Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, priti sot në një takim shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, të cilin e njoftoi me të arriturat, sfidat dhe objektivat e Prokurorisë Speciale. Ai tha se që nga ardhja e tij në krye të këtij institucioni, përpos Departamentit për Krime Lufte që ka ekzistuar, ka themeluar edhe Departamentin për Krim të Organizuar dhe krime tjera në kompetencë të PSRK, Departamentin për Terrorizëm dhe Departamentin për Korrupsion dhe Krim Financiar, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit në kryerjen e lëndëve nga prokurorët, si dhe ka caktuar prokurorët për secilin departament. Ndërsa, shefi i EULEX-it Wigemark, vlerësoi punën e rëndësishme të Prokurorisë ...
Komentet te Wigemark: EULEX do të vazhdojë mbështetjen për Prokurorinë Speciale të Kosovës Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane Veton Berisha ka bërë të ditur se nesër në orën 11:00 do të deponojnë një ankesë në Gjykatën Supreme për largimin e votave të orkestruara edhe në komunat Graçanicë, Mitrovicë Veriore, Lipjan, Kamenicë dhe vendbanime të tjera. Kjo pasi PZAP ka pranuar sot pjesërisht ankesën e PLE-së për anulimin e votave për “Romani Iniciativa”, në pesë komuna, Leposaviq, Novobërdë, Ranillug , Partesh dhe Kllokot, në lidhje me keqpërdorim të votës së minoriteteve në zgjedhjet e 14 shkurtit. Berisha ka thënë se anulimi i votave të “Romani Iniciativa” nga ana PZAP-së është e pjesshme, andaj do të ankohen në Gjykatën Supreme. “Tani ne do të ushtrojmë ...
Komentet te PLE nesër deponon ankesë në Supreme, kërkon anulim të votave edhe në disa komuna tjera Janë të Mbyllura
Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) Kushtrim Hodaj priti sot në takim shefin e EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark, të cilin e informoi për punën dhe angazhimet e Inspektoratit Policor bazuar në mandatin dhe fushëveprimin ligjor të saj. Hodaj e njoftoi shefin e EULEX-it për natyrën e punës së IPK-së duke dhënë shpjegime për natyrën e ankesave që IPK trajton dhe rëndësinë e tyre në rritjen e besueshmërisë së qytetarëve në Policinë e Kosovës, rëndësinë e fuqizimit të integritetit policor etj. Kryeshefi ekzekutiv i IPK-së dhe shefi i EULEX-it u pajtuan që ta vazhdojnë bashkëpunimin duke u bazuar në mandatin aktual të EULEX-it. Në takim u diskutua edhe rreth bashkëpunimit ...
Komentet te Hodaj informon Wigemark me punën e Inspektoratit Policor të Kosovës Janë të Mbyllura
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 17 viktima dhe 683 raste të reja me koronavirus nga gjithsej 2708 testime. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se janë kryer 612 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 20.275 vaksinime. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 292 raste në Tiranë, 35 raste në Elbasan, 26 raste në Kuçovë, 25 raste në Lushnje, Gjirokastër, 20 raste në Kavajë, 18 raste në Berat, Sarandë, 16 raste në Shkodër, Vlorë, Pogradec, 15 raste në Lezhë, 13 raste në Mallakastër etj. Në 24 orët e fundit janë shëruar 697 qytetarë, duke e çuar ...
Komentet te 17 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri Janë të Mbyllura
Dy punonjës të një kompanie janë plagosur sot në rrugën Prishtinë-Gjilan, kur persona ende të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit që po kryente transportin e parave. Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë, Flora Ahmeti, sipas së cilës rasti ka ndodhur rreth orës 16:45 dhe se personat e plagosur janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. “Rreth orës 16:45 policia ka marrë informatën për një tentim-grabitje të armatosur në rrugën magjistrale Prishtinë -Gjilan. Menjëherë pas informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore. Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet ...
Komentet te Dy të plagosur në tentim-grabitjen e armatosur në magjistralen Prishtinë-Gjilan Janë të Mbyllura
Kandidatja për deputete nga komuniteti boshnjak lista “Komuniteti i Bashkuar”, Adriana Hoxhiq ka kundërshtuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për anulimin në tërësi votat për subjektet politike boshnjake në Zubin-Potok, Shtërpce, Ranillug, Garaçanicë, Partesh, Kollokot dhe Novobërdë. Po ashtu PZAP ka anuluar pjesërisht votat për subjektet politike Ujedinjena Zajednica, Adriana Hoxhiq dhe Koalicionit VAKAT. Haxhiq ka thënë se vendimi i marrë sot është politik, i padrejtë dhe skandaloz. Në një lidhje direkte në emisionin “Frontal” në T7, Hoxhiq ka thënë se një vendim i tillë nuk është marrë asnjëherë në histori, dhe se do të ankohen në Gjykatën Supreme. “Një vendim i tillë nuk ka ndodhur ...
Komentet te Hoxhiq: Vendimi i PZAP-it, i ndikuar politikisht – do të ankohemi në Supreme Janë të Mbyllura
Java e 28 e Premier Ligës angleze sjell një tjetër derbi pas atij ndërmjet Manchester Cityt dhe Manchester United që u zhvillua dje dhe përfundoi me fitoren e “Djajve të Kuq”. Sonte me fillim nga ora 19:00 në stadiumin “Stamford Bridge” ballafaqohen Chelsea dhe Evertoni, skuadra këto të cilat luftojnë për të siguruar një vend që garanton kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, përcjellë KosovaPress. Momentalisht këto dy skuadra mbajnë vendet katër dhe pesë me skuadrën e Thomas Tuchel e cila ka vetëm një pikë më shumë (47) se ajo e Carlo Anchelottit (46). Këto janë formacionet zyrtare: Chelsea: Mendy, Azpilicuetaz Christensen, Zouma, James, Jorginho, Kovacic, Alonso, ...
Komentet te Chelsea – Everton, formacionet zyrtare Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës nga një muaj paraburgimit kundër B.Z. shtetas i Kosovës dhe M.S., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale lëndim trupor dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Gjyqtarja e procedurës paraprake e Departamentit për Krime të Rënda – Kadrije Goga – Lubishtani, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri B.Z. më 06.03.2021 në Doganaj – Komuna Kaçanik, me dashje i ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor të pandehurit S.S., pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi. Ai fillimisht përleshet me të pandehurit S; ...
Komentet te Paraburgim ndaj dy të dyshuarve për lëndim trupor dhe armë mbajtje pa leje Janë të Mbyllura
ryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri sot ka emëruar ekipin e ri në ekzekutivin e komunës që ai drejton. Tahiri në një postim në Facebook ka bërë të ditur emrat e ekipit të tij të sapoemëruar, në mesin e të cilëve janë edhe tri gra. Postimi i plotë pa ndërhyrje: Një ekip profesional, i përkushtuar, divers dhe energjik! Vazhdojmë me punë për #qytetiqëduam Një ekip profesional, i përkushtuar, divers dhe energjik! Vazhdojmë me punë për #qytetiqëduam Sot kam emëruar ekipën e re në ekzekutivin e Komunës së Vushtrrisë: 1. Z. Afrim Namani – Nënkryetar i Komunës 2. Znj. Ragbete Krasniqi Melenica, Drejtoreshë e Arsimit, 3. Znj. Arta Ismajli – Drejtoreshë për Kulturë Rini ...
Komentet te Në Ditën e Gruas, kryetari i Vushtrrisë emëron tri gra në pozita drejtuese në komunë Janë të Mbyllura
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur rinumërimi i votave me kusht, i atyre me postë për kandidatët për deputetë të Aleancës Ardhmërinë e Kosovës në të cilat ka qenë prezent komisionar që dyshohet për keqpërdorim sipas një videoje të publikuar në media. Më pas do të rinumërohen edhe 7 vendvotime tjera që sot ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për t’u rinumëruar e që lidhen me personin që ka qenë i pranishëm në videon e bërë publike. E pranishme në QNR është edhe kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka dhe hetues të Prokurorisë së Kosovës. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi tha se në ...
Komentet te Në QNR nis rinumërimi i votave të AAK-së, të pranishëm edhe hetues Janë të Mbyllura