Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Kosova pa Qendër për Trajtimin e Djegieve, dhjetë persona janë dërguar deri më tani për trajtim në Turqi

Shëndetësi
Mungesa e shërbimeve shëndetësore po konsiderohet cenim i të drejtave themelore të njeriut për qasje në shëndetësi. Shteti deri më tani më shumë ka pasur prioritet mbështetjen financiare për trajtim jashtë vendit, se sa investimin direkt në sistem. Shumë qytetarë të Kosovës detyrohen që të shkojnë jashtë vendit për trajtim të ndonjë sëmundje. Dhjetë persona deri më tani janë dërguar në Turqi për trajtim të djegies së rëndë. Kosova nuk ka Qendër për Trajtim të Djegieve, rastet më të lehta trajtohen në Klinikën e Kirurgjisë Plastike. Nga krerët e shtetit është thënë se sistemi shëndetësor nuk mund të funksionojë me “arnime”. Ndërkohë që janë pikërisht këta të fundit që po ...
Komentet te ​Kosova pa Qendër për Trajtimin e Djegieve, dhjetë persona janë dërguar deri më tani për trajtim në Turqi Janë të Mbyllura

Haradinaj kujton Agim Ramadanin: E kishte kuptuar konceptin e lirisë në thellësinë e tij

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar heroin e kombit, Agim Ramadani-Katana, në 22-vjetorin e rënies. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se betejat bëhen nga heronjtë, ku ka kujtuar të rënët në thyerjen e kufirit mes shqiptarëve. “Betejat bëhen nga Heronjtë. Kujtojmë sot trimat e UÇK-së, Heronjtë e thyerjes së kufirit mes shqiptarëve, Abush Loku, Bashkim Jasiqi, Ramiz Krasniqi, Rifat Çelaj, Arben Jusufi, Driton Veliu, Emri Curri, Harun Beka, Rifat Salihaj, Rrahman Tafa dhe Sylejman Shala”, ka shkruar Haradinaj. Ai ka thënë se Agim Ramadani e kishte kuptuar konceptin e lirisë në thellësinë e tij. “Të udhëhequr nga ...
Komentet te Haradinaj kujton Agim Ramadanin: E kishte kuptuar konceptin e lirisë në thellësinë e tij Janë të Mbyllura

Donald Trump nuk heq dorë: Në 2024 do të rimarrim Shtëpinë e Bardhë

Rajoni dhe Bota
Donald Trump nuk heq dorë nga ambicia e tij për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale që do të mbahen në vitin 2024. Gjatë një takimi me politikanët republikanë dhe financuesit e partisë së tij në Mar-a-Lago, ish-presidenti u shpreh se “në 2022 do të marrim Dhomën e Pëfaqësuesve, Senatin dhe në 2024 dhe Shtëpinë e Bardhë”, raporton A2. Trump nuk harroi të sulmonte dhe presidentin Biden gjatë këtij takimi duke thënë se ka një axhentë jo popullore dhe një nga dështimet e tij është pikërisht çështja e emigracionit./KP ...
Komentet te Donald Trump nuk heq dorë: Në 2024 do të rimarrim Shtëpinë e Bardhë Janë të Mbyllura

Kina pranon zyrtarisht efektivitetin e ulët të vaksinave të saj kundër koronavirusit

Shëndetësi
Kina pranoi zyrtarisht se vaksinat e saj kundër koronavirusit kanë një efektivitet të ulët dhe për këtë arsye, shefi i institucionit për parandalimin e sëmundjeve infektuese, u shpreh se po mendohet miksimi i tyre për të krijuar një produkt më të mirë, shkruan Associated Press. “Vaksinat kineze nuk kanë një nivel mbrojtje shumë të lartë”, u shpreh drejtori i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, Gao Fu në një konferencë në Chengdu. Aktualisht, Pekini ka shpërndarë miliona doza me vaksinë në shumë vende të tjera mes tyre dhe në Shqipëri dhe gjithashtu nisi një fushatë ku vinte në dyshim efektivitetin e vaksinave të prodhuara në vendet perëndimore. “Jemi duke marrë në ...
Komentet te Kina pranon zyrtarisht efektivitetin e ulët të vaksinave të saj kundër koronavirusit Janë të Mbyllura

Ligji për pasuri të pajustifikueshme mund të hetojë edhe pasurinë e qytetarëve

Lajme
Pasuria e zyrtarëve shtetëror do të hetohet, pasi tashmë në ekzekutiv ka arritur koncept-dokumenti për Ligjin për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme. Por përveç atyre që kanë punuar dhe punojnë në institucione shtetërore, nuk përjashtohet mundësia që me këtë ligj të hetohet edhe pasuria e qytetarëve që nuk kanë pozita zyrtare. Nga Ministria e Drejtësisë thonë se janë ithtar të asaj që të krijojnë një Agjencion të veçantë që do niste hetimet karshi pasurisë së paligjshme, e cila nuk është në përputhje me të hyrat e ligjshme. Zëvendësministri i Drejtësisë̈, Blerim Sallahu për KosovaPress, ka deklaruar se me këtë ligj, barra e provës bie mbi të dyshuarin i cili duhet ...
Komentet te Ligji për pasuri të pajustifikueshme mund të hetojë edhe pasurinë e qytetarëve Janë të Mbyllura

Pas zënkës me babanë i vë flakën shtëpisë së tij

Lajme
Një persona pas zënkës me babanë e tij në Obiliq, i ka vënë flakën shtëpisë së tij. Zjarrfikësit e kanë shuar zjarrin, teksa personi që kreu këtë vepër është në arrati. “Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se i biri i tij i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje i ka vënë flakën shtëpisë së tij. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./KP ...
Komentet te Pas zënkës me babanë i vë flakën shtëpisë së tij Janë të Mbyllura

Arrestohet një grua pasi ushtroi dhunë fizike ndaj fëmijëve të vet

Lajme
Një grua është arrestuar në Ferizaj, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy fëmijëve të saj të mitur. Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa fëmijët janë dërguar në strehimore. “Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë ndaj dy fëmijëve të vetë meshkuj (të mitur). E dyshuara dhe dy fëmijëve u është ofruar tretman mjekësor. Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa fëmijët janë dërguar në strehimore”, thuhet në raportin e Policisë../KP ...
Komentet te Arrestohet një grua pasi ushtroi dhunë fizike ndaj fëmijëve të vet Janë të Mbyllura

Brenda një dite 775 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCovid

Lajme
Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës, ka shqiptuar 775 gjoba për shkelësit e Ligjit për menaxhimin e Pandemisë. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit Policia ka shqiptuar rreth 1 mijë tiketa të trafikut, ndërsa për vepra të ndryshme penale ka arrestuar 18 persona. Brenda një dite kanë ndodhur 10 aksidente me të lënduar dhe 21 me dëme materiale./KP ...
Komentet te Brenda një dite 775 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCovid Janë të Mbyllura

​Sulmohet fizikisht një polic në Prishtinë

Lajme
Një person në Prishtinë është arrestuar pasi i njëjti nuk ka pranuar që të legjitimohet, ndërsa ka fyer dhe sulmuar fizikisht edhe një polic gjatë intervistimit në stacionin policor. Gjatë arrestimit të dyshuarit, lëndime kanë pësuar zyrtari policor si dhe i dyshuari. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë kërkimit të dokumenteve nga zyrtarët policorë nuk ka pranuar që të legjitimohet, po ashtu edhe është sjell në mënyrë arrogante duke i ofenduar me fjalë të ndryshme. Gjatë intervistimit në stacion policor, i dyshuari i lartcekur për veç ofendimeve ka sulmuar ...
Komentet te ​Sulmohet fizikisht një polic në Prishtinë Janë të Mbyllura

​Osmanit i kërkohet që të ketë prioritet çështjen e grave të dhunuara gjatë luftës dhe të pagjeturit

Lajme
Në javën e parë të punës në krye të shtetit, presidentes Vjosa Osmani, po i kërkohet që të ketë prioritet të punës së saj çështjen e grave të dhunuara gjatë luftës, të pagjeturit dhe fuqizimin e grave në Kosovë. Kosova që për të dytën herë ka për presidente një grua, po vlerësohet se do të ndikojë në fuqizimin e grave e vajzave të vendit, por një angazhim shtesë organizata të shoqërisë civile në këtë drejtim po e kërkojnë nga presidentja Vjosa Osmani. Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli, thotë se zgjedhja e Osmanit në krye të shtetit do të fuqizojë vajzat dhe gratë e vendit dhe do ...
Komentet te ​Osmanit i kërkohet që të ketë prioritet çështjen e grave të dhunuara gjatë luftës dhe të pagjeturit Janë të Mbyllura