Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Nesër rifillon procesi mësimor, komunat të gatshme për të gjitha variantet

Lajme
Pas një jave pushim pranveror, nesër fillon periudha e tretë e vitit shkollor. Por për shkak të pandemisë Covid-19 në klasat nga 6 deri 12 do të zhvillojnë mësimin online, kurse nga 1 deri 5 do të rikthehen në bankat shkollore. Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në një intervistë për KosovaPress, thotë se ky vendim ka dalë nga takimi i kolegjiumit të AKS-së me ministren e MASHTI, Arbërie Nagavci. Sazan Ibrahimi kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës “Në takimet e rregullta, kolegjiumi jonë profesional i drejtorëve të arsimit ka pasur me ministren Nagavci, njëherë janë dakordua që të ketë një javë pushim në mënyrë që ...
Komentet te Nesër rifillon procesi mësimor, komunat të gatshme për të gjitha variantet Janë të Mbyllura

Formacionet zyrtare, Juventus – Genoa

Sport
Në luftën për pozitën e dytë në tabelë me Milanin, Juventusi do të përballët sot me fillim nga ora 15: me Genoan. Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e 30 të Serie-A dhe zhvillohet në stadiumin “Alianz Arena” përcjellë KosovaPress. Kjo ndeshje vjen pas asaj fitoreje të rëndësishme ndaj Napolit dhe një tjetër tre pikësh është shumë i mirëseardhur për trajnerin Andrea Pirlos. Ja formacionet zyrtare të dy skuadrave: JUVENTUS (4-4-2): Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Chiellini, Danilo; Kulusevski, Bentancur, Rabiot, Chiesa; Morata, Ronaldo. GENOA (3-5-2): Perin; Masiello, Radovanovic, Criscito; Biraschi, Behrami, Badelj, Rovella, Zappacosta; Scamacca, Pandev/KP ...
Komentet te Formacionet zyrtare, Juventus – Genoa Janë të Mbyllura

​Vaksinimi ua kthen shpresën të moshuarve

Shëndetësi
Edhe këtë të diel ka vazhduar procesi i vaksinimit të të moshuarve mbi moshën 80 vjeçare. Në ditën e katërt të vaksinimit të personave mbi këtë moshë, deri në mesditë 100 të moshuar kanë marrë dozën “AstraZeneca” në qendrën e vaksinimit “1 Tetori”. E të moshuarit që këtë të diel në një numër të konsiderueshëm pritnin në radhë për të marrë vaksinën, u shprehen për KosovaPress të kënaqur me shërbimet e ofruara nga stafi i këtushëm Kamer Rukiqi ka fjalë të mira për atë çfarë pa këtu. Ai madje thotë se personeli u përkujdes mjaftueshëm për këtë kategori. Rukiqi: Na kanë ofruar shërbimin mirë “Brenda është shumë e organizuar mirë, ...
Komentet te ​Vaksinimi ua kthen shpresën të moshuarve Janë të Mbyllura

Llapi nuk i bën ballë Dritës, Prishtina më fitore minimale ndaj Drenicës

Sport
  Është kompletuar sot xhiroja e 28 e Superligës së Kosovës në futboll me dy ndeshjet e fundit ku u ballafaquan Drenica me Prishtinën dhe Llapi me Dritën. Prishtina ka regjistruar një fitore mjaftë të vështirë por shumë të vlefshme në ballafaqim me Drenicën të cilën e mposhti me rezultat minimal 1-0, përcjellë KosovaPress. Tre pikët e reja nga kjo ndeshje Prishtinës ia siguroi goli i Kryeziut i realizuar në minutën e 73’ të ndeshjes. Nga ana tjetër u zhvillua një ndeshje shumë e fortë ndërmjet Llapit dhe liderit të tabelës, Dritës. U realizuan gjithsejtë gjashtë gola në këtë përballje dhe fitorja i takoi skuadrës nga Gjilani me rezultat 4-2. ...
Komentet te Llapi nuk i bën ballë Dritës, Prishtina më fitore minimale ndaj Drenicës Janë të Mbyllura

El Clasico e fundit për Messin? Drejtori sportiv i Barçës lëshon lajmin e ri

Sport
Barcelona mbetet me shpresë se kapiteni i Lionel Messi nuk e ka luajtur El Clasicon e tij të fundit për gjigantët e LaLigas. Messi e përfundon kontratën në fund të sezonit dhe e ardhmja e tij me Barcelonën nuk është e sigurt mes lidhjeve të forta me Paris Saint-Germain dhe Manchester Cityn. Presidenti i ri i Barçës, Joan Laporta mbetet i vendosur për të ri-nënshkruar me Messin, i cili ka kaluar tërë karrierën e tij në “Camp Nou”, përcjellë KosovaPress. Drejtori sportiv i klubit Guillermo Amor u pyet për të ardhmen e Messit pasi Barça humbi në El Clasico të shtunën 2-1 ndaj Real Madridit. “Kemi tetë ndeshje përpara për ...
Komentet te El Clasico e fundit për Messin? Drejtori sportiv i Barçës lëshon lajmin e ri Janë të Mbyllura

​Policia kufitare ndalon dy kamionë, tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin

Lajme
Policia e Kosovës (PK), në këtë rast njësia policore kufitare gjatë patrullimit të tyre në fshatin Vracevo të Leposaviqit, ka vërejtur disa kamion të cilët në rrugë ilegale kanë tentuar që ta kalojnë kufirin. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, pas ndalimit të tyre, njësiti policor gjatë kontrollit ka vërejtur se dy kamionët e ndaluar ishin të ngarkuar me mallra (perime), në sasi prej rreth 18.400 kg domate dhe rreth 710 kg speca. Policia e Kosovës sipas procedurave të parapara, dy kamionët me mallra i ka dërguar në terminalin doganor, për të vazhduar me procedura të mëtejme. Pas intervistimit të personave të dyshuar, me urdhër të prokurorit kompetent të njëjtit ...
Komentet te ​Policia kufitare ndalon dy kamionë, tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin Janë të Mbyllura

Komuna e Prizrenit nuk përfill vendimin e OShP-së, shpall fituese të tenderit kompaninë e njëjtë

Lajme
Edhe pas vendimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit për anulimin dhe kthimin e kontratës në rivlerësim, Komuna e Prizrenit e ka shpallur fituese të tenderit për “intervenim në infrastrukturë për rastet e fatkeqësive natyrore dhe eliminimin e deponive ilegale” konsorciumin e kompanive “EuroVia” SH.P.K., “SEDTOURS” SH.P.K. dhe “ISA Petrol” SH.P.K. Shefi i Zyrës së Prokurimit në Komunën e Prizrenit, Isa Osmankaj, i cili po ashtu, ka të ngritur aktakuzë për moszbatim të vendimit të OSHP-së nga Departamenti i Krimeve të Rënda për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, ka shkelur Ligjin e Prokurimit në tenderin me titull “Intervenimi në Infrastrukturë për rastet e fatkeqësive natyrore dhe eleminimi i deponive ilegale ...
Komentet te Komuna e Prizrenit nuk përfill vendimin e OShP-së, shpall fituese të tenderit kompaninë e njëjtë Janë të Mbyllura

​Deri më tani 668 të moshuar mbi moshën 80 vjeçe janë vaksinuar me “AstraZeneca”

Lajme
Edhe këtë të diel ka vazhduar procesi i vaksinimit të të moshuarve mbi moshën 80 vjeçare. Në ditën e katërt të vaksinimit të personave mbi këtë moshë, deri në mesditë 100 të moshuar kanë marrë dozën “AstraZeneca” në qendrën e vaksinimit “1 Tetori”. Koordinatori i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi, ka thënë se deri më tani ky proces po ecën mirë dhe se nuk ka asnjë ankesë. “Sot kemi filluar me grup-moshën 80-84 vjeçare. Dhe deri më tani procesi i vaksinimit ka ecur mirë. Po ashtu edhe sot po ecën mirë me këtë kategori. Deri në këto çaste që ne po flasim kemi të ...
Komentet te ​Deri më tani 668 të moshuar mbi moshën 80 vjeçe janë vaksinuar me “AstraZeneca” Janë të Mbyllura

Që kur është larguar Ronaldo, Messi nuk ka shënuar në El Clasico

Sport
Lionel Messi nuk ka shënuar gol e madje as nuk ka dhënë ndonjë asist në një ndeshje nëEl Clasico që kur Cristiano Ronaldo u bashkua me Juventusin në vitin 2018. Ylli argjentinas shënoi 26 gola dhe dha 14 asistime në 45 ndeshje kundër Real Madridit por nuk ka arritur të kontribuojë në golat e Barcelonës kundër “Merengues” në tre vitet e fundit. Mallkimi vazhdoi mbrëmë kur Barcelona humbi 2-1 përballë skuadrës së Zinedine Zidane, përcjellë KosovaPress.. Messi tani është pa gol ose asist në pesë ndeshjet e fundit kundër Real Madridit. Ai humbi klasiken e parë të epokës post-Cristiano Ronaldo në 2018, për shkak të një dëmtimi. Sulmuesi portugez shënoi ...
Komentet te Që kur është larguar Ronaldo, Messi nuk ka shënuar në El Clasico Janë të Mbyllura

Kërkohet zbatimi i Ligjit për rimëkëmbje dhe një pako e re nga Qeveria

Lajme
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka po kërkon nga qeveria e re më në krye Albin Kurtin zbatimin e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike ose miratimin e një pako të re stimuluese financiare për bizneset dhe qytetarët e afektuar si pasojë e pandemisë Covid-19. Në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, thonë për KosovaPress, se kjo ministri aktualisht është duke e analizuar situatën në lidhje me dëmin ekonomik të shkaktuar nga COVID-19 dhe ndërhyrjet e mundshme që kjo ministri mund të ndërmarrë për të zbutur ndikimin e pandemisë në ekonomi. Drejtori Zeka thotë për KosovaPress, se ligji aktual që është në fuqi për rimëkëmbje ekonomike meqenëse ishte ...
Komentet te Kërkohet zbatimi i Ligjit për rimëkëmbje dhe një pako e re nga Qeveria Janë të Mbyllura