Pogaçëza të thjeshta e të shpejta me pak përbërës. Miellin, margarinën dhe djathin bashkojini e kriposini. Brumin lëreni të pushojë në frigorifer (më së miri 24 orë). Pastaj hapeni një petë me tëhollues dhe me ndihmën e një gote nxirrini pogaçëzat. Lyejini me vezën e rrahur dhe piqini në furrën e parangrohur në 250 gradë derisa të marrin një ngjyrë të bukur./ RTK ...
Komentet te Pogaçëza me djath Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ai priste një ftesë për të vazhduar dialogun me Kosovën në mes të majit. “Ka shumë probleme, kryesisht në sektorin e energjisë dhe gjërat duhet të zgjidhen atje, për shkak të interpretimeve të ndryshme dhe dëshirës së disave për të treguar ‘muskuj’ në veri të Kosovës,” tha Vuçiq në Bruksel. Ai shtoi se Beogradi është i gatshëm t’i përgjigjet ftesës dhe se do të marrë pjesë në çdo lloj dialogu. “Ajo që unë i tregova Miroslav Lajçak sot është fakti që Albin Kurti mburret se ka votuar në Shqipëri, i cili de facto thotë se nuk ka rëndësi nëse jeni në Tiranë apo ...
Komentet te Vuçiq komenton votimin e Kurtit në Shqipëri Janë të Mbyllura
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë ditë zgjedhjesh në fshatin Agim të Fierit. Një 37-vjeçar, i identifikuar si Mikel Postolli, me një shishe molotov në dorë bënte thirrje në afërsi të qendrës së votimit në fshatin Agim se do të digjte kutitë e votimit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10, kur shtetasi Postolli është shfaqur para kishës së fshatit dhe ka hedhur në oborrin e jashtëm një shishe me molotov, e cila ka shpërthyer dhe për pasojë ka pasur vetëm dëme të vogla materiale. Si të mos mungonte ky akt i rëndë, autori ka publikuar live për ndjekësit e tij në rrjetin Facebook, prej fillimit e deri në përplasjen ...
Komentet te Me sëpatë në dorë, 37-vjeçari kërcënon komisionarët në qendrën e votimit – video Janë të Mbyllura
Kutitë me fletët e votimit kanë nisur të dërgohen drejt qendrave përkatëse të numërimit pas përfundimit të zgjedhjeve të sotme parlamentare në Shqipëri. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numërimi i votave pritet të mbyllet brenda 48 orëve. Ndërkohë, në qendrat e votimit kanë mbërritur dhe forcat e policisë, për të siguruar transportimin e sigurt të kutive. Deri më tani, nuk raportohen probleme në dorëzimin e materialeve zgjedhore. Në Durrës u vu re një grumbullim komisionarësh, gjatë përgatitjes së kutive të votimit, duke mos respektuar masat antiCOVID. Edhe në Kavajë janë krijuar radhë të gjata, në KZAZ-në numër 42, gjatë dorëzimit të kutive./tch/KP ...
Komentet te Zgjedhjet në Shqipëri, nis dërgimi i kutive të votimit drejt qendrave të numërimit Janë të Mbyllura
Kanella është përdorur prej kohësh në mjekësinë tradicionale në pjesë të ndryshme të botës duke përfshirë Kinën, Indinë dhe Iranin. Sot, promovohet si një shtesë dietike për diabetin, sindromën e zorrëve të irrituara dhe probleme të tjera shëndetësore. Erëza është përdorur për mijëra vjet dhe është marrë nga lëvorja e llojeve të ndryshme të kanellës. Gjethet, lulet, frutat dhe rrënjët përdoren gjithashtu në përgatitjen e vakteve, por edhe për qëllime mjekësore. Ka ndryshime në përbërjen kimike nga kanella në kanellë, si dhe nga pjesët e bimës së përdorur. Lloji më i zakonshëm i kanellës që gjendet në kuzhina është kanella cassia (Cinnamomum burmannii ose Cinnamomum aromaticaum) e cila rritet në ...
Komentet te Kanella – erëza me përfitime të shumta shëndetësore Janë të Mbyllura
Duke filluar nga 12 qershor 2021, udhëtarëve do t’iu ofrohet edhe linja e re nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ dhe Aeroportit “Växjö Småland” me operatorin GP Aviation. Në një komunikatë për media, ANP “Adem Jashari” njofton se në këtë linjë parashihen fluturime dy herë në javë, të enjten dhe të dielën dhe me kërkesa të mjaftueshme do të vazhdojë gjatë tërë vitit./KP ...
Komentet te Aeroporti i Prishtinës me të linjë të re me Suedinë Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Rama ka komentuar ecurinë e sotme të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri duke bërë thirrje që procesi i numërimit të votimit të përcillet me qetësi nga të gjitha partitë politike në vend dhe se nga këto zgjedhje fituese duhet të dalë i gjithë vendi dhe jo vetëm partia fituese. Ai në një konferencë për media pak pas përmbylljes së procesit të votimit nuk ka dashur të komentojë rezultatet e exit-polleve që tregojnë PS-në parti fituese të zgjedhjeve, duke thënë se populli ka folur tashmë me votën e vet dhe se duhet pritur procesi i numërimit. Rama: Populli ka folur “Dua njëkohësisht t’iu them të ...
Komentet te Rama: Nga zgjedhjet duhet të dalë e fituar Shqipëria, jo vetëm partia fituese Janë të Mbyllura
Barcelona dhe Real Madridi kanë vetëm nga dy pikë me pak se Atletico Madridi në renditjen tabelare dhe presionit te skuadra e Simeones për tre pikë të reja kundër Athletic Bilbaos është shumë i madh. Ky presion bëhet edhe më i rëndë kur dihet se skuadra e Ronald Koeman ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar dhe në rast se e fiton atë do ta parakalonte në vendin e parë, përcjell KosovaPress. Athletic Bilbao dhe Atletico Madridi ballafaqohen sonte me fillim nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet zyrtare të kësaj ndeshjeje: Athletic Bilbao: Simon, Capa, Nunez, Martinez, Balenziaga, Berenguer, Garcia, Vencedor, Morcillo, Villalibre, Sancet Atletico Madrid: Oblak, Trippier, ...
Komentet te Nën presion nga Reali e Barça, Atletico kërkon fitore ndaj Bilbaos, formacionet zyrtare Janë të Mbyllura
Ato vendosën për një ndryshim që u përshtatet në mënyrë të përsosur. A po mendoni të shkurtoni flokët për pak kohë? Ky hap nuk është i lehtë, sepse me siguri po pyesni nëse do t’ju përshtatet mirë dhe nëse jeni gati për një ndryshim të madh? Shumë gra heqin dorë nga modelet e shkurtra të flokëve, edhe nëse vërtet duan. Thjesht, zgjidhni një model flokësh që nuk do të na zhgënjejë dhe me të cilin tashmë ndihemi të sigurt. Sidoqoftë, përfaqësueset e të të ashtuquajturve listat “A” filluan me guxim këtë eksperiment dhe mund të themi se ishin mjaft të suksesshme në këtë dhe u ringjallën fjalë për fjalë me ...
Komentet te Pesë zonjat e famshme që “u ringjallën” pasi shkurtuan flokët Janë të Mbyllura
Brenda 48 orëve do të dihet rezultati i fituesve të zgjedhjeve dhe subjekteve politike dhe koalicioneve në Shqipëri. Kështu bëri të ditur kryekomsioneri Ilirjan Celibashi në konferencën për media. Ai i’u bëri thirrje partive politike që ta përcjellin me qetësi procesin e numërimit dhe të presin deri të numërohen fletëvotimet për të kuptuar se kush është fituesi i zgjedhjeve. Celibashi: Brenda 48 orëve dihet fituesi i zgjedhjeve “Këtë moment duhet ta përcjellim me qetësi dhe natyrshëm secili prej nesh e ka kuriozitetin se kush i ka fituar këto zgjedhje por duhet pak durim dhe brenda 48 orëve do ta dimë se kush është fituesi i zgjedhjeve”, tha ai. Celibashi ...
Komentet te Celibashi: Brenda 48 orëve dihet fituesi, partitë politikë të mos deklarohen pa përfunduar procesi i numërimit Janë të Mbyllura