Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të bëhet prezantimi i logos së re të saj, përcjellë KosovaPress. Por jo vetëm kaq, në po të njëjtën ditë pritet të bëhet prezantimi edhe i fanellave të reja të Kombëtares për fushatën kualifikuese të Botërorit “Katari 2022”. FFK ka njoftuar se kjo ngjarje do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 12:00./KP ...
Komentet te Nesër prezantohet logoja e re e FFK-së dhe fanellat e reja të Kombëtares së Kosovës Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas votimit ka falënderuar deputetët për besimin e dhënë, ndërsa ka thënë se do të kryejë detyrën me nder dhe përgjegjësi. Konjufca ka thënë se për të nuk do të ketë deputetë të kësaj apo të asaj partie, por do të ketë vetëm deputetë të barabartë të popullit të Kosovës, Konjufca: Për mua nuk do të ketë deputetë të kësaj apo të asaj partie (Video) “Unë zotohem se do ta kryej detyrën time me nder, me përgjegjësi dhe me përkushtim. Për mua nuk do të ketë deputetë të kësaj apo të asaj partie. Për mua si kryetar i Kuvendit do të ...
Komentet te Konjufca: Do ta kryej detyrën time me nder, përgjegjësi dhe përkushtim Janë të Mbyllura
Pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës për kryetar të Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se pret ftesën e tij për formimin e qeverisë. Konjufca pati votë edhe nga PDK-ja për udhëheqës të legjislaturës së tetë, këtë nuk e ka komentuar Kurti, veçse tha se do të ndjekin të gjithë hapat kushtetues dhe ligjor. Kurti: Pres nga Konjufca që t’na bëjë ftesë për formimin e qeverisë (Video) “Tash e kemi Glauk Konjufcën, kryetar Kuvendi dhe ushtrues të detyrës të presidentit. Unë pres prej tij që më sjell ftesën për formimin e qeverisë si mandatar i ardhshëm dhe më pastaj do ta ndjekim të gjithë hapat kushtetues dhe ligjor”, ka deklaruar ...
Komentet te Kurti: Unë i di emrat e ministrave, pres ftesën e Konjufcës për formimin e qeverisë Janë të Mbyllura
Sot është përmbyll projekti “Rikthimi në Normalen e Re”, projekt i implementuar nga IPKO Foundation, i mbështetur nga UN Women Kosova dhe Ambasada Britanike në Kosovë. Përgjatë këtij projekti, në komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës, Gjakovës, Pejës dhe Mitrovicës janë distribuar 190 laptopë të vajzat e reja të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas Në ceremoninë e përmbylljes së këtij projekti nga një fjalë rasti mbajtën Ulrika Richardson, Kordinatore për Zhvillim nga UN në Kosovë, Jacob Ëebber, Zevendes Drejtori i Misionit, Ambasada Britaneze në Kosove dhe Abetare Gojani, drejtoreshë e Programeve në IPKO Foundation. Pas fjalimeve, u bë prezentimi i të gjeturave, prezentimi i platformës digjitale dhe raporti i hartës dixhitale ...
Komentet te Përmbyllet projekti “Rikthimi në Normalen e Re”, dhurohen 190 laptopë për komunitetin RAE Janë të Mbyllura
Tashmë janë betuar 114 deputetët e rinj të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës. Po ashtu në seancë deputetët kanë zgjedhur Glauk Konjufcën kryetar të Kuvendit. Me 69 vota për, deputetët e zgjodhën Konjufcën si kryeparlamentari i ri. Pak para betimit të deputetëve të rinj, pranë ulëses së Glauk Konjufcës tashmë kryetarit të Kuvendit të Kosovës është vendosur flamuri kombëtar. Flamuri u vendos nga vet deputetët e Vetëvendosjes./KP ...
Komentet te Flamuri kombëtar vendoset tek ulësja e Konjufcës Janë të Mbyllura
Deputetët e Kuvendit të Kosovës zgjodhën edhe nënkryetarët e legjislativit. Dyshat e Kuvendit do të jenë, Saranda Bogujevci nga LVV, Bedri Hamza nga PDK dhe Kujtim Shala nga LDK. Kundër këtyre emrave u shprehën deputetët e AAK-së. /KP ...
Komentet te Zgjidhen edhe nënkryetarët e Kuvendit Janë të Mbyllura
Derisa në Kuvend po pritet konstituimi i legjislaturës së tetë, kreu i LVV-së po vazhdon të përsëris se dialogu nuk është prioritet i tij. Albin Kurti po thekson se ky proces është zvarritur, meqë është nxituar. Kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka shtuar së sapo të marrë mandatit duhet të shikojë dokumentet se ku e ka lën ish-kryeministri Avdullah Hoti procesin e dialogut. “Mua më duhet të marrë ato dokumentet se nuk e di se ku e ka lën zotëri Hoti. sepse herën e kaluar kur kam hyr në zyre folderet kanë qenë të zbrazëta. Duhet të përgatitemi mirë për dialog, për këtë arsyeje unë nuk jam që të ngutemi. ...
Komentet te Kurti përsërit se dialogu s’është prioritet i tij: Nuk jam për dialog që ka regjisor dhe skenarist Janë të Mbyllura
Me propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës. Pro zgjedhjes së Konufcës kanë votuar 69 deputetë, 33 kundër. Glauk Konjufca është lindur në korrik të vitit 1981, në Prishtinë. Ka përfunduar studimet e Filozofisë në Fakultetin Filozofik, në Universitetin e Prishtinës. Është aktivizuar në Lëvizjen VETËVENDOSJE! që në fillimet e saj. Është studiues i filozofisë dhe ndërmjet shumë shkrimeve në këtë fushë, ka botuar librin “Huti i minervës fluturon në muzg G.Ë.F. Hegel”. Në vitin 2010 u zgjedh deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në legjislaturën e IV-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në vitin 2011-2014 ishte nënkryetar i Kuvendit të Republikës së ...
Komentet te Glauk Konjufca zgjedhet kryetar i Kuvendit Janë të Mbyllura
Deputetët e rinj të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës janë betuar se do të punojnë për popullin dhe shtetin e Kosovës./KP ...
Komentet te Betohen deputetët e legjislaturës së tetë Janë të Mbyllura
Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve ka konstatuar vlefshmërinë e mandateve të 120 deputetëve të zgjedhur, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Kryesuesi i këtij komisioni, Adnan Rrustemi rekomandoi seancën për vazhdimin e hapave të mëtejmë për konstituimin e legjislaturës së tete./KP ...
Komentet te 120 deputetët e zgjedhur vlerësohen të vlefshëm Janë të Mbyllura