Aksioni i Prokurorisë Speciale të Kosovës, i nisur një ditë më parë në “Call center” në 17 lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe Ferizaj, ka vazhduar edhe sot. Prokuroria Speciale njofton se gjatë ditës së sotme janë ngrirë 700.000 euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë e “Call center” në mënyrë të kundërligjshme, lidhur me veprat penale të “mashtrimit” dhe “krimit të organizuar”. Deri më tani nga ky operacion janë sekuestruar edhe 160.000 euro, gjashtë vetura, janë arrestuar 18 persona, si dhe një numër i konsiderueshëm i kompjuterëve, serverëve dhe telefonave mobilë, të cilët janë shfrytëzuar për kryerjen e veprave penale./KP ...
Komentet te Me urdhër të Prokurorisë Speciale “ngrihen” 700 mijë euro Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Studiues në SHBA thonë së fundmi se një sëmundje ende e paemëruar bën që kafshët të humbasin çdo frikë nga njerëzit, duke u sjellë në mënyrë miqësore të ngjashme me atë të qenve. Ata shtojnë se një virus misterioz ka infektuar arinjtë e zinj në shtetet amerikane të Kalifornisë e Nevada duke bërë që kafshët të afrohen pa u trembur me njerëzit. Në një prej rasteve, një këlysh ariu thuajse i rritur u ngjit pa u trembur në motorin e dëborës në resorin Northstar pranë liqenit Tahoe, pa treguar asnjë shenjë të kujdesit që një kafshë e egër shfaq në prani të njerëzve. Veterinarët besojnë se gjendja e pazakontë mund ...
Komentet te SHBA: Sëmundja e panjohur kthen arinjtë në ‘zombi miqësorë’ me njerëzit Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj personin me inicialet F.A. (27), i dyshuar për grabitje. Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00, në njërën nga rrugët e frekuentuara të qytetit të Ferizajt. Me këtë rast, i dyshuari, me forcë ia ka grabitur nga qafa një zinxhir ari një femre dhe ka ikur në drejtim të panjohur. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërkaq me urdhër të Prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë./KP ...
Komentet te Arrestohet një i dyshuar për grabitje në Ferizaj Janë të Mbyllura
Kapiteni i Marinës italiane Walter Biot u arrestua derisa po i dorëzonte dokumente sekrete një atasheu ushtarak rus në këmbim të parave. Gruaja e tij, Claudia Carbonara, i tha të përditshmes Corriere della Sera se ai kishte probleme financiare dhe se po përpiqej të siguronte për katër fëmijët e tij. Biot, 54-vjeç, u arrestua të martën në një parking në Romë, pasi ai u pa duke marrë 5.000 euro nga një zyrtar rus për një informacion në USB, deklaroi një burim policie, raporton Reuters. Italia, e cila tradicionalisht ka marrëdhënie më të mira me Moskën sesa shumë vende perëndimore, dëboi menjëherë dy diplomatë rusë dhe dënoi spiunazhin e pretenduar si ...
Komentet te Kapiteni i marinës italiane u zbulon sekrete rusëve, rrezikon 15 vjet burg Janë të Mbyllura
Agjenti i Erling Haaland, Mino Raiola, është duke kaluar një ditë të zënë sot. Pas bisedimeve me presidentin e Barcelonës Joan Laporta, Mino Raiola dhe babai i Erling Haaland momentalisht janë në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano. Laporta, Raiola dhe babai i Erling Haaland gjatë ditës së sotme kanë mbajtur bisedime rreth së ardhmes së yllit të Dortmundit, ku “blaugranët” spekulohet se janë në garë për ta transferuar sulmuesin norvegjez, përcjell KosovaPress. Pas bisedimeve me kreun e Barcelonës, Raiola dhe babai i Haaland janë nisur me aeroplan privat në Madrid, ku agjenti i Haaland pritet të mbajë bisedime edhe me gjigantin e La Ligas, Real ...
Komentet te Pas Laportas, Raiola takohet edhe me Perez Janë të Mbyllura
Irani ka filluar pasurimin e uraniumit me një kaskadë të katërt ose grumbull makinerish të përparuara IR-2m në uzinën e tij nëntokësore Natanz, sipas një raporti konfidencial nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, në të cilën Reuters kishte qasje sot. Irani ka informuar IAEA se ka në plan të përdorë gjashtë kaskada të makinave IR-2m në FEP për të pastruar uraniumin deri në pesë për qind pastërti. Raporti thekson se dy kaskadat e mbetura janë ngritur, por nuk janë pasuruar ende./KP ...
Komentet te Agjencia konfirmon: Irani fillon me pasurimin e uraniumit Janë të Mbyllura
Një shenjë dallohet veçanërisht për ligësinë e saj. Rregulli “mos u bëj të tjerëve atë që nuk dëshiron të të bëjnë ty”, nuk vlen për të. Ju nuk do të hezitoni të dëmtoni dikë nëse i sjell dobi. Ai është gjithashtu shumë hakmarrës. Mos qëndro në flluskën e tij! Kjo shenjë është gjithashtu hipokrite, kështu që nuk do ta dini se çfarë do të thotë ai në të vërtetë. Kush e di se çfarë është konspiracioni prapa shpinës, ndërsa buzëqesh në fytyrën tënde. Bëhet fjalë për Dashin./KP ...
Komentet te Kujdesuni mirë për këtë shenjë – mund të jetë e rrezikshme Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit M.A. për veprën penale Krime lufte kundër popullsisë civile. Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit M.A. për veprat penale Krimi i luftës kundër popullsisë civile e paraparë dhe sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë(RSFJ) i cili ligj ishte në fuqi në kohën kur pretendohet se është kryer vepra penale, vepër kjo e ...
Komentet te Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për krime lufte në Izbicë të Skenderajt Janë të Mbyllura
Kanë kaluar 22 vite nga masakra e Lybeniqit të Pejës, e familjarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për më të dashurit e tyre. Lybeniqi që përjetoi tri masakra, kjo e 1 prillit të vitit 1999 konsiderohet si një ndër masakrat më makabre ku nuk janë kursyer as fëmijët, gratë, e pleqtë, ku mbeten të vrarë afër 70 persona. Alban Rexhaj, është i mbijetuar i masakrës së Lybeniqit, e që babai i tij është në mesin e të masakruarve nga forcat serbe. Ai rrëfen ngjarjen e ndodhur 22 vite më parë, teksa shton se është mrekulli nga Zoti që ai ka arritur të shpëtojë. Rexhaj: Kemi qenë 5 familje “Kemi qenë tek ...
Komentet te 22 vite pas, familjarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për masakrën e Lybeniqit Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti, ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Mbrojtjes, Enver Dugolli. Nëpërmjet një letre drejtuar kryeministrit Kurti, zëvendësministri i Mbrojtjes Dugolli, ka kërkuar që të lirohet nga të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara nga vendimi paraprak për emërimin e tij. Arsyeja e dorëheqjes së zëvendësministrit Dugolli ka të bëjë me certifikimin si Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës./KP ...
Komentet te Kurti liron nga detyra zëvendësministrin e Mbrojtjes, Enver Dugolli Janë të Mbyllura