Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Ndalohet një zyrtar i Komunës së Prishtinës për keqpërdorim të pozitës

Lajme
Mbikëqyrësi i Zyrës për Mbrojte dhe Ndihmë të Viktimave në Komunën e Prishtinës dhe zyrave regjionale është ndaluar nga Prokuroria Themelore e Shtetit. A.P po dyshohet për kryerje të veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtare”. Nëpërmjet një komunikate bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të Prokurorisë së Shtetit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh. “Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, sot me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet A.P., mbikëqyrës i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, në Prishtinë dhe zyrave regjionale, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën ...
Komentet te Ndalohet një zyrtar i Komunës së Prishtinës për keqpërdorim të pozitës Janë të Mbyllura

​Emërohen anëtarët e komisioneve të përhershme të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Lajme
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i drejtuar nga Kryesuesi Jetish Maloku, ka zhvilluar takimin e 195-të me radhë, nën masat e mbrojtjes nga pandemia dhe përmes komunikimit në distancë, në të cilën ka miratuar një sërë aktesh dhe veprimesh nga fushat e përgjegjësive të tij. Takimi i sotëm ka filluar me aprovimin e kërkesës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës për vazhdimin e mandatit të Udhëheqësit të Departamentit të Përgjithshëm dhe atij për të Mitur në këtë prokurori. Po ashtu, në këtë takim janë emëruar anëtarët e katër komisioneve të përhershme të KPK-së si në vijim: – Komisioni për Çështje Normative përbëhet nga: Armend Zenelaj, kryesues, Bahri Hyseni dhe ...
Komentet te ​Emërohen anëtarët e komisioneve të përhershme të Këshillit Prokurorial të Kosovës Janë të Mbyllura

Selimi njofton avancimin e projektligjit që rregullon të drejtat pronësore

Lajme
Projektligji për Tokën Ndërtimore ka avancuar dukshëm, kështu thotë ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi. Selimi thotë se përmes këtij projektligji do të ri-rregullohet e drejta pronësore si dhe administrimi i tokës ndërtimore, transformimi i të drejtës së shfrytëzimit të përhershëm në pronësi publike apo private sipas kushteve të përcaktuara me projektligj. “Pas dakordimit të përbashkët me Komisionin Parlamentar për Legjislacion, si dhe Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Ambient, për tërheqje nga procedurat e Kuvendit të Projektligjit për Tokën Ndërtimore, si dhe pas diskutimeve shtesë që janë zhvilluar në lidhje me përmbajtjen e draftit, projektligji është avancuar dukshëm. Përmes këtij projektligji jo vetëm që do të hiqet nga rendi ...
Komentet te Selimi njofton avancimin e projektligjit që rregullon të drejtat pronësore Janë të Mbyllura

​Gjendet i vdekur një 22 vjeçar në Banjë të Pejës

Lajme
Një 22 vjeçar pa shenja jete është gjetur paraditen e së hënës në banjë të Pejës. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Ai ka thënë se deri më tani nuk dihen detajet dhe se hetuesia është duke u marrë me rastin. Gashi: Në Banjë të Pejës 22 vjeçar është gjetur pa shenja jete AUDIO “Rreth orës 11:45 minuta stacioni policisë në Istog është njoftuar se dyshohet se në Banjë të Pejës një person është pa shenja jete. Policia i është përgjigjur vendit të ngjarjes, ka konstatuar edhe mjekun i cili ka e ka konstatuar vdekjen. Personi i gjetur ...
Komentet te ​Gjendet i vdekur një 22 vjeçar në Banjë të Pejës Janë të Mbyllura

BE sinjalizon sanksione, pasi Moska refuzon dialogun

Rajoni dhe Bota
Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell, pas rikthimit nga Moska, u shpreh i shqetësuar nga refuzimi i autoriteteve ruse për t’u angazhuar në një dialog konstruktiv me Bashkimin Europian dhe u kërkoi drejtuesve europianë të bëjnë të ditura pasojat që vijnë nga sanksionet. “Autoritetet ruse nuk kanë dëshiruar të shfrytëzojnë rastin për të pasur një dialog më konstruktiv me Bashkimin Europian. Është për të ardhur keq dhe ne duhet të bëjmë të ditur pasojat.(…) U përket shteteve anëtare të vendosin për etapat e ardhshme, dhe po, këto të fundit mund të përfshijnë dhe sanksionet”, deklaroi ai në një mesazh të publikuar në Twitter pas rikthimit nga Moska, raporton ATSh. Ministrat ...
Komentet te BE sinjalizon sanksione, pasi Moska refuzon dialogun Janë të Mbyllura

Francë, përmbytje të papara prej dekadash

Rajoni dhe Bota
Rajone të shumta në të gjithë Francën, veçanërisht në perëndim dhe veri, ishin në gatishmëri portokalli, pasi reshjet e shiut bënë që niveli i ujërave të ngrihej në një numër lumenjsh, paralajmëroi shërbimi kombëtar për përmbytjet në vend. Lumi Charente, në departamentin e Charente-Detare në bregdetin e Atlantikut, tashmë ka dalë nga shtrati, ndërsa departamenti jug-perëndimor i Lot-et-Garonne nuk ka parë përmbytje të tilla në dekada. “Po ngadalësohet, por kulmi nuk është arritur ende”, i tha kryetari i bashkisë së qytetit Charente-Detare të Saintes, Bruno Drapron transmetuesit ”Franceinfo”, raporton ATSh. Prefektura pret që atje përmbytjet të arrijnë kulmin sot dhe u bëri thirrje njerëzve të mos shkuar në bodrume, por ...
Komentet te Francë, përmbytje të papara prej dekadash Janë të Mbyllura

Hoti: Nuk liberalizohen vizat me njerëz që lidhin shirita të kuq rrugëve

Lajme
Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka mbajtur tubim elektoral në Podujevë, ku ka kërkuar votën e qytetarëve të kësaj komune në zgjedhjet e 14 shkurtit. Aty Hoti ka thënë se kanë plan të qartë për katër vitet e ardhshme nëse drejtojnë ekzekutivin, duke theksuar 4 miliardë euro investime në sektorin publik, riorganizim të sektorit shëndetësor dhe arsimit në Kosovë. Në Podujevë, Hoti ka thënë se do fuqizojnë rendin dhe ligjin në Kosovë. Hoti: Planifikojmë 4 miliardë investime në sektorin publik (Video) “Ne kemi plan të qartë për katër vitet e ardhshme për investime prej 4 miliardë euro në sektorin publik, prej ...
Komentet te Hoti: Nuk liberalizohen vizat me njerëz që lidhin shirita të kuq rrugëve Janë të Mbyllura

​Verratti: Nëse vjen Messi, ua pasoj topin atij dhe Neymarit dhe ndalem e i shikojë

Sport
Marco Verratti pranon se është i ngazëllyer nga lajmet se ylli i Barcelonës Lionel Messi mund të transferohet te Paris-Saint-Germain. Marrëveshja e Messit me Barcelonën përfundon në fund të sezonit dhe me Barçën që është në vështirësi financiare, mundësitë që ata ta mbajnë yllin argjentinas janë të pakta. Manchester City është i lidhur me gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, por është PSG ajo që duket se ka avantazhin në garën për të kapur të shkëlqyeshmin e të gjitha kohërave. Verratti, i cili ka qenë në PSG që nga viti 2011, ka pranuar se ai do të mirëpriste ardhjen e Messit në “Parc des Princes”, përcjell KosovaPress. Duke folur ...
Komentet te ​Verratti: Nëse vjen Messi, ua pasoj topin atij dhe Neymarit dhe ndalem e i shikojë Janë të Mbyllura

Papa Françesku: Vëllazëria dhe shpresa janë si ilaçet për të cilat bota ka nevojë sot

Rajoni dhe Bota
2021 është një vit për të mos u humbur, ndërkohë që duhet ta kalojmë duke bashkëpunuar me zemërgjerësi dhe përkushtim, pasi, në këtë kuptim vëllazëria mes popujve është ilaçi i vërtetë për pandeminë dhe për shumë të këqija që na kanë goditur, deklaroi papa Françesku përpara Trupit Diplomatik në Vatikan. ”Vëllazëria dhe shpresa janë si ilaçet për të cilat bota ka nevojë sot, si vaksinat”, theksoi ai. “Ne jemi dëshmitarë të një lloji katastrofe arsimore, para së cilës nuk mundet të jemi të pandjeshëm, për hir të brezave të ardhshëm e të të gjithë shoqërisë”, shtoi papa. ”Kjo pandemi, që na detyroi të mbetemi të izoluar për muaj të gjatë ...
Komentet te Papa Françesku: Vëllazëria dhe shpresa janë si ilaçet për të cilat bota ka nevojë sot Janë të Mbyllura

​Maqedonia nënshkruhet marrëveshja për furnizim me vaksina kineze kundër Covid-19

Rajoni dhe Bota
Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe ka nënshkruar marrëveshjen për furnizim me vaksina kundër Covid-19 me kompaninë kineze “Sinofarm”. Sipas marrëveshjes rreth 200 mijë doza të vaksinave do të arrijnë në Maqedoni të Veriut gjatë muajit shkurt, ndërsa data e saktë do të bëhet e ditur ditëve në vijim. “Vaksina e kompanisë “Sinofarm” ruhet dhe shpërndahet në një temperaturë prej 2 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa është e paketuar në shiringë të mbushur paraprakisht, e cila lehtëson aplikimin e vetë vaksinës. Ky lloj i vaksinës ka një lidhje optimale midis sigurisë dhe efikasitetit, prandaj mund t’u jepet të gjithë qytetarëve, pa kufizime”, njoftojnë nga ...
Komentet te ​Maqedonia nënshkruhet marrëveshja për furnizim me vaksina kineze kundër Covid-19 Janë të Mbyllura