Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Zakharova: Shtetet e Bashkuara janë në listën e Rusisë të vendeve armike

Rajoni dhe Bota
Rusia është përpjekur të përpilojë një listë të vendeve armike që kanë ndaluar punësimin e shtetasve rusë në misionet e tyre diplomatike dhe Shtetet e Bashkuara janë në atë listë, tha sot në një intervistë për kanalin televiziv Russia 1, përfaqësuesja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Maria Zakharova. “Siç e dini, dekreti i djeshëm i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe masa të shumta që plotësojnë ligjet ekzistuese federale u botuan. Shtetet që janë deklaruar armiqësorë refuzojnë të punësojnë qytetarë rusë në misionet e tyre diplomatike dhe konsullore. Ndërsa e kuptojmë, e gjithë historia filloi me një valë lëvizjesh armiqësore nga Shtetet e Bashkuara dhe unë mund të konfirmoj ...
Komentet te ​Zakharova: Shtetet e Bashkuara janë në listën e Rusisë të vendeve armike Janë të Mbyllura

Shqiptarët presin më shumë mirëqenie nga qeverisja e ardhshme, nuk prite të ndikojë në raportet me Kosovën

Shqipëri
Votuesit në Shqipëri po zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë, e rrjedhimisht edhe qeverinë e re e cila do të udhëheqë me vendin për katër vitet e ardhshme. Shqiptarët po presin më shumë mirëqenie e punësim, ndërsa pavarësish fituesit nuk pritet të ketë ndryshim në raport me Kosovën. Nolian Lole, kryeredaktor në RTSH 24, deklaroi për KosovaPress se këto zgjedhje janë të rëndësishme ndërsa përcaktojnë orientimin që do të marrë vendin. Sipas tij, ka një pritshmëri gati 30-vjeccare për t’i dhënë fund tranzicionit në Shqipëri. Lole: Shqiptarët presin më shumë mirëqenie VIDEO “Janë zgjedhje të rëndësishme sepse pas tetë vitesh qeverisje të majtë, shqiptarët do to të ...
Komentet te Shqiptarët presin më shumë mirëqenie nga qeverisja e ardhshme, nuk prite të ndikojë në raportet me Kosovën Janë të Mbyllura

Zemaj-Kurtit: Kokën si struci në Kosovë, e bishtin e mbanë lartë në Shqipëri

Lajme
Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti votoi në zgjedhjet në Shqipëri. Zemaj derisa ka përmendur katër vdekjet e shënuara në Kosovë shkak i infektimit me COVID-19 shkruan se “Kokën si struci në Kosovë, e bishtin e mbanë lartë në Shqipëri” “Kokën si struci në Kosovë, e bishtin e mbanë lartë në Shqipëri. 4 vdekje sot nga Covid 19, e sot asnjë vaksinë për të shpëtuar jetë, por edhe asnjë fjalë, veprim apo ndenjë e Kryeministrit të Kosovës për qytetarët e vetë”, ka shkruar Zemaj./KP ...
Komentet te Zemaj-Kurtit: Kokën si struci në Kosovë, e bishtin e mbanë lartë në Shqipëri Janë të Mbyllura

​Drita – Prishtina, rezultati pas pjesës së parë

Sport
Ka përfunduar pjesa e parë e derbit të xhiros së 30 të Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet Dritës dhe Prishtinës. I barabart 1-1 është rezultati i 45 minutave të para, përcjell KosovaPress. Drita kaloi e para në epërsi me golin e realizuar nga Haxhimusa në minutën e 21 por shifrat i barazoi Krasniqi në minutën e 34./KP ...
Komentet te ​Drita – Prishtina, rezultati pas pjesës së parë Janë të Mbyllura

Albin Kurti jep mesazh nga Shqipëria, reagon Rron Gjinovci: E paska hup pak vetëdijen…

Lajme
Gjatë ditës së sotme, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka votuar për herë të parë në Shqipëri. Kurti pas votimi dha edhe një mesazh, ku ftojë qytetarët që të votojnë duke respektuar atdheun. “Ju ftoj të gjithë qytetarët të respektojnë atdheun, duke votuar dhe duke bërë zgjdhjen më të mirë sipas parimeve dhe vlerave që secili ka. Dita është e bukur e diel me diell, moti është i mirë, kështu do të jetë deri në mbrëmje”, deklaroi ai. Me këtë deklaratë të kryeministrit Kurti ironizoi aktivisti, Rron Gjinovci. “E paska hup pak vetëdijen siç e ka zakon për zgjedhje”, shkroi Gjinovci në Facebook, përcjell “Bota sot”. Postimi i plotë E ...
Komentet te Albin Kurti jep mesazh nga Shqipëria, reagon Rron Gjinovci: E paska hup pak vetëdijen… Janë të Mbyllura

Deri në orën 13:00 votojnë mbi 31 përqind e qytetarëve me të drejtë vote në Shqipëri

Shqipëri
Deri në orën 13:00 pjesëmarrja e shqiptarëve që kanë dal për të votuar ka shkuar deri në 31. 87%, kështu u bë e ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Deri në këtë orë kanë raportuar 65 qendra votimi, ku kanë votuar 14 mijë e 431 qytetarë nga 45284 zgjedhës në listën e këtyre qendrave. Ndërsa deri në orën 12.00 sipas KQZ-së, kanë raportuar 47 qendra votimi nga 5199 gjithsej në të gjithë vendin me një pjesëmarrje prej 27.18%. Nga të dhënat e 47 Qendrave të Votimit, kanë votuar 8889 qytetarë nga 32 710 zgjedhës në listën e këtyre qendrave. Në orën 10.00 pjesëmarrja ishte 16.67% sipas të dhënave të raportuara ...
Komentet te Deri në orën 13:00 votojnë mbi 31 përqind e qytetarëve me të drejtë vote në Shqipëri Janë të Mbyllura

Nusja shkon të votojë përpara dasmës

Shqipëri
Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Një nuse në Kavajë ka shkuar në qendrën e votimit përpara dasmës. E veshur si nuse, vajza e re ka hedhur votën në kutinë e votimit dhe nuk ka nguruar të bëjë disa foto si kujtim në këtë të shënuar jo vetëm për të, por për të gjithë shqiptarët. Kujtojmë që procesi i votimit në Shqipëri ka tashmë katër orë e gjysmë që ka filluar dhe deri tani janë paraqitur vetëm problematika të vogla./KP ...
Komentet te Nusja shkon të votojë përpara dasmës Janë të Mbyllura

Kosova kërkon ta shkruajë historinë duke u kualifikuar në Kampionatin Evropian të Hendbollit

Sport
Janë të gatshëm për ta bërë hapin e madh që Kosova të jetë pjesë e Kampionatit Evropian të Hendbollit “EURO 2022”. Trajneri dhe lojtarët e Kombëtares së Kosovës në hendboll ndodhen përpara dy sfidave jetike për të realizuar këtë mision për të cilin thonë se kanë gjasa reale për ta bërë. Kosova e pret Malin e Zi në Prishtinë më 28 prill dhe pastaj e viziton Suedinë më datën 2 maj nga ku edhe do të mësohet nëse “Dardanët” do të jenë pjesë e kompeticionit më të rëndësishëm evropian të hendbollit. Trajneri Fatmir Muhaxheri, i cili do ta drejtojë Kosovën në mungesë të selektorit Bujar Qerimi, thotë për KosovaPress, se ...
Komentet te Kosova kërkon ta shkruajë historinë duke u kualifikuar në Kampionatin Evropian të Hendbollit Janë të Mbyllura

​Këta janë kandidatët e njohur për president të Juventusit

Sport
Alessandro Del Piero është njëri nga kandidatët për t’u bërë president i Juventusit nga sezoni i ardhshëm, raporton “Il Messaggero”. Ish – sulmuesi i Italisë dhe Juventusit është tani një ekspert në televizionin “ESPN”, por sipas gazetës me bazë në Romë, ai mund të bëjë një kthim shokues në Torino për të zëvendësuar Andrea Agnellin. Agnelli ishte një nga arkitektët kryesorë të Superligës Evropiane që u themelua një javë më parë. Sidoqoftë, projekti u ndal brenda 48 orësh dhe pozicioni i Agnellit mbetet në ajër. Agnelli nuk po mendon të japë dorëheqje, por kushëriri i tij dhe CEO i Exor John Elakann mund të vendosë ta heqë atë nga ky ...
Komentet te ​Këta janë kandidatët e njohur për president të Juventusit Janë të Mbyllura

Kurti: U ktheva në Kosovë, votimi është detyrë qytetare për ata që e duan demokracinë

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kthyer në Kosovë pas votimit në zgjedhjet e Shqipërisë. Kurti shkruan se demokracia është sistemi që shqiptarët gjithnjë e kanë dashur dhe se votimi është detyrë qytetare për ata që e duan demokracinë. “U ktheva në Kosovë, por paradite isha në Shqipëri për të votuar. Demokracia është sistemi që shqiptarët gjithnjë kanë dashur, dhe votimi është detyrë qytetare për ata që e duan demokracinë”, ka shkruar Kurti. Ndërkohë që Kurti është kritikuar për votimin e tij në zgjedhjet e Shqipërisë. Madje Eugen Cakolli nga KDI thotë se kjo është e papranueshme. “Kur dikush në cilësinë e qytetarit të thjeshtë, voton në zgjedhjet e një ...
Komentet te Kurti: U ktheva në Kosovë, votimi është detyrë qytetare për ata që e duan demokracinë Janë të Mbyllura