Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti tha sot se Qeveria e ardhshme e vendit do të punojë për të përmirësuar jetën e qytetarëve, duke prioritizuar drejtësinë dhe duke e lidhur arsimin me punësimin e të rinjve, në mënyrë që Kosova të bëhet një vend me perspektivë ku mund të jetohet mirë e jo prej ku iket nga dëshpërimi. Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, nga e cila mori urime për fitoren bindëse të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Duke folur rreth temës së marrëdhënies Qeveri-Kuvend, Kurti tha se përkushtimi për një bashkëpunim sa më cilësor mes këtyre dy ...
Komentet te Kurti: Kosova të bëhet një vend ku mund të jetohet mirë e jo prej ku iket nga dëshpërimi Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Interi e ka mposhtur edhe Atalantan për t’u konfirmuar kështu si skuadra kryesore për titullin kampion këtë edicion në Serie-A. Në një ndeshje të baraspeshuar, ishte goli i qendërmbrojtësit sllovak Milan Skriniar i realizuar në minutën e 54-të ai që e përcaktoi fituesin e këtij takimi duke ia siguruar tre pikë shumë të rëndësishme Interit, përcjellë KosovaPress. Paraqitje fantastike në këtë ndeshje për Atalantan pati lojtari i Kombëtares së Shqipërisë Berat Gjimshiti me disa ndërhyrje vendimtare duke e heshtur edhe sulmuesin në top formë të Interit Romelu Lukakun. Pas kësaj fitoreje Interi ka gjithsejtë 62 pikë, gjashtë më shumë se Milani në vendin e dytë, ndërsa Atalanta renditet e katërta ...
Komentet te Skriniar siguron fitoren Interit, Berat Gjimshiti hesht Lukakun Janë të Mbyllura
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka kërkuar rinumërim total të të gjitha votave në nivel vendi. Ai në një postim në Facebook ka shkruar se një rinumërim i përgjithshëm i votave do të largonte të gjitha dilemat mbi parregullsi në numërimin e votave për deputetë brenda të subjekteve politike. “Një rinumërim total do të hiqte dilemat e të gjithëve. Nuk ka veç pak drejtësi. Nuk duhet te lejohet keqpërdorimi i asnjë vote”, ka shkruar Berisha. Ndërkohë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur rinumërimi i votave me kusht, i atyre me postë për kandidatët për deputetë të Aleancës Ardhmërinë e ...
Komentet te Bekë Berisha i AAK-së kërkon rinumërim total të votave Janë të Mbyllura
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se në pjesën e parë të vitit 2021 do të finalizojë negocimet për blerjen e 30 autobusëve të ri urban për kryeqytetin. Ai në një postim në Facebook ka shkruar përmes këtij investimi do të plotësohet zotimi elektoral i tij për 80 autobusë në pronësi publike. “Në pjesën e parë të këtij viti do të finalizojmë negociatat për blerjen e 30 autobusëve të rinj me që rast do të kompletojmë zotimin për autobusët në pronësi publike (80). Tetë autobusë do të jenë elektrikë, sipas diskutimeve me BERZH. Po ashtu, në prill do të fillojë prokurimi për operatorët privat në linja të ...
Komentet te Shpend Ahmeti: Do t’i blejmë 30 autobusë të ri këtë vit, 8 prej tyre elektrikë Janë të Mbyllura
Zbardhen disa nga emrat që do të kryesojnë listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës. Lista do të kryesohet nga kryetari i partisë Lulzim Basha, ndërkohë që vijon me të dytën në listë, Jorida Tabakun. I treti në listën e PD është Alfred Rrushaj, më pas në listë bie në sy emri i Albana Vokshit, transmeton Top Channel. Këta janë emrat e kandidatëve të PD për qarkun e Tiranës, të cilët janë publikuar mbrëmjen e sotme, teksa pas disa orësh pritet të dorëzohet dhe lista përfundimtare në KQZ. Lista e PD-së në Tiranë: 1. Lulzim Basha 2.Jorida Tabaku 3.Afred Rushaj 4.Albana Vokshi 5.Sali Berisha 6.Agron ...
Komentet te Zbulohen kandidatët e PD në qarkun e Tiranës Janë të Mbyllura
Sot janë mbushur dhjetë vjet nga fillimi i dialogut teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Emisari special i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak ka thënë se gjatë procesit të dialogut janë arritur marrëveshje të rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë. “10 vjet pasi palët u ulën për herë të parë në Bruksel, dialogu solli marrëveshje të rëndësishme. Ata bënë një ndryshim real për njerëzit në Kosovë dhe Serbi, për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe për aspiratat evropiane të një rajoni të tërë”, ka shkruar diplomati sllovak në Twitter. Deri te fillimi i bisedimeve erdhi pasi Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 2010 miratoi rezolutën nga ...
Komentet te Lajçak thotë se dialogu solli marrëveshje të rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë Janë të Mbyllura
Kryeministri i Shqipërisë, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka prezantuar sot emrat që do të kryesojnë skuadrën e partisë që ai drejton në zgjedhjet e 25 prillit. Rama është shprehur se këtë herë e ka ndryshuar skemën dhe vendet e para do t’i lihen të rinjve, grave dhe vajzave. “Vendet e para i duhen lënë të rinjve, grave, vajzave, që nuk janë enturazh në PS, por janë akterë të rëndësishëm të të gjithë procesit tonë dhe nga ana tjetër, fuqizimi i mëtejshëm i grave dhe vajzave është pjesë e vizionit tim për këtë vend dhe i vizionit të PS për përfaqësimin në këtë vend. Mendoj që është e ...
Komentet te Zbulohen kush janë të rinjtë që do të udhëheqin listën e PS-së në çdo qark Janë të Mbyllura
Operatori i transportit publik në Bruksel (STIB) shënoi Ditën Ndërkombëtare të Gruas sot duke riemërtuar 10 stacione metroje në emër të grave të famshme në një ditë dhe u angazhua për të riemërtuar përgjithmonë 17 stacione autobusësh dhe tramvajesh gjatë tri vjetëve të ardhshme në mënyrë që të “feminizojë” rrjetin e tij. Udhëheqësja e ndjerë amerikane e të drejtave civile Rosa Parks, kampionia për të drejtat e vajzave Malala Yousafzai dhe aktivistja adoleshente për ndryshimin e klimës Greta Thunberg ishin midis atyre sipas të cilave u emërtuan katër stacionet e metrosë në kryeqytetin belg gjatë ditës, raporton Reuters. Operatori STIB deklaroi se riemërtimi i përhershëm i stacioneve dhe stacioneve të ...
Komentet te Brukseli ndryshon emrat e stacioneve në emrat e grave të famshme Janë të Mbyllura
Chelsea ka regjistruar një tjetër fitore tejet të rëndësishme në Premier Ligë duke e mposhtur Evertonin me rezultat 2-0 në “Stamford Bridge”. Skuadra e Thomas Tuchel u tregua më e vendosur dhe erdhi në epërsi pas 31 minutave lojë kur Godfrey shënoi autogol, përcjellë KosovaPress. Në pjesën e dytë, “blutë” e Londrës shënuan edhe njëherë në minutën 65′ kur mesfushori Jorginho realizoi nga penalltia. Me këtë fitore Chelsea ngritet në kuotën e 50 pikëve duke e përforcuar vendin e katërt me katër pikë më shumë se Evertoni në vendin e pestë./KosovaPress ...
Komentet te Nuk e ndal as Evertoni, Chelsea blindon vendin e katërt në tabelë Janë të Mbyllura
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ka dekoruar me urdhrin “Shotë Galica” tetë gra, të cilat me aktivitetin e tyre kanë dhënë kontribut në avokimin dhe avancimin e barazisë gjinore si dhe në kauzën e përpjekjet për drejtësi. Osmani ka thënë se secila nga këto gra e organizata, shquhen për guximin në kërkim të të drejtës së tyre, mbrojtjes së integritetit dhe të të vërtetës. Ajo ka theksuar se këto gra dhe shoqata përbëjnë modelin e aktivisteve që fatin e tyre personal e kanë shndërruar në kauzë për të mirën e përgjithshme, duke u përpjekur për të ngadhënjyer e vërteta ...
Komentet te Osmani akordon urdhrin “Shotë Galica” për tetë gra Janë të Mbyllura