Masat që u morën nga institucionet shëndetësore e shtetërore që u morën për të parandaluar përhapjen e virusit korona nuk po zbatohen në përpikëri. Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptojë gjoba ndaj personave të cilët nuk po respektojnë këto masa. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar 515 gjoba ndaj shkelësve të masave antiCOVID-19. Ndërsa një ditë më parë ishin shqiptuar 455 gjoba për mosrespektim të masave për parandalimin e përhapjes së virusit koron/KosovaPress ...
Komentet te 515 qytetarë gjobiten për mosrespektim të masave antiCOVID-19 Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Një i moshuar është zhdukur që nga mëngjesi i së martës në Vushtrri. Mbesa e tij ka raportuar në polici se gjyshi i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për të. “Më datë 10.02.2021 ankuesja femër kosovare ka raportuar se gjyshi i saj viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./KosovaPress ...
Komentet te Zhduket një i moshuar në Vushtrri Janë të Mbyllura
Stoli ari e para të gatshme u vodhën në një shtëpi në Suharekë dhe në Prizren. Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në fshatin Nishor të Suharekës janë vjedhur sasi të konsiderueshme të arit dhe para të gatshme. “Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur, kanë kryer një vjedhje në shtëpinë e tij ku kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme të arit dhe parave te gatshme”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh. Ndërsa në Prizren një femër ka njoftuar mbrëmjen e së mërkurës persona të panjohur depërtuan në shtëpinë e saj ia kanë vjedhur stolitë me ari e para të gatshme. “Viktima femër kosovare ka ...
Komentet te Stoli ari e para të gatshme vidhen në Suharekë dhe Prizren Janë të Mbyllura
Në disa vende të punës pjesa më e rëndësishme kur duan të punësojnë dikë është edukimi i tij. Rekruterët mund të bëjnë shumë pyetje në lidhje me këtë, në mënyrë që të kuptojnë sa më shumë rreth edukimit të kandidatit. Pyetje të tilla në intervistë bëhen edhe për të vërtetuar nëse i keni me të vërtetë ato nivele, siç i keni shënuar në dokumente të aplikimit. Këshillë: Nëse niveli juaj akademik nuk është aq i gjerë, apo nuk i përshtatet pozitës, mund të shpjegoni se si pjesa tjetër e edukimit lidhet me atë punë! Janë një numër i madh i pyetjeve që lidhen me edukimin. Por pavarësisht prej pyetjeve, intervistuesit ...
Komentet te Pyetjet e intervistës rreth historisë së edukimit të kandidatëve Janë të Mbyllura
65 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës. Nga ta 52 janë në oksigjenoterapi, ndërsa 12 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. “65 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 52 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 2 pacientë janë shëruar”, kanë njoftuar nga spitali. Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 206pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm./KosovaPress ...
Komentet te 65 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 12 në gjendje të rëndë Janë të Mbyllura
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe presidentja në detyrë, Vjosa Osmani mbajnë tubim në sheshin e Mitrovicës. (Mitrovicë, ora 11:00) Do të ketë video Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe presidentja në detyrë, Vjosa Osmani mbajnë tubim në Istog. (Qendra e qytetit, ora 14:30) Do të ketë video Nënshkruhet marrëveshja për mirëkuptim dhe bashkëfinancim mes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe komunave të Kosovës. (Objekti i Ministrisë së Bujqësisë, ora 12:30) Do të ketë video – LIVE GIZ Kosova dorëzon pajisjeve për saldim të teknologjisë Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike. Marrin pjesë ambasadori i Gjermanisë Jörn Rohde dhe rektori i Universitetit të Prishtinës Naser Sahiti. (Qendrën ...
Komentet te Ngjarjet e datës 11 shkurt (Video) Janë të Mbyllura
Nga sot fillon zbatimi i masave të reja shtrënguese të vendosura nga Komiteti i Ekspertëve për të parandaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit, duke qenë se shifrat e ditëve të fundit janë vërtetë shqetësuese. Nga sot qytetarët nuk do të lejohen të qarkullojnë pas orës 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit, vetëm nëse kanë arsye pune apo shëndetësore. Gjithashtu në këtë orë do të mbyllen të gjitha baret dhe restorantet, përjashtuar ato të shërbimit “delivery”, shkruan A2. Për shkak të rritjes së infektimeve në moshat e reja, Komiteti i Ekspertëve vendosi në mbledhjen e tij dhe kalimin e mësimit online të gjimnazeve në ato që konsiderohen “zona risku”, që përfshijnë ...
Komentet te Sot fillon zbatimi i masave të reja antiCOVID-19 në Shqipëri Janë të Mbyllura
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë gjithë territorin e Shqipërisë gjatë natës, kanë rikthyer përmbytjet në qytetin e Vlorës. Disa prej rrugëve kryesore janë nën pushtetin e ujit, ndërkohë që si gjithmonë problematike janë akset që lidhin bulevardin Vlorë- Skelë me rrugën Transballkanike. Problematike mbetet lagjia “Pavarësia”, zona pranë Portit Detar dhe Universitetit të Vlorës, zona e Albano dhe Rominës, por edhe lagjia “28 Nëntori” pranë kishës Ortodokse në Vlorë. Edhe pse nga ujësjellësi janë në gjendje gatishmëria, megjithatë reshjet e dendura të shiut bëjnë që situata të jetë e pamenaxhueshme, shkruan Ora News./KosovaPress ...
Komentet te Reshjet e shiut përmbysin Vlorën Janë të Mbyllura
Gjatë së enjtes parashihet që vendi të përfshihet nga reshjet e shiut. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) në viset e larta do të ketë edhe reshje bore të cilat do të përfshijnë të gjithë vendin. Ndërsa në zonat e Dukagjinit parashihen edhe vërshime. Temperaturat do të shënojnë ulje në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7 deri në 9 gradë Celsius. “Të mërkurën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius. ...
Komentet te Moti sot me shi, në disa vende do të ketë reshje bore Janë të Mbyllura
Udhëheqësi i qëndresës zezake të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, më 11 shkurt të vitit 1990, lirohet nga burgu politik pas më shumë se 27 vjetësh. Mandela doli nga dera e burgut Victor Verster jashtë Cape Town mes entuziazmit të pasuesve të tij. Pas daljes nga burgu, Mandela u vu në krye të përpjekjeve kundër aparteidit./KosovaPress/ ...
Komentet te Dita kur u lirua Mandela nga burgu Janë të Mbyllura