Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi është përplasur me analistin Imer Mushkolaj rreth ‘pazareve’ për zgjedhjen e Vjosa Osmanit për Presidente. Mushkolaj i ka thënë Abrashit se deputetja e PDK-së, e cila ka kaluar në Vetëvendosje në ditën e zgjedhjes së Presidentes, Adelina Grainca, duhet ta kthejë ‘mandatin e vjedhur’. ”Ju vetë e keni kërkuar një gjë të tillë prej deputetëve që kanë lëvizur, njëjtë keni vepruar edhe kur janë larguar deputetët e PSD-së, ju keni thënë që duhet ta kthejnë mandatin e vjedhur që e kanë fituar nga ju, edhe Shpend Ahmetit ia keni kërkuar kthimin e mandatit. E njejtë është edhe kjo situatë, Adelina Grainca e ka ...
Komentet te MUSHKOLAJ, VV-SË: KTHEJENI MANDATIN QË E VODHËT NGA PDK-JA Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Ministria e Drejtësisë ka aprovuar deri tash disa kërkesa për mbulimin e shpenzimeve për mbrojtje juridike dhe mbështetje financiare të personave të akuzuar në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara në Hagë. Komisioni i cili funksionon brenda Ministrisë Drejtësisë, ka aprovuar kërkesat për katër avokatët mbrojtës të të akuzuarve dhe ka kryer pagesat për ta në vlerë prej 464,600.00 euro. “Mbulimi i shpenzimeve për mbrojtje juridike dhe financiare bëhet sipas legjislacionit përkatës në fuqi dhe që këto të drejta janë të aplikueshme ndaj të gjithë personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore dhe procedurat e ndërlidhura, për krimet e pretenduara pranë Dhomave të Specializuara, pa marrë parasysh se kush është ...
Komentet te GJYSMË MILIONI EURO PËR KATËR AVOKATË TË DHOMAVE TË SPECIALIZUARA Janë të Mbyllura
Klubi i volejbollit Peja në kuadër të meshkujve ka mposhtur në finale të Kupës së Kosovës klubin e Ferizajit, ku pas pesë seteve rezultati ishte 3:2. Ferizajlit e filluan ndeshjen shumë mirë, ku setin e parë e mbyllën me 10-të pikë epërsi, respektivisht 25:15. Setin e dytë e fitoi skuadra pejane, me shifra të ngushta 25:23, ku pas këtyre pikëve rezultati pas dy seteve ishte 1:1, përcjell KosovaPress. Seti i tretë na solli vetëm dramë, ku të dy skuadrat tregonin vullnet të madh dhe dëshirë për ta fituar këtë finale. Peja ishte skuadra e cila e fitoi setin e tretë me 27:25, kështu duke kaluar në epërsi për herë të ...
Komentet te Peja fiton Kupën e Kosovës në volejboll Janë të Mbyllura
Kanë përfunduar takimet në kuadër të ndeshjeve të para të çerekfinales së Ligës së Evropës, ku kemi pasur mundësinë të përcjellim disa derbi tejet interesant. Ajaxi ka zhvilluar ndeshje si vendas kundër Romës, Slavia Praga ka qenë mysafire e Arsenalit, Dinamo Zagreb ka qenë vendas kundër Villarrealit dhe Manchester United luajti si mysafirë kundër spanjollëve të Granadas, përcjell KosovaPress. Roma si mysafire ka mposhtur Ajaxin 1:2, Arsenali ka barazuar 1:1 në shtëpi kundër Slavia Pragës, Villarreali siguroi fitore kundër Dinamo Zagrebit me rezultat minimal 1:0, dhe Manchester United shënoi fitore solide kundër spanjollëve të Granadas. Rezultatet e ndeshjeve të para në kuadër të çerekfinales së Ligës së Evropës i gjeni ...
Komentet te Mbyllen ndeshjet në Ligën e Evropës, ja rezultatet Janë të Mbyllura
Vaksina Astra Zeneca ka krijuar problematika të shumta për riskun e trombozave, edhe pse rastet janë minimale dhe vetë EMA, Agjencia Europiane e Barnave, ka deklaruar ditët e fundit që benefitet janë më të shumta se risku. Por tromboza është gjithsesi diçka e asociuar zyrtarisht tashmë si komplikacion i kësaj vaksine, dhe për këtë arsye është mirë të njihen të gjithë ato simptoma që mund të bëjnë të dyshosh se diçka po ndodh. Sipas mjekëve, këto simptoma mund të vijnë deri në dy javë nga vaksinimi. Një nga simptomat më karakteristike që mund të njoftojë një fillim tromboze mund të jetë një dhimbje koke shumë e fortë, therëse, dhe padyshim ...
Komentet te Pas vaksinës Astra Zeneca, cilat mund të jenë shenjat e trombozës? Janë të Mbyllura
Në kuadër të çerekfinales së Ligës së Evropës, njëra ndër përballjet më interesante është ajo mes skuadrës spanjolle Granada dhe gjigantit anglez Manchester United. Kjo ndeshje doli të jetë tejet interesante, ku me fillim në minutën e 5’, në fushë ka hyrë një person i cili ishte totalisht i zhveshur, përcjell KosovaPress. Policia ka intervenuar dhe thuhet se personi i zhveshur është arrestuar. Në anën tjetër, momentalisht rezultati është 1:0 në favor të “Djajve të Kuq”. Videon e këtij momenti e gjeni më poshtë. https://twitter.com/Hxrry7i/status/1380235994193141761 /KP ...
Komentet te Granada-Manchester United, tifozi i zhveshur në fushën e gjelbër Janë të Mbyllura
Kombëtarja e Kosovës për femra ka zhvilluar sot ndeshjen e parë miqësore kundër Maqedonisë së Veriut. Ndeshja u zhvillua në Shkup, ku “Dardanet” shënuan fitore solide me rezultat 3:1, përcjell KosovaPress. Vashat tona gjatë tërë lojës kanë qenë mbizotëruese në fushë, duke krijuar aksione të mira dhe të rrjedhshme, dhe duke i konkretizuar me gola. Pjesa e parë u mbyll me rezultat minimal 1:0, përmes golit të Donjeta Halilajt në minutën e 40-të. Kosovaret nuk u ndalën me kaq, pasi që vazhduan të zotërojnë fushën, ku në minutën e 55-të kalojnë në epërsi prej dy golash përmes Fleta Musajt. Pas golit të Musajt, futbollistet e Kombëtares së Maqedonisë së Veriut ...
Komentet te Vashat e Kosovës triumfojnë në miqësoren kundër Maqedonisë së Veriut Janë të Mbyllura
Qeveria spanjolle njoftoi sot zgjerimin e përdorimit të vaksinës antiCOVID-19 AstraZeneca për moshat 60-69 vjeç, pasi e kishte rezervuar atë vetëm për personat 60-65 vjeç. “Spanja do të vazhdojë të vaksinojë me AstraZeneca grupmoshën 60-65 vjeç (…) dhe grupi tjetër që do të vaksinohet me AstraZeneca do të jetë grupmosha 66-69 vjeç”, tha Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë, raporton ATSh. “Objektivi është të përfundojmë vaksinimin e popullatës më të rrezikuar nga COVID-19 sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ministria. Vendet e tjera europiane tashmë kanë marrë masa të ngjashme. Franca e ka rezervuar vaksinën për personat e moshës 55 vjeç e lart, kurse Italia, Gjermania dhe Holanda ...
Komentet te Spanja zgjeron grupmoshën për vaksinimin me Astrazeneca Janë të Mbyllura
Bilanci i sotëm italian flet një rritje të rasteve, por edhe për një ulje të viktimave nga piku i ditës së djeshme. Të infektuarit e rinj sipas autoriteteve shëndetësore janë 17.221, nga 13.708 të ditës së djeshme, ndërkohë që bilanci i viktimave mbetet e i lartë, 487, por në ulje nga 627 të 24 orëve më parë. Lajme më të mira vijnë nga terapitë intensive dhe shtrimet në spital, në ulje konstante, edhe pse pacientët në gjendje të rëndë mbeten pothuajse 3700, raporton A2. Lombardia mbetet rajoni më i goditur, i ndjekur nga Pulia dhe Kampania. Ndërkohë, fushata e vaksinimeve vijon, edhe pse me shpejtësi të reduktuar nga vendimi i ...
Komentet te Itali, shifrat mbeten të larta, kryhen rreth 12 milionë vaksinime Janë të Mbyllura
Federata e Futbollit të Kosovës ka mbajtur Kuvendin e Rregullt të Punës ku u prezantua puna e kësaj federate përgjatë vitit 2020 më në krye kryetarin Agim Ademi. Në kuvend u miratua raporti financiar për vitin 2020, ku u paraqitën punët e realizuara gjatë këtij viti si dhe objektivat për vitin 2021. Në këtë kuvend i cili u mbajt online, përveç zyrtarëve të FFK- morën pjesë edhe zyrtarë të UEFA-së si dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Duka: Shpresojmë që sa më shpejtë të kemi në mesin tonë lojtarin e 12-të, spektatorin. “Ne jemi i vetmi sport në botë dhe e vetmja konfederatë evropiane e drejtuar nga ...
Komentet te FFK miraton raportin financiar, shpalos projektet për vitin 2021 Janë të Mbyllura