Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta i ka thurur elozhe sulmuesit të Manchester City, Sergio Aguero pas lajmit se ai do të largohet nga gjigandët e Premier Ligës, këtë verë, por edha buzëqeshi pak kur u pyet nëse ai do të donte të nënshkruante me argjentinasin. Arteta punoi ngushtë me Agueron në ‘Etihad Stadium” gjatë kohës së tij si te shefi i Cityt Pep Guardiola, para se të transferohej në Arsenal për të marrë rolin e trajnerit kryesor, përcjellë KosovaPress. Aguero do të jetë në dispozicion si një agjent i lirë në fund të këtij sezoni dhe i pyetur nëse Arsenali mund ta transferojë Argjentinasin tha se “do të shohim.” Duke ...
Komentet te Arteta: Të shohim nëse mund ta marrim Agueron Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, për paraburgim prej 30 ditësh për tre zyrtarët policorë të arrestuar për rastin Karaçeva. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. Ky është njoftimi i plotë: Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurve N. S., N. K. dhe F. K. Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit, në cilësinë e zyrtarëve policorë, gjatë muajit Dhjetor 2019, në zonën e fshatrave të brezit kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në mënyrë të vazhdueshme, kanë ...
Komentet te Rasti “Karaçeva”, një muaj paraburgim ndaj tre zyrtarëve policorë Janë të Mbyllura
Në mëngjesin e ditës së nesërme do të nisë vaksinimi i personelit shëndetësor në Pejë, ku tashmë në këtë komunë kanë arritur 1 mijë vaksina. Komuna e Pejës ka bërë të gjitha përgatitjet për të vaksinuar personelin shëndetësor, e që kjo komunë ka rreth 1 mijë profesionistë shëndetësorë. Drejtori i Shëndetësisë Petrit Loci, tha se kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të filluar vaksinimin. Loci: Komuna e Pejës ka bërë përgatitje e nevojshme për fillimin e vaksinimit “Komuna e Pejës ka bërë të gjitha përgatitje e nevojshme për fillimin e vaksinimit si fillim për punëtorët shëndetësorë dhe mund të konfirmojë se vaksinat tani më kanë mbërritur në ...
Komentet te Nesër nis vaksinimi i personelit shëndetësor në Komunën e Pejës Janë të Mbyllura
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka publikuar sot një hulumtim që ka realizuar në terren për ndikimin e pandemisë COVID-19 në sektorin privat, në rënien e qarkullimit të bizneseve dhe në mbylljen e shumë prej tyre. Në këtë hulumtim thuhet se nga dëmet e shkaktuara nga COVID-19, gjendja e bizneseve është e vështirë dhe rezulton se bizneset kanë pësuar humbje gjatë gjithë kësaj kohe. Në konferencën për me temën “Ndikimi i pandemisë në ekonomi dhe pasojat e krizës të shkaktuar nga COVID-19”, Fjolla Smaili, zëdhënëse e OAK-ut tha se sektorët më të prekur në pandemi janë gastronomia, sektori i prodhimit dhe ndërtimit, derisa farmacitë dhe marketet kanë pasur fitim ...
Komentet te OAK: Bizneset në gjendje të vështirë, mbështetja e shtetit e vonuar dhe e varfër Janë të Mbyllura
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia priti sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett. Në këtë takim, Ministri Vitia dhe Ambasadori Kosnett kanë diskutuar për situatën rreth COVID-19 në Kosovë, për të cilën është vlerësuar se është shqetësuese dhe kërkohet respektim i masave në fuqi, pa e përjashtuar edhe plotësimin e këtyre masave me të tjera, duke u bazuar në ecurinë e situatës epidemiologjike në vend. Në takim është theksuar se pandemia ka përkeqësuar situatën, përveç në rrafshin shëndetësor edhe në atë ekonomik e social. Ministri Vitia dhe Ambasadori Kosnett kanë diskutuar edhe për fillimin e procesit të vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë ...
Komentet te Ambasadori amerikan takon Vitinë, shqetësuese situata me COVID-19, të respektohen masat Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për të Mitur ka dënuar me tri vjet e gjysmë burg XH.J. për sulm seksual ndaj një të miture. I pandehuri më datë 27.12.2019 rreth orës 07:20 në Pejë, në kabinetin e shkollës fillore, kishte ngacmuar seksualisht nxënësen e tij të mitur, me qëllim që t’i ndihmojë për t’i nxjerrë mungesat dhe statistikat e suksesit. Të pandehurit, gjykata i shqiptoi dënim plotësues ndalim i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës në kohëzgjatje prej pesë vjet, nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit. I pandehuri u obligua që në emër të shpenzimeve të procedurës penale, gjykatës t’ia paguajnë shumën 100 euro në emër të shpenzimeve të paushallit ...
Komentet te Tre vjet e gjysmë burg për sulm seksual Janë të Mbyllura
Oda e Afarizmit të Kosovës(OAK)ka publikuar hulumtim që ka realizuar në terren për ndikimin e pandemisë në sektorin privat. Në këtë hulumtim thuhet se nga dëmet e shkaktuara nga Covid19, gjendja e bizneseve është e vështirë, dhe rezulton se bizneset kanë pësuar humbje gjatë gjithë kësaj kohe. Në konferencën për me temën: “Ndikimi i pandemisë në ekonomi dhe pasojat e krizës të shkaktuar nga Covid-19”, Fjolla Smaili zëdhënëse e OAK tha se sektorët më të prekur në pandemi është gastronomia dhe sektori prodhimit, derisa farmacitë dhe marketet kanë pasur fitim në pandemi. “27 përqind e të anketuarve në biznese deklarojnë se pandemia ka ndikuar jashtëzakonisht keq, ndërsa 40 përqind kanë ...
Komentet te OAK: Gjendja e bizneseve e vështirë, gjatë pandemisë 60 mijë persona humbën vendet e punës Janë të Mbyllura
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 5.010 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 975 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (90, 81 vjeç), Ferizaj 1 rast (92 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (71 vjeç), Kamenicë 1 rast (62 vjeç), Kaçanik 1 rast (60 vjeç), Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Pejë 1 rast (82 vjeç), Prizren 1 rast (72 ...
Komentet te 12 të vdekur dhe 975 raste të reja me Covid-19 në Kosovë Janë të Mbyllura
SBASHK-u përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se është i gatshëm për një takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia për t’u informuar mbi paralajmërimet e kryeministrit Edi Rama se Shqipëria, përveç punonjësve shëndetësorë, do të mund të vaksinojë edhe mësimdhënësit nga Kosova. SBASHK i ishte drejtuar me një apel publik Qeverisë së kaluar të Kosovës që me rastin e fillimit të procesit të vaksinimit ta kenë prioritet sektorin e arsimit dhe se më 29 mars i është drejtuar me shkresë ministrit Vitia duke kërkuar që të mbajnë një takim ku do të diskutohej përfshirja e mësimdhënësve në listën prioritare për vaksinim. “Këtë kërkesë nuk po e ...
Komentet te SBASHK në pritje të takimit me ministrin Vitia mbi përfshirjen e mësimdhënësve në vaksinim Janë të Mbyllura
“Unë di të marr vendime dhe të jem një lider, dhe kjo është shumë e vështirë sepse egoja e lojtarëve thith gjithçka, por Sergio e ka nën kontroll”. Kështu argumentoi Luis Enrique kur duhej të shpjegonte katër minutat e kohës së lojës që iu dhanë në ndeshjen kundër Kosovës. Sergio Ramos është më afër të bëhet lojtari me më shumë ndeshje në histori. Lojtari i Real Madridit u inkuadrua në katër minutat e mbetura dhe kështu bëri ndeshjen e tij të 180-të me fanellën e Spanjës. Kështu Ramos tejkaloi futbollistin e Omanit Ahmed Mubarak dhe tani ka vetëm egjiptianin Ahmed Hassan me katër ndeshje më shumë, përcjellë KosovaPress. Qendërmbrojtësi ka ...
Komentet te Mësohet arsyeja pse Ramos u inkuadrua në katër minutat e fundit të ndeshjes kundër Kosovës Janë të Mbyllura