Ushtruesja e detyrës së shefit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka kritikuar qasjen e Partisë Demokratike ndaj deputetes Adelina Garancia, e cila ka kaluar nga PDK në Lëvizjen Vetëvendosje. Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Kusari-Lila ka thënë se gruaja vazhdon të shihet si pronë e cila mund të shitet e blihet. Kusari-Lila: Po vazhdon argumenti se gruaja dhe deputetja janë pronë e cila shitet dhe blihet “Ende më keq është kur gratë sulmojnë gratë, secila e kanë momentin e vet për t’u treguar, për t’u dëshmuar dhe vlerësuar. Përderisa fliste kolegia ime nga opozita, burrat nga po i njëjti grup parlamentar thonin nuk ...
Komentet te Kusari-Lila: Po vazhdon argumenti se gruaja dhe deputetja është pronë që shitet dhe blihet Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha ka kërkuar nga deputetja Adelina Grainca kthimin e mandatit PDK-së. Në seancën e sotme të Kuvendit, ajo ka thënë se deputetja Grainca, e cila tani është pjesë e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, nuk është ofenduar asnjëherë nga PDK, duke mohuar gjithashtu se grafitet në shtëpinë e saj janë bërë nga njerëz të PDK-së. Deputetja Hoxha ka thënë se Grainca sa ka qenë në PDK e ka pasur hapësirën e mjaftueshme për të vepruar. Hoxha: Deputetja Grainca t’i kthejë mandatin PDK-së “Ne kërkojmë kthimin e mandatit të vjedhur nga votuesit e Partisë Demokratike të Kosovës. PDK nuk njihet si dikush që ka linçuar ...
Komentet te Hoxha: Grainca të kthejë mandatin e PDK-së Janë të Mbyllura
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka kërkuar nga qeveria që të largojë kufizimin e lëvizjes për qytetarët e Kosovës. Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ai ka thënë se ora policore nuk ka asnjë efekt në mbrojtjen e shëndetit publik nga pandemia me Covid019. Berisha: Largojeni orën policore “Ora policore është logjikë e kontrollit e jo logjikë e mbrojtjes së shëndetit publik. Po i vendosim policët si kujdestar politik, po i maltretojmë pa asnjë efekt. Largojeni orën policore dhe lirojeni qarkullimin e lirë”, ka thënë Berisha. Me vendim të Qeverisë së Kosovës, me qëllim të ndalimit të përhapjes së virusit, lëvizja e lirë e qytetarëve ndalohet ...
Komentet te Deputeti i AAK-së kërkon largimin e orës policore Janë të Mbyllura
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Artan Abrashi tha se deputetët e opozitës po vazhdojnë të sulmojnë deputetet femra në Kuvend. Abrashi theksoi se opozita fillimisht ka sulmuar presidenten Vjosa Osmani dhe pastaj deputeten Adelina Grainca, e cila së fundmi ka kaluar nga PDK në LVV. Deputeti Abrashi tutje tha se opozita mund të bëjë sulme sa të dojë ndaj LVV-së, por duhet të largohen nga kjo sjellje ndaj deputeteve femra. Abrashi: Sulmet e egra ndaj Lëvizjes Vetëvendosje bëni sa të doni, nuk është se na bëjnë përshtypje “Problemet tuaja partiake sikurse dështimi në reformimin e brendshëm, mungesa e hapësirës brenda partisë, ngecja avancimit ...
Komentet te Abrashi: Sulmet ndaj deputeteve femra duhet të ndalen nga opozita Janë të Mbyllura
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu ka thënë se Qeveria Kurti është e para qeveri në Kosovë që ka filluar të përndjekë gazetarët. Ajo, duke theksuar se qeveria është përgjegjëse për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19, ka thënë se e njëjta ka dështuar marrëveshje me kompani të vaksinave. Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Deliu ka kritikuar edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani, për siç ka thënë ajo, heshtjen e saj përballë skandalit me mediat lidhur me raportimin për dështimin e sigurimit të vaksinave. Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku pritet të ketë debat parlamentar lidhur me gjendjen me pandeminë Covid-19, deputetja ...
Komentet te Deliu: Kurti dhe Vitia të sqarojnë pse dështojë marrëveshja për vaksinat me kompaninë Pfizer Janë të Mbyllura
Chelsea raportohet se është në bisedime të avancuara me yllin e Real Madridit Rafaele Varane. Qendërmbrojtësi francez duket se ka vendosur që të largohet nga “Santiago Bernabeu” dhe ka shumë skuadra të mëdha të interesuara për shërbimet e tij, përcjell KosovaPress. Manchester United, Paris-Saint-Germain dhe Juventusi kishin shprehur interesim prej shumë kohësh për kartonin e tij, por tani mediumi spanjoll “Mundo Deportivo” raporton se Chelsea ka hyrë seriozisht në këtë garë dhe madje është në bisedime më të avancuara me agjentin e lojtarit duke parakaluar kështu rivalët tjerë në këtë tretativë./KP ...
Komentet te Chelsea në bisedime të avancuara me yllin e Real Madridit Janë të Mbyllura
Deri në ora 09:00 në Qarkun e Durrësit janë numëruar 69 kuti votimi. Sipas këtij rezultati Partia Socialiste kryeson me mbi 53 përqind të votave. Ndërsa Partia Demokratike bashkë me aleatët e saj rezulton se kanë marrë mbi 38% të votave kurse nga ana tjetër LSI ka 6.4% të votave. Në termat e votave, PS ka aktualisht rreth 3 mijë vota më shumë se sa koalicioni i PD./KP ...
Komentet te Numërohen 69 kuti në Durrës, PS kryeson me mbi 53% Janë të Mbyllura
Javët e para të qeverisjes ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi i ka shfrytëzuar për të bërë skenimin e situatës aktuale brenda kësaj ministrie. Ministri Krasniqi në intervistën dhënë për KosovaPress, tha se ka shumë sfida dhe probleme të cilat i kanë gjetur në këtë ministri por për të cilat thotë se janë në rrugën e mirë për t’i adresuar. Ndër sfidat e para me të cilat është përballur ministri Krasniqi është edhe se shumica e stafit përbrenda ministrisë janë me ushtrues detyre. Problematik tjetër, Krasniqi thotë të jetë edhe se ministria është me ushtrues detyre. Ndërkohë, Qeveria Kurti ende nuk ka bërë publik programin qeverisës. Mirëpo ...
Komentet te Krasniqi: Ka mjaft sfida që duan zgjidhje në MAPL, Qeveria shumë shpejt do ta publikoj programin qeverisës Janë të Mbyllura
Shefi i misionit të UNHCR në Kosovë, Erol Arduca dhe shefja e misionit të IOM-it në Kosovës, Anna Rostocka janë pritur në takim nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Fillimisht ministri Sveçla i njoftoi për prioritetet e ministrisë me të cilën udhëheq, e më pas në takim diskutuan edhe për bashkëpunimin rreth zgjidhjeve të qëndrueshme dhe situatës që ndërlidhen me memaxhimin e migracionit të përzier në Kosovës dhe forcimit të bashkëpunimit sa më të mirë për lehtësimin e nevojave dhe përkrahjen e azil kërkuesve, refugjatëve dhe migrantëve në Kosovë. “Fillimisht ministri Sveçla, ka falënderuar përfaqësuesit e organizatave për mbështetjen që i kanë ofruar institucioneve të Kosovës në periudha ...
Komentet te Sveçla takin shefin e misionit të UNHCR dhe IOM-it diskutojnë për menaxhimin e migracionit të përzier në Kosovë Janë të Mbyllura
Mbyllet sot xhiro e 33 e kampionatit italian të futbollit, Serie-A me dy ndeshje mjaftë interesante. Nga ora 18:30 Napolit luan si mysafir i Torinos derisa skuadra e trajnerit Gennaro Gattuso është në luftë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve dhe momentalisht renditet në vendin e pestë me 63 pikë, përcjell KosovaPress. Ndeshja tjetër është ajo ndërmjet Lazios dhe Milanit e cila zhvillohet nga ora 20:45 në “Olimpico” “Rossonerët” kanë filluar të humbin teren në luftën për një vend në Ligën e Kampionëve sidomos pas humbjes së fundit na Sassuolo. Lazio nga ana tjetër ka 58 pikë në vendin e gjashtë por që ka edhe një tjetër ...
Komentet te Milanit nuk i lejohet të gabojë ndaj Lazios, formacionet e mundshme Janë të Mbyllura