Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Konjufca i kërkon Kurtit të propozojë mandatarin për Kryeministër

Lajme
U.d. Presidenti i Kosovës, Glauk Konjuca, nëpërmjet një letre drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kërkuar që ky subjekt fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit ta propozoj mandatarin për Kryeministër. Në këtë letër Konjufca duke iu referuar dispozitave kushtetuese dhe njoftimit të KQZ-së për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për ta krijuar Qeverinë e re. Kjo është letra e Konjufcës dërguar Kurtit:/KP ...
Komentet te Konjufca i kërkon Kurtit të propozojë mandatarin për Kryeministër Janë të Mbyllura

​Arkivi i Kosovës mbush 70 vjet, vlerësohet puna e këtij institucioni

Lajme
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, me rastin e 70-vjetorit të themelimit mbajti një Akademi solemne. Për rrugëtimin e Arkivit të Kosovës foli kryeshefi ekzekutiv, Bedri Zyberaj i cili tha se pavarësisht rrethanave politike të cilat shpesh janë shfaqur si mundësi të favorshme e herë si pengesë për veprimtarinë e këtij institucioni, arkivi ia doli t’i mbijetonte kohës edhe përkundër vështirësive të shumta për 70 vite. Ai tutje tha se Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës ka filluar të bëjë digjitalizimin e lëndëve arkivore, e cila për shkak të mungesës së stafit dhe teknologjisë së duhur po vonon në këtë proces. Zyberaj: Arkivi i Kosovës ka filluar digjitalizimin e lëndëve ...
Komentet te ​Arkivi i Kosovës mbush 70 vjet, vlerësohet puna e këtij institucioni Janë të Mbyllura

Vaksinat e para ruse arrin në Shqipëri

Shqipëri
Në Shqipëri mbërritën, ditën e sotme, 10 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V, kundër koronavirusit. Disa ditë më parë, qeveria i hapi rrugë marrjes së vaksinave nga Rusia dhe Kina. Sipas të dhënave nga kryeministria, mësohet se vaksinat ruse që mbërritën të hënën në Rinas janë dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed, raporton A2. Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu u shpreh nga aeroporti i Rinasit se në ditët në vijim do të mbërrijnë në vend vaksina të tjera, për të nisur një vaksinim masiv të popullatës për të lehtësuar dhe sezonin turistik që po troket. “Do të vijojmë për të siguruar vaksina që të ...
Komentet te Vaksinat e para ruse arrin në Shqipëri Janë të Mbyllura

Avdyli: Do t’i sjellim Kosovës Qeveri të përgjegjshme dhe njerëz të pakorruptuar

Lajme
Deputeti i kuvendit të Kosovës nga lista “Guxo”, Haxhi Avdyli thotë se do të punojnë për të sjellë ndryshimin në Kosovë, për çka edhe iu është besuar vota e qytetarëve të vendit. Avdyli premtoi se do të bëjnë punë të mirë dhe se tani e tutje sipas tij Kosova do të ketë stabilitet institucional. Avdyli: Kosovës do t’ia sjellim një qeveri të përgjegjshme VIDEO “E kemi një shumicë solide, Kosovës i duhet një stabilitet institucional dhe me këtë shumicë solide ne do të kemi një stabilitet institucional për të cilin qytetarët kanë nevojë…besoj që tani Kosova do ta ketë stabilitetin e vet. Hapi i zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe ...
Komentet te Avdyli: Do t’i sjellim Kosovës Qeveri të përgjegjshme dhe njerëz të pakorruptuar Janë të Mbyllura

Dehari: Kontributi im në Kuvend do të jetë në arsim dhe mërgatë

Lajme
Deputeti më i vjetër i Kuvendit të Kosovës, i cili edhe udhëhoqi seancës konstituive, Avni Dehari pret që të japë kontributin e tij në fushën e arsimit, por edhe në çështje të mërgatës. Pasi përfundoi seanca konstituive, Dehari para mediave tha se LVV-ja i ka votat e mjaftueshme për ta zgjedhur edhe qeverinë e re. Dehari: LVV ka vota të mjaftueshme për Qeverinë (Video) “Varësisht prej temave që shtrohen, por unë jam më shumë i përcaktuar për fushën e arsimit, meqë kam punuar në arsim një kohë të gjatë edhe për çështjet e mërgatës. Nuk mund të thuhet se sa vota i ka por të shohim. Vota të mjaftueshme ka ...
Komentet te Dehari: Kontributi im në Kuvend do të jetë në arsim dhe mërgatë Janë të Mbyllura

​Kusari-Lila: Besoj që do të mblidhemi në një seancë të re për të votuar Qeverinë e re

Lajme
Pas betimit të 114 deputetëve të rinj, zgjedhjes së Galuk Konjufcës kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetarëve, Kuvendi pritet të mblidhet sërish sot për të votuar qeverinë e re. Kështu tha deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila. Kusari-Lila: Do të mblidhemi në një seancë të re për të votuar Qeverinë VIDEO “Besoj që po , shanset janë që sot të mblidhemi prapë në një seancë të re dhe të votojmë edhe Qeverinë e re të Republikës së Kosovës”, tha ajo. E pyetur se a do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar, Kusari-Lila tha se do mbetët vetëm deputet e Kuvendit të Kosovës. Kusari-Lila: Nuk do të jem pjesë ...
Komentet te ​Kusari-Lila: Besoj që do të mblidhemi në një seancë të re për të votuar Qeverinë e re Janë të Mbyllura

Selmanaj mohon se ka përplasje në LDK

Lajme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj duke komentuar deklaratat e djeshme të tij dhe reagimin e Anton Qunit lidhur me drejtuesit e ri të kësaj partie, ka thënë se nuk janë përplasje por pjesë të demokracisë së brendshme. Ai pasi është betuar si deputet i legjislaturës së tetë, ka thënë se në LDK lejohen mendimet ndryshe. Selmanaj: Në LDK ka mendime të ndryshme Video “Absolutisht kjo është pjesë e demokracisë së brendshme, që LDK ka mendime të ndryshme, shprehim mendime, vlerësime për situata të caktuara”, tha ai. Selmanaj i pyetur nëse do ta votojnë Vjosa Osmnin për presidente, ka thënë se do të vendosin kur të vjen koha ...
Komentet te Selmanaj mohon se ka përplasje në LDK Janë të Mbyllura

Matoshi: Si deputete do të jap kontributin tim në shumë fusha

Lajme
Aktorja Adriana Matoshi që nga sot do të jetë edhe deputete e Kuvendit të Kosovës, pret që të japë shumë kontribut për qytetarët e vendit. Pas seancës së sotme konstituive, Matoshi u shpreh e nderuar që është në mesin e shumë deputetëve të zot të Kuvendit të Kosovës. Përvec kulturës, ajo tha se do të angazhohet edhe në fusha të tjera, pasi vlerëson së në Kosovë ka shumë probleme. Matoshi: Ka shumë gjëra me të cilat mundem me u marr (Video) “Jam shumë e nderuar që jam pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, pjesë e tërë atyre deputetëve shumë të mirë shumë të zot. Dhe thjesht u ndjeva tepër mirë, si në ...
Komentet te Matoshi: Si deputete do të jap kontributin tim në shumë fusha Janë të Mbyllura

​Përplasen Agnelli dhe Andrea Pirlo

Sport
Duket se ka tensione të mëdha brenda skuadrës së Juventusit pas humbjes nga Benevneto me rezultat minimal 1-0. “La Stampa” zbulon tensionin e lartë në dhomën e zhveshjes së Juventusit dhe një përballje midis pronarit Andrea Agnelli dhe trajnerit Andrea Pirlo pas humbjes 1-0 ndaj Beneventos. Gazeta me bazë në Torino zbulon se zemërimi dhe hidhërimi shpërthyen pas fishkëllimës përfundimtare në “Allianz Stadium”, ndërsa Juventusi pësoi një goditje të rëndë në betejën për titull. “Bianconerët” kanë mbetur 10 pikë prapa Interit në ligë, përcjellë KosovaPress. “Tuttosport” pretendon se Pirlo do të vlerësohet gjatë ndeshjeve të mbetura dhe nuk mund të përballojë një pengesë të ngjashme, ndërsa tifozët reaguan ndaj performancës ...
Komentet te ​Përplasen Agnelli dhe Andrea Pirlo Janë të Mbyllura

​Szunyog: Mirëpres formimin e Kuvendit të Kosovës

Lajme
Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, ka përshëndetur konstituimin e Kuvendit dhe formimin e legjislaturës së tetë. Szunyog thotë se shpreson që të sheh një Kuvend funksional dhe konsensus politik për agjendën evropian dhe çështjet me interes të qytetarëve. “Mirëpres formimin e Kuvendit të Kosovës. Është thelbësore që deputetët të bashkohen rreth objektivave të përbashkëta dhe të adresojnë çështjet e ngutshme për Kosovën. Shpresoj të shoh një Kuvend funksional dhe konsensus politik për agjendën evropiane dhe të gjitha çështjet me interes të qytetarëve. Më të fortë së bashku”, ka shkruar Szunyog në Twitter./KP ...
Komentet te ​Szunyog: Mirëpres formimin e Kuvendit të Kosovës Janë të Mbyllura