Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Suga: Japonia mbështet Kosovën në rrugën evropiane

Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar telegram urimi nga kryeministri i Japonisë, Yoshihid Suga, i cili e ka uruar për detyrën. Në këtë telegram, kryeministri Suga ka thënë se Japonia i kushton rëndësi të veçantë marrëdhënieve me Kosovën, e cila sipas tij luan rol kyç për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Ballkan, por dhe në Evropë. Kryeministri japonez ka theksuar në telegram se Japonia aktivisht kontribuon në zhvillimin e vendit tuaj dhe do të vazhdojë ta mbështesë reformat n Kosovës dhe përpjekjet në rrugën evropiane të Kosovës. Më tej Suga ka theksuar se shteti i tij do të vazhdojë bashkëpunimin me Kosovën në fushën e politikës, ...
Komentet te ​Suga: Japonia mbështet Kosovën në rrugën evropiane Janë të Mbyllura

Rama në Përrenjas: Ne themi atë që bëjmë, kjo na ndan nga opozita

Shqipëri Shqiperi test
Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi, përkundër opozitës që tjetër thotë e tjetër bën. Është kjo ndarja, sipas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me të cilën u kërkoi votën banorëve të Përrenjasit, për të vijuar punët e nisura dhe investimet e mëdha. “Secili ka një përgjegjësi që shkon përtej vetes të shohë se ku është Shqipëria sot dhe sa shumë është më e gatshme për t’u ngjitur shumë më lart. Është koha të shohë se nëse Shqipëria nuk ngjitet më lart dhe jeta e secilit nuk përmirësohet më shumë dhe lidhet me punët e mëdha që kemi nisur dhe një paketë investimesh të mëdha të huaja ...
Komentet te Rama në Përrenjas: Ne themi atë që bëjmë, kjo na ndan nga opozita Janë të Mbyllura

Osmani takon ish presidentët, thotë se po krijon një model të ri të konsultimit

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ish-presidentët, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli dhe Atifete Jahjaga. E para e shtetit tha se i ka ftuar ish presidentët për të krijuar një kulturë të re institucionale të konsultimit. “I kam ftuar që të tre për të krijuar një kulturë të re insotuvionale e cila është e domosdoshme për të ecur përpara. Po ashtu për të krijuar një model të ri të konsultimit”, tha ajo. Krahas kësaj, Osmani çmoi edhe rolin e secilit ish presidentë në shtet-formimin e Kosovës. “Besoj shumë se me secilin do të bashkojmë forcat për një të ardhme më të mirë”, tha ajo. Ndërsa, ish presidenti Fatmir ...
Komentet te Osmani takon ish presidentët, thotë se po krijon një model të ri të konsultimit Janë të Mbyllura

Kërkohet sigurimi i vaksinave antiCOVID dhe rishikimi i Ligjit për Pandeminë

Lajme
Është mbajtur mbledhja konstituive e Komisionit për Shëndetësi. Në këtë mbledhje u tha se prioritet duhet të jetë menaxhimi i pandemisë dhe sigurimi i vaksinës anti-Covid. Madje anëtarët e komisionit për shëndetësi i pajtuan që duhet të rishikohet ligji për luftimin e pandemisë COVID-19. Kryetarja e këtij Komisioni, Fatmire Kollçaku nga Lëvizja Vetëvendosje tha se si kryetare do punoj në mënyrë konstruktive do angazhohem për një frymë të bashkëpunimit në të mirë të përgjithshme. Anëtari i këtij komisioni nga PDK, Bekim Haxhiu kërkoi që të bëhen bashkë të gjithë për të ndihmuar në sigurimin e vaksinës pavarësisht se nga cila parti janë. Ndërsa, Shemsedin Dreshaj nga AAK thotë se shqetësim ...
Komentet te Kërkohet sigurimi i vaksinave antiCOVID dhe rishikimi i Ligjit për Pandeminë Janë të Mbyllura

​Formohet Komisioni për Punë të Jashtme, deputetët thonë se do të angazhohen për njohje të reja

Lajme
Komisioni parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka mbajtur mbledhjen e parë për këtë legjislaturë në të cilën është thënë se prioritet do të kenë angazhimin për rritjen e numrit të njohjeve të Kosovës, në veçanti nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës. Në mbledhjen konstituive të këtij komisioni, deputetët u pajtuan për formimin e një grupi punues i cili do të hartojë planin e punës së komisionit, por që u tha se kjo do të bëhet pasi të pranojnë planin e punës së qeverisë për vitin 2021. Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi nga radhët e ...
Komentet te ​Formohet Komisioni për Punë të Jashtme, deputetët thonë se do të angazhohen për njohje të reja Janë të Mbyllura

​Lëndohet një punëtor në vend të punës

Lajme
Një person derisa kishte qenë duke punuar në një shtëpi në ndërtim e sipër, është rrëzuar nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime trupore. Rasti ka ndodhur dje në komunën e Hanit të Elezit. Viktima pas marrjes së ndihmës së parë në Ferizaj është dërguar ne QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor dhe sipas mjekut gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Njësitë policore dhe inspektorët e punës kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet./KP ...
Komentet te ​Lëndohet një punëtor në vend të punës Janë të Mbyllura

Nënshkruhet marrëveshja që ua mundëson zyrtarëve të lartë publikë të mësojnë gjuhen frënge

Lajme
Ambasada e Francës në Kosovë dhe Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës nënshkruan të martën Memorandum Mirëkuptimi mes dy institucioneve, Protokolli i marrëveshjes trepalëshe për kurse të gjuhës frënge të nivelit fillestar të zyrtarëve të Kosovës 2020-2021, përmes të cilave do t’u mundësohet zyrtarëve të lartë të vazhdojnë mësimin e gjuhës frënge si dhe do të ndihmojë në përparimin e frankofonisë në përgjithësi. Drejtori i Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Sabri Kiçmari ka vlerësuar marrëveshjen lidhur me kurset e gjuhës frënge për zyrtarët e Kosovës, duke theksuar se Franca mbetet vendi mik për qytetarët e Kosovës. “Është një moment i rëndësishëm ...
Komentet te Nënshkruhet marrëveshja që ua mundëson zyrtarëve të lartë publikë të mësojnë gjuhen frënge Janë të Mbyllura

​Administrata publike pa mbikëqyrjen e asnjë komisioni, kërkohet të përfshihet te Qeverisja Lokale

Lajme
Anëtarët e Komisionit për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media, kanë kërkuar që në fushëveprimin e këtij komisioni të përfshihet edhe mbikëqyrja e administratës publike, siç ka qenë në legjislaturat e mëhershme. Në mbledhjen konstituive të këtij komisioni, u tha se pas fuzionimit të Ministrisë së Administratës Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, mbikëqyrja e administratës publike nuk është përfshirë në asnjërin nga komisionet parlamentare. Anëtarët e këtij komisioni, u dakorduan që këtë çështje ta trajtojnë në mbledhjet e ardhshme dhe t’i drejtohen kryesisë së Kuvendit që mbikëqyrja e administratës publike të jetë kompetencë e këtij komisioni. Anëtari i komisionit nga AAK, Besnik Tahiri, tha se ky komision pa ...
Komentet te ​Administrata publike pa mbikëqyrjen e asnjë komisioni, kërkohet të përfshihet te Qeverisja Lokale Janë të Mbyllura

Grabitje në një institucionin mikrofinanciar në Prishtinë

Lajme
Një femër ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës në institucionin mikrofinanciar në Prishtinë, kishte shkuar një person me maskë anti Covid në fytyrë dhe i ka marrë para. Rasti ka ndodhur dje në mesditë. Viktima nga frika të dyshuarit ia kishte dhënë parat dhe më pas i dyshuari ishte larguar këmbë nga vendi i ngjarjes. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori./KP ...
Komentet te Grabitje në një institucionin mikrofinanciar në Prishtinë Janë të Mbyllura

​116 pacientë me COVID-19 të shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK

Shëndetësi
Në Klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 902 pacientë. Kështu bëhet e ditur nga raporti i Shërbimit Spitalor Klinik-Universitar i Kosovës (ShSKUK). Nga ShSKUK tregojnë se 735 raste janë të konfirmuar me Sars CoV2 dhe 37 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, kurse 720 janë nën asistim të oksigjenoterapisë. Vetëm në Klinikat e QKUK-së janë të shtirë 372 pacientë, prej tyre 317 të konfirmuar me pozitivë COVID-19. Më së shumti pacientë të shtrirë janë në Klinikën Infektive. Në këtë klinikë janë të shtrirë 116 pacientë. Raporti i plotë i ShSKUK-së: Në Klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme po ...
Komentet te ​116 pacientë me COVID-19 të shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK Janë të Mbyllura