Covid-19 krahas mushkërive, shkakton ndërlikime në tru, në zemër dhe në enët e gjakut. Specialistët po përballen me rritje të urgjencave nga post-Covid. Mjeku kardiolog, Taulant Gishto i cili tregoi se çdo ditë dhe më shumë numri i personave të cilët vuajnë nga zemra sa vjen dhe shtohet. Ai shton se këta persona kanë kaluar Covid-in në forma mesatare dhe të rënda. “Padyshim që ka patur më shumë vizita. Përveç pacientëve që kanë qenë të sëmurë rutinë ka pasur shumë pacientë që kanë ardhur pasi kanë kaluar Covid. Pas prekjes së pulmonit covid prek zemrën. Shumë pacientë kanë ardhur me probleme të rëndësishme të prekjes së cipave të zemrës, ose ...
Komentet te Problemet post-Covid, rriten vizitat për problemet në zemër Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Njerëzit që konsumojnë të paktën 2 herë në jave domate janë më pak të ekspozuar ndaj sëmundjeve kanceroze, permendim ketu: kancerin e mushkërive, të prostatës, të gjirit, të mëlçisë, të zorrës së trashë, transmeton Radio Kina. Domatja është bimë, kokrrat e së cilës përdoren si gjellë, sallatë, lëng etj. Ajo përmban shumë elementë ushqyes për organizmin si vitaminë C, vitaminë A dhe likopen, që gjendet me shumicë dhe është një antioksidant i shkëlqyer. Likopeni është një mbrojtës shumë i mirë kundër rrezeve UV. Nga një studim i bërë është zbuluar se likopeni mbron ndaj kancerit të prostatës. Likopeni është antioksidues përgjegjës për ngjyrën e domates, shalqirit, grejpfrutit dhe papajës, ndërsa ...
Komentet te Domatja “molla e artë” që lufton çdo sëmundje Janë të Mbyllura
Aktorja shqiptare me fame ndërkombëtare Eliza Dushku është në pritje të ëmbël dhe lajmin e bëri të ditur vetë ajo nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram. E veshur me një fustan blu duke shijuar rrezet e diellit, aktores i shihet qartë barrku i rrumbullakosur. Menjëherë të shumta kanë qenë komentet e ndjekësve të saj të cilët nuk kanë nguruar ta urojnë aktoren. Kujtojmë se Eliza është nënë e një djali./KosovaPress ...
Komentet te Eliza Dushku shtatzënë për herë të dytë Janë të Mbyllura
Një polic në Virxhinia ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë gjatë detyrës. Sipas mediave të huaja, Dominic “Nick” Winum, 48 vjeç, i Departamentit të Policisë Stanley ishte në polici për pesë vjet. Arsyet pse ai u qëllua nuk janë bërë ende të ditura dhe një i dyshuar ka rënë në prangat e policisë menjëherë pas të shtënave me armë. “Që kur u bashkua me departamentin tonë në vitin 2016, ai shërbeu dhe mbrojti me krenari komunitetin në Stanley”– tha shefi i Policisë së Stanley, Ryan Dean në një deklaratë. Winum më parë ka shërbyer në Policinë e Shtetit të Virxhinias, agjencia që tani po udhëheq hetimin për vdekjen ...
Komentet te Qëllohet për vdekje polici në krye të detyrës Janë të Mbyllura
Në 1832, pandemia e madhe e kolerës goditi Parisin. Në vetëm disa muaj, sëmundja vrau 20,000 nga 650,000 persona që ishte popullsia e qytetit. Shumica e fataliteteve ndodhën në zemër të qytetit, më shumë punëtorë të varfër jetonin në kushte skandaloze, të tërhequr në Paris nga Revolucioni Industrial. Përhapja e sëmundjes rriti tensionet në klasat sociale, pasi të pasurit fajësonin të varfrit për përhapjen e sëmundjes dhe të varfërit mendonin se po helmoheshin. Armiqësia dhe zemërimi shpejt u drejtuan ndaj Mbretit jopopullor. Varrimi i Gjeneralit Lamarque – viktimë pandemike dhe mbrojtës i kauzave popullore – nxiti një demonstratë të madhe anti-qeveritare në rrugët e barrikaduara: skena të përjetësuara edhe në ...
Komentet te Studimi i FMN-së: Covid uli trazirat, por fundi i pandemisë mund të pasohet nga protesta Janë të Mbyllura
Në dosjen e prokurorisë me audio dhe video dëshmohet se fermerët janë detyruar të japin deri në 30 mijë euro për të përfituar subvencione nga Ministria e Bujqësisë. Nëntë prej njëmbëdhjetë të dyshuarve për manipulimin me subvencione do të qëndrojnë në paraburgim. Ndërsa, dy të tjerët në arrest shtëpiak. Në kërkesën e prokurorisë, ka prova të qarta se fermerëve iu kërkohej ryshfet për të marrë subvencione nga Ministria e Bujqësisë, pa plotësuar kriteret. Ndërsa, ata që plotësonin kriteret refuzoheshin. Në një material të siguruar nga RTK, të dyshuarit bënin plane që ta vazhdonin për të përfituar edhe në vitin 2021, në shumën prej 25 mijë euro për secilin aplikues./KosovaPress ...
Komentet te Prokuroria me video dhe audio dëshmon ryshfetin për rastin “Subvencionet” Janë të Mbyllura
Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në Prizren me rezultat 88:99 (19:24, 21:25, 21:16, 28:34), në kuadër të javës së 21-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll. Çereku i parë ishte interesant, por në fund prishtinasit shkëputen dhe fitojnë këtë pjesë 19:24. Lojë interesante ishte edhe në periudhën e dytë, por prishtinasit sërish në fund ishin më të mirë, duke shkuar në pushim me epërsi prej nëntë pikëve, 40:49. Prizrenasit nuk u dorëzuan dhe në periodën e tretë ishin më të mirë, duke e fituar me rezultat 21:16, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 61:65, duke e bërë ndeshjen shumë interesante. Përkundër tentimeve nga vendasit, ...
Komentet te Prishtina triumfon në Prizren Janë të Mbyllura
Në nderim të 21 vjetorit të fillimit të luftës në Kosovë, e cila nisi në fshatrat e Drenicës, Likoshan dhe Qirez dhe të rënëve në këtë betejë, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, Komuna e Skenderajt, bashkë me Komunën e Drenasit, duke filluar nga ora 11:00, do të bëjnë homazhe tek kompleksi i dëshmorëve dhe martirëve. Të pranishëm në homazhe do të jenë, presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, si dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci. Në Likoshan dhe Qirez, konkretisht te vendi i quajtur “Te tre lisat”, u zhvilluan luftimet mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave kriminale serbe. Në luftimet e zhvilluara mbetën ...
Komentet te Nesër kujtohet beteja e Likoshanit dhe Qirezit Janë të Mbyllura
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa ka njoftuar se dje ka pranuar ftesën e radhës nga gjykata e Vranjës, për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar, në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, më 28 nëntor 2020. Mustafa ka shkruar në Facebook se si herave të tjera, akuzohet për “kryerjen e veprës për kundërvajtje, ngritja e flamurit kombëtar”. “Kjo padi ndaj meje ngritet pasi që kam deponuar ankesën në Gjykatën e Apelit ndaj aktvendimit të Gjykatës së Lartë për padinë time ndaj ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, Aleksandër Vulin, për përdorim të gjuhës nënçmuese, fyese, gjuhës së urrejtjes, gjuhës kriminalizuese e denigruese ndaj shqiptarëve. Aktvendimi i fundit ...
Komentet te Serbisë i pengon ngritja e flamurit kombëtar në Preshevë, ngrit padi ndaj Mustafës Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka publikuar raportin e 24 orëve të fundit për Covid-19, ku 19 persona kanë humbur jetën. Sipas njoftimit, 986 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, ndërkohë që janë shëruar 962 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 68,969 që nga fillimi i epidemisë. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1,331 vaksinime dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 12,467 vaksinime antivCOVID, si dhe janë kryer 3957 testime, Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 41 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar./KosovaPress ...
Komentet te 19 qytetarë humbin betejën me Covid-19 dhe 986 raste të reja në Shqipëri Janë të Mbyllura