Gati bëhen 1 muaj prej kur Kosova ka nisur fazën e parë të vaksinimit anti-Covid. E për mënyrën e vaksinimit u shpreh dilema rreth testimit për COVID-19, para vaksinimit. Ish-drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani javë më parë e quajti gabim profesional vaksinimin e qytetarëve pa u bërë testimi për koronavirus por një gjë e tillë po kundërshtohet nga ekspertët e shëndetësisë në vend. Madje nga ministria e Shëndetësisë deklarojnë se nuk është parë e nevojshme që të testohen qytetarët para se ta marrin vaksinën anti-COVID, pasi kjo nuk është praktikuar as në vendet tjera të botës. Sami Uka, këshilltari i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia përmes një përgjigje me ...
Komentet te Testimi për COVID-19 para vaksinimi i panevojshëm Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Lëvizja Vetëvendosje mbështet tre kandidatë për zgjedhjet e së dielës në Shqipëri. Me tre ulëse të mundshme që synojnë t’i kenë në Kuvend nuk mëtojnë të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme, por zëri i problemeve të shqiptarëve. Me një program për të cilin thonë se është krejt tjetër nga partitë e tjera, kërkojnë votën me besimin se në zgjedhjet e ardhshme do të jenë një nga forcat kryesore në vend. Boiken Abazi, Iliaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani janë tre nga katër kandidatët e pavarur që garojnë në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri e që mbështeten nga Lëvizja Vetëvendosje. Pikërisht, ky është momenti kur partia e Kurtit në Shqipëri ...
Komentet te Abazi: Kurti nxjerr nga loja partitë e vjetra në Shqipëri, nuk do të jemi pjesë qeverisë Janë të Mbyllura
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë. Osmani është pritur në takim nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ndërkohë që në paraditen e së premtes, ministri Osmani u taku me ministren e Punëve të Jashtme në Kosovë, Donika Gërvalla. Në konferencën e përbashkët Gërvalla tha se janë të shumta temat që i bashkon Kosovën dhe Maqedoninë duke theksuar se të dyja këto shtetet ndajnë interesat e përbashkëta politike e ekonomike për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit./KP ...
Komentet te Presidentja Osmani priti në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut Janë të Mbyllura
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione është takuar me përfaqësuesit e shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të grave të dhunuara gjatë luftës. Ky bashkëbisedim informues u mirëprit nga deputetët, veçmas nga deputetja, Vasfije Krasniqi. Roli i këtyre shoqatave u vlerësua nga deputetët. Ndërsa, me fillimin e diskutimit më të detajshëm, mediet u larguan nga salla./KP ...
Komentet te Deputetët takojnë përfaqësuesit e shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të grave të dhunuara gjatë luftës Janë të Mbyllura
Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit. Ismajli ka njoftuar se Gjilani aktualisht ka 514 raste aktive, derisa theksoi se 74 persona janë në hospitalizim, 60 prej të cilëve me oksigjeno-terapi. Ai ka apeluar të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së COVID-19. Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 19866 mostra, 6173 kanë rezultuar pozitivë, 5524 janë shëruar, 134 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 514 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 74 persona, 61 ...
Komentet te 514 raste aktive me COVID-19 në Gjilan Janë të Mbyllura
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës ka pritur sot në takim homologun e saj të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin. Në konferencën e përbashkët Gërvalla tha se janë të shumta temat që i bashkon Kosovën dhe Maqedoninë duke theksuar se të dyja këto shtetet ndajnë interesat e përbashkëta politike e ekonomike për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit. Gërvalla derisa përmendi rreth 30 marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut shtoi edhe se marrëdhëniet mes të dyja këtyre vendeve është mundësi i bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë. Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se dizajnimi i ri i kufijve në Ballkan, siç u ...
Komentet te Gërvalla pas takimit me Osmanin i quan të rrezikshme idetë për ndryshimin e kufijve të rrezikshme Janë të Mbyllura
“Nëse Shqipëria na tejkalon në zhvillimin ekonomik, kjo do të thotë se ne si popull, duhet të kryejmë kolektivisht harakiri (nga japonishtja vetëvrasje), kishte deklaruar ish-kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, më 22 prill 2013 në një intervistë dhënë televizionit shtetëror serb, RTS, duke treguar një urrejtje patologjike ndaj kombit shqiptarë. ( Intervista e plotë e realizuar me 22 prill 2013, ndërsa deklarata nga minuta 53.30 http://www.rts.rs/page/tv/ci/story/17/РТС+1/1309846/Интервју+РТС-а:+Ивица+Дачић.html) Ish kryeministri serb kishte deklaruar gjithashtu edhe se :Hyrja në BE është interes kombëtar dhe shtetëror i Serbisë, “meqë ky popull duhet të jetojë më mirë, sepse Rusia është larg, sepse nuk mund të mbijetojmë vetëm – të rrethuar nga NATO-ja dhe BE-ja – ...
Komentet te 8 vjet nga Harakiri i Daçiqit kundër shqiptarëve Janë të Mbyllura
Në Spitalin e Pejës janë të shtirë 93 pacientë të infektuar me COVID-19. Nga spitali kanë njoftuar se 63 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe dy të tjerë në CPAP. Ndërsa, 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Kurse 4 pacientë me Covid 19 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit./KP ...
Komentet te 93 të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 8 në gjendje më të rëndë Janë të Mbyllura
Apeli ia anulon dënimin me burgim të përjetshëm burrit që vrau gruan me shufër metalike në Kamenicë
Gjykata e Apelit ia ka anuluar dënimin me burg të përjetshëm Nuhi Mavroqanit që vrau gruan me shufër metalike më 25 korrik në Kamenicë. Për anulimin e dënimit ka njoftuar Gjykata e Apelit përmes një komunikate për media. Gjykata e Apelit, me aprovimin e ankesës së mbrojtësit të akuzuarit N.M. por edhe sipas detyrës zyrtare, e ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 04.12.2020. Rasti i është kthyer të njëjtës gjykatë në rivendosje. N.M. ishte dënuar më burgim të përjetshëm nga ana e gjykatës së shkallës së parë, për veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 i Kodit Penal të Republikës së ...
Komentet te Apeli ia anulon dënimin me burgim të përjetshëm burrit që vrau gruan me shufër metalike në Kamenicë Janë të Mbyllura
Që nga 22 marsi i vitit të kaluar, 2 mijë e 110 qytetarë në Kosovë kanë vdekur shkak i infektimit me virusin korona. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), deri më tani janë 103 mijë e 124 të qytetarë që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Aktualisht në vend janë 11 mijë e 366 raste aktive me COVID-19. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.003 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve ...
Komentet te 2 mijë e 110 të vdekur nga COVID-19 Janë të Mbyllura