Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

​Covid-19 në Kosovë, afër 69 mijë të infektuar që nga rastet e para

Lajme
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 3.454 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 426 raste pozitive. Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Malishevë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (59 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 68.777 raste nga 303.652 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.595 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 205 pacientë derisa numri i përgjithshëm i ...
Komentet te ​Covid-19 në Kosovë, afër 69 mijë të infektuar që nga rastet e para Janë të Mbyllura

Sot mot i vranët, bien edhe temperaturat

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët i përcjell me rënie të temperaturave për 9-11 gradë Celsius. Kjo situatë e krijuar meteorologjike vie si pasojë e prezencës së masave ajrore me origjinë nga verilindja. Presioni atmosferik mbetet i lartë, dukshëm mbi vlerat e normales. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s. Kushtet biometeorologjike në viset e ulëta dhe mesatare mbeten jo të mira për shkak të ndotësve, ndërsa në viset malore paraqitet një situatë më e ...
Komentet te Sot mot i vranët, bien edhe temperaturat Janë të Mbyllura

​Sot kujtohet beteja e Likoshanit dhe Qirezit

Lajme
Në nderim të 21 vjetorit të fillimit të luftës në Kosovë, e cila nisi në fshatrat e Drenicës, Likoshan dhe Qirez dhe të rënëve në këtë betejë, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, Komuna e Skenderajt, bashkë me Komunën e Drenasit, duke filluar nga ora 11:00, do të bëjnë homazhe tek kompleksi i dëshmorëve dhe martirëve. Të pranishëm në homazhe do të jenë, presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, si dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci. Në Likoshan dhe Qirez, konkretisht te vendi i quajtur “Te tre lisat”, u zhvilluan luftimet mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave kriminale serbe. Në luftimet e zhvilluara mbetën ...
Komentet te ​Sot kujtohet beteja e Likoshanit dhe Qirezit Janë të Mbyllura

​Ngjarjet e datës 28 shkurt

​Ngjarjet e datës 28 shkurt
Për nder të përvjetorit të Betejës së Likoshanit e Qirezit, bëhen homazhe tek kompleksi i dëshmorëve dhe martirëve të rënë në këtë betejë. Të pranishëm do të jenë, presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci. (Ora 11:00)/KosovaPress ...
Komentet te ​Ngjarjet e datës 28 shkurt Janë të Mbyllura

Gruaja e Adem Demaçit vdiq nga pasojat që la Covid-19

Lajme
Shqiptar Demaçi, djalë i veprimtarit Adem Demaçi, ka njoftuar se nënë e tij, Xhemajlije Hoxha Demaçi, ka vdekur sot pasdite si shkak i pasojave të Covid-19. “Ju njoftojmë se nëna, vjehrra e gjyshja – Xhemajlije Hoxha Demaçi ndërroi jetë sot pasditë nga pasojat e Covid 19. Varrimi bëhet nesër në ora 12: 30 në varrezat e Lagjes Arberia (ish -Dragodani) nga rrethi i saj familjar. Të pame nuk do të organizohet për shkak të pandemisë. Faleminderit shumë për ngushëllimet tuaja”, ka shkruar ai. Xhemajlije Hoxha Demaçi kishte 79 vjeç. Ndërsa, me ishte fillimi i viteve ’60-ta, kur Adem Demaçi, u martua me Xhemajlie Hoxhën. Por disa vjet pas martesës dhe ...
Komentet te Gruaja e Adem Demaçit vdiq nga pasojat që la Covid-19 Janë të Mbyllura

Abramovich i mahnitur nga Tuchel, vë në dispozicion milionat për merkaton e verës

Sport
Pronari i Chelseat Roman Abramovich është gati të financojë një tjetër fushatë të transferimeve në verën e ardhshme, me më shumë se 200 milionë funte (278 milion dollarë) që do të vihen në dispozicion për menaxherin Thomas Tuchel për t’i shpenzuar, raporton “Sport1”. “Blutë” ishin shpenzuesit më të mëdhenj në Premier League nën pararendësin e Tuchelit, Frank Lampard verën e kaluar, me më shumë se 200 milionë funte të shpenzuara për shtatë lojtarë përfshirë Ben Chilëell, Timo Ëerner dhe Kai Havertz, përcjellë KosovaPress. Lampard u përpoq të merrte më të mirën nga ato nënshkrime dhe u shkarkua muajin e kaluar, por fillimi premtues i Tuchel si trajner i Chelseat e ...
Komentet te Abramovich i mahnitur nga Tuchel, vë në dispozicion milionat për merkaton e verës Janë të Mbyllura

​Twitter drejt shërbimit të ri ”Super Follows”

Rajoni dhe Bota
Kompania Twitter punon në një shërbim pajtimi ku përdoruesit do të paguanin për përmbajtje speciale të postuar nga llogari të profilit të lartë. Platforma njoftoi shërbimin e ri të mundshëm ”Super Follows” gjatë takimit të saj vjetor të investitorëve, në të cilin shpjegoi se po synon 315 milion përdorues deri në 2023. Twitter aktualisht fiton nga reklamat dhe postimet e promovuara dhe me ”Super Follows” mund të shtojë më shumë të ardhura në modelin YouTube. “Eksplorimi i mundësive të financimit të audiencës do të lejojë krijuesit dhe botuesit të mbështeten drejtpërdrejt nga audienca e tyre”, tha një zëdhënës i Twitter./KosovaPress ...
Komentet te ​Twitter drejt shërbimit të ri ”Super Follows” Janë të Mbyllura

Lady Gaga ofron 500 mijë dollarë kush i kthen qentë

ShowBiz
Këngëtarja amerikane Lady Gaga ofroi 500 mijë dollarë për kthimin e dy bulldogëve francezë pasi iu vodhën në Los Anxheles. Këngëtarja në një deklaratë theksoi se po i ofron paratë për këdo që ka dy qentë e saj, pa asnjë justifikim. ”Kushdo që i ka qentë, mund të përdorë KojiandGustav@gmail.com që të marrë shpërblimin”, tha ajo. Shëtitësi i qenve u dërgua në spital, pasi u qëllua të enjten nga një person i armatosur në Hollywood ndërsa po shëtiste qentë. Policia tha se ai është në gjendje të mirë./KosovaPress ...
Komentet te Lady Gaga ofron 500 mijë dollarë kush i kthen qentë Janë të Mbyllura

Keoman pas fitores ndaj Sevillas: Ne jemi gjallë

Sport
Barcelona udhëtoi në Andaluzi të shtunën për të zhvilluar ndeshjen me Sevillan në La Liga në stadiumin “Sanchez-Pizjuan” dhe për të filluar një javë të rëndësishme. Lojtarët e Ronald Koeman luajnë me Sevillan dy herë në pesë ditë në dy ndeshje që shumë mirë mund të vendosnin rrjedhën e sezonit të tyre dhe e filluan atë me një fitore bindëse me rezultat 2-0. Barcelona kaloi në epërsi në minutën e 29-të pas një kombinimi ndërmjet Leo Messit dhe Ousmande Dembeles ku ky i fundit gjeti rrjetën e Sevillas, kurse ylli argjentinas realigoi golin e dytë në 10 minutat e fundit të takimi, përcjell KosovaPress. Pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës Ronald ...
Komentet te Keoman pas fitores ndaj Sevillas: Ne jemi gjallë Janë të Mbyllura

​“Sea-Watch” shpëton 147 migrantë në Mesdhe

Rajoni dhe Bota
OJQ-ja gjermane Sea-Watch njoftoi sot se kishte shpëtuar 147 migrantë në Mesdhe në brigjet e Libisë, në kuadër të dy operacioneve të shpëtimit të kryera nga anija e saj “Sea-Watch 3”. “Organizata mori sot në mëngjes 102 migrantë në një anije që po mbytej”, theksoi ajo në një mesazh në Twitter. “Një ditë më parë, ajo kishte shpëtuar tashmë 45 migrantë, përfshirë 15 të mitur, të cilët po përpiqeshin të arrinin në Evropë përmes detit”, shtoi ajo. “Të gjithë janë të sigurt dhe të shëndetshëm”, theksoi organizata. “Sea-Watch 3” ka marrë pjesë në shpëtimin e më shumë se 3 000 migrantëve që prej vënies në shërbim në nëntor 2017, sipas ...
Komentet te ​“Sea-Watch” shpëton 147 migrantë në Mesdhe Janë të Mbyllura