Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në qytete të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 748 tiketa në bazë të ligjit Covid-19. Po ashtu, Policia ka shqiptuar edhe 1389 tiketa trafiku. Ndërkohë, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur edhe 16 aksidente me të lënduar dhe 34 aksidente trafiku me dëme materiale./KP ...
Komentet te 748 gjoba për mosrespektimin e masave anti-Covid Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Komisioni për Integrime Evropiane është konstituar të martën në Kuvendin e Kosovës. Prioritet i këtij komisioni u tha se është përmbushja dhe zbatimi i MSA-së. Krahas kësaj si kërkesë e këtij komisioni u ngrit edhe mundësia që të kërkohet nga BE sigurimi i vaksinave anti-Covid 19. Anëtarja e këtij komisioni nga PDK, Blerta Deliu-Kodra tha se pas ndryshimit të rrethanave me pandeminë, prioritet i komisionit duhet të jetë diskutimi me zyrtarë të BE-së për sigurimin e vaksinave. Koordinim për këtë çështje u kërkua nga deputetët e LVV-së në këtë komision. Kryetare e këtij komisioni është Rrezarta Krasniqi. Ndërsa nënkryetare, Arbëreshë Kryeziu nga LVV./KP ...
Komentet te Komisioni për Integrime Evropiane do të angazhohet edhe për sigurimin e vaksinave Janë të Mbyllura
Konstituohet Komisioni funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti i cili do të drejtohet nga deputeti i PDK-së Ferat Shala. Deputeti Shala fillimisht theksoi se do të jetë i hapur për bashkëpunim pa asnjë dallim partiak. Ai theksoi se nga java e ardhshme nis punën Komisioni sipas programit dhe rregullit e parimeve të Kuvendit. Shala: Bashkëpunim me secilin pa asnjë dallim partiak “Unë nga sot do të udhëheq këtë Komision Parlamentar, me besim të plotë në konceptin tonë të përbashkët, në rregullativën e Kuvendit të Kosovës në parimet kushtetues dhe ju garantoj që të jap maksimumin që të bashkërendojmë çdo iniciativë që është brenda kompetencave të Komisionit. Jam i gatshëm ...
Komentet te Ferat Shala kryetar i Komisionit: Bashkëpunim me secilin pa asnjë dallim partiak Janë të Mbyllura
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga Oliver Varhelyi, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim. Komisioneri Varhelyi ka uruar kryeministrin Kurti për formimin e qeverisë së re dhe i ka dëshiruar suksese në detyrën e kryeministrit të Kosovës. “Në zgjedhjet e shkurtit, populli i Kosovës iu dha një mandat të fortë për reforma në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe për promovimin e zhvillimit socio-ekonomik, si edhe orientimit drejt një ekonomie më të gjelbër. Bashkimi Evropian është i gatshëm t’iu mbështesë në këtë drejtim”, ka shkruar Varhelyi. Në vazhdim të letër urimit, Komisioneri i BE-së ka thënë se kthimi i perspektivës evropiane të ...
Komentet te Varhelyi uron Kurtin, rithekson mbështetjen e BE-së për Kosovën Janë të Mbyllura
Një person është gjetur dje pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Ai është gjetur nga një familjar. Vdekjen e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion./KP ...
Komentet te Gjendet një person i vdekur në Prizren Janë të Mbyllura
Duke qëndruar pranë eliminimit në Ligën e Kampionëve, kampioni aktual Bayern Munich do të kërkojë me ngulm fitoren sot, pasi që në ndeshjen e parë si vendas në stadiumin “Allianz Arena” pësoi humbje 3:2 kundër Paris Saint-Germain. Bayerni rikthehet në këtë ndeshje nga barazimi 1:1 në Bundesliga kundër Union Berlinit, ndërsa, PSG rikthehet nga fitoja bindëse kundër Strasbourg në Ligën 1 të Francës, me rezultat 4:1, përcjell KosovaPress. Që nga viti 1994 e deri tani, të dy skuadrat janë përballur 11-të herë mes vete, ku “Bavarezët” kanë pesë fitore, ndërsa Parisi ka gjashtë sosh. Në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Bayerni ka regjistruar katër fitore, një barazim ...
Komentet te Bayerni do të kërkojë me ngulm fitoren kundër Parisit, ja formacionet e mundshme Janë të Mbyllura
Komuna e Rahovecit kërkon nga Qeveria e Kosovës dëmshpërblimin e bujqve të dëmtuar dhe rritjen e subvencioneve. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smjal Latifi ka treguar se tashmë i ka dërguar edhe shkresë Qeverisë së Kosovës për dëmshpërblimin e bujqve të dëmtuar dhe rritjen e vlerës së subvencioneve për vreshtarët, perimtarët e blegtorët. “Të nderuar fermerë të komunës sonë. Më lejoni t’ju njoftoj se në bazë të gjendjes së krijuar nga pandemia Covid 19, si dhe dëmeve që ka pësuar bujku rahovecas edhe nga vërshimet dhe përmbytjet, dje ju kam drejtuar me dy shkresa konkrete Qeverisë së Kosovës dhe kam kërkuar: * Dëmshpërblimin e bujqve të dëmtuar, rritjen e vlerës ...
Komentet te Rahoveci kërkon nga qeveria dëmshpërblim për bujqit e dëmtuar dhe rritjen e subvencioneve Janë të Mbyllura
Kërkohet që në Komisionin për Qeverisje Lokale të përfshihet edhe mbikëqyrja e administratës publike
Është mbajtur mbledhja konstituive e komisionit për Qeverisje Lokale Zhvillim Rajonal dhe Media. Në këtë mbledhje është miratuar fushëveprimtaria e komisionit, ndërsa është adresuar çështja që në këtë komision të përfshihet edhe mbikëqyrja e administratës publike. Anëtari i komisionit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, tha se ky komision ka mbikëqyrur punën e administratës publike, por që këtë herë administrata publike nuk është përfshirë tek asnjë nga komisionet. Ai tha se është shumë e rëndësishme që ky komision të ketë në fushëveprimtarinë e saj edhe mbikëqyrjen e administratës publike. “Ky komision në të kaluarën e ka mbikëqyrur edhe administratën publike, në asnjë komision nuk është i përfshire. ...
Komentet te Kërkohet që në Komisionin për Qeverisje Lokale të përfshihet edhe mbikëqyrja e administratës publike Janë të Mbyllura
Rasti i shpërthimit të bombolës së gazit në Ferizaj nga Prokuroria Themelore po konsiderohet “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Kjo prokurori është ende në fazën e hetimeve, në lidhje me rastin e shpërthimit të bombolës së gazit në një restorant në Ferizaj. Muaj më parë, si shkak i këtij shpërthimi kishin mbetur të lënduar mbi 40 persona. Ndërkaq, një 20 vjeçare, pas dërgimit për trajtim në Turqi, nuk arriti t’iu mbijetojë lëndimeve të rënda. Në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, Vjosa Baftiu nga Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se janë siguruar edhe incizimet nga vendi i ngjarjes. “Ju njoftojmë se rasti në fjalë aktualisht është në fazën e ...
Komentet te Prokuroria ende po heton rastin e shpërthimit të bombolës së gazit në Ferizaj Janë të Mbyllura
Me një këmbë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Chelsea do të udhëtojë edhe një herë drejt Sevillës, ku do të zhvillojë ndeshjen e kthimit si “vendas” kundër skuadrës së Portos. Golat nga Mason Mount dhe Ben Chilwell ia siguruan “Bluve” fitoren solide prej 2:0 në takimin e parë, kështu duke ia vështirësuar punën kampionëve portugez, për të vazhduar këtë sezon në garat evropiane, përcjell KosovaPress. Në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Chelsea ka regjistruar katër fitore, një barazim dhe një humbje, kurse Porto ka katër fitore dhe dy humbje. Të dy trajnerët nuk do të kenë probleme të mëdha me mungesa në skuadër. Tuchel do ta ...
Komentet te Chelsea-Porto, formacionet e mundshme Janë të Mbyllura