Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijojë kushte për mot të vranët dhe me intervale diellore. Vranësirat herë-herë do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të ndryshueshëm. Nuk përjashtohen mundësitë edhe për shkarkime rrufesh. Kjo situatë meteorologjike me mot labil pritet deri ditën e enjte. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./KP ...
Komentet te Parashikimi i motit për javën e ardhshme Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Tumoret e trurit vijnë në forma dhe madhësi të ndryshme, kështu që simptomat e tyre gjithashtu ndryshojnë. Kur bëhet fjalë për simptomat, një faktor kryesor është vendndodhja në tru ku ndodhet tumori. Për shembull, nëse tumori është i vendosur afër qendrës së shikimit, ka të ngjarë që personi të ketë probleme me shikimin. Kur kemi parasysh që çdo qelizë në tru mund të bëhet një tumor dhe se i gjithë informacioni, nga çdo pjesë e trupit, udhëton për në dhe prej tij, është e qartë për ju që “lista e simptomave të mundshme të tumorit mund të jetë e pafund”, tha Theodore Schwartz, neurokirurge për Womenshealthmag.com. Krizat Pavarësisht nga lloji ...
Komentet te Shtatë simptoma të një tumori në tru që duhet të njihen Janë të Mbyllura
Ambasada e Kosovës në Uashington ka kujtuar sot Ukshin Hotin, figurën e shquar të kombit tonë, në 22-vjetorin e zhdukjes së tij. Duke u shkolluar në mes tjerash edhe në SHBA, ai dha kontribut të pazëvendësueshëm për rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë. Që nga 16 maji 1999 familja dhe të gjithë qytetarët e Kosovës janë në pritje për të mësuar për fatin e tij! Pas vuajtjes 5 vjeçare të dënimit për aktivitetin e tij politik, Ukshin Hoti duhej të lirohej me 16 maj 1999 nga burgjet e Serbisë. Kanë kaluar 22 vjet dhe ne vazhdojmë të presim, thuhet në një postim në Facebook. Për më tepër, Ambasada e ...
Komentet te Ambasada e Kosovës në SHBA kujton veprimtarin Ukshin Hoti Janë të Mbyllura
Në moshën 63-vjeçare pas një ataku kardiak, ka ndërruar jetë doktori njëherësh shefi i Repartit të Fiziatrisë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës doktor Bedri Bimbashi. Oda e Mjekëve të Kosovës me këtë rast ka ngushëlluar familjen Bimbashi, kolegët dhe miqtë e të ndjerit. Bedri Bimbashi, shërbimin në mjekësi e filloi në Skenderaj, në vitin 1985 deri në shtator 1999, në QKMF Skenderaj, në departamentin e emergjencës. Ai ka shërbyer dhe gjatë luftës në QKMF dhe ambulanca në fshatra të ndryshme në Skenderaj, për të ju ofruar ndihmë qytetareve të kësaj ane. Pas vitit 1999, Bimbashi, profesionin e zhvillon në Mitrovicë, në Spitalin Rajonal “Dr. Sami Haxhibeqiri”, në pozitën e mjekut ...
Komentet te Ndahet nga jeta mjeku Bedri Bimbashi Janë të Mbyllura
Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës nga data 16-29 maj 2021 do të marrë pjesë në Ushtrimin shumëkombësh të Inteligjencës “LAUFER 21” në Republikën e Kroacisë. Ky ushtrim ka për mision të promovojë stabilitetin dhe sigurinë rajonale, të përmirësoi ndërveprueshmërinë me partnerët e ushtrisë amerikane dhe NATO-s dhe të forcojë kapacitetin dhe besimin e tyre. Ky ushtrim është pjesë e ushtrimit “Immediate Response 21” në kuadër të ushtrimit ndërkombëtarë “Defender Europe 21”, udhëhequr nga ushtria amerikane për Evropë. Qëllimi i ushtrimit është arritja e ndërveprueshmërisë në fazën e planifikimit dhe realizimit të operacioneve tokësore, operacionet e ruajtjes së paqes, si dhe zhvillimi i aftësive të inteligjencës ushtarake. Pjesë ...
Komentet te Kontingjenti i FSK-së, pjesë e ushtrimit “LAUFER 21” Janë të Mbyllura
Prishtina është kurorëzuar me titullin e kampionit të Superligës një javë para mbylljes së edicionit garues 2020/21. Bardhekaltrit e kryeqytetit në javën e 35-të kanë shënuar fitore si mysafir ndaj Gjilanit, me rezultat 2:1, duke arritur në kuotën e 78 pikëve, e cila ua siguroi pozitën e parë. Kësisoj, Prishtina e rikthen titullin e kampionit në kryeqytet pas 8 vjetësh, derisa ky është trofeu i 11-të i kampionit në historinë e këtij klubi. Golat e fitores për Prishtinën kundër Gjilanit i shënuan Gledi Mici nga penalltia në minutën e 15-të dhe Qëndrim Zyba, në minutën e 40-të, derisa golin e vetëm për Gjilanin e realizoi Arbër Çyrbja (53’). Në ceremoninë ...
Komentet te Prishtina e ngre në qiell për herë të 11-të trofeun e më të mirit në futbollin e Kosovës Janë të Mbyllura
Shumica e çifteve përpiqen ta bëjnë marrëdhënien një partneritet të barabartë. Dëshira për t’u kujdesur për gjysmën tjetër është plotësisht e natyrshme, por ekziston një vijë e hollë midis kujdesit për një partner dhe asaj që duket si kujdesi për një fëmijë. Këto pesë shenja tregojnë se ju po silleni më shumë si prind dhe më pak si partner në një marrëdhënie. Argumentimi pa zgjidhje Diskutimet dhe grindjet janë një pjesë integrale e çdo marrëdhënieje, por është e rëndësishme që t’i zgjidhni ato me sukses. Nëse ato përfundojnë të pasuksesshëm, ju do të ndjeni vetëm zemërim dhe vetëm zemërim. Vetëm mos harroni se si dukeshin grindjet tuaja me prindërit kur ...
Komentet te Këto shenja zbulojnë nëse në lidhje silleni si dashnore ose nëna e tij Janë të Mbyllura
Në Klinikën e Radiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë ka filluar të kryhet edhe rezonanca magnetike e tërë kurrizit, me aparatin e ri të rezonancës magnetike. Në angazhimin e saj për të shërbyer më mirë pacientët me nevojë, Radiologjia po aktivizon edhe shërbimet tjera të cilat do të rrisin gamën e shërbimeve imazherike, thuhet në njoftim. Në të ardhmen Klinika e Radiologjisë ka në plan që të zgjerojë edhe me procedura të reja/KP ...
Komentet te Radiologjia për herë të parë kryen MRI të kurrizit Janë të Mbyllura
Kuvendi i Kosovës do të mbaj nesër një seancë të jashtëzakonshme duke filluar nga ora 10:00, me temën e vetme të rendit të ditës prezantimi i programit qeverisës për katër vjetët e ardhshëm, i miratuar më 7 maj. Programi qeverisës do të fokusohet në masat për përballimin e pasojave që po lë pandemia, zhvillimin ekonomik të vendit, mbështetjen për bizneset, rritjen e pagës minimale, krijimin e vendeve të punës dhe riorganizimin të skemave sociale. Prioriteti i parë sipas Qeverisë Kurti 2 është shëndeti në kushtet e pandemisë, ndërsa i dyti ka të bëjë me ekonominë po ashtu në kushtet e pandemisë. Në këtë aspekt, sipas kryeministrit Albin Kurti, prioritet i ...
Komentet te Nesër prezantohet programi i Qeverisë Kurti 2 në Kuvend Janë të Mbyllura
Me fitoren ndaj Gjilanit me rezultat 2-1, Prishtina edhe zyrtarisht është shpallur kampion i Superligës së Kosovës së futboll. Dy golat e realizuara nga Mici dhe Abazi ia siguruan tre pikë të reja Prishtinës në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 35-të, përcjell KosovaPress. Kështu me edhe një ndeshje që ka mbetur për t’u zhvilluar, Prishtina e ka fituar luftën e ashpër më Ballkanin dhe Dritën për titullin kampion. Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës ka 78 pikë ne vendin e parë, pesë më shumë se Drita në vendin e dytë. Ky titull vjen tek Prishtina pas tetë viteve pritjeje./KP ...
Komentet te Prishtina është kampioni i ri i Superligës së Kosovës në futboll Janë të Mbyllura