Udhëheqësit politikë të Lituanisë u vaksinuan me AstraZeneca kundër Covid-19, drejtpërdrejt në televizion, në një lëvizje për të rritur besimin e publikut. Presidenti Gitanas Nauseda dhe kryeministrja, Ingrida Simonyte morën sot dozën e parë nga dy dozat e vaksinës së AstraZeneca, në klinikat në kryeqytetin Vilnius, raporton ATSh. Edhe kryetarja e Parlamentit Viktorija Cmilyte-Nielsen dhe ministri i Shëndetësisë, Arunas Dulkys gjithashtu do të vaksinohen sot. Lituania, si shumë vende të tjera evropiane, pezulloi përkohësisht vaksinimet me AstraZeneca javën e kaluar për të kontrolluar efektet anësore të mundshme./KP ...
Komentet te Liderët lituanezë vaksinohen me AstraZeneca Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Kancelarja gjermane Angela Merkel do të bisedojë sot me kryeministrat e landeve për të parë mundësinë e një kthimi edhe më të rreptë të bllokimeve antiCovid-19, në ndërkohë kur vendi po përjeton shifra të larta me infeksionin e koronavirusit. Pavarësisht nga shpresat për më shumë relaksime bllokimi për fundjavën e festave të Pashkëve, e cila bie në fillim të prillit të këtij viti, Gjermania ka të ngjarë të ndalojë planet e saj për rihapje pasi incidenca shtatëditore e infeksioneve të reja u rrit në ditët e fundit. Zyrtarët më parë ranë dakord të përdorin një “frenim emergjence” dhe të rinovojnë kufizimet nëse numri i infeksioneve të reja për 100 000 ...
Komentet te Gjermania drejt një bllokimi edhe më të rreptë Janë të Mbyllura
“Presidenti Vladimir Putin i mban gjithmonë me vete instrumentet e nevojshme të komunikimit, përfshirë ato strategjike, kudo që ndodhet”. Kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov kur u pyet nëse presidenti Putin e kishte me vetë “valixhen bërthamore” gjatë fundjavës në Siberi me ministrin e Mbrojtjes. Peskov gjithashtu shtoi se këto pajisje strategjike janë në çdo udhëtim të Putin përfshirë dhe ato jashtë vendit, raporton A2. Shërbimi fotografik i realizuar në tajgë së bashku me frazën “valixhja bërthamore” që janë realizuar nga Tass mund të jenë pjesë e strategjisë diplomatike të Moskës kundër Shteteve të Bashkuara. Tensioni mes dy vendeve së fundmi janë rritur ndjeshëm pasi presidenti Biden refuzoi ...
Komentet te Provokimi i radhës nga Kremlini: Putin e mban me vete valixhen bërthamore Janë të Mbyllura
Seanca për formimin e qeverisë Kurti do të mbahet në orën 17:00. Pas konstituimit të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës, sot pritet të formohet edhe qeveria Kurti. KosovaPress mëson se partia e Albin Kurtin do të propozojë në Kryesinë e Kuvendit që seanca për votimin e kabinetit qeveritar të mbahet në orën 17:00./E.Zeqiri/KP ...
Komentet te Seanca për formimin e Qeverisë Kurti pritet të mbahet në ora 17:00 Janë të Mbyllura
Përkundër situatës së krijuar nga Pandemia, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka nisur organizimet në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Parasë. Sipas komunikatës së lëshuar nga BQK, me gjithë sfidat e vazhdueshme që solli COVID-19, BQK-ja është e angazhuar në nxitjen dhe ruajtjen e stabilitetit financiar në vend dhe duke pas parasysh se sektori financiar është një ndër kontribuesit kryesorë në ekonominë e Kosovës, Edukimit Financiar po vazhdon t’i kushtojë rëndësi të veçantë. Përmes punës dhe angazhimit në avancimin e edukimit financiar, qytetarët kanë arritur të përmirësojnë njohuritë e tyre rreth koncepteve ekonomike e financiare, produkteve, shërbimeve, sfidave e rreziqeve, përmes marrjes së informacioneve, zhvillimit të aftësive dhe shprehive ...
Komentet te BQK shënon Javën Ndërkombëtare të Parasë Janë të Mbyllura
Organizuar nga Komuna e Gjilanit, respektivisht nga Drejtoria Komunale për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, sot, është mbajtur dëgjim publik me pronarët e tokave nga fshati Uglar, ku është prezantuar projekti për impiantin e ujërave të zeza dhe veprimet që do të marr komuna lidhur me shpronësimin e pronave private për interes të përgjithshëm, bazuar në vendimin e Kuvendit të Komunës. Drejtori i DKGJP-së, Sali Fazliu, ka potencuar hapat që ka marrë Komuna e Gjilanit dhe ecurinë e planifikimit të deritashëm, për implementimin e projektit të impiantit që nga ekspertët të cilët kanë bërë studimin e fizibilitetit është vlerësuar se duhet të vendoset në bashkimin e lumenjve Morava, Mirusha dhe Stanishorka. ...
Komentet te Pronarët e tokave të fshatit Uglar të Gjilanit i japin mbështetje Impiantit të Ujërave të Zeza Janë të Mbyllura
16 vdekje dhe 827 raste të reja me koronavirus janë shënuar 24 orët e fundit në Kosovë. Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK). Njoftimi i plotë: 518 TË SHËRUAR DHE 827 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 5.049 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 827 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 16 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren ...
Komentet te 16 vdekje dhe 827 raste të reja me COVID-19 Janë të Mbyllura
Kombëtarja e Kosovës në futboll sot të zhvillojë stërvitjen e parë para ndeshjes miqësore kundër Lituanisë e cila zhvillohet më 24 mars në “Fadil Vokrri”. Sot nga ora 16:00 do të zhvillohet stërvitja e parë e cila do të mbahet në fushën e Kampit Nacional Edukativ në Hajvali, përcjellë KosovaPress. Për shkak se tereni atje është i mbuluar me borë, grupi i tifozëve “Dardanët” është organizuar për pastrimin e saj dhe po e përgatisin terenin që stërvitja të shkojë sa më mirë./KP ...
Komentet te “Dardanët” përkujdesen për pastrimin e fushës ku do të zhvillohet stërvitja e Kosovës Janë të Mbyllura
Para konstituimit të seancës parlamentare të legjislaturës së tetë, Qeveria në detyrë ka liruar nga detyra dy zëvendëskryeministra dhe katër ministra. Këshilltarja për media e kryeministrit në detyrë, Antigona Baxhaku, ka konfirmuar për KosovaPress, se sot janë liruar nga detyra Besnik Tahiri- zëvendëskryeministër, Driton Selmanaj – zëvendëskryeministër, Agim Veliu – ministër, Anton Çuni – ministër, Vlora Dumoshi – ministre, Besian Mustafa ministër. Që të gjithë këta ishin deri sot anëtarë të kabinetit të Qeverisë Hoti në detyrë, të cilët janë betuar si deputet në seancën e sotme konstituive. Ndërsa, edhe kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, është rizgjedhur deputet për legjislaturën e tetë, por ai pritet të betohet pas dorëzimit të ...
Komentet te Hoti liroi nga detyra dy zëvendëskryemistra dhe katër ministra Janë të Mbyllura
Ushtarëve SAS të Britanisë do t’u thuhet t’i zhbëjnë ndërhyrjet ruse në të gjithë botën si pjesë e një lëkundjeje të madhe të përparësive të mbrojtjes, ka shkruar media britanike. SAS dhe njësitë e tjera në Grupin e Forcave Speciale do të punojnë së bashku me shërbimin e zbulimit MI6 për të kryer operacione të vëzhgimit të fshehtë kundër spiunëve dhe njësive ushtarake ruse. Sër Mark Carleton-Smith, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, tha se forcat speciale do të kenë për detyrë të trajtojnë “aktorët armiqësorë të shtetit”. Masa vjen përpara botimit të Letrës së Komandës së Mbrojtjes, kontributi i Ministrisë së Mbrojtjes në Rishikimin e Integruar të Qeverisë të politikës së ...
Komentet te Britania me spiunë e ushtri kundër ndërhyrjes ruse kudo në botë Janë të Mbyllura