Numri i të prekurve nga COVID-19 në mbarë botën ka kapërcyer pragun e 135 milionë rasteve. Sipas faqes “Worldometer”, që përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në botë janë regjistruar gjithsej 135 082 420 raste infektimi me COVID-19. Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 31 773 300 raste, raporton ATSh. Pas SHBA-së, rastet më të shumta janë regjistruar në Brazil (13 286 324) dhe Indi (13 202 783) Përsa i përket numrit të vdekjeve, në të gjithë botën kanë humbur jetën nga COVID-19 2 921 655 persona. Të shëruarit janë 108 701 451. Aktualisht, në botë ka 23 411 ...
Komentet te Mbi 135 milionë raste me Covid-19 në botë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë lehtë nga juglindja 1-4 m/s./KP ...
Komentet te Moti sot në Kosovë Janë të Mbyllura
Në vendin tonë vazhdon të jetë gjendje e rënduar sa i përket pandemisë Covid-19. Javëve të fundit janë shtuar dukshëm rastet e reja të infektimit, por është rritur edhe numri i viktimave. Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, 1,976 persona kanë humbur jetën, ndërsa numri total i të infektuarve ka shkuar mbi 97 mijë. 81,561 prej tyre janë shëruar, ndërsa 13.930 raste janë aktive. “Numri total i rasteve pozitive është 97.467 raste nga 471.004 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.976 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 727 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 81.561 raste, kurse ...
Komentet te Afër 14 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë Janë të Mbyllura
Dervish Shaqa ishte rapsod i shquar popullor dhe i njohur në të gjitha trevat shqiptare. Shaqa lindi në Llukë të Epërme të Deçanit më 1912, dhe vdiq më 11 prill 1985. Devish Shaqa deri në vitin 1956 jetoi në Kosovë, mirëpo në këtë vit iu desh të lëshonte Kosovën për shkak të përndjekjes nga aksioni i njohur “mbledhja e armëve” që ndërmerrte në atë kohë Sigurimi i Punëve të Brendshme i Jugosllavisë (UDB-ja) kundër shqiptarëve. Ai së bashku me kolegun e tij të këngës Demush Neziri, u vendosën në Rashbull afër Durrësit. Aty e vazhdojë shprehjen e ndjenjave nëpërmjet këngës që për të ishte e vetmja mënyrë e shprehjes së ...
Komentet te 36 vjet nga vdekja rapsodit të njohur Janë të Mbyllura
Sot mbushen tridhjetë e gjatë vjet nga vdekja e Enver Hoxhës. Për disa ai drejtoi Shqipërinë me nder për 40 vite, kurse për pjesën tjetër, Hoxha sundoi Shqipërinë gjatë kësaj periudhe. Megjithëse Hoxha ende gëzon një simpati të veçantë si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, periudha 40- vjeçare e udhëheqjes së tij, u karakterizua nga eliminimi i opozitës, dënimet e kundërshtarëve të tij politikë me vdekje ose burgime të gjata, dhe dëbimet e familjeve të tyre nga shtëpitë ku jetonin dhe internimet e tyre në fshatra të thella, ku kontrolloheshin rreptësishtë nga policia dhe Sigurimi i Shtetit. Hoxha ka lindur më 16 tetor 1908 në lagjen “Palorto”, Gjirokastër. Ai ...
Komentet te 36 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës Janë të Mbyllura
Sot bëhen 22 vjet nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani, i cili gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ai ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me shokët. Agim Ramadani u lind në Zhegër të Gjilanit, më 3 maj 1963. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen në Gjilan në vitin 1980, ndërsa Akademinë ushtarake-drejtimi i komunikacionit në Zagreb të Kroacisë. Me poezi dhe pikturë është marrë që nga shkollimi i mesëm. Përderisa poezitë e tij, sa ishte gjallë i mbetën të shpërndara nëpër revista të ndryshme e ...
Komentet te 22 vjet nga rënia e Agim Ramadanit Janë të Mbyllura
Instrumentisti i njohur kosovar, Shaqir Hoti, ka vdekur të shtunën, kanë njoftuar familjarë të tij. Shaqir Hoti ishte i lindur më 1936, në fshatin Rogovë të Hasit. Që në moshën 6-vjeçare luajti me instrumentet aerofone si fyej, kavalle, bishtnica, pipëza e të tjera. Shkollën fillore e kreu në vendlindje e të mesmen e muzikës në Prizren, në flaut. Një kohë punoi në fshatin e lindjes duke kontribuar në organizimin e jetës kulturore. Më pas u angazhua në orkestrën popullore të Radio Prishtinës si flautist i parë. Mori pjesë në festivale me karakter vendor dhe ndërkombëtar me instrumente frymore. Mbetet e veçantë paraqitja në Berlinin Perëndimor më 1969, në një festival ndërkombëtar ...
Komentet te VDIQ INSTRUMENTISTI I NJOHUR SHAQIR HOTI Janë të Mbyllura
Dy granata dore dyshohet se kanë shpërthyer në zonën rreth një hoteli në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë. Policia thotë se rasti ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën “Asllan Pireva” në Prishtinë. Sipas informatave, përveç demeve materiale nga shpërthimi s’ka të lënduar. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin. “Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, të sigurisë si dhe ato hetimore-ekzaminuese. Informacionet e para flasin për shpërthimin e dy mjeteve shpërthyese të cilat fatmirësisht nuk kanë shkaktuar pasoja në njerëz përveç dëmeve materiale. Aktualisht të gjitha njësitë e nevojshme policore ...
Komentet te Shpërthejnë dy grandata dore në Prishtinë Janë të Mbyllura
“Galaktikët” shënuan fitore të rëndësishme kundër Barcelonës në garën për titullin e La Ligas. Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 2:1 kundër Barcelonës, ndeshje kjo e njohur ndryshe edhe si “El Clasico”, në kuadër të xhiros së 30-të të La Ligas, përcjell KosovaPress. Madrilenët e filluan ndeshjen në mënyrë fantastike, ku fillimisht Karim Benzema shënon gol në minutën e 13’ për 1:0, dhe më pas Toni Kroos nga goditja e lirë në minutën e 28’, shënon për 2:0. Me këtë rezultat 2:0 në favor të Realit, u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Barcelona tregoi që nuk i ka humbur shpresat në këtë ndeshje, ku përmes mbrojtësit ...
Komentet te Real Madridi triumfon në “El Clasico”, ngjitet në vendin e parë Janë të Mbyllura
Ekzistojnë mjaft dëshmi që fëmijët të cilët shpesh janë sëmurë në fëmijëri, posaçërisht në se kanë pasur temperatura të larta gjatë atyre episodeve, më vonë më rrallë sëmuren nga sëmundjet serioze, duke përfshirë edhe ato malinje. Sistemi i imunitetit të fëmijëve është në zhvillim, ndërsa shkalla e lartë e funksionalitetit arrihet vetëm rreth pesë vjetësh. Posaçërisht është i pazhvilluar funksioni i rruazave të bardha të gjakut (neutrofilet), si edhe krijimi i antitrupave kundër shkaktarëve të shumtë të sëmundjeve, transmeton Telegrafi. Me shkuarjen në kolektiv, arrihet deri te kontakti me fëmijët e tjerë, këmbimi i shkaktarëve të ndryshëm dhe sëmundja e shtuar. Mirëpo, kjo i ka edhe anët e veta pozitive. ...
Komentet te GABIMET E PRINDËRVE TË CILAT DOBËSOJNË SISTEMIN E IMUNITETIT TE FËMIJËT Janë të Mbyllura