Njësiti patrullues ka ndaluar një veturë Taxi në Prishtinë, ku gjatë kontrollës në ulësen e pasme ka gjet dhe konfiskuar një qese të vogël me substancë narkotike. Pas intervistimit të shoferit në cilësinë e dëshmitarit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./KosovaPress ...
Komentet te Policia gjenë substancë narkotike në Taxi Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kosova ende nuk ka siguruar asnjë dozë të vaksinës kundër koronavirusit, por tashmë pacientët e shtrirë në Klinikën Infektive kanë nisur të marrin si terapi mbështetëse, trajtimin me plazmën konvalescente. Rreth 20 pacientë kanë marr këtë përbërës të gjakut, por infektologët thonë se ende është herët të flitet për efektet e këtij trajtimi. Ndërsa, nga Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzion të Gjakut (QKKTGJ) thonë se nuk kanë rezerva të mjaftueshme të plazmës së gjakut. Infektologu i Klinikës Infektive, Izet Sadiku thotë se në javët e fundit ka nisur aplikimi i plazmës konvalescente në këtë klinikë, por sipas tij ende është herët të flitet për efektet e këtij lloj trajtimi ...
Komentet te Rreth 20 pacientë marrin plazmën e gjakut, infektologët thonë se janë në pritje të efekteve Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve, në qytete të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 783 tiketa në bazë të ligjit Covid – 19. Policia gjithashtu ka shqiptuar 1103 tiketa trafiku. Ndërkohë, bëhet e ditur se kanë ndodhur 16 aksidente trafiku me të lënduar dhe 33 aksidente me dëme materiale./KosovaPress ...
Komentet te 783 gjoba për mosrespektimin e masave anti-Covid Janë të Mbyllura
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, sot gjatë ditës pritet të fillojë numërimin e rreth 31 mijë e 500 votave me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 votave të personave me nevoja të veçanta. Kështu ka thënë zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i cili ka njoftuar se sot gjithashtu pritet të fillojë edhe numërimi i votave të cilat kanë ardhur përmes postës. Elezi ka shtuar se aktualisht në QNR është duke u bërë rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka marrë vendim Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. “Deri më tani janë rinumëruar rreth 88% apo 487 vendvotime nga 552 sa është numri i përgjithshëm i tyre. Po ...
Komentet te Sot pritet të fillojë numërimi i votave me kusht Janë të Mbyllura
Për nder të përvjetorit të Betejës së Likoshanit e Qirezit, bëhen homazhe tek kompleksi i dëshmorëve dhe martirëve të rënë në këtë betejë. Të pranishëm do të jenë, presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci. (Ora 11:00) Do të ketë video Për nder të përvjetorit të Betejës së Likoshanit e Qirezit, bëhen homazhe tek kompleksi i dëshmorëve dhe martirëve të rënë në këtë betejë. Të pranishëm do të jenë, presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci. (Ora 11:00) Do të ketë video Intervistë me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e ...
Komentet te Ngjarjet e datës 28 shkurt (Video) Janë të Mbyllura
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor në javën e parë të marsit. Lajçak do të qëndrojë në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinë, tri ditë duke filluar nga e hëna e 1 marsit. Më pas, ai do të vazhdojë vizitën në Serbi nga 3 deri me 4 mars dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri në 5 mars. Lajçak planifikon të takohet me udhëheqjen politike të tre partnerëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në ...
Komentet te Lajçak nesër nis vizitën treditore në Kosovë Janë të Mbyllura
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të hënën do të zhvillojë disa takime në Bruksel. Kryeministri i shoqëruar edhe nga ministria e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka fillimisht do të takohen me Josep Borrel, ministër i BE për Punët e Jashtme. Në agjendë parashikohet edhe një takim me Ursula Von der Leyen presidente e Komisionit Europian. Ecuria e progresit të Shqipërisë për integrimin në BE, sikurse ecuria e përdorimit të fondeve të BE për rindërtim pas tërmetit janë dy prej çështjeve në diskutim. Kjo vizitë e kryeministrit ne Bruksel vjen pas disa qëndrimeve kritike nga Rama në adresë të BE për mënyrën e padrejtë të shpërndarjes së vaksinës anti covid nga ...
Komentet te Rama nesër në Bruksel Janë të Mbyllura
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti për ditën e diel parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta dhe mesatare përgjatë relieveve malore dhe në pjesën jugore, të cilat mbeten prezente gjatë gjithë ditës. Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Veri 1-10m/sek. Duke nisur që nga orët e mëngjesit era parashikohet intensive dhe me shpejtësi deri në 18-22m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë. Temperaturat parashikohen: QYTETET Temperaturat në °C Sigla Shkodër 2/18 diell Kukës 0/15 re diell Lezhë 2/17 diell Dibër 1/15 re diell Durrës 6/17 diell Tiranë 4/19 diell Elbasan 4/19 ...
Komentet te Parashikimi i motit në Shqipëri Janë të Mbyllura
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë aprovuar vaksinën me një dozë Johnson & Johnson, duke u bërë vaksina e tretë që miratohet në vend. Vaksina do te jetë një alternativë tjetër mes vaksinave Pfizer dhe Moderna dhe nuk ka nevojë të mbahet në temperatura aq të ulëta si Pfizer. Provat e bëra treguan se vaksina ka aftësi të mira në shërimin e sëmundjes, por në rezultat të përgjithshëm ajo është 66% efektive duke përfshirë edhe rastet e moderuara. Vaksina Johnson & Johnson është prodhuar nga firma belge, Janssen. Kompania është dakordësuar që t’i sigurojë SHBA-së 100 milionë doza deri në fund të qershorit. Dozat e para do të jenë në ...
Komentet te Covid-19, SHBA miraton vaksinën Johnson & Johnson Janë të Mbyllura
Nehat Çitaku është zgjedhur kryetar i ri i Federatës së Auto Sportit të Kosovës. FASK fillimisht ka mbajtur kuvendin e punës e më pas edhe atë zgjedhor, në të cilin Çitaku, i cili ishte edhe i vetmi kandidat për kryetar, është zgjedhur pa asnjë votë kundër. “Ju falënderoj të gjithëve për besimin që ma keni dhënë, duke filluar nga kryetari i deritashëm Ismet Rexhepi, ideja e të cilit ishte që fillimisht të isha anëtar i Bordit të FASK-ut, e më pas edhe i nominuar për kryetar. Gjithsesi falënderoj gjithë Bordin dhe strukturat e FASK-ut. Ajo që mund të them sot është se, do të punoj me përkushtimin më të madh, ...
Komentet te Nehat Çitaku kryetar i FASK-ut Janë të Mbyllura