Vendosja për 12 ditë e masave anti-COVID, ka alarmuar sektorin privat të biznesit në Kosovë. Kjo mbyllje është cilësuar si shumë e dëmshme për bizneset dhe si pasojë ka lindur kërkesa për ndihmë nga ekzekutivi Biznesmeni Burim Piraj, ka kërkuar nga qeveria që të bëjë gati një fond prej 50 milionë eurosh për bizneset e prekura nga mbyllja 12 ditore. Konkretisht, pronari i fabrikës së mishit, “Meka”, ka kërkuar një fond prej 50 milionë eurosh për sektorit privat të ndërmarrësisë në vend. Sipas tij, ndryshe vendi do të shpëtojë nga epidemia COVID-19 dhe do të vdesë nga uria. Postimi i plotë i Burim Pirajt, pa ndërhyrje redaktoriale: Për masat e ...
Komentet te Biznesmeni kërkon nga qeveria 50 milion euro për sektorin privat, Ndryshe vdesim nga uria Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Presdenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar se deklaratat nga Prishtina pas themelimit të institucioneve nuk janë inkurajuese. “Tani do të doja të pyesja ata nga Beogradi që i mbështetën, çfarë prisnit. Ata duan njohje të madhe, dhe kjo është që Prishtina të njohë Serbinë pa Kosovën. Faleminderit për atë ofertë, por kjo nuk do të ndodhë”, tha Vuçiq në TV Pink pasi u pyet për të komentuar zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente. Osmani u zgjodh presidente më 4 prill./Nmk / Dielli News ...
Komentet te Vuçiq: Deklaratat nga Prishtina nuk janë inkurajuese, ata duan njohje të madhe Janë të Mbyllura
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka thënë se janë duke punuar për të siguruar kontingjentin e radhës. Këto komente e para e shtetit i bëri gjatë një vizite të përbashkët me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia në Qendrën e Vaksinimit në Prishtinë, ku u njoftuan nga afër lidhur me mbarëvajtjen e këtij procesi. Ajo tha se është shumë e rëndësishme që të respektohen masat kundër pandemisë, teksa inkurajoi qytetarët që të marrin vaksinën pa asnjë hezitim. “Jemi duke punuar bashkë me qeverinë dhe në veçanti Ministria e Shëndetësisë, që të vijnë edhe kontingjentet e ardhshme të vaksinave”, u shpreh ajo./KP ...
Komentet te Osmani viziton Qendrën e Vaksinimit: Po punojmë për të siguruar kontingjentin e radhës Janë të Mbyllura
Një kanosje anonime për njërin ndër spitalet e vendit, ka mobilizuar Policinë e Kosovës, e cila ka ndërmarr masat parandaluese dhe të sigurisë. Policia në një përgjigje për KosovaPress ka konfirmuar rastin duke thënë se me kohë ka ndërmarr masat parandaluese dhe të sigurisë, pas sigurimit të një informate që ndërlidhet me kanosje, përderisa janë ndërmarrë të gjitha masat policore. Sipas Policisë situata vlerësohet e qetë dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim nga ana e qytetarëve. Ky është njoftimi i policisë: Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe trajton ç’do informacion apo rast të raportuar, të çfarëdo natyre apo vepre penale. Të gjitha veprimet e nevojshme ...
Komentet te Kërcënim për një sulm në një nga spitalet e Kosovës, Policia shton masat e sigurisë Janë të Mbyllura
Departamenti i Mjekësisë së Ministrisë së Mbrojtjes në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë, sot ka filluar vaksinimin kundër COVID-19 të stafit të shërbimit mjekësor të FSK-së, përfshirë mjekët, infermierët si dhe stafin administrativ dhe mbështetës të saj. Në Qendrën e improvizuar të vaksinimit në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, për të përcjell nga afër realizimin e vaksinimit, sot ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Armend me stafin përgjegjës të qendrës përkatëse të cilët e informuan Mehajn me sistemin dhe procedurat e realizimit të vaksinimit në këtë qendër. Sipas komunikatës ministrore ministri Mehaj shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e tij për nivelin e lartë të organizimit të fushatës si dhe shprehu kënaqësinë për ...
Komentet te Fillon vaksinimi i personelit të shërbimit mjekësor të FSK-së Janë të Mbyllura
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim nxënësit e Institutit ATOMI në të cilin ka thënë se shteti duhet të ketë arsimin prioritet mbi prioritet. Ketë takim, Osmani e ka bërë në ditën e saj të parë të punës si presidente e vendit për çka ka thënë se është shumë më rendësi që të fillojë mandatin duke i treguar botës për mendjet e ndritura që i ka Kosova. Kryetarja e shtetit ka thënë se nxënësit e Institutit ATOMI e kanë bërë krenar shtetin përmes sukseseve të arritura edhe jashtë Kosovës. Osmani: Është me rëndësi të fillojmë mandatin duke i treguar botës për mendjet e ndritura që i ka ...
Komentet te Osmani takon matematicientët: Arsimi të jetë prioritet mbi prioritetet Janë të Mbyllura
Qeveria e Republikës së Kosovës, e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti, ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt, të pestën me radhë, në të cilën ka marrë vendim për miratimin e masave të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID – 19, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Vendimi i miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës përfshinë masat si në vijim: 1. Ky vendim zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. 2. Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk ...
Komentet te Publikohet vendimi, këto janë të gjitha masat e reja që hyjnë në fuqi nga nesër Janë të Mbyllura
Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp ka insistuar që hakmarrja nuk është në mendjen e tyre, para ndeshjes së parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit. Përballja e sotme në “Santiago Bernabeu” do të jetë e para, që nga finalja e Ligës së Kampionëve në sezonin 2017/18, të cilën Madridi e fitoi 3:1, vetëm për të ngritur trofeun e tretë radhazi të këtij kompeticioni. Humbjen në Kiev, Liverpooli e shfrytëzoi si mësim, ku në finalen e sezonit 2018/19 mposhtën skuadrën londineze Tottenham, dhe arriti ta ngritë trofeun e gjashtë të Ligës së Kampionëve, përcjell KosovaPress. Pas tre viteve që nga finalja ku Garreth Bale shënoi dy gola për ...
Komentet te Klopp: Nuk hyjmë në këtë ndeshje për hakmarrje Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti ka emëruar zëvendësministër të arsimit prof. Dukagjin Pupovcin. Lajmi është bërë i ditur nga vet ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila është shprehur e nderuar që do të punojë krah Pupovcit. “Prof. Pupovcin e njoh prej më shumë se 15 vite. E kam vlerësuar gjithnjë për punën e tij, kompetencat dhe kontributin në fushën e arsimit. E lumtur dhe e nderuar që në rrugëtimin tonë për të përmirësuar sistemin e arsimit do të jemi bashkë”, shkroi ajo./KP ...
Komentet te Dukagjin Pupovci emërohet zv.ministër i Arsimit Janë të Mbyllura
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar seanca për shqyrtimin fillestarin në rastin ku ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu po akuzohet për veprën penale keqpërdorim të autoritetit zyrtar gjatë periudhës sa ishte drejtor i Urbanizmit në komunën e Prishtinës. Kjo pasi në seanca ka munguar e pandehura, Bahtie Uka për shkak të lëndimeve në këmbë. Në mungesë të kushteve ligjore seanca për shqyrtimin fillestar është shtyrë për 30 prill nga ora 10:00. Të pranishëm në këtë seancë gjyqësore kanë qenë ministri Aliu dhe të akuzuarit e tjerë, Ardian Olluri me avokatin Arbër Istrefi, Zejnulla Rexhepi me mbrojtësin, Bhear Ejupi, Nazife Krasniqi e cila mbrohet nga Jeton ...
Komentet te Dështon të mbahet shqyrtimi fillestar ndaj ministrit, Liburn Aliun dhe të tjerëve Janë të Mbyllura