Shpimi i veshëve të foshnjave të porsalindura nuk është një ide e mirë. Meqenëse foshnjat janë të paparashikueshme dhe të vështira për t’u kontrolluar, ekziston mundësia e dëmtimit gjatë përpjekjes për të hequr vathët. Akademia Amerikane e Pediatrisë këshillon prindërit të presin derisa fëmijët e tyre të jenë të paktën gjashtë muaj përpara se t’i shpojnë veshët. Megjithëse prindërit shpesh diskutojnë këtë vendim, mund të jetë opsioni më i mirë që t’ua lënë fëmijëve të tyre kur të rriten, shkruan Bright Side. Ka disa arsye pse do të ishte mirë të prisnit me shpimin e veshëve. Ata mund të lëndohen Shpimi i veshit nuk është plotësisht pa dhimbje, pavarësisht nga ...
Komentet te Pse nuk është mirë të shpohen veshët e foshnjave? Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Njohësit e ekonomisë tregojnë anët pozitive dhe negative të vendosjes së reciprocitetit me Serbinë. Shumë shpejt këto produkte mund të mos jenë në raftet e dyqaneve në Kosovë. Kjo pasi që kryeministri Albin Kurti është i bindur në vendosjen e reciprocitetit me Serbinë. E edhe pse nuk dihet kur, nga Qeveria kanë paralajmëruar që një gjë e tillë pritet të ndodh së shpejti. Por, si pritet të ndikojë kjo në aspektin ekonomik të Kosovës? Profesori në fakultetin ekonomik në Universitetin e Prishtinës Nagip Skënderi po thotë se një vendim i tillë nuk është edhe aq i mirë për ekonominë kosovare. Mirëpo, sipas tij kjo është e nevojshme për të forcuar ...
Komentet te Si pritet të ndikojë reciprociteti me Serbinë në ekonomi? Janë të Mbyllura
Sot është nënshkruar projekti “Kika Hills”, i cili do të nisë të implementohet në malet e Kikës, në njërën nga zonat me potencial turistik. Për këtë projekt u tha se do të gjenerojë vende të reja të punës dhe do të jetë një tjetër atraksion për vizitorët në Kosovë. Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati tha se ky projekt është prej më atraktive për këtë vend, për çka shtoi se kjo marrëveshje e nënshkruar do të krijojë një potencial për komunën. “Është komuna me shpërnguljen më të madhe. Është komuna me papunësinë më të madhe, në përgjithësi ka të bëjë me sipërfaqe gjeografike. Bashkëjetesa në komunitet, ndërveprimi, solidariteti por ...
Komentet te Në Kamenicë nis projekti turistik në vlerë mbi 6 milionë euro Janë të Mbyllura
Krijimi i Fondit Sovran, Bankës Zhvillimore të Kosovës, punësimi deri në një vit të plotë për të gjithë të rinjtë të moshës 16-18 vjeç, janë vetëm disa nga prioritetet në aspektin ekonomik të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), parti kjo e cila më 22 mars, mori besimin e Kuvendit për të udhëhequr me Qeverinë. Sipas ekspertëve të ekonomisë Krijimi i Fondit Sovran vështirë se mund të realizohet deri në fund të vitit, pasi që sipas tyre krahas pandemisë vendi po ballafaqohet edhe me shumë probleme të tjera. Stabiliteti politik në vend, rishikimi i Ligjit për Banka dhe krijimi i Fondeve Investive janë vetëm disa nga punët që duhej ti bëjë qeveria për ...
Komentet te Ekspertët skeptikë së Fondi Sovran mund të krijohet deri në fund të vitit Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës nga rreth 20 milionë euro për sektorë të ndryshëm në mbledhjen e së mërkurës dha 6 milionë euro për bizneset për zbutje të pasojave nga masat e fundit anti-Covid nga 7 deri më 18 prill. Biznesmeni Ramiz Gashi mendon se këto para nuk do të jenë të mjaftueshme për të mbuluar humbjet gjatë pandemisë. “Sigurisht që qeveria nuk do të mund t’i mbulojë humbjet tona sepse ne kemi humbur disa klientë që nuk do të mund t’i kthejmë më, kjo është humbje shumë e madhe pa marrë parasysh humbjet materiale që i kemi pasur. Edhe pse ne nuk jemi ndalur ndoshta komplet në punë gjatë pandemisë, sepse ...
Komentet te Sa do t’i ndihmojnë sektorit privat 6 milionë eurot e qeverisë Janë të Mbyllura
Qytetarët e Republikës së Kosovës duket se s’po i ndal as pandemia që të zhyten në borxhe. Përgjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti, vlera e kredive të reja ka kapur shifrën milionëshe. “BQK nuk bën ndarjen e kredive, ato merren si total, pasi ka raste kur një klient mund t’i ketë më shumë se një kredi. Përndryshe, ju njoftojmë se vlera e kredive të reja për dy muajt e parë të këtij viti (janar-shkurt 2021), ishte 188.2 milionë euro”, ka thënë zëdhënësi i Bankës Qëndrore e Kosovës, Kushtrim Ahmeti. Sipas të dhënavë nga BQK-ja, gjatë vitit 2020, vlera e kredive të reja të lëshuara nga sektori bankar ishte ...
Komentet te Pandemia rrit numrin e kredive Janë të Mbyllura
Rita Ora e trajtoi veten me një zbavitje duke bërë pazar në Sydney të enjten. Ylli i muzikës pop u pa duke blerë deri në tregun e madh ‘Désordre Boutique’ në periferi të qytetit të Darlinghurst, shkruan DailyMail Australia. Rita, e cila ka qenë duke e shfrytëzuar kohën e mirë në Australi përpara paraqitjes së saj në “The Voice”, dukej se kishte blerë një kostum të zi të përbërë nga pantallona dhe bluza mëndafshi. Sapo mbërriti në butikun ekskluziv, Rita dukej se kishte ndërruar rrobat e saj sportive dhe atletet me kostumin elegant të pantallonave dhe një palë taka të gjata me dizajn koteleje. Artistja e hitit “Body on Me” i ...
Komentet te Rita Ora fotografohet duke bërë ‘shopping’ Janë të Mbyllura
Mbretëria e Bashkuar do të nisë kërkimet për anti-viralë, që do të trajtonin sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi, COVID-19. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili tha se deri në fund të vitit, vendi synon të ketë “së paku dy trajtime efektive në shtëpi”. Johnson tha se vaksinat kundër sëmundjes dhe testimi i rregullt janë gjëra kyçe për të rikthyer normalitetin deri në verë, por shtoi se Qeveria e tij do t’i mbështesë edhe kërkimet për terapi, që do të ndihmojnë luftën kundër pandemisë. “Task-forca jonë e re për anti-viralë do të përpiqet të zhvillojë trajtime inovative, që mund t’i bëni në shtëpi, për të ...
Komentet te Mbretëria e Bashkuar synon të krijojë anti-viralë kundër COVID-19 Janë të Mbyllura
Kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri thirrje vendeve prodhuese të vaksinave si India që t’i bashkohen debatit për ta bërë Europën të mbështetet tek forcat e veta. Ajo pranoi që ekonomitë në zgjerim duhet të mbrohen, por në rast se ato nuk mund të zbatojnë në kohë kontratat atëherë duhet ndryshuar qasje. “Për shumë vjet, nuk e kemi trajtuar mirë industrinë farmaceutike të Europës. Kemi lejuar largimin e industrisë në Shtetet e Bashkuara dhe tani SHBA’ja ka industrinë më të fortë në botën perëndimore”, tha Merkel gjatë konferencës me partitë konservatore europiane. Megjithatë liderja gjermane bëri thirrje për veprim të kujdesshëm pasi Europa nuk do që të dëmtojë ekonomitë e ...
Komentet te Merkel kërkon prodhim të vaksinave në Europë Janë të Mbyllura
Problemet me tiroiden janë shumë më të theksuara tek gratë dhe shumë më të shpeshta vitet e fundit. Për përhapjen e kësaj sëmundje, zyrtarët e shëndetit fajsojnë 2 toksina me të cilat mund të haseni çdo ditë. Këto toksina vështirësojnë punën e tiroideve për të stimuluar hormone të cilat janë përgjegjëse për djegjen e dhjamit në energji për trupin. Çfarë duhet të evitoni Në një studim nga Universiteti i Miçiganit tregoi se toksinat e jashtme mund të ulin prodhimin e hormoneve të tiroides në 10%. Një nga këto toksinat quhet perklorat dhe përdoret për ndërtimin e eksplozivëve, fertilizuesve të dheut si dhe tek zbardhuesit. Në përdorimin e përditshëm nga ...
Komentet te PROBLEMET ME TIROIDEN SHKAK 2 TOKSINA QË I HASNI SHPESH Janë të Mbyllura