Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Dëmtojnë gjësendet në Muzeun e Muzikës në Gjakovë

Lajme
Disa persona të panjohur mëngjesin e djeshëm janë futur me forcë në objektin e Muzeut të Muzikës në Gjakovë. Zyrtari komunal për Trashëgimi Kulturore ka raportuar se të dyshuarit kanë rrëzuar të gjitha gjësendet të cilat kanë qenë të vendosura në dollape. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat janë duke e hetuar rastin./Syri tv//KP ...
Komentet te ​Dëmtojnë gjësendet në Muzeun e Muzikës në Gjakovë Janë të Mbyllura

​Gastronomët: Masat e reja krijuan një eksport të parasë dhe import të virusit

Lajme
Ka kaluar një javë që sektori i gastronomisë po qëndron i mbyllur për shkak të masave të reja antiCOVID të ndërmarra nga Qeveria e vendit, por nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, thonë se këto masa vetëm sa po e thellojnë edhe më shumë gjendjen e rëndë të këtij sektori. Me qëllim të uljes së rasteve pozitive me COVID-19, javën e kaluar Qeveria ka ndërmarrë masa të reja kufizuese duke ndaluar punën e gastronomisë dhe të qendrave tregtare deri më 18 mars, por se kjo mbyllje ka ndikuar që mbi 29 mijë qytetarë të Kosovës vikendin ta kalojnë në Shqipëri. Kjo për Arian Vranicën nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ...
Komentet te ​Gastronomët: Masat e reja krijuan një eksport të parasë dhe import të virusit Janë të Mbyllura

Zbulohen dy grupe të hajnave në Prizren, ka të arrestuar

Lajme
Policia e Kosovës ka ndaluar dy grupe të hajnave në Prizren dhe ka arrestuar tre persona. Këta persona dyshohet se po kryenin vjedhje gjatë vitit 2018, 2019 dhe 2020 në fshatin Lubizhdë dhe Skorobisht. “Gjatë vitit 2018, 2019 dhe vitit 2020, në fshatin Lubizhdë dhe Skorobisht kishin ndodhur një numër i vjedhjeve nëpër shtëpitë e banorëve të kësaj zone. Zyrtarët policor gjithmonë ishin të përkushtuar të gjenin dëshmi dhe prova në lidhje me kryerësit e këtyre vjedhjeve. Në çdo vend të ngjarjes hetuesit policor kishin dyshimet për veprimet kriminale të cilat i kryenin personat dhe hetuesit filluan me gjurmimin e të dyshimtëve, duke mbledhur gjurmë dhe elemente për veprime hetimore. ...
Komentet te Zbulohen dy grupe të hajnave në Prizren, ka të arrestuar Janë të Mbyllura

Konfiskohen qindra doza kanabis e kokainë, dy të arrestuar në Tiranë

Shqipëri Shqiperi test
Policia në Shqipëri ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë dy shtetas, K. M., 29 vjeç dhe M. Sh., 24 vjeç, banues në Tiranë. Sipas njoftimit, gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 650 doza me lëndë narkotike kanabis, doza me lëndë narkotike kokainë, 5 doreza grushti dhe sende të tjera të kundraligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim/KP ...
Komentet te Konfiskohen qindra doza kanabis e kokainë, dy të arrestuar në Tiranë Janë të Mbyllura

Lutfi Haziri: Llashtica është Reçaku i Anamoravës

Lajme
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lufti Haziri, në 22-vjetorin e masakrës që përjetuan fshati Llashticë në vitin 1999, ka thënë se janë gjithmonë të freskëta plagët e tmerrit që kaluan banorët e Karadakut dhe gjithë regjionit. Haziri ka thënë se përmes Llashticës kujtojnë edhe masakrën e Llovcës, Lladovës, Zhegrës dhe të gjithë të rënët e prillit, majit e qershorit dhe të gjithë të rënët në luftën për liri. “Ky është 22-vjetori i prillit të madh, i sakrificës, torturës dhe vrasjeve barbare të masakrimit të shqiptarëve. Këtu u vra e masakrua fëmija më i vogël në luftën çlirimtare të Kosovës dhe plaka më e vjetër në moshë. Është masakra më e ...
Komentet te Lutfi Haziri: Llashtica është Reçaku i Anamoravës Janë të Mbyllura

​Rama uron besimtarët: Agjërim të lehtë, muaj i bekuar

Shqipëri Shqiperi test
Besimtarët myslimanë kanë nisur sot agjërimin në Muajin e Ramazanit, për të dytin vit radhazi nën izolim dhe masa të tjera kufizuese që janë vendosur me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Kryeministri i Shqipërisë, Ed Rama ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit. “Agjërim të lehtë për të gjithë besimtarët myslimanë në muajin e bekuar të Ramazanit”, shkruan Rama./kp ...
Komentet te ​Rama uron besimtarët: Agjërim të lehtë, muaj i bekuar Janë të Mbyllura

BIK FTON BESIMTARËT QË JANË ME COVID-19, MOS TË SHKOJNË NË XHAMI

Lajme
Ahmet Sadriu, sekretari i BIK-ut tha se besimtarët gjatë muajit të Ramazanit duhet t`i respektojnë masat anti-Covid19.   Sipas kalendarit hanor tanimë gjendemi në muajin e Shenjtë të Ramazanit, periudhë kjo më e veçuar prej myslimanëve pasi që është një periudhë ku të gjithë besimtarët e fesë islame agjërojnë, duke u ndaluar nga ushqimi dhe pija për një muaj rresht. Njëkohësisht sot janë falur edhe teravitë e para që është një rit më i veçantë dhe që nuk bëhet jashtë këtij muaji dhe periudhave të tjera të vitit. Lidhur me organizimet e parapara nga Bashkësia Islame e Kosovës ka folur sekretari i këtij institucioni Ahmet Sadriu. Sadriu tha se BIK-u është ...
Komentet te BIK FTON BESIMTARËT QË JANË ME COVID-19, MOS TË SHKOJNË NË XHAMI Janë të Mbyllura

99 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 17 në gjendje më të rëndë

Shëndetësi
99 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. Nga Spitali kanë njoftuar se 77 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe 3 të tjerë janë në respirator CPAP. Ndërsa, 17 pacientë të tjerë janë në gjendje më të rëndë. “Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të shtrirë 99 pacientë janë duke u trajtuar me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 77 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 3 pacientë janë në Respirator (CPAP), ndërsa nga këta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 6 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit. Kurse, 254 pacientë aktualisht janë të shtrirë ...
Komentet te 99 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 17 në gjendje më të rëndë Janë të Mbyllura

Biden reagon për vrasjen e afro-amerikanit në Mineapolis

Rajoni dhe Bota
Dhjetëra protestues janë arrestuar, pasi dolën në rrugë pranë Mineapolis pas vrasjes së një afro-amerikani 20-vjeçar nga një oficer policie. Policia gjithashtu përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Vrasja nga policia e 20 vjeçarit afro-amerikan në Mineapolis, duket se ishte një aksident që ndodhi sepse një police përdori armën e zjarrit në vend të pajisjes me elektroshok gjatë një përleshjeje, tha të hënën shefi i policisë së qytetit. “Bazuar në atë që pashë, në reagimin dhe shqetësimin e shprehur menjëherë nga oficerët, ishte një e shtënë aksidentale që rezultoi në vdekjen tragjike të zotit Wright”, tha shefi i Policisë së Qendrës Brooklyn, Tim Gannon. Të shtënat e së dielës ...
Komentet te Biden reagon për vrasjen e afro-amerikanit në Mineapolis Janë të Mbyllura

​Mbi një milion viktima në Evropë nga Covid-19, rriten çmimet e vaksinave

Shëndetësi
Evropa është kontinenti më i prekur në botë përpara Amerikës Latine dhe Amerikës së Veriut. Sipas “France Presse”, që nga fillimi i pandemisë së Covid-19 në Evropë ka pasur mbi një milion vdekje. Të 52 vendet dhe territoret e rajonit, i cili arrin në lindje në Azerbajxhan dhe Rusi, kanë gjithsej 1.000,228 vdekje nga 46,496,560 raste, para Amerikës Latine dhe Karaibeve me 832 577 vdekje dhe 26 261 006 raste, ndërsa SHBA-ja dhe Kanadaja kanë 585 428 vdekje dhe 32 269 104 raste. Ndërkohë, ndërsa shkencëtarët dhe qeveritë monitorojnë efektivitetin me kalimin e kohës të vaksinave të ndryshme anti-Covid, sigurinë e tyre dhe ndikimin në progresin e epidemisë, për kompanitë ...
Komentet te ​Mbi një milion viktima në Evropë nga Covid-19, rriten çmimet e vaksinave Janë të Mbyllura