Komandantja Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Vjosa Osmani, e ka quajtur ditë të krenarisë diplomimin e dy kadetëve oficerë të FSK-së, Ardit Deliu dhe Ilirianë Bunjaku, në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Britani, njëra prej akademive ushtarake më prestigjioze në botë. Osmani shkruan se vajzat e djemtë e Forcës tashmë janë të dëshmuar në çdo cep ku shkel këmba e tyre dhe se ata janë premtimi më i madh për një të ardhme të sigurt. Presidentja Osmani ka theksuar se vajzat dhe djemtë e Forcës janë shembujt më të mirë, të cilët duhen ndjekur për të kuptuar që në jetë mundi e puna vlerësohen e shpërblehen ...
Komentet te Osmani krenohet me dy kadetët e diplomuar në Angli: Ata janë premtimi ynë më i madh për një të ardhme të sigurt Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Shefi i kabinetit të zyrës së presidencës së Kosovës, Blerim Vela i ka reaguar drejtorit të ashtuquajturës zyre për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq rreth deklarimeve që bëri se po sulmohen objektet fetare të popullit serbë në Kosovë. Deklarata këto që Petkoviq i bëri pas takimit që kishte me patriarkun serb nga Kosova. Për çka Vela thotë se zyrtarët serbë po rrisin tensionet mes Kosovës dhe Serbisë. Vela thekson se Kosova ka dëshmuar prej shekujsh përkushtimin e saj për të mbrojtur trashëgimin e sa j kulturore e fetare. “Zyrtarët e Serbisë vazhdojnë fushatën e tyre të dezinformimit me pretendime të pabazuara, të cilat vetëm rrisin tensionet midis vendeve ...
Komentet te Vela nga zyra e presidencës i reagon Petkoviqit: Kosova ka dëshmuar me shekuj që mbron trashëgiminë kulturore Janë të Mbyllura
Sot është Dita Ndërkombëtare për Lojë të Pastër “Play True Day”, ku pa hezitim, mundësi Egzon Shala, skitari Albin Tahiri dhe xhudistja Nora Gjakova dhe shumë sportistë të tjerë të Kosovës, i janë bashkuar kampanjës digjitale të Agjencisë Botërore të Anti-Dopingut (WADA). Ata kanë publikuar foto me mesazhe për lojë të pastër, që të mos përdoret dopingu gjatë garave, përcjell KosovaPress. Mesazhet e Egzon Shalës, Nora Gjakovës e Albin Tahirit për Ditën Ndërkombëtare për Lojë të Pastër “Play True Day” i gjeni më poshtë. “Unë luaj pastër, sepse dua të fitoj pastër”, ishte mesazhi i Egzon Shalës, i cili kishte fituar normën olimpike falë lojës së pastër që kishte bërë, ...
Komentet te Shala, Gjakova e Tahiri me mesazhe për Ditën Ndërkombëtare për Lojë të Pastër “Play True Day” Janë të Mbyllura
Përfaqësues të bizneseve që operojnë brenda qendrave tregtare në qytetin e Gjilanit kanë protestuar sot para Komunës së Gjilanit, për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës që të mbyllen qendrat tregtare deri më 18 prill. Të njëjtit kanë shprehur shqetësimin se bizneseve brenda qendrave tregtare në qytetet e tjera të Kosovës po u lejohet të punojnë, e që sipas tyre, vetëm në Komunën e Gjilanit nuk po u lejohet puna. Refik Ramadani, përfaqësues i këtyre, tha se ndonëse nuk është faji i Komunës së Gjilanit pse janë vendosur këto masa, përmes protestës para Komunës tha se po tentojnë të adresojnë shqetësimet e tyre tek institucionet qendrore. Ai tha se ...
Komentet te Protestojnë bizneset në qendra tregtare të Gjilanit: Në qytetet e tjera punohet Janë të Mbyllura
Ditë më parë Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti mori vendim për masa të reja antiCOVID-19, ku ndër masat ishte edhe mbyllja totale e gastronomisë dhe qendrave tregtare. Madje u vendos edhe “ora policore”, duke kufizuar kështu lëvizjen nga ora 22:00, deri në 05:00 të mëngjesit. Por masë ndaluese nuk është vendosur për personat që udhëtojnë në drejtim të Shqipërisë. Meqenëse nuk ka masa ndaluese, qytetarë të shumtë nga Kosova ia kanë mësyrë Shqipërisë që nga mbrëmja e së enjtes. Që nga mbrëmë, në ora 00:00 deri sot në ora 11:00, 5 mijë e 498 qytetarë nga Kosova kanë kaluar hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare Vërmicë dhe Morinë. ...
Komentet te Për 11 orë, mbi 5 mijë qytetarë nga Kosova shkuan në Shqipëri Janë të Mbyllura
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.487 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 684 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (81, 44 vjeç), Prishtinë 2 raste (84, 73 vjeç), Gjilan 1 rast (81 vjeç), Klinë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (80 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 96.896 raste nga 466.653 persona të dyshimtë ...
Komentet te 702 TË SHËRUAR DHE 684 RASTE ME COVID-19! Janë të Mbyllura
Nëntoger Ilirianë Bunjaku, nga Forca e Sigurisë së Kosovës, ka përfunduar me sukses shkollimin njëvjeçar në Akademinë Mbretërore Ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar. Në ceremoninë e diplomimit në “Sandhurst” ajo mori çmimin e parë si oficeri më i mirë ndërkombëtar, për çka edhe u nderua me Shpatën Ndërkombëtare. Gjithashtu sot, në akademinë prestigjioze të Mbretërisë së Bashkuar ka diplomuar edhe nëntoger Ardit Deliu, kadet në FSK. Në hapësirat e Akademisë Mbretërore Ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar, është mbajtur sot ceremonia e diplomimit të gjeneratës 202. Përveç atyre nga Mbretëria e Bashkuar, aty diplomuan 25 kadetë nga 15 vende të ndryshme të botës. Për dallim nga ceremonitë e viteve të ...
Komentet te Nëntoger Bunjaku nderohet me Shpatën Ndërkombëtare në Britani, diplomon edhe nëntoger Deliu Janë të Mbyllura
Edhe të premten ka vazhduar procesi i vaksinimit të të moshuarve mbi moshën 85 vjeçare. Në ditën e dytë të vaksinimit të personave mbi këtë moshë, deri në mesditë 109 të moshuar kanë marrë dozën “AstraZeneca” në qendrën e vaksinimit “1 Tetori”. Ndërkohë që për dy ditë janë vaksinuar mbi 300 të moshuar. Për të njëjtit po thuhet se kanë gjendjen e mirë dhe se nuk kanë shfaqur reaksione pas vaksinimit. Nuk pati pritje të gjata për personat e shtyrë në moshë, të cilët kishin vendosur të vaksinohen në qendrën“1 Tetori”, në Prishtinë. E pas marrjes së dozës, secili nga të moshuarit qëndronin ulur për 15 minuta, sipas rregullave të ...
Komentet te Bardhi: Mbi 300 persona të moshuar kanë marrë vaksinën në qendrën “1 Tetori” Janë të Mbyllura
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj është deklaruar pas letrave të shkëmbyera mes Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe organizatës “Europa Nostra” lidhur me Manastirin e Deçanit. Ramosaj thotë se asnjëherë Manastiri i Deçanit nuk është cenuar nga qytetarët shqiptarë të Deçanit por që ky manastirit është mbrojtur e ruajtur historikisht. Ramosaj shkruan edhe se “’Europa Nostra” e gjithë të tjerët duhet ta dinë në këtë qytet kemi rilindur mbas gjenocidit dhe barbarisë gjakatare e shkatërrimtare Serbe ushtruar mbi shqiptarët”. Postimi i plotë i Deçanit: Qytetarët e Deçanit dhe Qeverisja Komunale, kanë vetëm objektiva paqësore të dëshmuara tashmë. Synim i yni është realizimi i konceptit për ...
Komentet te Ramosaj: Manastiri i Deçanit asnjëherë nuk është cenuar nga shqiptarët Janë të Mbyllura
Europa Nostra i përgjigjet Osmanit e Kurtit që deklaruan se Manastiri i Deçanit s’është i rrezikuar
Organizata Europa Nostra i është përgjigjur Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti lidhur me Manastirin e Deçanit meqë kjo organizatë e ka futur atë në listën sivjetme të 7 Monumenteve më të Rrezikuara në Evropë. Në letrën dërguar Osmanit e Kurtit nga Europa Nostra thuhet se “Dëshirojmë t’ju sigurojmë se i kemi shqyrtuar me kujdes pikëpamjet tuaja sa i përket Manastirit të Deçanit i cili është pjesë e Listës së Monumenteve Botërore në Rrezik dhe i cili ka hyrë në listën tonë të ngushtë të 7 Monumenteve më të Rrezikuara në Europë për vitin 2021. Ju lutemi të keni parasysh se lista jonë e sivjetme e 7 ...
Komentet te Europa Nostra i përgjigjet Osmanit e Kurtit që deklaruan se Manastiri i Deçanit s’është i rrezikuar Janë të Mbyllura