirrën policinë kur vunë re se një festë po ndodhte brenda shtëpisë së McKennie, por askush nuk e hapi derën kur arritën në vend. Italia ka një shtetrrethim mbarëkombëtar, nga ora 10 deri ...
Komentet te ​Dybala, Arthur dhe McKennie përplasen me policinë, nuk ua hapin dyertë e shtëpisë Janë të Mbyllura

OBSH ankohet për procesin e ngadaltë të vaksinimit në Evropë

Rajoni dhe Bota
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropë, Hans Kluge, vlerësoi sot se vaksinimi kundër virusit korona në Evropë është tepër i ngadaltë dhe shprehu shqetësimin se shpërndarja e vaksinave mund të zgjasë pandeminë. Kluge tha në një deklaratë se 10 për qind e popullsisë në Evropë morën dozën e parë të vaksinës, dhe se katër për qind përfunduan procesin, dhe se procesi duhet të përshpejtohet, kryesisht duke rritur prodhimin, duke zvogëluar barrierat për vaksinat dhe duke përdorur secilën prej dozave të tyre, raporton Reuters. Ai theksoi se Evropa është më e ngadaltë se Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, jo vetëm në porositjen e vaksinave, por edhe në ...
Komentet te OBSH ankohet për procesin e ngadaltë të vaksinimit në Evropë Janë të Mbyllura

Rreth 680 profesionistë shëndetësorë vaksinohen në sallën “1 tetori”

Shëndetësi
Sot është dita e tretë që në qendrën kryesore të vaksinimit në sallën “1 tetori” në Prishtinë po vazhdon vaksinimi me dozën e parë AstraZeneca të profesionistëve shëndetësorë. Për dallim nga ditët tjera kur në këtë qendër u vaksinuan kujdesi parësor shëndetësor, tashmë në hyrje të kësaj salle është vendosur një njoftim me orarin për stafin mjekësor të klinikave të Qendrës Klinike Universitare. Që nga dita e martë kur edhe zyrtarisht nisi vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve të Kosovës në sallën “1 tetori” janë vaksinuar rreth 679 persona. Koordinatori i qendrës së vaksinimit, Niman Bardhi tha se vetëm deri në mesditë janë vaksinuar 58 persona, ndërsa presin që deri në ...
Komentet te Rreth 680 profesionistë shëndetësorë vaksinohen në sallën “1 tetori” Janë të Mbyllura

​Kënga e Evrovizionit me numër më të vogël spektatorësh me test negativ

ShowBiz
Kënga e Evrovizionit me numër më të vogël spektatorësh me test negativ Një numër i kufizuar i shikuesve me një test negativ në COVID-19, do të lejohen të marrin pjesë në garën e këngës Evrovizion në Roterdam në maj, duke respektuar masat epidemiologjike, shkruan gazeta holandeze “De Telegraph”. Ngjarja do të jetë pjesë e një serie ngjarjesh në Holandë të quajtur “fieldlab”, të cilat lejojnë grupe të vogla njerëzish të hyjnë në teatro, qendra konferencash dhe ndeshje futbolli nën mbikëqyrje të rreptë, sipas Reuters. Organizatorët konfirmuan më herët se shfaqjet individuale do të mbahen në Roterdam më 18, 20 dhe 22 maj, duke ruajtur distancën fizike, por pa specifikuar nëse ...
Komentet te ​Kënga e Evrovizionit me numër më të vogël spektatorësh me test negativ Janë të Mbyllura

Orlando takon Rakiqin: Partitë të jenë konstruktive për zgjedhjen e presidentit

Lajme
E përsërita thirrjen time për të gjitha partitë që të flasin, të jenë konstruktive dhe të përgjegjshme në funksion të zgjedhjeve presidenciale Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka takuar ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq. Ambasdori italian shkruar se me Rakiqit ia ka përsëritur thirrjen që të gjitha partitë të falsin, të jenë konstruktiv dhe të përgjegjshëm në funksion të zgjedhjeve presidenciale, duke theksuar se dështimi do të ndikonte negativisht te të gjithë qytetarët. Poashtu në këtë takim Orlando e Rakiq kanë biseduar edhe për çështje të ndryshme urgjente mes komuniteteve që duhet të trajtohen nga Qeveria. “Takim i shkëlqyeshëm me Ministrin Rakic. E përsërita thirrjen time ...
Komentet te Orlando takon Rakiqin: Partitë të jenë konstruktive për zgjedhjen e presidentit Janë të Mbyllura

Musliu: Sot bashkëndjejmë me të gjithë familjarët e Lybeniqit që humbën më të dashurit e tyre

Lajme
Për të nderuar të rënët e masakrës së Lybeniqit të Pejës, sot në 22-vjetorin e kësaj masakre kanë bërë homazhe edhe përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës. Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, tha se këto ditë të përkujtimit nuk guxojnë të harrohen, derisa shtoi se duhet t’iu tregohet pasardhësve se sa shtrenjtë është paguar liria e Kosovës. Musliu: Sot bashkëndjejmë me të gjithë familjarët e Lybeniqit “Sot jemi në Lybeniq për të përkujtuar të gjithë të rënët, masakra në Lybeniq është një nga masakrat me përmasat më të mëdha që kanë ndodhur në Kosovë dhe thjesht këto ditë nuk guxojmë në asnjë moment dhe në asnjë formë të harrohen, duhet ...
Komentet te Musliu: Sot bashkëndjejmë me të gjithë familjarët e Lybeniqit që humbën më të dashurit e tyre Janë të Mbyllura

OHT arrin marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë për Promovim dhe Përkrahje të Turizmit të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit (OHT) ka arritur marrëveshje bashkëpunimi në fushën e veprimit me Agjencinë për Promovim dhe Përkrahje të Turizmit të Maqedonisë së Veriut. Kreu i Odës së Hotelerisë, Hysen Sogojeva tha se kjo marrëveshje nënkupton koordinimin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, për çka shtoi se shpreson se turizmi si veprimtari nuk do të mbetet anash. Sogojeva: Turizmi si veprimtari mos të jetë e lënë anash   “Kam nderin që në emër të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit ta nënshkruamë këtë marrëveshje. Kjo vërtet është një vlerë dhe një diçka që kemi filluar seriozisht që turizmi mos të jetë një veprimtari e lënë anash. Duke e ditur rëndësinë ...
Komentet te OHT arrin marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë për Promovim dhe Përkrahje të Turizmit të Maqedonisë së Veriut Janë të Mbyllura