Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar zbatimin e planit operativ “Mbrojtja e pyjeve 2021” lidhur me prerjen e pyjeve dhe transportit ilegal të drunjve. Në kuadër të këtij aksioni, policia mbrëmë në Pleshinë e Epërme të Ferizajt, ka hasur në dy persona të dyshuar, me dy traktor të ngarkuar me drunjtë. Të njëjtit, policia i ka shoqëruar në stacionin policor të Ferizajt dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të PTH-Ferizaj, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë . Policia e Ferizajt nga data 26 prill – 18 maj 2021, ka realizuar 363 pika kontrolli, duke arrestuar tre persona, ka iniciuar pesë raste penale dhe ka ...
Komentet te Operacioni “Mbrojtja e pyjeve 2021”, policia në Ferizaj arreston dy persona Janë të Mbyllura
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një mesazhi në twitter ka komentuar refuzimin e fundit të Qeverisë së Malit të Zi për të dërguar ushtarët e saj në kuadër të NATO-s në Kosovë. Hoxhaj ka thënë se kjo është një thirrje zgjimi për partnerët e Kosovës në NATO dhe një kërcënim për orientimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor. “Refuzimi i Malit të Zi për të dërguar ushtarë te @NATO_KFOR është një thirrje zgjimi për partnerët tanë në @NATO. Srpski Svet po bëhet një kërcënim për orientimin Euro-Atlantik të Ballkanit Perëndimorë. Ndarja e unitetit #NATO në rajon dhe në #Kosovë u shërben vetëm interesave të Beogradit dhe Moskës, askujt ...
Komentet te Hoxhaj: Refuzimi i Malit të Zi për të dërguar ushtarët e saj në kuadër të NATO-s në Kosovë, kërcënim për orientimin euro-atlantik të Ballkanit Janë të Mbyllura
Në konferencën mbi ecurinë e çështjes ndaj Thaçit dhe të tjerëve që po mbahet në Dhomat e Specializuara sot në Hagë, mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, avokati Pierre Rixhard Prosper ka adresuar kritika në drejtim të Prokurorisë, për siç ka thënë ai, vonesë të Prokurorisë në dorëzimin dokumenteve. “Ne po i marrim dokumentet një nga një, copë-copë, Prokuroria ka pesë vjet që punon dhe duhet të ishte gati, ata e kanë paraqitur aktakuzën para një viti e gjysmë, dhe tani nuk janë gati, ankohen se po përpiqemi të prioritizojmë, jemi të zënë kemi punë të tjera. Pyetja ime është, pse e bëtë atëherë aktakuzën, na keni vënë në ...
Komentet te Avokati i Thaçit: Klientët tanë e kanë humbur lirinë sepse Prokuroria nuk është gati Janë të Mbyllura
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra e ka quajtur listë dëshirash programin e Qeverisë Kurti II. Në seancën e sotme, ku po vazhdon debati për programin e ekzekutivit, Deliu-Kodra tha se në këtë program nuk asnjë qartësi për asgjë. Deliu-Kodra: Është më shumë program synimesh dhe dëshirash “Është më shumë program synimesh, e më shumë dëshirash të kalkuluar në votë elektorale që nuk është fare pasqyruar në kornizën afat-mesme të shpenzimeve të cilat ju si qeveri e Vetëvendosjes e keni votuar”, tha ajo. Deputetja opozitare kritikoi kabinetin qeveritar edhe për dialogun me Serbinë, të cilin tha se e kanë vendosur prioritet të parë, ndryshe siç është premtuar ...
Komentet te Deliu-Kodra: Programi i Qeverisë Kurti listë dëshirash Janë të Mbyllura
Në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere është shqyrtuar raportit vjetor financiar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK) për vitin 2020. Për të cilin ka raportuar Miran Zeneli sekretar i këtij Këshilli , ku theksoi se nga buxheti prej 360 mijë euro kanë shpenzuar 273 mijë euro, prej tyre 195 mijë euro paga dhe mëditje, si dhe për mallra dhe shërbime janë shpenzuar 77 mijë euro Zeneli tha se shpenzimet e këtij buxheti janë bërë në pajtim me ligjin në fuqi. Deputeti nga VV Visar Korenica ka ngritur çështjen e rritjes së shpenzimeve për paga pas orarit të punës dhe rritjen e shpenzimeve ...
Komentet te KPMShCK për një vit shpenzon 273 mijë euro, prej tyre 195 mijë për paga dhe mëditje Janë të Mbyllura
Institucionet e Kosovës po kritikohen për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokën e Manastirit të Deçanit. Këto kritika i ka bërë shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog. Szunyog nëpërmes një shkrimi në twitter është shprehur se Kosova mund të ecë përpara vetëm duke mbështetur sundimin e ligjit si një parim themelor demokratik. “Më vjen keq që 5 vjet që kur Gjykata Kushtetuese vendosi mbi mosmarrëveshjen e tokës në Deçan, vendimi ende nuk po zbatohet. Kosova mund të ecë përpara vetëm duke mbështetur sundimin e ligjit si një parim themelor demokratik”, ka shkruar Szunyog. Ndërkohë që institucionet e Kosovës sërish të martën i kanë dërguar letër ...
Komentet te Szunyog: Vendimi i Kushtetueses për Manastirin e Deçanit nuk po zbatohet Janë të Mbyllura
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy persona të dyshuar, të pandehurit B.K., dhe L.S., në kohëzgjatje prej 48 orësh. Dyshohet se i pandehuri B.K., gjatë vitit 2020-2021 në pikën kalimtare të kufirit në Han të Elezit, në cilësinë personit zyrtar si zyrtar doganor, me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete ose për personin tjetër-të pandehurin L.S., shfrytëzon detyrën e tij zyrtare duke mos përmbushur detyrat e tij zyrtare, në atë mënyrë që derisa është në detyrë, e njofton të pandehurin L.S., për kohën kur është i caktuar në trakë për kontrollimin e automjeteve dhe qytetarëve me ...
Komentet te Prokuroria jep detaje për arrestimin e doganierit Janë të Mbyllura
Një person është arrestuar në Drenas me dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur. Policia ka treguar se i dyshuari është arrestuar mbrëmjen e së martës dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Po ashtu kanë njoftuar se rastin po vazhdon të hetohet. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare ( të mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./KP ...
Komentet te Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet një person në Drenas Janë të Mbyllura
Mbrëmjen e së martës është arrestuar një oficer doganor dhe një person i dyshuar për dhënie të mitos dhe kontrabandim me barna. Nga Dogana e Kosovës kanë treguar se në veturën e dyshuar janë gjetur sasi të konsiderueshme të barërave. Ndërsa në depon e tashmë të arrestuarit janë gjetur stok të konsiderueshme të barërave ilegale në sasi prej 17 mijë e 923 pako dhe 359 lloje të barnave. “Mbrëmë njësit e Doganës kanë gjetur sasi të barnave në një veturë në afërsi të pikë kalimi kufitar dhe në bazë të dyshimit të arsyeshëm është arrestuar personi dhe zyrtari doganor. Në orët e mbrëmjes, zyrtaret doganor pas dyshimeve kanë ndalur një ...
Komentet te Arrestohet një oficer doganor dhe një person i dyshuar për dhënie të mitos dhe kontrabandim me barna Janë të Mbyllura
Është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje në marketin e një pompe të derivateve në fshatin Vrellë të Lipanit ku janë vjedhur 200 euro para të gatshme. Policia derisa ka njoftuar për arrestimin e të dyshuarit, ka treguar edhe se aty ishin vjedhur edhe cigare të llojeve të ndryshme në vlerë rreth 800 euro dhe disa gjëra ushqimore në vlerë rreth 50 euro. Vjedhja kishte ndodhur në mëngjesin e 13 majit të këtij viti. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, njësiti policor ka gjetur dhe sekuestruar 34 pako të cigareve të ndryshme. “Lidhur me rastin me datën 18.05.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili së bashku ...
Komentet te Arrestohet një person për vjedhje në Vrellë të Lipjanit Janë të Mbyllura