Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane tha se mund të ketë diçka të vërtetë në thashethemet rreth rikthimit të kthimit të yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldo në klub “Santiago Bernabeu”. Trajneri francez u intervistua nga “Sky” përpara ndeshjes së kthimit kundër Atalantas në fazën 1/16 të Ligës së Kampionëve dhe reporterët donin të dinin për mundësinë e kthimit të Ronaldos, përcjellë KosovaPress. “Po, mund të jetë,” u përgjigj Zidane. “Ne e njohim Cristianon, e njohim personin që është dhe gjithçka që ai ka bërë këtu.” “Por tani ai është një lojtar i Juventusit dhe ne duhet ta respektojmë këtë. Tani, le të shohim se cila do të jetë e ardhmja. ...
Komentet te Zidane ndez zjarrin: Ndoshta Ronaldo mund të rikthehet Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Haradinaj pas takimit me Osmanin dhe Kurtin: Fituesi i zgjedhjeve të gjej formulën për ta zgjedhur presidentin Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj pas takimit me pretendenten për presidente, Vjosa Osmani dhe kandidatin për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është në përgjegjësinë e fituesve të zgjedhjeve të gjejnë formulën për ta zgjedhur presidentin. Derisa ka theksuar se nuk është mirë për demokracinë që tërë pushtetet të koncentrohen në një parti. Sipas tij kërcënimet me zgjedhje të reja në raste të mos zgjedhjes së presidentit nuk i konvenojnë askujt. “Kanë kërkuar një konstruktivitet në raportet opozitë-pozitë. I tregova Kurtit që nuk mund të përdorim ...
Komentet te Haradinaj pas takimit me Osmanin dhe Kurtin: Fituesit e zgjedhjeve të gjejnë formulën për ta zgjedhur presidentin Janë të Mbyllura
Fabrika e prodhimit të ngjyrës dhe fasadës “Relux”, tash tre vite eksporton produktet e saj në Gjermani dhe Francë. Vetëm të hënën, katër kamionë kanë mësyrë rrugën për eksportin e radhës. Pronari i fabrikës “Relux”, Ramiz Gashi thotë për KosovaPress, se 80 përqind të prodhimtarisë e eksportojnë jashtë vendit, teksa shton se si rezultat i cilësisë që ofrojnë, kërkesat janë shumë të mëdha por në mungesë të kapaciteteve, nuk mund të eksportojnë edhe në vende të tjera. Për këtë, ai kërkon ndihmë nga Qeveria e Kosovës, që t’iu dalë në ndihmë bizneseve prodhuese. Gashi: Eksportojmë afër 250 tonë ngjyrë në javë Video “Vetëm sot ku jemi këtu, nisen 4 kamionë ...
Komentet te Fabrika “Relux” eksporton afër 250 tonë ngjyrë në javë, kërkohet nga qeveria që t’iu dalë krahë bizneseve Janë të Mbyllura
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga nënkryetari Arben Shala, drejtori i DKA-së, Muhamet Gjoka, drejtoresha e çerdhes “Ardhmëria”, Fitore Berisha dhe përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, kanë vënë gurthemelin për ndërtimin çerdhes në Drenas. Kryetari Lladrovci ka falënderuar përfaqësuesit e Zyrës së Bashkimit Evropian, për përkrahjen e vazhdueshme në realizimin e projekteve dhe ka shtuar se Komuna e Drenasit është e gatshme të vë në dispozicion të gjithë infrastrukturën e nevojshme për projekte të cilat janë në të mirën e qytetarëve të komunës. Zyra e Bashkimit Evropian është financuese e ndërtimit të çerdhes e cila do të jetë me standardet më moderne në ...
Komentet te Vendoset gurthemeli për ndërtimin e çerdhes në Drenas Janë të Mbyllura
Shoqata Handikos në Prishtinë gjatë ditës së sotme kanë pranuar një kontingjent me 253 pajisje ndihmëse për personat me aftësi të kufizuar nga “Rotary Club Prishtina International” dhe Shoqata “Konvoi der Hoffnung”. Durim Gashi, menaxher i programit në Handikos, tha se përmes këtij kontingjenti kanë pranuar pajisje ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara që asnjëherë më parë nuk kanë pasur të tilla në Kosovë. Ai tha se këto pajisje do ndikojnë në shëndetin dhe mirëqenien e personave me aftësi të kufizuara. Gashi: Këto pajisje janë të llojllojshme dhe të natyrave të ndryshme Video “Pajisjet që ne i sigurojmë në baza vjetore kryesisht janë pajisje standard dhe mbulojnë nevojat bazike ...
Komentet te Handikos pranon donacion pajisje të avancuara për personat me aftësi të veçanta Janë të Mbyllura
Ka nisur takimi ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pretendentes për presidente, Vjosa Osmanit me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,(AAK) Ramush Haradinaj për t’u konsultuar rreth formimit të institucioneve. Haradinaj në këtë takimit është shoqëruar me anëtarin e kryesisë së AAK-së Selim Selimi. Ky është takimi i dytë me radhë i fituesve të zgjedhjeve të 14 shkurtit me partitë tjera parlamentare. Para Haradinaj, Osmani e Kurti kanë mbajtur takim edhe me ushtruesin e detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Enver Hoxhaj. /KosovaPress ...
Komentet te Haradinaj pritet në takim nga Osmani e Kurti Janë të Mbyllura
Sfidues mbetet mbrojtja e të drejtave të konsumatorëve në Kosovë, të cilët në vazhdimësi përballen me pa siguri në produktet ushqimore, mashtrim me zbritjet e mallrave, fryrje të çmimeve veçanërisht në pandemi të produkteve bazike dhe farmaceutike. Vetëm gjatë vitit 2020 ankesat e konsumatorëve në Ministri të Tregtisë dhe Industrisë (MTI) janë rritur për 100 për qind, ku as gjysma e tyre prej 1 mijë e 17 sosh nuk janë trajtuar nga institucionet përkatëse. Kështu është thënë sot në tryezën e organizuar nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në Konferencën për Mbrojtjen e të Drejtave të Konsumatorit në Kosovë me temën “Mbrojtja e Konsumatorit gjatë Pandemisë”. Në Ditën Ndërkombëtare të ...
Komentet te Konsumatorët bien pre e praktikave të pa drejta të bizneseve, institucionet nuk trajtuan as gjysmën e ankesave Janë të Mbyllura
Qeveria në detyrë ka miratuar vendimin për kompensimin financiar të njëhershëm për delegatët e legjislaturës së vitit 1990. Sipas Qeverisë, kompensimi financiar është për delegatët të cilët kanë certifikuar mandatin e deputetit në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës të datës 4 dhjetor 1999, që kanë marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës me datën 2 korrik 1990 dhe me datën 7 shtator 1990, si dhe kanë vazhduar të marrin pjesë në mbledhjet e Kuvendit deri më datën 24 maj 1992./KosovaPress ...
Komentet te Qeveria kompenson financiarisht delegatët e legjislaturës së vitit 1990 Janë të Mbyllura
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, pas takimit me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin ka thënë se sjellja e tyre karshi konstituimit të institucioneve varet nga dhjetë qëndrimet që ia kanë paraqitur atyre në tavolinë. Ani pse tha se ky takim ishte i mirë dhe konstruktiv, Hoxhaj tha se Kurti fillimisht duhet përgjigjet për dhunën politike e një sërë temash tjera. Po megjithatë tha se vendimin final për zgjedhjen e presidentit do ta marrin në organet e partisë. “Kishim një takim shumë të mirë me kryetarin e LVV, Albin Kurti dhe Osmani. Qasja jonë në takim ka qenë konstruktive, por edhe parimore. Kemi pasur kërkesa të qarta ...
Komentet te Hoxhaj pas takimit me Osmanin e Kurtin: PDK kërkon 10 përgjigje për t’i përkrahur institucionet e reja Janë të Mbyllura
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic mori lajme pozitive dhe duhet, sipas “Tuttosport”, të rikthehet në stol kundër Manchester United. Gazeta zbulon se veterani tregoi shenja pozitive gjatë testeve të fundit mjekësore në “Casa Milan| dhe suedezi synon një vend në stol kundër ish-klubit të tij të enjten. Milani barazoi 1-1 në “Old Trafford”, falë një goli të vonshëm nga Simon Kjaer, dhe mund ta ketë 39-vjeçarin në dispozicion për ndeshjen kthyese në qytetin e modës, përcjellë KosovaPress. Ibrahimoviç pësoi një dëmtim në muskulin adductor gjatë fitores 2-1 ndaj Romës në Serie A dhe suedezi ka luftuar me disa dëmtime gjatë gjithë fushatës 2020-21. Ai ka humbur 13 ndeshje në Serie ...
Komentet te Ibra iu nënshtrohet testeve mjekësore, kjo është gjendja e tij Janë të Mbyllura