Pas mbylljes së qendrave të vendvotimit, ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca tha se përveç problemeve teknike me aparatet për identifikimin biometrik të votuesve, procesi zgjedhor në përgjithësi ka kaluar pa probleme të theksuara. Ekipet e BE-së në Shqipëri po vazhdojnë të vëzhgojnë procesin e mbylljes së qendrave të votimit dhe do të vazhdojnë vëzhgimin e numërimit. Të gjitha ekipet e BE-së në Shqipëri informacionet e mbledhura do t’ia dorëzojnë OSBE-së dhe ODIR-it të cilët nesër rreth drekës pritet që të dalin me një vlerësim paraprak të zgjedhjeve në Shqipëri Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca, tha se procesi i votimit ka kaluar pa probleme, përveç disa telasheve ...
Komentet te Ambasadori Soreca: Procesi pa probleme, të respektohet rezultati i KQZ-së Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Sipas burimeve të Alsat nga Qeveria, kafenetë dhe objektet e tjera hotelierike do të fillojnë të punojnë të Mërkurën në kopshte dhe tarraca të hapura. Gastronomet fillimisht janë planifikuar të punojnë deri në orën 20:00 ose 21:00 në varësi të kohës kur fillon ora policia. Zbulojmë se nesër do të merret në konsideratë nëse ora policore do të fillojë në orën 21 apo 22./Nmk-post/ ...
Komentet te Alsat: Nga e mërkura shkurtohet ora policore, fillojnë me punë kafenetë dhe restorantet?! Janë të Mbyllura
Që nga ora 07:00 kur edhe u hapen qendrat e votimit e deri në orën 18:00 ka arritur në 45.49%, numri i qytetarëve që kanë votuar në të gjithë vendin në 1640 Qendra Votimi nga 5199 që janë në total në rang kombëtar. Është Tirana qyteti që kanë votuar më shumë qytetarë të cilët kanë të drejtë vote madje zyrtarisht, me numrat e deritanishëm, kryeqyteti kalon edhe numrin e votuesve në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 ku ishte 49.91% pjesëmarrja ndërsa tani ka arritur në 51.58%. Përveç liderëve politikë dhe krerëve institucional të Shqipërisë, në këto zgjedhje votën hedhën edhe përfaqësues politikë nga Kosova. Madje në Shqipëri votoi edhe Kryeministri ...
Komentet te Mbyllet orari zyrtar i procesit të votimit në Shqipëri Janë të Mbyllura
Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit 69:66 (20:8, 21:19, 9:16, 19:23), në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Play-offit në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll. Vendasit e nisën furishëm ndeshjen me një seri prej 11:1 dhe ishin më të mirë në çerekun e parë që e fitojnë 20:8. Vreshtarët vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e dytë, ku arrijnë epërsi deri në 17 pikë, 39:22, kurse pjesa e parë përfundon me shifrat 41:27. Mysafirët kishin paraqitje tjetër në pjesën e dytë. Perioda e tretë ishte shumë më interesante, ku Rahoveci, dy minuta nga fundit kishte epërsi 50:39, por mysafirët me katër pikë radhazi ngushtojnë shifrat në 50:43. ...
Komentet te Rahoveci triumfon ndaj Yllit në gjysmëfinalen e parë të Play-offit Janë të Mbyllura
Rezutatet preliminare sipas Exit Poll-it të realizuar nga Albanian Post në bashkëpunim me Institutin “Gani Bobi”. PARTIA SOCIALISTE 46.9% PARTIA DEMOKRATIKE 43.5% LSI 6.9% Tjera 2.7% ...
Komentet te SONDAZHET PRELIMINARE TË ZGJEDHJEVE NË SHQIPËRI Janë të Mbyllura
Që nga themelimi i çmimeve prestigjioze të Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave të Filmit në vitin 1929, çdo ceremoni ka pasur momentet, anekdotat dhe surprizat e veta të paharrueshme. Fituesi më i ri i Oskarit është Shirley Temple në moshën pesë vjeç, i cili mori një çmim nderi për fëmijë në vitin 1934. Laureati më i vjetër është Christopher Plummer, i cili fitoi një Oskar në vitin 2012 në moshën 82-vjeç në kategorinë e rolit më të mirë mashkullor në filmin “Beginners”. Fituesi më i vjetër i çmimit si aktori më i mirë është Henry Fonda, i cili mori çmimin në vitin 1982 për “On Golden Pand”. Fonda atëherë ...
Komentet te Historia e çmimeve Oskar: Detaje interesante dhe gabime Janë të Mbyllura
Kur kanë mbetur më pak se një orë nga mbyllja e qendrave të votimit, kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike në Shqipëri, Lulëzim Basha edhe njëherë iu bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën për të votuar. Basha thekson se sot është një ditë e mrekullueshme për demokracinë shqiptare dhe se në këtë ditë do të ndërtohet edhe një Shqipëri e shpresës dhe të ardhmes shqiptare. Basha: Ditë e mrekullueshme për vendin dhe e jashtëzakonshme për demokracinë tonë “Kjo është një ditë e mrekullueshme për vendin tonë, është një ditë e jashtëzakonshme për demokracinë tonë. Keni dhe një orë mundësi për të votuar. Një nuk keni ...
Komentet te Basha: Dilni votoni, është dita që bashkë ta ndërtojmë një Shqipëri të shpresës Janë të Mbyllura
Antonio Griezmann ishte njeriu kryesor që e frymëzoi Barcelonën drejt një fitoreje shumë të rëndësishme ndaj Villarrealit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 33 të La Ligas spanjolle. Takimi nuk nisi aspak mirë për skuadrën e Ronald Koeman të cilët u gjenden në disavantazh pas vetëm 26’ minutave lojë kur realizoi Chukvuaze, përcjell KosovaPress. Por, ishte sulmuesi francez Antonio Griezmann ai i cili reagoi shpejtë dhe realizoi dy gola brenda shtatë minutave (28’ dhe 35’) për ta përmbysur shpejtë rezultatin. Në pjesën e dytë nuk pati gola të tjerë të shënuar por vlen të përmendet përjashtimi me karton të kuq i Trigueros nga radhët e Villarrealit në minutën e ...
Komentet te Griezmann frymëzon Barçën për ta përmbysur Villarealin, barazohet me pikë më Real Madridin Janë të Mbyllura
Kreatori i njohur izraelit i modës Albert Elbaz, i cili punonte në shtëpitë e famshme të modës Guy LaRoche, Yves Saint Laurent dhe Lanvan, vdiq sot në Paris në moshën 60-vjeç. Një deklaratë nga Johan Rupert, kryetari i bordit të drejtorëve të korporatës së mallrave luksoze Richmont, thotë se Elbaz ishte drejtori krijues i shtëpisë së famshme të modës Lanvan nga 2001 në 2015 dhe shprehu mosbesim dhe trishtim të thellë për vdekjen e tij të parakohshme, raporton AP . “Unë gjithmonë e kam admiruar inteligjencën, ndjeshmërinë, bujarinë dhe krijimtarinë e tij. Ai ishte një njeri i ngrohtë me talent të madh, një vizion unik, një ndjenjë bukurie dhe ndjeshmërie”, ...
Komentet te Ndërron jetë stilisti i famshëm i modës Albert Elbaz Janë të Mbyllura
Pas 10 orëve të hapjes së procesit të votimit, 43.56% është pjesëmarrja në rang vendi. Nga përditësimi i fundit i dhënë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon të rritet numri i votuesve ndërsa shihet një pjesëmarrje më e lartë se në vitin 2017. Procesi ka vijuar i qetë si në bashki ashtu dhe në njësitë administrative. Problem ka pasur vetëm disa herë me identifikuesin biometrik e cila ka sjellë vonesa në procesin e votimit ne disa qendra votimi. Mbeten Dibra me Tiranën dy qarqet me numrin më të lartë të votuesve, 49.63 %% dhe 49.30 %, transmeton TopChannel. Ndërsa në qarqet e tjera, pjesëmarrja është: Berat – 41.10 %, Durrës ...
Komentet te Shqipëri: Pjesëmarrja e votuesve deri në ora 17:00 është 43.56% Janë të Mbyllura