Prokuroria Themelore e Shtetit në Podgoricë ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore kundër kryetarit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, për vepër penale Thirrje për Rezistencë. Aktakuza është ngritur edhe kundër Kryeshefit të Policisë Komunale, Rexhep Çunmulaj dhe policit komunal E.M, për vepër penale Thirrje për Rezistencë përmes Ndihmës, për ngjarjet në Tuz, më 24 dhe 25 shkurt të këtij viti. “Gjeloshaj akuzohet se u ka bërë thirrje të tjerëve të rezistojnë dhe të mos i binden vendimit të ligjshëm të organit shtetëror dhe të një zyrtari në kryerjen e veprimit zyrtar, si rezultat i të cilit vendimi i ligjshëm i organit shtetëror nuk u zbatua, sepse më 24 shkurt, ...
Komentet te Ngritët aktakuzë kundër kryetarit të Tuzit për rezistencë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Adelina Grainca, e cila iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, dje derisa votohej për presidentin, ka dhënë detaje për kalimin e saj në partinë fituese të zgjedhjeve. Grainca ka thënë se në PDK që nga fillimi e kanë neglizhuar si në nivelin lokal, po ashtu edhe në atë qendror, duke mos i ofruar mundësi për zhvillim si një politikane e re dhe si person që përfaqëson rininë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. “Kjo kohë më ka ndihmuar të reflektoj dhe shoh Lëvizjen Vetëvendosje, me moshën mesatare më të re dhe pjesëmarrjen më të madhe të grave, mundësi më të mirë të zhvilloj dhe avancoj qëllimet ...
Komentet te Grainca jep detaje pse e la PDK-në dhe iu bashkuar VV-së Janë të Mbyllura
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se sapo kanë arritur marrëveshjen për të sjellë në Shqipëri 50.000 doza të tjera të vaksinës Sputnik brenda 10 ditëve. Rama ka shkruar në Facebook se do ta fitojnë këtë luftë me forcën e karakterit e të kembënguljes së tyre. “Do ta lemë shpejt pas tunelin e pandemisë, ku drita e daljes sa vjen e zmadhohet”, ka shkruar ai./KP ...
Komentet te Shqipëria brenda 10 dite merr edhe 50 mijë doza të vaksinës Sputnik Janë të Mbyllura
Presidentja e venit, Vjosa Osmani ka deklaruar se mbrëmë kanë përmbyllur dinjitetshëm një kaptinë të zgjedhjeve demokratike, si dhe kanë vulosur edhe njërin ndër shembujt më të mirë të funksionimit të demokracisë, duke respektuar në plotëni vullnetin e qytetarëve. Osmani ka shkruar në Facebook se të luftosh padrejtësitë e të sfidosh veprimet e gabuara, të shtysh përpara kauza që e përmirësojnë jetën e njerëzve që na rrethojnë, të qëndrosh fort prapa bindjeve tuaja kur e di që diçka është e drejtë dhe duhet bërë, nuk është thjesht çështje e një vote apo deklarimi publik, është përmbushja më e madhe dhe arritja më kulminante në realizimin me sukses të misionit tonë ...
Komentet te Osmani: Kemi vulosur shembullin e mirë të funksionimit të demokracisë Janë të Mbyllura
Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, propozoi shkarkimin e ministrit të Drejtësisë në vend, Vlladimir Leposaviq, për shkak të qëndrimit të tij ndaj gjenocidit në Srebrenicë. Në një konferencë të jashtëzakonshme për gazetarë, Krivokapiq tha se e ka dërguar këtë propozim në parlamentin e Malit të Zi. Gjatë një seance parlamentare më 26 mars, Leposaviq tha se është i gatshëm të pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid “kur një gjë e tillë të vërtetohet pa dyshime”. Me këtë deklaratë, ai ka sfiduar edhe legjitimitetin e Gjykatës së Hagës për ish-Jugosllavinë, e cila ka konstatuar se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid. “Pas deklaratës së diskutueshme i kam dërguar një ...
Komentet te Qëndrimi për Srebrenicën, Krivokapiç kërkon shkarkimin e ministrit Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 264 raste të reja me Covid-19, derisa nëntë qytetarë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me Covid-19 Sipas MSh-së, 4 qytetarë që kanë humbur jetën janë nga Tirana, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 55 – 83 vjeç, duke e çuar në 2274 humbjen e jetëve që prej fillimit të pandemisë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 94,431 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet ...
Komentet te 264 raste të reja dhe 9 humbje jete në Shqipëri Janë të Mbyllura
Parlamenti Studentor ka reaguar lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për mësim online në institucionet universitare, mbylljen e konvikteve dhe menzës së studentëve. Sipas një komunikate të Parlamentit Studentor, sipas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës, mësimi në institucionet universitare do të mbahet tërësisht në formë online që nga data 6 deri më 18 prill. “Në vendimin për masat e reja kundër COVID-19, është vendosur gjithashtu që të pezullohen konviktet dhe menza e studentëve, vendim për të cilin Parlamenti Studentor është kategorikisht kundër. Parlamenti Studentor është kundër mbylljes së konvikteve, sepse ne konsiderojmë se qëndrimi i vetëm një studenti në dhomë nuk sjellë rrezikshmëri të madhe, ndërkaq studentët ...
Komentet te Parlamenti Studentor kundër mbylljes konvikteve dhe menzës Janë të Mbyllura
Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, e cila ishte e vetmja nga kjo partie që qëndroi në seancë, derisa votohej për Vjosa Osmanin si presidente, ka dhënë arsyet pse ka qëndruar në sallë, si dhe ka mohuar se është larguar nga ky subjekt politik. Reshitaj ka mohuar se kishte interes personal për të qëndruar në sallë, duke theksuar se qëndrimi i saj është i bazuar vetëm në arsyet humane dhe profesionale sepse kështu thotë se e ka ndërtuar karakterin dhe personalitetin e saj. Komenti i plotë i Albena Reshitaj: Të dashur qytetarë dhe votues të nderuar, Ashtu siç kam bërë të ditur në paraqitjet e ...
Komentet te Reshitaj: Nuk jam larguar nga AAK Janë të Mbyllura
Një 50 vjeçar nga fshati Libovec i Gjakovës është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë pa shenja jete. Sipas policisë, viktima është dërguar në spital nga vëllai i vet. Ndërkohë, patrulla iu ka përgjigjur rastit. “Sipas mjekut viktima ka arritur në spital pa shenja jete dhe ka një lëndim në kokë. Dëshmitarët – familjarët e viktimës kanë deklaruar se të njëjtin e kanë gjetur të shtrirë në oborr poshtë ballkonit të katit të parë nga dhoma e fjetjes (në lartësi rreth 3 metra). Në vendngjarje kanë dalur patrullat policore. Sipas familjarëve nuk ka pasur telashe me askënd dhe nuk kanë dyshime në dikë. Është njoftuar prokurori kujdestar me urdhër të ...
Komentet te Vdes një person në Gjakovë, dyshohet se u rrëzua nga ballkoni Janë të Mbyllura
Plani i Qeverisë së Kosovës që të vaksinojë mësimdhënësit në Kukës nuk mund të aplikohet në këtë periudhë meqë në Shqipëri janë shpenzuar të gjitha dozat me vaksinën AstraZeneca dhe Pfizer. Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili tha se mësimdhënësit do të dërgohen për vaksinim në Shqipëri kur të ketë doza të reja të vaksinave. Pasi miratuan masat e reja anti-covid, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media folën për sigurimin e vaksinave. Kurti tha se situata rreth sigurimit të vaksinave për Kosovën është më delikate. Kurti: Kosova nuk e ka komoditetin e pranimit të ...
Komentet te Kurti: Kosova nuk e ka komoditetin e pranimit të vaksinave gjithandej Janë të Mbyllura