Po shoqeri e çoroditur jemi Ardian Kastrati, deputet i Kuvendit te Republikes te Kosoves, beri nje gabim te madh dje, ku indirekt perqeshi zonjen Osmani per peshen e saj. Aspak mire nuk eshte ndjere me kete shkrim edhe gruaja ime, si dhe vajzat e mia. Ama, mu çu do rrugaç e me mbrojte Vjosa Osmani, eshte njesoje sikur ne plagen e trupit me te kafshu nje qen i çartun. Vetem ne Kosove ndodhe qe drogirashi me fole kunder droges, hajni kunder hajnise, i felliqti kunder felliqesirave. Keta njereze qe po protestojne, nuk e kane hallin e presidentes, po hallin e hybythjes te pushtetit, qe eventualisht mujshin ne kete kohe krize ...
Komentet te Zeka: Ardian Kastrati bëri gabim të madh kur indirekt përqeshi znj.Osmani Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Presidenca e Kosovës ka njoftuar se për shkak të situatës aktuale me pandeminë COVID-19, nuk do të organizohet një ceremoni e inaugurimit të Presidentes së Republikës së Kosovës. Mirëpo, do të organizohen një sërë aktivitetesh për ta shënuar pranimin e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës dhe të cilat janë përshtatur me rrethanat. Në vijim iu prezantojmë agjendën zyrtare të organizuar me këtë rast: AGJENDA (6 PRILL 2021) 10:00 Arritja e Presidentes së Repubikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu Lokacioni: Përballë Kuvendit të Republikës së Kosovës (Hyrja e parë, Sheshi Ibrahim Rugova) 10:00 – 11:00 Ceremonia e revistës së trupave të Togut Ceremonial të Forcës së Sigurisë së ...
Komentet te Vjosa Osmani nesër pranon detyrën e presidentes, ja agjenda Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se gjendja emergjente e shëndetit publik, i ka detyruar që të kufizojnë lirinë e lëvizjes, lirinë e tubimit, e të drejtën e privatësisë, dhe lirinë e dhënies së shërbimeve dhe të administrimit të biznesit. Kurti u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që t’u përmbahen masave që janë treguar efektive dhe tashmë janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë. Komenti i plotë i Kurtit: Trendi i rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19 është bërë i frikshëm. Në bazë të analizës së situatës epidemiologjike me COVID-19 nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në dy javët e fundit janë ...
Komentet te Kurti kërkon respektimin e masave anti-Covid, thotë se është përhapur shumë varianti britanik Janë të Mbyllura
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut nga 1.431 teste të kryera janë regjistruar 301 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 1.091pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 37 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 135.167 raste, prej të cilëve 110.388 janë shëruar, kurse 3.977 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 20.802 raste aktive me virusin korona./KP ...
Komentet te 37 viktima dhe 301 raste të reja me Cvoid-19 në Maqedoni të Veriut Janë të Mbyllura
Presidenti i Argjentinës ka dalë pozitiv me Covid-19, pavarësisht se ka marrë të dyja dozat e vaksinës Sputnik V në janar dhe në shkurt. Alberto Fernandez, 62 vjeç rezultoi pozitiv të premten më 2 prill. Fernandez tha: ‘Unë tashmë jam i izoluar, duke respektuar protokollin aktual dhe duke ndjekur udhëzimet e mjekut tim personal.” ‘Unë kam kontaktuar njerëzit që kam takuar në 48 orët e fundit për të vlerësuar nëse ata kanë simptoma.” Ekipi mjekësor i Presidentit tha se ai ishte ‘i qëndrueshëm, asimptomatik, me parametra brenda kufijve normalë’. Fernandez ka marrë të dyja dozat e vaksinës Sputnik, njëra në janar dhe e dyta në shkurt. Si reagim ndaj lajmit, ...
Komentet te Mori të dyja dozat e vaksinës Sputnik V, infektohet Presidenti argjentinas Janë të Mbyllura
Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi duke komentuar mungesën e vaksinave anti-covid, dhe arsyetimin e kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se qytetarët e Kosovës presin nga “Qeveria e Referendumit” të realizojë premtimet e dhëna. Sherifi ka shkruar në Facebook se gjatë tërë kohës sa ishte në opozitë, Albin Kurti nuk u ndal së kritikuari “Qeverinë Hoti”, të cilën me përbuzje e quante “Qeveri Koti”, për paaftësitë e saj që të siguronte vaksina kundër virusit COVID-19. “Pas ardhjes në pushtet, në deklaratën e parë lidhur me këtë çështje, Albin Kurti fajëson realitetin ndërkombëtar për vështirësitë që i dalin Kosovës për të siguruar vaksinat dhe përmend faktin se dy fuqi ...
Komentet te Sherifi: Vazhdon logjika e matjes me dy kute e Albin Kurtit Janë të Mbyllura
Bëjni këto modele flokësh përpara shoqeve; Do të jenë trendet e kësaj vere/pranvere 2021. Të gjithë mezi po presim verën jo vetëm për plazhin por dhe për eksperimentet që mund të bëjmë në ditët e ngrohta me flokë tonë. Këto pamje më poshtë të cilat variojnë nga vijat shumëngjyrëshe deri te kornizat mund të mbahen kudo që nga pushimet e deri në ditët e punës dhe do të jenë trendet e këtij viti: Modeli bob: Nëse jeni duke kërkuar një prerje që të mbahet mend, kjo është ajo. Këtu janë dy arsye pse keni nevojë për këtë trend të flokëve në pranverën e 2021-it në jetën tuaj: tiparet tuaja më ...
Komentet te MODELET E FLOKËVE QË JANË NË MODË PËR SEZONËN PRANVERË/VERË 2021 Janë të Mbyllura
Tema e albumit të ardhshëm është definitivisht reflektim i këngëve që ajo i ka lansuar së fundmi, “Jealous” dhe “Sacrifice”. Bebe Rexha ka kohë që po i ngacmon fansat me lansimin e një albumi të ri muzikor, por deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje shtesë rreth këtij projekti, përfshirë titullin apo datën e lansimit të tij. Sidoqoftë, në një intervistë të fundit për radion “ABC News Audio”, këngëtarja me prejardhje shqiptare bëri të ditur se tema e albumit të ardhshëm është definitivisht reflektim i këngëve që ajo i ka lansuar së fundmi, “Jealous” dhe “Sacrifice”. “Muzika e albumit të ri do të jetë e ngjashme me ...
Komentet te BEBE REXHA PARALAJMËRON LANSIMIN E ALBUMIT TË SHUMËPRITUR Janë të Mbyllura
Ish-pjesëtari i UÇK, Pjetër Shala ka dy javë që është arrestuar në Belgjikë si i dyshuar i Gjykatës Speciale, por që ende nuk është ekstraduar për tek Dhomat e Specializuara, të cilat janë të vendosura në Holandë. Derisa për arrestimin e tij u tha se do të ketë detaje, kanë kaluar dy javë që nuk është bërë një gjë e tillë. Madje ai vazhdon të qëndrojë në Belgjikë si i arrestuar që nga ajo kohë. Sipas ekspertëve kjo po ndodhë për shkak të detajeve që kërkon shteti belg për ekstradimin e qytetarit të tyre./rtk//KP ...
Komentet te Pjetër Shala tash e dy javë i arrestuar, nuk ekstradohet në Speciale Janë të Mbyllura
Dyshimet për korrupsion e vendosën kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu, sërish në bankën e të akuzuarit. Netanjahu u paraqit të hënën në seancën gjyqësore të radhës, për të dëgjuar prokuroren e shtetit që e ngarkon me faj për korrupsion, për mashtrim dhe për abuzim me pushtetin. 71-vjeçari i ka quajtur akuzat një gjueti shtrigash me urdhër të rivalëve politikë. Ish-ndihmësit e Netanjah-ut pritet çdo javë të merren në pyetje për tri çështje penale, më e rënda nga të cilat konsiderohet akuza se ai përdori postin e kryeministrit për të favorizuar një kompani telekomunikacioni për ambiciet personale politike. Dëshmitë për rastin u vendos të shtyhen pas zgjedhjeve që u mbajtën gati ...
Komentet te Netanjahu sërish në gjyq për korrupsion Janë të Mbyllura