Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Qytetarët që udhëtojnë nga Gjermania në Kosovë dhe anasjelltas detyrohen të testohen me COVID-19

Lajme
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar qytetarët për udhëzimet që duhet ndjekur gjatë udhëtimit nga Gjermani në Kosovë dhe anasjelltas. Sipas njoftimit qytetarët të cilët udhëtojnë nga Gjermania në Kosovë dhe anasjelltas janë të detyruar që të testohen para udhëtimit kjo pasi që Gjermania është kategorizuar si rajon me rrezikshmëri më të lartë për COVID-19. Njoftimi i plotë nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë: +++ Udhëzime për të gjithë udhëtarët që udhëtojnë nga Gjermania në Kosovë dhe anasjelltas: Detyrim për testim para udhëtimit (të sërishëm) hyrës nga Kosova për në Gjermani +++ +++ Kosova edhe më tej në Gjermani është kategorizuar si rajon me rrezikshmëri të lartë për COVID-19. ...
Komentet te Qytetarët që udhëtojnë nga Gjermania në Kosovë dhe anasjelltas detyrohen të testohen me COVID-19 Janë të Mbyllura

​73 pacientë të hospitalizuar nga sëmundja e epilepsisë gjatë kohës së pandemisë

Lajme
Rreth gjashtë milionë njerëz në Evropë vuajnë nga sëmundja e epilepsisë. Më të atakuar janë meshkujt, por që kjo sëmundje nuk bën dallime të mëdha në moshë, gjini e racë. Në ditën Ndërkombëtare Kundër Epilepsisë, Shoqata kundër Epilepsisë e Kosovës ka treguar për numrin e personave të cilët kanë shfaqur sindroma epileptike gjatë kohës së pandemisë. “Sipas evidencës dhe frekuencës që kemi marrë në protokollet tona nëpër klinikë, gjatë kohës së pandemisë diku 73 pacientë kanë qenë të hospitalizuar, 202 kanë qenë persona me COVID. Vetëm një person me epilepsi ka qenë me COVID”, tha ajo. Kryetarja e shoqatës, Valbona Govori-Berisha theksoi se çdo vit, në hënën e dytë të ...
Komentet te ​73 pacientë të hospitalizuar nga sëmundja e epilepsisë gjatë kohës së pandemisë Janë të Mbyllura

Son në bisedime për kontratë të re me Tottenhamin

Sport
Son Heung-min është në bisedime rreth një zgjatje të kontratës me Tottenhamin, raporton “Sky Sport|. Sulmuesit i Koresë së Jugut ka edhe dy vite për të përfunduar në marrëveshjen e tij aktuale, por “Spurs” janë duke punuar për të provuar dhe siguruar të ardhmen e tij për një afat më të gjatë, përcjell KosovaPress. Son shënoi golin e tij të 13-të në Premier League në këtë sezon gjatë fitores 2-0 të Tottenhamit ndaj West Bromit të dielën./KosovaPress ...
Komentet te Son në bisedime për kontratë të re me Tottenhamin Janë të Mbyllura

OEAK: Stabiliteti ekonomik i Kosovës, i pamundur pa rregullim në aspektin politik

Ekonomi
Shpërthimi i pandemisë COVID-19 dhe zbulimi i problemeve të shumta që ky fenomen ka shkaktuar, e kanë bërë periudhën e ballafaqimit, me të njëjtën, një nga periudhat me më shumë zhvillime të para viteve të fundit në aspektin ekonomik. Në forumin virtual të radhës, të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë u diskutua mbi perspektivën e mediave si raportues të këtyre zhvillimeve dhe mbi sfidat ekonomike. Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, njëherit edhe moderator i kësaj ngjarjeje, u shpreh se Oda Amerikane qe një kohë të gjatë ka planifikuar organizimin e një forumi të tillë, ku përtej këndvështrimeve të sektorit publik ose atij privat, ...
Komentet te OEAK: Stabiliteti ekonomik i Kosovës, i pamundur pa rregullim në aspektin politik Janë të Mbyllura

14 të vdekur dhe 150 të zhdukur pas përmbytjeve në Indi

Rajoni dhe Bota
Të paktën 14 njerëz kanë vdekur dhe 150 të tjerë janë zhdukur pasi një pjesë e një akullnaje nga Himalajet ra në një lumë dhe shkaktoi një përmbytje të madhe në Indinë veriore në shtetin e Uttarakhand. Lumenjtë pas përmbytjes hapën një digë të madhe të ujit e cila u derdh nëpër një luginë në këtë shtet. Shumica e të zhdukurve besohet të jenë punëtorë nga dy hidrocentrale në atë zonë. Qindra trupa, paramilitarë dhe helikopterë ushtarakë janë dërguar në rajoni e Uttarakhand për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit. Ekspertët po hetojnë incidentin, megjithëse nuk është ende e qartë se çfarë mund të ketë shkaktuar shpërthimin akullnajor. Zyrtarët thonë ...
Komentet te 14 të vdekur dhe 150 të zhdukur pas përmbytjeve në Indi Janë të Mbyllura

Berisha: Kosova ka plagët e hapura nga lufta, të angazhohemi për shërimin e sistemit shtetëror-politik

Lajme
Një nga udhëheqësit e Betejës së lavdishme të Koshares, Hisen Berisha, kërkon besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 14 shkurtit. Edukimi në frymën e patriotizmit shtetëror e dashuria ndaj shtetit thotë se ka qenë një nga arsyet pse ai vendosi të bëhet pjesë e proceseve e politike për të ndihmuar në shërimin e sistemit shtetëror dhe politik të Kosovës. Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Berisha deklaroi për KosovaPress se do të angazhohet për integrim në tregun e punës për studentët e të rinjtë, ndërsa paharruar edhe atë që ai i vlerëson si dy shtylla kryesore të vendit, si arsimi dhe shëndetësia. Duke iu rikthyer aktualitetit, Berisha thotë ...
Komentet te Berisha: Kosova ka plagët e hapura nga lufta, të angazhohemi për shërimin e sistemit shtetëror-politik Janë të Mbyllura

​Hoti: Marrëveshja me DFC hap një dritare të madhe për sektorin privat, vetëm qielli është kufizim

Ekonomi
Marrëveshja për nxitje të investimeve me Korporatën e ShBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC) është mundësia më e mirë që ka pasur Kosova për zhvillim ekonomik që nga viti 1999. Marrëveshje kjo që për projekte iniciale arrinë shumën prej 1 miliard euro, me maturitet 25 vjet. Kështu ka deklaruar të hënën kryeministri në detyrë Avdullah Hoti gjatë një takimi me përfaqësues të bizneseve, ku ka thënë se “vetëm qielli është kufizim për sektorin privat”, pasi sipas tij, krejt çka nevojitet është që të ketë kuptim biznesor projekti. Financimi direkt në formë të kredive, që mund të marrin edhe qeveria edhe bizneset financiare, investimi në ekuitet të kompanive, garantimi i investimeve, ...
Komentet te ​Hoti: Marrëveshja me DFC hap një dritare të madhe për sektorin privat, vetëm qielli është kufizim Janë të Mbyllura

Shqipëria nxjerr “pasaportën e vaksinimit”

Rajoni dhe Bota
Shqipëria ka bërë gati “pasaportën” për personat që janë vaksinuar kundër COVID dhe ajo mund të merret përmes e-Albania. Të gjithë mund të futen te e-Albania duke u identifikuar si qytetar, më pas do të zgjidhni shërbimin “Pasaportë vaksinimi Covid-19” duke klikuar mbi dokumentin. Shërbimi elektronik “Pasaportë vaksinimi Covid-19” ju mundëson të gjithë qytetarëve që kanë kryer dy dozat e vaksinimit të gjenerojnë online pasaportën e vaksinimit për covid-19 me kodin unik, shkruan TopChannel. Pas kryerjes së vaksinimit ju do të njoftoheni nëpërmjet mesazhit në telefonin tuaj kur pasaporta të jetë gati për t’u shkarkuar në portalin e-Albania. Deri tani në Shqipëri kanë ardhur fillimisht 970 doza nga një vend ...
Komentet te Shqipëria nxjerr “pasaportën e vaksinimit” Janë të Mbyllura

Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë pasi kërkohej për kontrabandim me migrantë

Lajme
Një shqiptar, shtetas i Hungarisë është ekstraduar dhe nën përcjellje të njësitit policor ka arrit në Aeroportin e Prishtinës, ku i njëjti është arrestuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë për veprën kontrabandim me migrantë e mbetur në tentativë. Një shqiptar, shtetas i Hungarisë është ekstraduar dhe nën përcjellje të njësitit policor ka arrit në Aeroportin e Prishtinës, ku i njëjti është arrestuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë për veprën kontrabandim me migrantë e mbetur në tentativë. Me kërkesë të Prokurorisë Themelore, departamenti për krime të rënda, i dyshuari është dërguar në mbajtje derisa të dërgohet para gjykatës./KosovaPress ...
Komentet te Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë pasi kërkohej për kontrabandim me migrantë Janë të Mbyllura

​Vetëplagoset me një armë gjuetie

Lajme
Një person ka pranuar trajtim mjekësor në emergjencën e Ferizajt, pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë në rekreacion-gjueti, nga pakujdesia është vetë-plagosur nga një armë gjuetie. Sipas Policisë, arma me 12 copë fishekë është konfiskuar ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt./KosovaPress ...
Komentet te ​Vetëplagoset me një armë gjuetie Janë të Mbyllura