Ka ndërruar jetë në moshën 99-vjeçare Princi Filip, bashkëshorti i Mbretëreshë Elizabeth. Duka i Edinburgut humbi jetën në Kështjellën e Windsor-it si pasojë e një sëmundje të rëndë. Disa javë më parë Princi Filip doli nga spitali pasi iu nënshtrua një operacioni./KP ...
Komentet te Vdes Princi Philip, bashkëshorti i Elizabeth II Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Dëshmorët e Koshares” në Koshare. Në 22 vjetorin e kësaj beteje, nipi i komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Adem Jashari tha se përvjetor të tillë na kujtojnë sakrificën e të kaluarës dhe japin forcë për të ardhmen. E sipas tij, mesazhi kryesor që duhet të përçohet është bashkimi dhe unifikimi i gjithë qytetarëve. Jashari: Kjo ditë kujton shumë dhimbje e sakrificë “Bëmë homazhe dhe nderime pranë gjithë dëshmorëve duke filluar nga dy prijësit e kësaj beteje Agim Ramadani dhe Sali Çeku. Bëmë nderime pranë secilit varrë. Kjo ditë kujton shumë dhimbje, vuajtje, sakrificë. ...
Komentet te Jashari në Koshare: Kjo ditë na kujton sakrificën dhe çon mesazh se të bashkuar mund të ecim përpara Janë të Mbyllura
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se Beteja e Koshares dhe thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar ka dëshmuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) është gjallë dhe asnjëherë nuk do të shuhet. Në 22 vjetorin e kësaj beteje, Haradinaj bashkë me bashkëpartiak bëri homazhe dhe vendosi kurora lulesh në kompleksin memorial “Dëshmorët e Koshares”. Haradinaj: Fillimi i kësaj beteje është porosia se UÇK-ja është gjallë “Sot në përvjetorin e Epopesë së Koshares ndodhemi në memorialin ku pushojnë heronjtë e kësaj epopeje ku është zhvilluar një luftë e gjatë dhe vërtet intensive dhe një kohë mjaft kritike për Kosovën. Është bërë përpjeke të gjatë për të dëshmuar ...
Komentet te Haradinaj: Beteja e Koshares dëshmoi se UÇK është gjallë dhe nuk do të shuhet asnjëherë Janë të Mbyllura
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe në Koshare në përkujtim të 22 vjetorit të Betejës së Koshares. Pasi vendosi kurora lulesh në kompleksin memorial “ Dëshmorët e Koshares”, Abdixhiku tha se 113 dëshmorët e kësaj beteje na kujtojnë sa e vlefshme është sakrifica për liri dhe kontribut për shtet. Abdixhiku: Dëshmorët e Koshares na kujtojnë sa e vlefshme është sakrifica për liri “Ne sot këtu kujtojmë të rënët, falënderojmë të gjallët, mbi të gjitha kujtojmë sakrificën e ushtarëve të UÇK-së në altarin e lirisë, Agimi me shokë, Saliu, Xhemajli, Aliu e Abazi dhe plotë të tjerë, të 113 dëshmorët e Koshares na kujtojnë ...
Komentet te Abdixhiku: Dëshmorët e Koshares na kujtojnë sa e vlefshme është sakrifica për liri Janë të Mbyllura
22 vjetori i Betejës së Koshares i bëri bashkë tre krerët institucionalë. Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Galuk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti vendosën kurora lulesh dhe bënë homazhe te kompleksi Memorial “Dëshmorët e Koshares”. Të tre vlerësuan rëndësinë e kësaj beteje për çlirimin e vendit dhe thanë që themelet e shtetësisë burojnë edhe në këtë vend. E para e shtetit, Vjosa Osmani tha se është borxh i institucioneve që sakrificën sublime të dëshmorëve ta shndërrojnë në forcim të shtetit. Osmani: Ata që ranë në Betejën e Koshares ndërtuan bazamentin e shtetit Video: “Të gjithë ata që ranë në Betejën e Koshares sot kanë themelet e tyre, kanë ndërtuar bazamentin tonë, ...
Komentet te Osmani, Konjufca e Kurti bëjnë homazhe në Koshare Janë të Mbyllura
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) arritën një sukses të përbashkët, duke inkuadruar Republikën e Kosovës në raportin kredibil botëror të Forumit Ekonomik Botëror – “Indeksi Global i Konkurrueshmërisë”, në të cilën pasqyrohet gjendja reale e ambientit të të bërit biznes. Si partner institucional i Forumit Ekonomik Botëror OEMVP, inicioi procedurën e përfshirjes së Republikës së Kosovës në këtë raport të Indeksit Global të Konkurrueshmërisë. Oda e Afarizmit të Kosovës, si partner strategjik i OEMVP-së, për Republikën e Kosovës do të realizojë anketën me drejtorët ekzekutivë të kompanive, si pjesë përbërëse e raportit. OEMVP, fillimisht do të jetë ndërmjetësues mes OAK-së ...
Komentet te Republika e Kosovës, pjesë e Indeksit Global të Konkurrueshmërisë Janë të Mbyllura
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti i kanë dërguar një letër organizatës “Europa Nostra”, ndërmjet të cilës kanë shpalosur argumentet përse Manastiri i Deçanit nuk i plotëson kriteret për të hyrë në programin e “Shtatë monumenteve më të rrezikuara”. Në letrën e dërguar nga Osmani e Kurti thuhet se në sulmet e pretenduara ndaj manastirit, gjuha e përdorur nga nominuesi është e pasaktë, duke qenë edhe tendencioze dhe e papranueshme. “Termi ‘ekstremistët lokalë’ është cilësim i ekzagjeruar qëllimshëm, ndërsa sulmi i pretenduar nga organizata terroriste ISIS është totalisht i pabazuar në fakte. Kjo gjuhë na bën të besojmë se teksti i nominimit nuk ka ndjekur linjë profesionale ...
Komentet te Osmani e Kurti me letër i tregojnë “Europa Nostra” që Manastiri i Deçanit s’është i rrezikuar Janë të Mbyllura
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka kujtuar Betejën e Koshares. Haziri shkruan se 22 vite më parë, kolosi i kombit, Agim Ramadani me shokë theu kufirin shqiptaro-shqiptar në Betejën e lavdishme të Koshares. Haziri shkruan se kushtrimi i Agimit dhe shokëve të tij nuk ka shkuar në vend deri në atë shkallë sa të bëhen bashkë të gjithë. “22 vite më parë, kolosi i kombit Agim Ramadani me shokë, theu kufirin shqiptaro-shqiptar në Betejën e lavdishme të Koshares, duke e shkulur gurin ndarës. Por, kushtrimi i Agimit dhe shokëve të tij, nuk ka shkuar në vend, deri në atë shkallë sa të bëhemi bashkë të gjithë. Lavdi e ...
Komentet te Haziri kujton Betejën e Koshares: Kushtrimi i Agimit dhe shokëve të tij, nuk ka shkuar në vend Janë të Mbyllura
Superliga e Kosovës rikthehet sot me një ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 28-të. Arbëria pret në stadiumin “Sami Kelmendi” skuadrën e Trepçës ’89. Pas 27-të ndeshjeve, Arbëria gjendet në pozitën e parafundit në tabelë, respektivisht në të nëntën, me shtatë fitore, gjashtë barazime dhe 14-të humbje, duke arkëtuar vetëm 27 pikë. Në anën tjetër, Trepça ’89 pas 27 xhirosh ka regjistruar nëntë fitore, pesë barazime dhe 13 humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e shtatë, me gjithsej 32 pikë. 15:00 Arbëria – Trepça ’89 (Stadiumi “Sami Kelmendi”) /KP ...
Komentet te Rikthehet Superliga, Arbëria-Trepça ’89 hap xhiron e 28-të Janë të Mbyllura
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, me rastin e 9 prillit – Ditës së Kushtetutës. Konjufca thotë se Kushtetuta është akti themeltar dhe bazamenti ligjor suprem-është vetë shteti. “Kushtetuta është akti themeltar dhe bazamenti ligjor suprem – është vetë shteti. Duke qenë normë supreme, Kushtetuta ka mision parësor ruajtjen e vlerave themelore demokratike, sigurimin e stabilitetit dhe forcimin e drejtësisë. Si popull kemi rrugëtuar me shekuj, brez pas brezi, drejt gjakimeve dhe synimeve tona për shtet të mëvetësishëm”, thuhet në komunikatën për media nga zyra e kuvendit. Tutje Konjufca citohet të ketë thënë se “Rrugëtimi ynë për të ...
Komentet te Konjufca: Kushtetuta është akti themeltar dhe bazamenti ligjor suprem – është vetë shteti Janë të Mbyllura